Kush janë myslimanët?

Arfenilla

Themelues i Forumit
[
307918_604208382926537_566563814_n.jpg


Mendo nëse mund të
dallosh një mysliman nga veshja apo nga kombësia. A mundesh vallë?[/B]

Pothuajse
një e katërta e popullsisë së të gjithë rruzullit tokësor është
myslimane. Ndonëse shumë njerëz gabimisht mendojnë se të gjithë
myslimanët janë arabë (ose të gjithë arabët janë myslimanë) le tu
kujtojmë atyre se arabët nuk përbëjnë vetëm se 18 % të botës Islame.

Myslimanët
gjenden në çdo cep të rruzullit – nga Afrika Perëndimore në Evropën
Lindore, në Kinë, Filipine..., ndërkohë që nga dita në ditë ato po
formojnë një komunitet të konsoliduar fetar dhe në vendet e perëndimit
Myslimanët vijnë nga të gjitha racat njerëzore, profesionet dhe stilet e
jetës. Ata kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në çdo fushë ku
njerëzit kanë derdhur mundin e tyre, nga shkenca e matematika deri tek
artet dhe shkencat humane.

Në ditët e sotme, nuk ka vend që
myslimanët të ushtrojnë ndikimin e tyre. Përveç kësaj, një shumicë e
konsiderueshme e tyre i përkasin familjeve të qëndrueshme dhe të
përkushtuara, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me imazhin terrorist që
mediat në vende të ndryshme të botës kërkojnë t’i mveshin myslimanëve.


ا’është
Islami?



Fjala “Islam” e ka prejardhjen nga fjala
arabe “esleme”, kuptimi i së cilës është paqe dhe nënshtrim; një
mysliman që praktikon fenë e tij mundohet që tërësisht (me gjithë zemër)
t’i nënshtrohet Zotit të tij, e në këtë mënyrë, të arrijë paqe si në
këtë jetë ashtu edhe në tjetrën. Nënshtrimi ndaj Zotit nuk nënkupton
privim nga të menduarit apo lirisë së zgjedhjes. Përkundrazi, ashtu si
një qytetar që i përmbahet ligjeve dhe urdhrave të Zotit ka përfitim jo
vetëm për veten e tij por edhe për të tjerët prej respektimit të këtyre
ligjeve hyjnore dhe ushtrimit të lirisë së tij në përputhje me këto
ligje.

Pra, koncepti Islam i nënshtrimit është ndryshe nga ç’mund
të fillojë një njeri në fillim: Myslimani mundohet që ta shtojë
diturinë e tij, të përsosë karakterin e tij dhe të bëjë çka është e
drejtë dhe më e mira prej mundësive të tij, pas së cilës ai pranon se
rezultati i punës dhe i përpjekjeve të tij është në duart e All-llahut
.



çfarë besojnë myslimanët?



Një Zot


Islami
bazohet në besimin se ekziston një Zot fuqia e të cilit është e pa
kufishme. Ai është Krijuesi i Universit, Mëshiruesi dhe Furnizuesi i
krijesave, Ai është i Vetëm, i Pashoq. Ai është All-llahu. Myslimanët
preferojnë të përdorin këto fjalë arabe (All-llah) kur përmendin Zotin e
tyre sepse ajo ka disa karakteristika domethënëse: Fjala All-llah nuk
ka shumës dhe formë dhe nuk mundet kurrsesi të përdoret në kontekste që
kanë të bëjnë me idhujtarinë.

Megjithëse ne i referohemi
All-llahut me përemrin “Ai” All-llahu është i Vetëmjaftueshëm dhe është
jashtë konceptit të të kualitetit dhe gjinisë. 99 emrat e All-llahut, të
cilat janë të përmendura në Kur’an, përmbajnë atribute(cilësi) të
ndryshme të Tij, si Mëshirës, Falës, Ruajtës (Mbrojtës), I Drejtë, i
Gjithëdijshëm, Shikues i gjithçkaje, Udhëzues, - me një fjalë, i Vetmi
që meriton dhe duhet të adhurohet.

Profecia

Islami

na mëson se besimi në All-llahun dhe çfarë na urdhëron Ai është feja e
natyrshme e njeriut. Kjo fe (ose mënyrë e të jetuarit), me të gjitha
manifestimet e saj, i është paraqitur e sqaruar njerëzve nga profetët të
cilët All-llahu i dërgoi në çdo komb e fis në kohë të caktuara gjatë
historisë njerëzore.

