Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Entela Resuli

Nuk është i mirë vetëm në Kuran, është nxënës i dhjetës dhe në lëndë të tjera.

Enes Muka

Mban në kokë një takije të bardhë, është 16 vjeç, nxënës në vitin e parë në Medresenë e Tiranës. Di përmendësh të 600 faqet e Kuranit, nga faqja e parë e deri tek e fundit dhe rezulton i vetmi me këtë dituri në Shqipëri. Por shprehet me modesti se do të donte të kishte edhe të tjerë si ai.
Një ftesë e ardhur në Komitetin Mysliman, nga Kuvajti, ka bërë që Enesi të jetë i përzgjedhuri për të shkuar të konkurrojë atje, në datat 11 deri në 18 prill. Për herë të parë, vendi ynë çon një përfaqësues të vetin në këtë konkurrim.

Besimi? I ngulitur nga familja…
Në bisedë më të, ai na tregon se fenë e ka të trashëguar nga familja. Mësimet e para të Kuranit i ka marrë që në moshë të vogël. Kujton se ka qenë 5 vjeç kur ka shkuar për herë të parë me të atin në Turqi, atje ka marrë disa CD, ku kanë qenë të regjistruara pjesë nga libri i shenjtë i myslimanëve. “I dëgjoja nëpër shtëpi dhe arrita t’i fiksoja shumë shpejt. Por, sigurisht që nuk e kam mësuar vetëm duke e dëgjuar, por dhe duke e lexuar”,- tregon Enesi. Në moshën 7- vjeçare, ka përfunduar procesi i të mësuarit përmendësh. Nga ajo kohë, ai rilexon atë çdo ditë, dhe përsërit… “Sepse harrohet”.

S’e ndan Kuranin nga shkenca…
Nuk është i mirë vetëm në Kuran, është nxënës i dhjetës dhe në lëndë të tjera. Në Medrese pohojnë se është nxënësi më i mirë i vitit të parë. “Sot myslimanët kritikohen që nuk kanë njohuri në fusha të tjera, por unë nuk dua të jem pjesë e këtyre kritikave dhe për këtë arsye pretendoj të jem i mirë në disa fusha. Feja në të vërtetë i pasqyron edhe lëndët shkencore. Tani kritikohet që feja është kundra shkencës, por në të vërtetë feja është një me shkencën”,- thotë i riu. Ndërsa flet, nuk të sheh në sy, por është i rrjedhshëm dhe i sigurt në ato që thotë. E ka gjithmonë një përgjigje.
Shkolla ku ai studion është vendi ku kalon pjesën më të madhe të ditës, e më pas është leximi e përsëritja e Kuranit. ثshtë i lumtur me zgjedhjen që ka bërë. As takija që mban mbi kokë nuk e bën atë të ndihet ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë.

“Si e ngacmon, një djalë mysliman, një vajzë? Kjo nuk ndodh!”

Kur e pyesim Enesin se çfarë ndryshimi ndjen të ketë me bashkëmoshatarët, para se të përgjigjet, shprehja e tij e fytyrës tregon se nuk do të japë përfundime. “Nuk dua të kritikoj”, – thotë duke nënkuptuar që ka kritika për të bërë…

Enes, a ndjen ndryshim me bashkëmoshatarët? Si i vlerëson ata?
Nuk dua të kritikoj… Kuptimi i jetës është bërë më tepër material tani. Nuk e dinë që shpirti do edhe një stërvitje. Duhet një edukim shpirtëror, se në të vërtetë jeton shpirti dhe jo trupi. Njerëzit shpesh i kushtojnë më shumë vëmendje këtij të fundit. Debatoj me bashkëmoshatarët e mi, por jo duke kaluar në fjalë banale. اdo njeri ka idetë e tij dhe shkon në bazë të tyre.

اfarë mendon kur sheh dikë me tatuazhe në trup përshembull?
Në fillim mund të mendosh keq, por unë prirem ta shoh pak më gjerë. Edhe mua disa njerëz më kritikojnë, duke më thënë, pse mban takije. Megjithatë, në rastin e tatuazheve është pak problem, sepse në të vërtetë ato krijojnë dëme.

