Arfenilla
Themelues i Forumit
Një studim i kryer nga “Midas Italia”, një rrjet siguracionesh automjetesh që është krijuar në SHBA ka hedhur poshtë legjendën urbane që femrat janë më të dobëta në aftësitë për të drejtuar makinën.
Sipas “Midas Italia” shoferet femra janë gjithnjë e më të kujdesshme për mirëmbajtjen, sidomos kur shohim se 23,1 për qind e klientëve të një ofiçine janë gra, një numër ku në rritje të vazhdueshme për pesë vitet e fundit. Madje, ndryshe nga meshkujt, shoferet femra janë më të reja (25-34 vjeç).
Madje përqindja e femrave shofere arrin në 31 për qind, në nivel evropian, ndërsa në 40 për qind numri i blerëseve të një makine të re. Ndërsa në kërkesat për sa i përket problemeve të mirëmbajtjes numri i femrave arrin të shqetësuara për këtë çështje arrin në 58,41 për qind.
“Gratë janë shumë të vëmendshme ndaj sigurisë në të ngarë të makinës, ja përse merren gjithnjë e më shumë drejt për drejtë për mirëmbajtjen e veturës dhe i drejtohen menjëherë mekanikut”, shpjegon Maurizio Bramezza, menaxher marketingu dhe komunikimi për “Midas Italia”.b lajmi