Profetët i thirrën njerëzit në këtë fe-në
formimin e lidhjeve të forta mes vetëve të tyre dhe All-llahut – e më
shembullin e tyre personal ata u bënë një udhëzues i qartë për njerëzit.

Kur
njerëzit e harruan apo deformuan mesazhin hyjnor, All-llahu dërgoi një
profet tjetër që t’i përkujtonte ata dhe të korrigjonte devijimet e
mesazhit hyjnor.

Në Kur’an janë përmendur 25 profetë me emër, nga
të cilët 5 janë më të mëdhenjtë: Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe
Muhammedi s.a.v.s. Secili prej tyre erdhi tek njerëzit me një shpallje
hyjnore, ndërkohë që disa u paraqitën me libra të detajuar hyjnorë (si
p.sh. Kur’ani). Nëpërmjet engjëllit Xhebrail, All-llahu i shpalli
Muhammedit a.s. se Kur’ani është shpallja e fundit dhe se si e tillë,
All-llahu do ta ruante atë prej çdo ndryshimi deri në Ditën e Gjykimit.

ثshtë
tashmë e njohur që Kur’ani është e vetmja shpallje e cila ka një
version të vetëm (në arabisht) i cili është identik me atë të shpallur
1400 vite më parë. Gjithashtu, Kur’ani është e vetmja shpallje e cila
mund të memorizohet nga të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh moshën apo
gjuhën që ata flasin.

Jeta pas vdekjes

Megjithëse
njerëzit janë të prirë për të harruar dhe bërë mëkate islami na paraqet
një pamje të përgjithshme pozitive të njeriut si një krijesë e Zotit në
tokë. Gjithashtu, Islami na mëson se besimi dhe vlerësimi i të mirës
janë cilësi të natyrës njerëzore. Për më tepër fëmijët lindin në
natyrshmërinë e dhuruar prej Zotit të tyre – ata lindin të pastër prej
çdo mëkati. Sprova e jetesës kërkon që njeriu të bëjë më të mirën prej
asaj që mundet dhe t’i rezistojë të keqes që e rrethon dhe asaj që është
brenda tij. . Vetëm në këtë mënyrë njeriu do të mund t’i paraqitet
Zotit të tij me zemër të pastër Ditën e Gjykimit. Ata që kanë qenë të
suksesshëm në përpjekjet e tyre do të shpërblehen me një vend në
Parajsë, ndërsa ata që kanë dështuar apo neglizhuar do të hidhen në
zjarr. اdo njeri është përgjegjës për veprat e tija dhe nuk mund të
përfitojë nga mirësitë e të tjerëve në Ditën e gjykimit. Edhe pse
asnjëri prej nesh nuk mund të shpëtojë vetëm se nëpërmjet mëshirës së
All-llahut, është detyra jonë të besojmë dhe të bëjmë vepra të mira që
përputhen me këtë besim. Vetëm duke plotësuar këto dy kushte dhe duke
pasur në peshoren e punëve me shumë të mira sesa të këqija ne mund të
shpresojmë në Mëshirën e Zotit tonë. Nuk duhet harruar se shpërblimi në
jetën tjetër do të jepet në përputhje me përpjekjet që çdonjëri prej
nesh ka bërë në këtë jetë. Parajsa është një vend i bukurisë fizike e
shpirtërore dhe i përsosmërisë. Aty njerëzit do të gjejnë çfarë të
dëshirojnë dhe aty ata do të jenë të bekuar me mundësinë e shikimit të
Zotit të tyre më të lartit.

Me çfarë detyrash fetare janë
të obliguar myslimanët?


1- Hapi i parë është dëshmia me
zemër dhe me fjalë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut
dhe se Muhammedi a.s. është robi dhe i dërguari i Tij. Kjo dëshmi
(Shehadeti) është shtylla e parë e Islamit dhe tregues që tashmë një
njeri është futur në Islam. Megjithatë, një mysliman i sinqertë duhet që
përveç deklarimit të besimit të tij të kryejë edhe katër akte adhurimi
të cilat përbëjnë 4 shtyllat e tjera të Islamit.

