Kuzhe konfirmon: Mbetem në stolin e kombëtares shqiptare

eGo0sTyle

System Engineer
41678_1.jpg



Tekniku i kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, ka deklaruar për portalin sportiv kroat "sport.hr”, se nuk do të lerë detyrën e tij në stolin e Shqipërisë.

"Gjithçka të jetë e qartë, unë nuk jam kandidat për stolin e Dinamos së Zagrebit. Në Shqipëri ndihem shumë mirë. Me presidentin e Dinamos kam biseduar për këte punë,para se ai të nënshkruajë me trajnerin aktual. Pra nuk jam kandidat", deklaron Kuzhe për “sport.hr”.

Sipas raportimeve të shtypit kroat, trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, rikonfirmohet si një nga kandidatët kryesorë për të drejtuar Dinamon e Zagrebit.

Lajmi ishte përforcuar edhe një herë ditët e fundit nga gazeta e njohur kroate “Veçernji”, sipas të cilës, tashmë presidenti i ekipit më të famshëm kroat është shumë pranë vendimit për të larguar trajnerin aktual, Vahid Halilhoxhiç.

Ky i fundit ka marrë një paralajmërim dhe të enjten do të vendoset nëse do të qëndrojë apo jo në stolin e Dinamos së Zagrebit. Mes kandidatëve më të përfolur për të zënë vendin e tij në pankinë janë Zllatko Krajnçar, اiro Blazeviç dhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Kuzhe.

Kranjçar ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike mundësinë për të marrë skuadrën e kryeqytetit kroat, pasi ai nuk dëshiron të largohet në këto momente nga Kombëtarja e Malit të Zi. "Një ditë unë mund të kthehem te Dinamo, por jo tani, unë dëshiroj të përfundoj punën e nisur te Mali i Zi", u shpreh ai.

Edhe اiro Blazeviç e ka përjashtuar veten nga lista e kandidatëve. Emri i vetëm që mbetet, sipas gazetës në fjalë, "është ai i Josip Kuzhesë! Ky i fundit për momentin drejton kombëtaren e Shqipërisë, me të cilën ka marrë rezultate shumë të mira, por do të jetë e vështirë që kjo skuadër të kualifikohet për në Euro 2011”.

"Kështu që nuk është çudi që Kuzhe të pranojë ofertën e presidentit Mamiç", përfundonte gazeta në fjalë.

Më parë vetë Kuzhe ka lënë të kuptohet se mund të transferohet te Dinamo, por vetëm nëse merr një ofertë të mirë. Natën e festimit të 100-vjetorit të Dinamos së Zagrebit Kuzhe iu shmang gazetarëve mes turmës, duke hedhur sërish mjegull mbi çështjen.
 
Pe: Kuzhe konfirmon: Mbetem në stolin e kombëtares shqiptare

U lumte Kuzhes qe ka bere gjith kto gjera per shqiperine,

Kuzhe eshte cilesuar si tranjeri me i mire qe ka paasur shqiperia ndonjehere.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top