Por për një vajzë që ecën rrugës me të shkurtra?
Nuk mendoj se është nevoja që vajzat të ekspozohen aq shumë. Një djalë përshembull nuk del i zbuluar me pantallona të shkurtra, pse!? Thjesht sepse kjo nuk është normale. Besoj se njeriu duhet ta ruajë ndjesinë e turpit.

Si e ngacmon, një djalë mysliman, një vajzë?
Kjo nuk ndodh.

اfarë është Kurani për ty?
Për mua Kurani është jeta, duhet lexuar me një largpamësi shumë të madhe dhe duhet kuptuar. Nëse ai lexohet me thellësi, atëherë aty mund të gjesh shumë përgjigje. Unë për vete disa prej tyre i kam gjetur aty, por ka edhe të tjera që kërkojnë një pjekuri më të madhe. Kurani është një libër për shumë kohëra, si në të shkuarën, të tashmen dhe në të ardhmen. Përshembull, siç është ky diskutimi për fundin e botës. Në Kuran thuhet se, atë e di vetëm Zoti dhe askush tjetër. Nuk mund ta parashikojmë ne njerëzit.

****
Si është dita e një 16 vjeçari si Enesi

Xhami, lexim, kafe
Dita e Enesit nuk është e njëjtë si e shumë 16-vjeçarëve në kryeqytet. Por kjo gjë nuk e shqetëson atë dhe është në paqe me veten dhe me zgjedhjet që ka bërë. “Shkoj në xhami, kam miq, kryesisht i kam më të mëdhenj. Dal dhe në kafe. Kam një jetë normale, pastaj, i kushtoj kohë leximit duke filluar që nga Kurani, se po e le të lë, -është një shprehje”.

Ftesa në Kuvajt, për çfarë bëhej fjalë
Konkurrimi zgjati 7 ditë. Shqipëria ishte një nga 56 shtete pjesëmarrëse. Aty konkurrohej në tri kategori. Kategoria e parë ishte: Kurani përmendësh (ku bënte pjesë edhe Enesi). Një tjetër ishte leximi i kuranit, një pjesë. Kategoria tjetër ishte; Kurani përmendësh me shtatë lloje leximesh. Enesi nuk ishte ndër 5 fituesit por shprehet i kënaqur me pjesëmarrjen

Mësuesi për Enesin
Enesi është nxënësi më i mirë që kemi në Medrese. Për këtë arsye ka qenë i privilegjuar, përshembull te takija. Shkolla ka uniformën e vetë, por djali që nga mosha e vogël nuk e ka hequr atë. Edhe pse nuk lejohet, atij i është dhënë mundësia ta mbaj, pasi është një nga nxënësit më të talentuar në shkollë dhe ka një dhunti të jashtëzakonshme, që ja ka dhënë Zoti.

Profesor Lauren Luli: Medreseja me 430 nxënës jo me domosdo myslimanë
Profesor Laureni jep lëndë fetare në Medresenë e Tiranës dhe na tregon se në të janë 430 nxënës. Raporti femra meshkuj është gati-gati gjysmë për gjysmë. Nëse më parë kishim krijuar idenë se aty shkojnë vetëm ata që janë të besimit Mysliman e kemi menduar gabim. Profesori na tregon se nuk është aspak e thënë. Ai na në shkollë edhe nxënës të krishterë, të cilët në orë të mësimit bëjnë pyetjet për raportet e fesë së tyre me atë mysliman dhe kjo shihe si një gjë normale në këtë shkollë. Nuk është gjithçka ashtu siç perceptohet nga jashtë, sikur këtu nxënësit jetojnë të mbyllur, si në “burg” jo. Nxënësit kanë lirin e tyre. Krahas lëndëve fetare këtu punohet shumë edhe për ato shkencore, për shëmbull, tani kemi dërguar dy nxënës në Amerikë, të cilët konkurrojnë atje me një projekt në fizikë, shpresojmë të në vijnë me çmim.
 
Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Rast i veçant dhe i çuditshem deri diku , te memorizosh kaq shume s'eshte e lehte sidomos per moshen qe ka !
 
