Kuvend, përplasje e ashpër Berisha-Rama

Love

βeℓℓe â๓e
Kryeministri i vendit dhe ish-kryeministri kanë debatuar ashpër në sallën e Kuvendit lidhur me aksionin për mbylljen e sallave të paligjshme të lojërave të fatit.

timthumb.php


Sali Berisha fillimisht akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin se, po i ndërmarrin këto veprime për krijimin e monopolit në bixhoz.

Përgjigjja e Edi Ramës ishte se, aksioni ka të bëjë me paligjshmërinë e aktivitetit të tyre dhe akuzoi ish-Kryeministrin për lidhje të ngushta me këtë veprimtari. Rama theksoi se një aktivitet i tillë i krimit ekonomik i këtyre përmasave, mund të mbulohej vetëm me dijeninë e ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit.

“ثshtë për të ardhur keq kur flitet për një aksion të policisë, ndaj një aktiviteti haptazi kriminal. Nuk ka një raport të vetëm nga cili do qoftë nga zinxhiri i krimit ekonomik. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ku aktivitet politik ka mbulimin e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Askush tjetër nuk mund ta garantojnë një aktivitet të tillë. ثshtë logjika më elementare”, u shpreh Rama.

“Ky aktivitet nuk ka nevojë për zbulim dhe as për kundërzbulim, por vetëm për dy palë sy, të ministrit të Brendshëm dhe të Kryeministrit. Sikur i gjithë zinxhiri i krimit ekonomik të jetë i korruptuar, e kana të pamundur ta mbulojnë. Pa mbështetjen e ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit personalisht se as ministri i Brendshëm nuk e mbulon dot vetëm”, shtoi Kryeministri.

Nga ana tjetër, Rama paralajmëroi se aksioni ndaj aktivitetit kriminal në lojërat e fatit është vetëm aksioni i parë kundër monopoleve të krijuara nga njerëz të lidhur me pushtetin dhe kryesisht me njerëz të afërt apo personalisht me Berishën.

“Jam shumë mirëkuptues që sjellin këtë klithje, janë dhimbje që sapo kanë filluar. Lufta ndaj krimit ekonomik do të jetë i pashpirt dhe ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj lufte, me çdo çmim. Kush është ngatërruar me ato zorrë, sigurisht që do të ketë dhimbje barku. Qendra e këtij barku është këtu në parlament”, u shpreh ai. “Në këtë Republikë do të respektohet cilido që respekton ligjin. Mbulime politike për ruleta, fluturime, pasuri të nëntokës, nuk ka më.”

Ish-kryeministri, Sali Berisha reagoi duke deklaruar se, nuk është marrë asnjë veprim ndaj personave që ushtronin aktivitetet të krimit ekonomik, tha se kjo tregon se, kemi të bëjmë me një operacion të montuar.

“Aksioni kishte një qëllim. Ti’ hapte fushën vëllaçkos për hakmarrje me drejtësinë, që po fut me shpejtësi qindra makina të lojërave të fatit në Shqipëri. Cilin keni nis në prokurori nga ky aksion? Ju flisni për krim monstruoz pa krime. Ju jeni qesharakë të pabesueshëm”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri nënvizoi se, qëllimi tjetër i aksionit ishte shkrirja e policisë kriminale, pasi kjo polici ka dosjet e lidhjeve të Ramës me krimin.

“E bëre për të shkrirë policinë kriminale që kishte dosjen tënde për lidhjet me bandat. ثshtë montuar një operacion pa asnjë kriminel. اa bëhet kështu, ky është shteti i dordolecit. اfarë mendoni ju se janë hunj të kuq shqiptarët”, deklaroi Berisha.
Shekulli
 
Titulli: Kuvend, përplasje e ashpër Berisha-Rama

Cdo dit e me shum me pelqen udhdheqja e Edi Rames ...si ka fillu ky kam pershtpje se gjerat po marrin nje kahJE me te mir se ne kohen e Berishes.
 
Titulli: Kuvend, përplasje e ashpër Berisha-Rama

Nese Berisha ndenji ne pushtet per 8 vjet, Rama do te rrije ne pushtet 8 muaj. Arsyeja? Shqiperia ka per kryeminister nje njeri me probleme mendore qe i perzuri njerezit e tij nga partia kur ishte ne opozite e i duheshin votat e tyre, e jo me sot qe i ka hipur pushtetit. Aftesia e Rames per te prekur ne kallo e seder njerezit rreth tij ne Parti, Kuvend e qeveri, ka per te bere qe ky te mos e mbaje dot pushtetin. Pa harruar qe asnjeri nuk i ve bese fjales se dale nga goja e Rames, as bashkepuntoret e tij me te ngushte ne PS qe i la jashte qeverise.