2- Namazi

(falja). اdo besimtar duhet të kryejë 5 falje gjatë ditës. Këto falje
kanë një kohë të caktuar: para lindjes së diellit, në mesditë, pasdite,
menjëherë pas perëndimit të diellit dhe gjatë natës. Faljet e obliguara
nuk zgjasin më shumë se 5-10 minuta. Gjatë kryerjes së tyre besimtari
është në aktivitet fizik, mendor dhe shpirtëror. ثshtë e pëlqyeshme që
myslimanët t’i kryejnë këto falje së bashku në xhami. Në këtë mënyrë
faljet e ndihmojnë besimtarin jo vetëm të krijojë lidhje të
drejtpërdrejtë me Zotin e tij, të pastrohet nga mëkatet dhe të
furnizohet me energji shpirtërore, por gjithashtu ato e ndihmojnë atë që
të vëllazërohet me myslimanët e tjerë pa marrë parasysh statusin e tyre
në shoqëri apo vendin e racën e tyre.

3- Bamirësia; lëmosha
(Zekati): Myslimanët janë të obliguar që të dhurojnë një minimum pre
2.5% të pasurisë së paprekur gjatë një viti, qoftë kjo në para apo në
çfarëdo lloj forme tjetër të pasurisë. Kjo sasi mblidhet nga komuniteti
mysliman në bazë vjetore dhe i jepet atyre që kanë nevojë. Fjala “Zekat”
nënkupton pastrim dhe ngritje: pasuria e dikujt nuk është e pastër për
përdorim derisa ajo të ndahen me ata të cilët janë të privuar prej saj.
Nga ana tjetër kjo bamirësi të çon në ngritje shpirtërore.

4-
Agjërimi.
Gjatë muajit të Ramazanit (sipas kalendarit hënor), besimtari
lë mënjanë ushqimin, pijen dhe kontaktin ****ual nga lindja deri në
perëndim të diellit. Përveç kësaj ai është i këshilluar të kontrollojë
gjuhën dhe veprimet e tij, të mos flasë apo të veprojë diçka që bie në
kundërshtim me parimet Islame. Agjërimi i Ramazanit sjell shumë
përfitime. Përveç faljes së mëkateve ai i mëson besimtarët të
vetëpërmbahen, t’i mëshirojnë të varfrit, të forcojnë lidhjet me
All-llahu dhe të forcojnë lidhjet e të bashkohen me njëri tjetrin.

5-
Haxhi (
Pelegrinimi në Meke). اdo mysliman që është i shëndetshëm dhe ka
mundësi financiare është i obliguar të vizitojë Mekën në kohën e haxhit
një herë në jetën e tij.

Haxhi shërben si përkujtues i qartë i
përpjekjeve dhe sakrificave të bëra nga profetët. Ai forcon lidhjet
vëllazërore mes komuniteteve myslimane nga e gjithë bota dhe i përgatit
njerëzit për udhëtimin e vështirë prej kësaj jete në jetën tjetër.


Jo
vetëm fe, por edhe mënyrë e të jetuarit.


Përveç
obligimeve që ka dhe mënyrat e tjera të adhurimit që janë të
rekomanduara në Islam si: falja dhe lutja vullnetare (suplementare),
leximi i Kur’anit, ndihma e dhënë të varfërve dhe atyre që kanë nevojë,
etj. përveç këtyre që përmendëm, çdo gjë tjetër e cila kryhet me qëllim
për të kënaqur All-llahun, konsiderohet si akt adhurimi. Nga ana tjetër,
All-llahu ka ndaluar kryerjen e disa punëve të cilat dëmtojnë si
individin ashtu edhe shoqërinë. Kështu, gënjeshtra, vjedhja,
mosrespektimi i prindërve, marrëdhëniet ****uale jashtë martese, droga,
alkooli, bixhozi dhe të tjera fenomene të ngjashme janë të ndaluara në
Islam dhe kryesit e tyre marrin dënim. Gjithçka rreth urdhërimit dhe
ndalimit në fenë islame është më së miri e sqaruar në Sheriat (Ligji
hyjnor) i cili rrjedh nga ajetet kuranore dhe fjalët e veprat e profetit
të nderuar Muhmmed s.a.v.s. sheriati është i pa shembullt midis ligjeve
dhe rregullave të tjera. Ai përmban jo vetëm ligje që kanë të bëjnë me
çështjet fetare të adhurimit por edhe ligje e rregulla që kanë të bëjnë
me çdo aspekt të jetës – duke filluar me politikën, drejtësinë sociale,
tregtinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, jetën familjare dhe duke vazhduar
me të drejtat e kafshëve apo ambientin.


Një
rrugëzgjidhje për problemet e ditëve të sotme.



Pavarësisht
nga imazhi negativ i myslimanëve krijuar nga mediat e ndryshme me
qëllimin e vetëm për të denigruar fenë e pastër Islame, shumë njerëz
habiten kur mësojnë se Islami është një rrugëzgjidhje për nevojat e tyre
shpirtërore, personale e shoqërore. Islami u ofron njerëzve një besim
të bazuar në arsye (logjikë), i cili është larg ndikimeve supersticioze
dhe ndërmjetësimit mes tyre dhe All-llahut.