Tani e vecanta ku eshte qe ai din 600 faqe permendesh apo qe e ka ftuar Kuvajti ?
 
Nqs ka filluar qe ne moshe te vogel, ka me shume mundesi te mbaj mend me shume( truri i femijeve eshte si sfengjer qe thith info), pasi qe me vitet qe kalojne dhe trurit i ulet cilesia e mbajtjes mend.
Po ka dhe njerez, qe e kane memorien me te zhvilluar ( mbase te ndihmuar nga memoria vizuale - pra shohin nje imazh, tekst dhe e mbaj mend me mire; ose ate auditiven - kur digjojne dicka e mbajne mend).

Pra me veshtire, do ishte ta mesonte ne nje moshe me te avancuar.

Gjithsesi, se di pse me duken pak 600 faqe, sikur me dukej me i trash libri...

Dhe si perfundim, besoj qe dhe Loveri ( myslimanet e tjere mos u merzisni qe spo ju permend, por mqs Loveri eshte omniprezent ne temat fetare dhe me citime) di nje pjese konsiderueshme nga Kurani.

Pra, nqs meresh vetem me kete gje, e perseris tere librin nga nje cep tek tjetri vite rjesht, mesohet....
 
Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Tani e vecanta ku eshte qe ai din 600 faqe permendesh apo qe e ka ftuar Kuvajti ?

E vecanta eshte se ne shqiperi nuk ke shume vete ne ate moshe ta dine permendesh:), dhe qe e ka ftuar kuvajti pra:p...

Ne fakt kete lajm u be nja 3 dit qe kam lexuar tek shekulli, aman 170 e ca komente ishin bere, me te shumta duke share e ofenuar, jo terrorist jo kshu jo ashtu. sa keq me erdh nqs ai i lexon... :(

@Zzinna 600 faqe jan gjithsesj, duket me i trashe pasi ka jo parathenie, jo komente dhe shpjegime te sureve perkatese, ama Kurani ka fiks 600 faqe:). E lehte nuk eshte ta memorizosh, Mund te behet vetem nga njerez qe jane te paster ne zemer e shpirt, gjithashtu sh e rendeishme eshte perseritja e vashdueshme. Nqs se perserit shpesh ai harrohet pernjeher... A eshte rast i jashtzakonshem? Jo, Ne shqiperi ke disa qe e dine, mos te flasim ne bote qe ke me qindra qe e kan mesuar permendesh Kuranin, nje e vecante kjo vetem per ket liber, por e vecanta eshte se eshte i ri:), mgjth eshte dhe nje vajze tjeter ne Tirane qe e di permendesh Kuranin, por sdo e ken ftuar ate kushedi:p...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

S'ka asgje te cuditshme ketu, dhe s'me duket lajm befasues. Personi qe memorizon Kur'nin, quhet "Hafiz" (ne arabisht "Hafidh").
Nese nuk gaboj, ne librin e genisit ka hyre nje 2 vjecar e gjysme qe ka memorizuar Kur'anin, interesante. Ku mund t'krahasohet 2-3 vjecari me 16 ? Pastaj, kam nje mik qe ka mesuar Kur'anin permendesh ne moshen 10 vjecare.

Per info, ja nje 3 vjecar qe e ka memorizuar Kur'anin permendesh ( 600 faqe).

3 years old children hafiz ul quran - YouTube
 
Pe: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Si jemi te prirur ne shqipetaret qe nese shohim dike qe ka ecur duhet me patjeter ti gjejme anet negative e jo ti japim kurajo e mbeshtetje...jemi popull i keq...
 
Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Une doja te pershendesja Lover me postimin e tij!
 
Nuk e di pse shfaqet kjo urrejtje ndaj besimit islam dhe muslimaneve eshte per tu qudit.
Rastet e ketilla jane per tu gezuar ' sidomos femija tre vjet ta din krejt Kuranin a nuk eshte kjo nje mrekulli.
Mendoj se ne siq jemi nga feja - ashtu edhe e tregojm veten 'ate qka jemi me postimet tona e shprehim.
Kjo eshte dhuntia me e madhe qe mund te kete njeriu . Ta memorizoj fjalen e Allahut komplet' e ne duhet te pajtohemi se ate fate se kemi e jo ta mirepresum me shkrime jo te edukura e ofenduse .
 
