Kushtrimi: deçanasi që portretizon për çdo ditë nga një figurë të njohur shqiptare

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
اdo ditë realizon një portret. اdo ditë lapsi i tij triumfon me imazhin e një prej figurave kombëtare, artistëve, heronjve e jo vetëm. Ndër vizatimet e tij gjen edhe të huaj, si presidentët amerikanë Bill Klinton dhe Xhorxh Bush apo aktorë të mëdhenj si Robert Deniro. Pasioni i tij është kthyer në përgjegjësi për të realizuar të paktën një portret të njerëzve me vlera kombëtare në një kohë sa më të shkurtër. Janë tashmë me dhjetra portretet me laps, që Kushtrim Dacaj nga Deçani i Kosovës i dhuron publikut nëpërmjet faqes së tij në rrjetet sociale. Por në fakt piktura nuk është profesioni i tij.

12813979_1704617833150466_2036388789484536182_n.jpg

اdo ditë ai u mëson gjeografinë nxënësve të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ndërsa kohën tjetër e kalon me portretet me laps. Kushtrimi ka lindur në Irzniq të Deçanit dhe është 29 vjeç. Pikturën e ka pasion dhe nuk ka ndërmend të hapë ekspozita apo promovime. Prej vitesh tashmë vizaton me laps portrete të ndryshme dhe arrin të sjellë të vijëzuar bukur pamjen e shqiptarëve të famshëm në kohë ta ndryshme.

Gjithçka ka nisur nga një portret i parë rastësisht në internet të një luftëtari të UاK, e vizatoi dhe nga ajo kohë nisi të merrte jetë ëndrra e tij. “Kujt i ka shkuar në mendje të portretizojë aktorë të mëdhenj si Sandër Prosi, Reshat Arbana, Kadri Roshi, etj.

12474063_1683032098642373_7622330616036689627_o.jpg

Me filmat e tyre jemi rritur por portretet e tyre shpeshherë mungojnë”, shprehet Kushtrimi për idenë e portretizimit të këtyre figurave. Në një intervistë dhënë për tesheshi.com Kushtrim Dacaj tregon për pasionin e tij, eksperiencat e rralla dhe detyrimin që ndjen për të realizuar sa më shumë portrete të figurave të njohura shqiptare.

12833207_1705539919724924_1654138391_n.jpg

Si ka nisur pasioni për portretet me laps?

Gjithmonë më ka pëlqyer të pikturoj. ثshtë pasioni im. Si pikë vendimtare për t’u marrë me portrete ishte momenti kur rastësisht kam parë një fotografi të një ushtari të UاK-së duke qarë. Nga ai moment jam mbushur me plot vullnet për t’ju përkushtuar maksimalisht portretizimit të heronjve dhe figurave të mëdha kombëtare. Mendoj se portretizimi i tyre është obligim i imi sepse atë mund të bëj dhe e ndjej detyrë që duhet bërë.

Pse zgjodhët portrete të figurave të njohura, aktorë, figura historike, etj?

epse janë kategoria më e lartë dhe më e merituar kombëtare. Fatkeqësisht nuk kam arritur t’i përfshij të gjithë, por nuk do ndalem e do vazhdoj të punoj. Deri tani kam portretizuar Skëndërbeun, Ismail Qemalit, Adem Jasharin, Isa Boletinin, Nënë Terezën, Agim Ramadanin dhe shumë të tjerë. Ndërkohë kam vizatuar portretet e Sandër Prosit, Ndrekë Lucën, Reshat Arbanën, Robrt Ndrenikën, Kadri Roshin, Ibrahim Rugovën, Ismail Kadarenë, Adem Demaçin, Jusuf Gërvallën.
12834885_1705539856391597_874907220_n.jpg

Keni marrë vlerësime për portretet e realizuara?

Portretet kryesisht i kam publikuar në internet. Kam marrë shumë vlerësime pozitive. Sa i përket portretizimit të personaliteteve që janë gjallë, tregohem shumë i kujdesshëm në përzgjedhje, sepse nuk dua të nxis pakënaqësi.

Janë njohur me këto portete personalitetet apo familjarë të tyre?

Po. Në disa raste janë njohur vetë personat apo familjarë të tyre. Kam marrë shumë vlerësime e mirënjohje. Me shumë dëshirë do ua dërgoja të gjithëve.
12528150_1705530879725828_2122634323_n.jpg


Ka një ndodhi të veçantë me një portret që ju ka mbetur në mendje?

Një herë më ka ndodhur që pak minuta pasi kam publikuar një portret shumë prekës të një personi që në kohën e luftës në Kosovë ishte duke kërkuar fëmijët e tij të humbur, një vajzë e re më kontakton. Ajo ishte një nga dy fëmijët që kërkonte babai në portret. Ajo më tregoi se ishte një befasi për familjen e tyre pasi ne nuk njiheshim. Kjo familje jeton në Mitrovicë dhe unë nuk e njihja më parë. Në fakt portreti ka ardhur pasi kam parë një fotografi rastësisht në internet. Kjo familje mbeti shumë e habitur nga ky portretizim.

Portreti i fundit që po realizoni?

ثshtë ai i veteranit të UاK-së Xhaferr Kadiri. E kam quajtur “اlirimtari i Përlotur”. Ka pasur një përhapje të gjërë në internet. Ai është portreti im i parë dhe burimi kryesor i pasionit tim që vazhdoj akoma.

Cilat janë figurat që do të portretizoni në të ardhmen?

Ka shumë figura kombëtare që duhet t’i portretizoj. Nuk guxoj të ndalem sepse e ndjej përgjegjësi që pothuaj çdo ditë të publikohet diçka nga dora ime e të jetë shqiptare.


Ka ndikuar vendlindja për të kultivuar këtë passion?

Mendoj se po. Jam nga një qytet që gjithmonë ka qenë vatër e historisë së heronjve. Mendoj se edhe ajëri në këtë zonë përmban aromë lirie.

Keni menduar të çelni një ekspozitë?

Nuk kam planifikuar ekspozita pasi unë nuk pikturoj për veten time. Të gjitha punimet që bëj, i realizoj me qëllimin që të ndikojnë në rritjen e ndjenjës së krenarisë, të transmetojnë vlera dhe nostalgji për popullin, të cilit i takojnë. /tesheshi.com/
 
Titulli: Kushtrimi: deçanasi që portretizon për çdo ditë nga një figurë të njohur shq

Ky po qe paska talent. Ndoshta me perjashtim te Beg Rizaj, tjeret i paska bo perfect.
 
Titulli: Kushtrimi: deçanasi që portretizon për çdo ditë nga një figurë të njohur shq

Vertet talent ...ekspozita hapet vete kur eshte nje talent :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top