Ilir Meta dhe njerezit e tij kane bere plan qe "vera qe vjen ta gjeje Ilir Meten kryeminister perseri". Kur punet nuk ecin per socialistet, ata i ndryshojne kryeministrat si mbreti grate. Dhe Ilir Meta do ti thote Rames: "Te lashe 8 muaj kryeminister dhe suksesi i vetem eshte rradha e te pakenaqurve, qe nga deputetet socialiste e deri tek shqiptaret e thjeshte qe nuk kane uje e drita. Nuk ke eksperience ne qeverisje, duhet te bejme rrokade, se une ti e di, jam kryeministri me i suksesshem socialist." Dhe ketu situata do te behet interesante, pasi Edi Rama eshte psikopat klinik dhe nuk i behet vone per njeri pervec vetes se tij. Ai mund te refuzoje Meten dhe Meta i ben ate qe i beri Berishes ne fund te mandatit, merr ne telefon Bashen dhe i thote: "Hajde te rrezojme qeverine ne Kuvend, une sjell kartonat e mi, ti sill te tute qe ti bashkojme!" Dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme dhe socialistet ngelen me gisht ne goje. Ose me mire te themi: Te puthen me Edi Ramen!

hajduti
 
Titulli: Kuvend, përplasje e ashpër Berisha-Rama

Me mbretin e gjet rama te kapet lol
 
Pe: Kuvend, përplasje e ashpër Berisha-Rama

Nuk mund te thuhet qe Edi Rama po punon vetem keq, p.sh punen e "slot machine" une e kam pershendetur dhe me duket aksion i mire qeverises, pastaj ngelet per tu pare menyre se si e beri, ketu edhe mund te diskutohet, pasi, menyra sinqerisht me duket arkaike, arrogante, primitive dmth eshte vepruar ne ate menyre sikur shteti te ishte nje bande mafiozesh, kjo tregon edhe nje here qe ne jami akoma mbrapa ne te berin shtet.

Persa i perket ligjit te "plehrave", qeveria e re propozoi nje projekt ligj per ndalimin e te gjitha mbeturinave qe vijne nga jashte, ne fakt une vete personalisht e njoh kete ligj dhe per mendimin tim ishte nje ligj i bere mire nga qeveria e meparshme, qe ti bie shkurt, ne radhe te pare nuk bejne dallimin midis plehrave (nje produket i cili nuk riperdoret me) dhe mbejteve, sepse edhe ligji i meparshem nuk lejonte futjen e plehrave, por, lejonte futjen e mbetjeve (cdo produkt i esauruar por qe mund te riperdoret nepermjet nje procesi te ri perpunimi, p.sh hekuri, plastika etj), jane te percaktuar ne ligj se cilat jane mbetjet dhe plehrat. Tani ku qendron problemi ? Disa Shoqeri tregtare shqiptare qe kishin investuar ne ndertimin e perpunimit te plastikes miliona euro dhe tregu i brendshem nuk arrinte dot qe ti kenaqte (pasi sic dihet ne shqiperi mungon ndarja ne burim qe do te thote ne kazanat e mbeturinave hidhet cdo gje bashke dhe nuk behet ndarja sipas kategoris se mbeturines, p.sh xham, hekur, plastik, leter) kerkesat e tyre, keshtuqe, keto kompani ju dretjuan tregut te jashtem per te blere plastik te esauruar dhe si per cudi keto kompani lulezuan. E njejta gje eshte bere dhe me hekurin ose sic quhet ndryshe skrap.
Me pak llafe ben nje ligj i cili nuk ishte i domosdoshem fare, pasi realisht ne shqiperi nuk perfundonte asnje pleher pervec skrapit dhe plastikes. Pasojat e ketij ligji jane vetem negative, sepse tani nuk dua te futem edhe shume thelle se cfare na impnon BE, se ne bejme ligje por harrojme se ligjet e BE ku ne kemi firmosur dmth jemi bere pjese e atij ligji prevalon ndaj ligjeve qe nxjerre parlanemnti shqiptar.
Skema, eshte e thjeshte, ti heqim keta njerez nga tregu i mbetjeve dhe te fusim njerzit tane .... kjo puna e mbeturinave eshte teme e gjate .....se ka edhe prapaskena te tjera.

Ndertimet pa leje, perseri mendoj qe menyra se si i realizojne keto prishjet me duken spektakolare, dmth, te mbjell tek njerzit friken, me duket se ky Rama don te aplikoj "doktrinen e shokut" mendoj qe eshte jashte mode. Rama ka harruar se pervete mori Tiranen, Berisha mori nje pjese te mire te bregdetit.

Ka edhe gjera te tjera, si p.sh keto pezullimet nga puna ne menyre masive kolektive, sec me kujton kjo shprehje.

Ka bere mire qe ka heq ca polic rrugor, me te madh kishin barkun se makinen e polcise, ju vinte era alkol.

Per mendimin tim deri tani qeverisjen e Rames e mbulon bilanci negativ. Une dua qe ti jap dicka vendit.

Sec kam pershtypjen nga menyra se si po behen gjerat ne qender kane vetem hakmarrje..... me vjen keq.

p.s. "slot machine" mos valle don ti fus Tom Doshi ???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top