Ku e pe urrejtjen ne kete teme?! Se une spo e shoh. Nuk tha njeri "kush se ben?".
Thjesht, tham qe nuk eshte dicka e cuditcme per dike qe e perserit librin vazhdimisht, dhe qe ka mosha me te vogla qe e kane bere kete veper.
 
Urrejta nuk tregohet vettem permes gjuhes e fjales. Njeriu shume pak e tregon urrejten me fjale 'se sa ka urrejtje me zemer.
Por une ste kam drejtu ty sweetzzinna ' por ne shkirimin e Soulmind qe tregoj 'po qe besa ne mediat e shkuruara si ato televizive qdo dite ' ki programe me urretje te fes islame. E qka eshte me e keqja etiketohet me terma me te ulte ! Me miliolna 'miliarda njerzit dhurojn para per ta luftuar fen islame por ai mundim eshte eshte i kote. A urrehet more fjala e Zotit - FEJA e Zotit. E nuk e perjashtoj rastin qe edhe ne kete forum mos te ket urrejtje ndaj fes islame . Por mos u shqeteso ti Zweetzzinna sa do pak te njohe' keshtu qe shkrimin per ty e per ata tjerte qe skan urrejtje se shkruajta.
 
Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

E vecanta eshte se ne shqiperi nuk ke shume vete ne ate moshe ta dine permendesh:), dhe qe e ka ftuar kuvajti pra:p...

Ne fakt kete lajm u be nja 3 dit qe kam lexuar tek shekulli, aman 170 e ca komente ishin bere, me te shumta duke share e ofenuar, jo terrorist jo kshu jo ashtu. sa keq me erdh nqs ai i lexon... :(

@Zzinna 600 faqe jan gjithsesj, duket me i trashe pasi ka jo parathenie, jo komente dhe shpjegime te sureve perkatese, ama Kurani ka fiks 600 faqe:). E lehte nuk eshte ta memorizosh, Mund te behet vetem nga njerez qe jane te paster ne zemer e shpirt, gjithashtu sh e rendeishme eshte perseritja e vashdueshme. Nqs se perserit shpesh ai harrohet pernjeher... A eshte rast i jashtzakonshem? Jo, Ne shqiperi ke disa qe e dine, mos te flasim ne bote qe ke me qindra qe e kan mesuar permendesh Kuranin, nje e vecante kjo vetem per ket liber, por e vecanta eshte se eshte i ri:), mgjth eshte dhe nje vajze tjeter ne Tirane qe e di permendesh Kuranin, por sdo e ken ftuar ate kushedi:p...

Nje pyetje kisha...Zakonisht ne nje sezon provimesh,ke nga 3-4 provime...Spo them me shume por vec nga 16 leksione lenda,qe nje leksion perfshin 16-20 faqe...Sa bejne?...Ne qe i mbajme mend keta gjera dhe i japim provim duhet te jemi per cmim nobel?...Ska bere ndonje gje UUUUUUU te vecante...Ka mesuar dicka qe e ka me qejf,e cdo gje qe behet me qejf realizohet...Keshtu qe se kuptoj ''heroizmin'' e tij...
 
Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Ku

3 vjeqare ' 600 faqe ti mesoj e s'eshte gje per ty !!!
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet

3 vjeqare ' 600 faqe ti mesoj e s'eshte gje per ty !!!

Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Kete thote materiali qe ke sjellur ti...Ato te atij femijes 3 vjecar,jane njerez te vecante qe kane koficent inteligjence shume te zhvilluar,jane njerez te rralle...Di dhe rastin femija 6 muajsh kinez di not:)...Tani do kapemi pas nje ngjarje ku si shkenca si fenome jashte normale njihen...Une po them rastin ne fjale,ca ka bere te veccante ky?Ky ka mesuar Kuran,ne mesojme gjera te tjera...Nuk ka ndonje gje per zgjuarsi apo njeri te vecante...Kaq...
 
Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Ku

Urrejta nuk tregohet vettem permes gjuhes e fjales. Njeriu shume pak e tregon urrejten me fjale 'se sa ka urrejtje me zemer.
Por une ste kam drejtu ty sweetzzinna ' por ne shkirimin e Soulmind qe tregoj 'po qe besa ne mediat e shkuruara si ato televizive qdo dite ' ki programe me urretje te fes islame. E qka eshte me e keqja etiketohet me terma me te ulte ! Me miliolna 'miliarda njerzit dhurojn para per ta luftuar fen islame por ai mundim eshte eshte i kote. A urrehet more fjala e Zotit - FEJA e Zotit. E nuk e perjashtoj rastin qe edhe ne kete forum mos te ket urrejtje ndaj fes islame . Por mos u shqeteso ti Zweetzzinna sa do pak te njohe' keshtu qe shkrimin per ty e per ata tjerte qe skan urrejtje se shkruajta.
Deuid, temat nuk duhen gjeneralizuar, qe ka thene X per Y ne temen Z.
Po flisnim ne kete teme, asnjeri ska shprehur dicka kunder fese.
Ca eshte thene, eshte qe ka mosha me te reja qe e kane bere kete mesim, sic dhe qe nuk eshte e pamundur.

Nje pyetje kisha...Zakonisht ne nje sezon provimesh,ke nga 3-4 provime...Spo them me shume por vec nga 16 leksione lenda,qe nje leksion perfshin 16-20 faqe...Sa bejne?...Ne qe i mbajme mend keta gjera dhe i japim provim duhet te jemi per cmim nobel?...Ska bere ndonje gje UUUUUUU te vecante...Ka mesuar dicka qe e ka me qejf,e cdo gje qe behet me qejf realizohet...Keshtu qe se kuptoj ''heroizmin'' e tij...

Kur meson kurset/librin eshte e pamundur ti mesosh permendesh, si papagall. Meson kuptimin dhe sensin e kursit, por asnjehere sdo dish 500 faqe permendesh te mesuara ne 10 dite a sa eshte sezoni.
Edhe kur ke provime me shkrim, e rijep idene me fjalet e tua, me ca ke kuptuar, jo fjale me fjale sic eshte e shkruar ne liber.

Ky eshte ndryshimi, se ma ha mendja qe ky djali i di fjale per fjale ato 600 faqe, se perndryshe sdo kishte asgje te vecant.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet

Deuid, temat nuk duhen gjeneralizuar, qe ka thene X per Y ne temen Z.
Po flisnim ne kete teme, asnjeri ska shprehur dicka kunder fese.
Ca eshte thene, eshte qe ka mosha me te reja qe e kane bere kete mesim, sic dhe qe nuk eshte e pamundur.

Kur meson kurset/librin eshte e pamundur ti mesosh permendesh, si papagall. Meson kuptimin dhe sensin e kursit, por asnjehere sdo dish 500 faqe permendesh te mesuara ne 10 dite a sa eshte sezoni.
Edhe kur ke provime me shkrim, e rijep idene me fjalet e tua, me ca ke kuptuar, jo fjale me fjale sic eshte e shkruar ne liber.

Ky eshte ndryshimi, se ma ha mendja qe ky djali i di fjale per fjale ato 600 faqe, se perndryshe sdo kishte asgje te vecant.

Zzinna e kam fjalen tek volumi,600 faqe thot ky di ai...Ne provime te mblidhen te gjitha si volum jane me shume se aq...Tani mos ti zmadhojme gjerat a thu se ka shpik ndonje gje...Sic mesohet nje vjershe ashtu ka mesuar dhe ky...Ne provime ke logjiken por si volum ska ndryshim...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 6

Zzinna e kam fjalen tek volumi,600 faqe thot ky di ai...Ne provime te mblidhen te gjitha si volum jane me shume se aq...Tani mos ti zmadhojme gjerat a thu se ka shpik ndonje gje...Sic mesohet nje vjershe ashtu ka mesuar dhe ky...Ne provime ke logjiken por si volum ska ndryshim...