Islami nxit
vëllazërimin mes racave të ndryshme dhe harmoninë sociale. Përmes
politikës ekonomike, Islami gjithashtu inkurajon një shkëmbim të drejtë
midis të pasurve e të varfërve, kapitalit dhe punës. Sistemi i tij
politik është i bazuar në një preokupim të thellë për drejtësi aq sa me
zbatimin e principeve politike arrihet që njerëzi e besimeve të ndryshme
të jetojnë në harmoni të plotë brenda një shteti Islam. Së fundi,
modeli i familjes që sugjeron Islami është një alternativë e përkryer
për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe për parandalimin e divorceve që
hasen përditë në botën perëndimore.



Duke
përmbledhur gjithçka që u përmend me: shëmbëllimin e “Pemës së gjelbër”




Imazhi
i një peme të shëndetshme, të gjelbër, e cila lëshon një hije të madhe
dhe prodhon fruta të shijshme e me aromë gjatë vitit është shëmbëllimi i
një myslimani të ekuilibruar. Burimi i këtij shëmbëllimi është Kur’ani,
në të cilin All-llahu thotë: “Një punë e mirë është si një pemë e mirë
rrënjët e së cilës janë të fiksuara fort në tokë ndërsa degët e saja
arrijnë qiellin. Ato prodhojnë frutë në të gjitha stinët e vitit me
lejen e Zotit të saj”

Nëse kjo pemë do të përfaqësonte
një mysliman i cili përpiqet sinqerisht të realizojë idealet e Islamit,
atëherë fara e kësaj peme do të ishte dëshmia e besimit (shehadeti).
Pohimi i Zotit-një të vetëm- depërton, përhapet dhe i jep jetë çdo
qelize aq sa çdo mendim, fjalë apo veprim i tij e ka në thelb këtë
pohim. Rrënjët- të cilat ushqejnë pemën dhe i sigurojnë asaj
qëndrueshmërinë mund të krahasohen me shtyllat e besimit në All-llahun,
engjëjt e Tij, librat e shenjtë, profetët, Ditën e Gjykimi dhe Caktimin
Hyjnor. Trungu rritet si pasojë e besimit në All-llah dhe të dërguarin e
Tij a.s. ky besim arrin prej rrënjëve deri te 5 degët e pemës që
përfaqësojnë mënyrat dhe traditat islame (si p.sh. përshëndetja me selam
ose veshja në mënyrë modeste). Ato i japin pemës bukuri dhe e bëjnë atë
tërheqëse. Kjo pemë dallohet që larg, ajo lëshon një hije të madhe për
krijesat e tjera. Dhe si përfundim, gjithçka e mirë e kësaj peme
plotësohet me frutat që ajo prodhon. Frutat përfaqësojnë karakterin e
mirë: virtytet e drejtësisë, durimit, kurajës, mëshirës, dashurisë,
mirëkuptimit, së bashku me të gjitha ato të cilat ne duam që shokët,
bashkëshortët ose kolegët tanë të kenë – ato gjëra që na bëjnë ne të
pajisemi me kualitetin e të qenurit njeri.M.com
 
Titulli: Kush janë myslimanët?

Në jetën plot begati, plot shpërblime e sprova,
në netët e errëta, në të bardhat e të freskëta njeriu sërish mbetet
njeri. Mbetet njeri sepse nuk mund të dalë nga lëkura e tij. Ai në çdo
kohë dhe çdo vend mund të bëjë shumë të mira dhe të liga; kjo, varësisht
se cilës rrugë i rreket më shumë dhe më me pasion, asaj të mirës e cila
shpie në xhennetet e All-llahut xh.sh. me plot shpërblime dhe huri, apo
asaj rruge e cila në këtë dhe në botën tjetër të bën ta poshtërosh
veten duke pranuar fajin e duke kërkuar shpëtim.

Në shumicën e
rasteve njerëzit, jo që duan të bëhen pre e së keqes por thjeshtë
gabojnë, bëhen pre e ndonjë mëkati të madh apo të vogël. Për besimtarët
të cilët e kanë kuptuar kulturën morale dhe kënaqësinë shpirtërore, kjo
është vetëm një rrugë përmes së cilës u lehtësohet rruga për në
xhennetet e Adnit duke kërkuar falje tek All-llahu xh.sh. me përgjërim
të thellë i cili rrjedh mu nga zemra, dhe për pasojë All-llahu ua pranon
lutjen dhe i fal ata; All-llahu xh.sh. është Falës e Mëshirues i Madh i
Cili i fal robërit e Tij kur i luten me përgjërim për falje dhe
mëshirë.

