Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ky është libri që fsheh një mister

[h=1]Ky është libri që fsheh një mister[/h]


Dorëshkrimi Voynich është një libër 500-vjeçar, i shkruar në një gjuhë misterioze që askush nuk e ka deshifruar. Ai u emërua pas Wilfrid Voynich, e bleu dorëshkrimin në Itali në vitin 1912.
lib-536x350.jpg

Shumë njerëz provuan që ta deshifronin librin misterioz, duke përfshirë edhe kodethyerës nga Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore, por asnjë nuk ishte i suksesshëm.

Një teori e kohëve të fundit sugjeroi se mund të ishte një libër mjekësor i grave për shëndetin, por edhe kjo teori ra poshtë.

Dorëshkrimi paraqet figura, vizatime botanike shoqëruar me një shkrim, grafemat e të cilit nuk identifikohen. Dorëshkrimi është i vlefshëm online dhe kopja fizike e tij ndodhet në universitetin e Yale.

Por së fundmi, shtëpia spanjolle e botimit, “Siloe” ka marrë të drejtën e riprodhimit fizik të 898 kopjeve. Deri më tani janë porositur 300 kopje, secila 8 mijë dollarë. “Siloe” merr përsipër të riprodhojë besnikërisht çdo imazh, ilustrim, ashtu siç paraqitet në origjinal. Një arsye është padyshim biznesi, fitimi.

Një tjetër është shpresa sesa më shumë njerëz do të kenë në dorë librin, aq më shumë do të rriten shanset e dekodifikimit të tij. Sipas analizës së karbonit, letrar e dorëshkrimit daton në shekullin e 15-të, ndonëse shkrimi mbi të mund të jetë hedhur në shekullin e 16-të. Libri ka një histori të vetën, rindërtuar jo në mënyrë shteruese:

Mendohet se është realizuar si vepër nga shkencëtari anglez, Roger Bacon dhe ka qenë në posedim të astrologut John Dee. Libri më tej kaloi në duart e Perandorit Rudolph II i Gjermanisë për t’u zhdukur deri sa u gjet në Romë në një kolegj jezuit.

Dorëshkrimi ka 240 faqe, 113 prej të cilave, të parat, përmbajnë vizatime botanike që nuk korrespondojnë me asnjë bimë të njohur deri më sot. Pjesa e dytë përmban femra nudo pranë tubave të çuditshëm, përshkrime të bimëve mjekësore etj.

Ka patur spekulime se i gjithi është një mashtrim, por një analizë e vitit 2013 gjeti se shpërndarja e fjalëve dhe grafemave i jep kuptim një gjuhe konsistente. Në nëntor edhe universiteti i Yale do të hedhë në qarkullim versionin e tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back