Oj gloom vetem merre Kuranin dhe filloja numroj 600 faqe dhe hajde komentom atehere!
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendë

Oj gloom vetem merre Kuranin dhe filloja numroj 600 faqe dhe hajde komentom atehere!

Deuid,nuk eshte dicka e pamundur,pasi ai nuk eshte ngrit ne mengjes dhe ka filluar te mesoje Kuranin...Ai ka pothuajse gjithe jeten qe e meson e merret me ate gje...Jane ndrysh gjerat,nuk eshte se po dua tja mohoj meritat,bravo atij,por ne thelb ska bere dicka te jashtezakonshme apo te pamundur...
 
Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Une doja te pershendesja Lover me postimin e tij!

Pse ku jemi ketu tek tema pershendetje nga forumi...

Ps : Brravo i qofte, memorie e shkelqyer...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di

Deuid,nuk eshte dicka e pamundur,pasi ai nuk eshte ngrit ne mengjes dhe ka filluar te mesoje Kuranin...Ai ka pothuajse gjithe jeten qe e meson e merret me ate gje...Jane ndrysh gjerat,nuk eshte se po dua tja mohoj meritat,bravo atij,por ne thelb ska bere dicka te jashtezakonshme apo te pamundur...

Gloom sa jemi shqiptar mysliman ne bote .Ata te cilet e dine tere Kuranin permendesh ' mundesh ti njihesh ne gishtA. Bravo e shume e fort per djalin e rujt Zoti inshalla.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar

Gloom sa jemi shqiptar mysliman ne bote .Ata te cilet e dine tere Kuranin permendesh ' mundesh ti njihesh ne gishtA. Bravo e shume e fort per djalin e rujt Zoti inshalla.

O Deuid,dikush ka prirje per dicka,dicka ka nje pike te forte dicka tjeter...Secili eshte i vecante dhe unik ne menyren e vet,ky gjeti kete gje,dikush tjeter ka nje dhunti tjeter...Keta raste do ekzistojne gjithmone...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin

O Deuid,dikush ka prirje per dicka,dicka ka nje pike te forte dicka tjeter...Secili eshte i vecante dhe unik ne menyren e vet,ky gjeti kete gje,dikush tjeter ka nje dhunti tjeter...Keta raste do ekzistojne gjithmone...

Eshte e vertet qe secili prej nesh kemi te veqant diqka nga te tjeret.
 
Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Nje pyetje kisha...Zakonisht ne nje sezon provimesh,ke nga 3-4 provime...Spo them me shume por vec nga 16 leksione lenda,qe nje leksion perfshin 16-20 faqe...Sa bejne?...Ne qe i mbajme mend keta gjera dhe i japim provim duhet te jemi per cmim nobel?...Ska bere ndonje gje UUUUUUU te vecante...Ka mesuar dicka qe e ka me qejf,e cdo gje qe behet me qejf realizohet...Keshtu qe se kuptoj ''heroizmin'' e tij...

E para askush ska thene qe eshte heroizem,dhe askush spo ben UUUUU... madje un kam then qe ka me qindra ne bote qe e dine kuranin. E dyta sic paska thene dhe zinna, ti nuk meson 600 faqe fjale per fjale, ne kete rast ai e din te gjithe kuranin germe per germe, me cdo zanore me shqiptim(madje shqiptimi i fjaleve nuk eshte thjesht sic e lexon, por ka rregulla, zgjatse te caktuara etj etj... Nuk eshte e lehte Gloom, Eshte pune intensive qe kerkon jo vetem memorje te forte por dhe qellim te paster. E vecanta e kesaj eshte ta mbash ate qe meson. Nqs se perserit ajo harrohet sh lehte dhe veshtire ta mesosh per se dyti... une kam 2 shoqe, njera e din te gjithin, ndersa tjetra gjysmen. Hm, eshte e veshtire te shpjegohet veshtiresia apo lehtesia nqs se ke provuar ne fakt... se kshu duket dicka normale, si te maresh ndonje roman e ti vihesh per ta mesuar permendesh, por kur e provon e kupton peshen e cdo fjale qe meson permendesh... Gjthss fakti qe skemi sh ne shqiperi qe e dine permendesh, ja vlen qe ky te permendet, edhe pse ai e ka msu per vete jo per te dal ne gazet xhanem.
 
Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Ska bere ndonje gje UUUUUUU te vecante..

Ke ndegjuar ndonjehere dike qe ka mesuar psh 100 faqe vetem, te ndonje libri ne moshen 2 vjecare ?

Vertet njeriu aq sa din edhe flet
 
Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Ku

Pse ku jemi ketu tek tema pershendetje nga forumi...

Ps : Brravo i qofte, memorie e shkelqyer...

Mua me gjete ne gjithe ato postime :P
Une i rashe per shkurt duke thene qe jam dakort me Lover.
 
Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Ku

Nje pyetje kisha...Zakonisht ne nje sezon provimesh,ke nga 3-4 provime...Spo them me shume por vec nga 16 leksione lenda,qe nje leksion perfshin 16-20 faqe...Sa bejne?...Ne qe i mbajme mend keta gjera dhe i japim provim duhet te jemi per cmim nobel?...Ska bere ndonje gje UUUUUUU te vecante...Ka mesuar dicka qe e ka me qejf,e cdo gje qe behet me qejf realizohet...Keshtu qe se kuptoj ''heroizmin'' e tij...

A mundesh ti te e mesosh nje liber 600 faqe qe nuk e ke gjuhe tenden pra sikur ky arabisht ti ne gjuhen kineze ! dhe jo thjesht tja dish kuptimin e librit por te gjith librin ta dish komplet pa gabuar askund ?!
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet

A mundesh ti te e mesosh nje liber 600 faqe qe nuk e ke gjuhe tenden pra sikur ky arabisht ti ne gjuhen kineze ! dhe jo thjesht tja dish kuptimin e librit por te gjith librin ta dish komplet pa gabuar askund ?!

Ado une nuk i mesoj ne gjuhen time...I mesoj anglisht,madje paralelisht kam patur dhe gjermanisht dhe spanjisht...Pra provimet e shkolles i jap te gjitha ne anglisht:)E anglishtja me nje fjale shkruan disa rreshta per ta shpjeguar...Aq me shume shkolla qe marr ska matematike 1+1=2,por ka shume volum tejmase...
 
Pe: Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Ke ndegjuar ndonjehere dike qe ka mesuar psh 100 faqe vetem, te ndonje libri ne moshen 2 vjecare ?

Vertet njeriu aq sa din edhe flet

Per kete te 2 vjeces e ke shpjegimin tek pergjigja e Deuid,sdo rri ta shkruaj edhe njehere per ty:)...

Eh vertet qe kur skupton dicka sdo te thote qe eshte budallallek:)
 
Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Ke ndegjuar ndonjehere dike qe ka mesuar psh 100 faqe vetem, te ndonje libri ne moshen 2 vjecare ?

Vertet njeriu aq sa din edhe flet

Lover, ka femije ( shume te zhvilluar, besoj qe mund ti quaj e gjeni), qe kane nje memorie te papare ( shtes mbi memorien e madhe qe kane femijet e vegjel me trurin bosh). Nqs keta femije i stimulon, dhe i lexon, ata mbajne mend cdo gje. Pra nqs ti i lexon vetem ato 100 faqe, ja perserit, femija i fut ne koke, dhe i mban mend. Ca me ka rastisur mua te takoj personalisht deri tashti, nje femije 2-3 vjec qe kishte mesuar nje poezi me 99 strofa ( jo poezi femijesh, dhe jo poezi e lehte).
Ka njerez qe dhe kur riten kam memorie te mire, te ndihmuar nga memoria vizuale ose auditive, sic ka dhe njerez qe nuk kane memorie fare e nqs jane 20 vjec.
 
Titulli: Kuvajti fton 16-vjeçarin shqiptar: Di përmendësh 600 faqet e Kuranit

Sweety, poezia me 99 strofa, ka qene ne gjuhen amtare te atyre femijeve apo ???
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top