Besimtarët
duhet ta kuptojë një herë e përjetë se Ai është Krijuesi dhe kjo t’u
mbillet në mendje se nuk ka fuqi tjetër e cila do të mund të bënte diçka
të madhe apo të vogël përveç Tij. Ai është ngadhënjyesi dhe vetëm Atij i
takon falënderimi dhe madhërimi. Besimtari, duke kuptuar këtë është në
gjendje dhe i gatshëm që të gjitha ndodhitë në këtë botë t’i pres e t’i
përcjellë me bindje ndaj All-llahut xh.sh., kështu duke e dëshiruar dhe
kërkuar Mëshirën e Tij të pafundme. Në këtë formë besimdrejti e madhëron
Atë edhe duke bërë durim me të cilin hyhet në xhennet.

T’ua hapësh
derën ngjarjeve të cilat All-llahu xh.sh. ka dashur që ty të bien në
qafë do të thotë të pajtohesh me caktimin e Tij, gjë e cila është shumë e
lartësuar në Islam. Për këtë flasin shumë ajete Kur’anore dhe hadithe
të Muhammedit a.s. (Paqja dhe mëshira e All-llahut xh.sh. qoftë mbi të)

Duke ditur
këtë, gjenerata e artë e ka kuptuar shumë mirë se me punën në këtë botë
nuk mund të arrihet as edhe një grimcë e të mirave të xhenetit pos me
Mëshirën e All-llahut; dhe duke ditur se njeriu është gabimtar dhe se
nuk mund t’i shpëtoje zjarrit të xhehenemit pos me Faljen e Tij. Duke
patur parasysh të gjitha këto ata i drejtuan lutjet e tyre te Zoti për
Falje e Mëshirë. Vetëm kështu u bënë ata njerëz të cilët sot e gjithë
bota i merr për referencë, pas Muhammedit a.s.

Edhe
sundimtarët e mëdhenj të cilët ishin shumë të suksesshëm në misionin e
tyre për ngritjen e fjalës (fesë) së All-llahut xh.sh. në çdo vend ku
kishin mundësi, me dëshirë që atë ta zgjerojnë deri në çdo pëllëmbë toke
ku bie drita e diellit. All-llahu xh.sh. u ka ndihmuar atyre në sundim
dhe i ka lartësuar me grada të larta në xhennetet e Tij. Kështu, sepse
sundimtarët e drejtë janë ata të cilët All-llahu xh.sh. njeriun e ka
lënë mëkëmbës në tokë dhe se njeriu nuk do të mund të ishte mëkëmbës
derisa të jetë i padrejtë. All-llahu xh.sh. ata i shpërbleu që në këtë
botë duke i bërë krenarë me atë se janë besimdrejti dhe se kanë marrë
përgjegjësi për ngritjen dhe shpërndarjen e fjalës (fesë) së Tij. I ka
shpërblyer ata duke i lënë afër këshillues të mirë shpirtëror dhe të
udhëheqësisë.

Në këtë jetë
All-llahu xh.sh. nuk i ka bërë të gjithë dijetarë, kështu duke i lënë
një shumicë bukur të madhe praktikant dhe luftëtarë të cilët janë në
gjendje dhe të gatshëm të vdesin në emrin e Tij. Këta praktikant, së
bashku me dijetarët e luftarakët kanë shijuar qetësinë e shpirtit të
tyre në këtë botë në veprën më vlefshme në Islam, namaz. Ata kanë gjetur
qetësinë dhe mirësinë e All-llahut xh.sh. edhe në buzëqeshjen më të
thjeshtë të dhuruar të varfrit dhe të shtypurit. Kur me gjëra kaq të
thjeshta në shikim të parë të fitohet një gjë aq e shtrenjtë vetëm
paramendoni se çfarë shpërblimi, shpëtimi dhe mirësie do të ketë
besimdrejti për vepra më të mëdha, si: xhihadi, marrja e përgjegjësisë,
etj.
Nga të
gjitha këto dhe shumë gjëra tjera të cilat mund të bëhen në këtë botë
vetëm për hir të All-llahut xh.sh. shpirti do të gjejë prehjen dhe
freskinë në amshim kur do të rrethohet me të mirat e Krijuesit.
 
Back
Top