Kush poston foto nga palestra ka probleme te renda psikollogjike

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Studim i fundit, postoni foto nga palestra, keni probleme të rënda psikologjike!

Njerëzit që postojnë foto dhe video nga palestra kanë probleme psikologjike dhe vetëvlerësim shumë të ulët. Ky përfundim është nxjerrë nga studimi më i fundit i Universitetit të Brunel-it, në Londër.
Sipas studiuesve, njerëzit të cilët priren të postojnë foto dhe video të ushtrimeve në palestër, janë narcistë. Qëllimi i tyre kryesor është të mburren. Për të arritur në këto përfundime, u studiuan 555 përdorues të Facebook-ut.
“Narcistët postojnë shpesh mbi arritjet e tyre. Kjo gjë motivohet nga nevoja e tyre për vëmendje dhe vlerësim nga komuniteti i Facebook-ut.”-përfundon studimi.
Por, numri i madh i pëlqimeve, nuk do të thotë patjetër se çdo njeri i pëlqen këto ‘postime plot mburrje’.

Doktoresha Tara Marshal thotë: “Rezultatet tona tregojnë se këto postime marrin më shumë pëlqime, por kjo nuk ndodh sepse miqtë i pëlqejnë vërtet ato. Ata thjesht mundohen të tregohen të sjellshëm, por në fshehtësi i urrejnë ato.”
Prandaj mos postoni më foto nga palestra. Miqtë tuaj do t’ua dinë për nder!
Mapo
 
Farsa e radhes, nen emrin studim.
Qellimi i "studimit"?
Mos te reklamohet stervitja dhe gjendja e mirë fizike e njeriut, e cila mund të nxitë edhe te tjeret t'i hyjne stervitjes.
I duan njerezit ngordhalaqe.
 
Redaktimi i fundit:
Ohh sot sa e nxorra nje e desha ta postoja, me shume tek tema per veshjen meqe rralle here ndodh te shkoj ne palester une :(

Ptuu me shkoi mundi kot :mah:
 
Ohh sot sa e nxorra nje e desha ta postoja, me shume tek tema per veshjen meqe rralle here ndodh te shkoj ne palester une :(

Ptuu me shkoi mundi kot :mah:

E postove apo nuk e postove pak rendesi ka.
Ne e morem vesh qe ke probleme te renda psikollogjike :P
 
Eh te gjithe kemi nga nje vidhe mangut fundja ....

Po ngushelloj veten :( ahaha

Rujuni tash qe me doli emri... :P

Asnjehere mos u ruaj nga dikush qe thote se ka vida mangut, ruaju gjithmone nga ata qe se pranojne kurre nje gje te tille.

Ty ste ka frike njeri dmth :)
 
Asnjehere mos u ruaj nga dikush qe thote se ka vida mangut, ruaju gjithmone nga ata qe se pranojne kurre nje gje te tille.

Ty ste ka frike njeri dmth :)

Aty vertet gjendja eshte me serioze si per vete personin qe s'do te kuptoje ose te pranoje qe eshte i/e semure dhe si pasoje nuk pranon as ndihme (flas per ata qe vuajne vertet nga dicka e tille) dhe gjithashtu e per njerezit qe e rrethojne...

Mu s'ma kane friken se ma dine hallin perderisa e pranoj qe kam vide mangut lol kshu qe lere hallexhiun ne te tijen :P

Si shume seriozisht e morrem studimin po thuaj ti ahahah :P
 
Duhet te duam sportin,natyren,gjimnastiken,vrapin e cdo lloj atletike qe ndihmon ne mirembajtjen e shendetshme te trupit tone.
Mbipesha vret jo estetikisht aq sa ne kordinatat e nje jete te shendetshme te organizmit tone.
 
Kam i muhabet ashtu me Monin e Legen :P

Haha çke me hallexhiun. Une per vete rralle postoj noi foto palestre ne Insta.
Kurse ktyre qe e mbushin Instan me foto dhe video ju them: Flm per ushtrimet e sugjeruara dhe per motivimin qe me jepni per tu stervitur dhe per tu kthyer edhe une ne nje bishe si ju. Te jetuarit nje jete te shendetshme duhet promovuar ne çdo menyre te mundshme. Vazhdoni kshu dhe mos e çani koken per studimet.
 
Ve bast qe autori i shkrimit peshon 120kg.

Don me na tha syte legeni. Ne mezi i presim ato foto.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top