Kush jane lideret e botes

braziljania

Anëtar i Nderuar
President: Barak Obama
Mosha: 47 vjeç
Stili: Xhaz. Së fundi duket paksa i inatosur.
I famshëm për: Të qenit Presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së.
Ka thënë: “Nuk ka një Amerikë të zezë, të bardhë, latine, apo aziatike. Ka vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ose “Po, ne mundemi”.
Miqtë dhe armiqtë në tryezën e G20: Të gjithë duan të shfaqen si miqtë e tij, por aleati më i afërt, të paktën për sa i përket ekonomisë, është pa dyshim Gordon Braun.

Axhenda: Do të donte të arrinte mbështetje për një stimul të koordinuar, por ajo që do të marrë, do të jenë shumë fjalë dhe pak veprim.
Përmasat e stimulit: 5.9% e GDP së vitit 2008.
 
Britania e Madhe

Kryeministër: Gordon Braun
Mosha: 57 vjeç
Stili: Gjakftohtësi skoceze.
Thënia e fundit: “Nuk e ndërmora udhëtimin tim të fundit në disa vende të botës vetëm për t’u dhënë ftesën e takimit homologëve të mi. Kur udhëtoj, shpalos qëndrime dhe debatoj”.

Me kë i hahet muhabeti në tryezën e G20? Ka qëndrim të ngjashëm me Barak Obamën, është në një mendje me Presidentin e Brazilit për tregtinë e lirë. ثshtë shumë i acaruar me Presidentin francez, Sarkozi, dhe Kancelaren gjermane, Merkel, të cilët po u rezistojnë përpjekjeve për hedhjen e më shumë të hollave në ekonomitë e vendeve përkatëse.
Axhenda: Të shpëtojë botën, që të shpëtojë njëherazi edhe karrierën. Nëse gjërat do të funksionojnë disi, edhe ai mund të ketë pak shans për t’u rizgjedhur.
Përmasa e stimulit: 0.7% e GDP-së.
 
Japonia


Kryeministër: Taro Aso
Mosha: 68 vjeç
Stili: Nacionalist
I njohur për: Mbështetjen minimale që ka nga bashkatdhetarët dhe dëshirën për libra komikë.
Ka thënë: “Unë paguaj taksat, ndaj përse duhet të paguaj më shumë para për pleqtë dembelë që hanë, pinë e nuk bëjnë asgjë”.
Miqtë dhe armiqtë në G20: Mik me Shtetet e Bashkuara.
Axhenda: Favorizon shpenzime të mëdha publike. I duhet një performancë mbresëlënëse ndërkombëtare, që të shpëtojë nga humbja në zgjedhjet e fundvitit.
Përmasa e stimulit: 2.2% e GDP-së.
 
Italia


Kryeministër: Silvio Berluskoni
Mosha: 72 vjeç
Stili: Populist, i fryrë dhe shakaxhi, i paparashikueshëm.
I njohur për: Gafat, shakatë pa kripë, përdorimin e medias në politikë, në mbrojtjen e bizneseve të tij, si dhe në shmangien e drejtësisë, që shpesh e ka akuzuar për korrupsion.
Ka thënë: “Në botë nuk ka një të dytë të matet me mua”.
Miqtë dhe armiqtë në tryezën e G20: Do që të bëhet mik me Obamën, edhe pse ka bërë disa herë me të shaka në lidhje me ngjyrën e fytyrës.
Axhenda: Mban presidencën e G8-ës.
Përmasat e stimulit: 0.3% e GDP-së.
 
Holanda


Kryeministër: Jan Peter Balkenende
Mosha: 52 vjeç
Stili: Nuk është aspak karizmatik, ndërkohë që është anëtar i devotshëm i Kishës Calviniste protestante.
I njohur për: Nofkën që i kanë vënë, Harri Poter, për pamjen prej djaloshi dhe syzet e rrumbullakëta.
Ka thënë: “Nuk mund të krahasosh BE-në me SHBA-në. Ne në Evropë kemi një rrjet sigurimi shumë të fuqishëm dhe të shëndetshëm. Nëse njerëzit humbasin punën, ata asistohen. Ndërkohë që Amerika është e zhytur në borxhe”.
Miqtë dhe armiqtë e G20: Shumë i afërt me politikën gjermane.
Axhenda: Kërkon që SHBA-ja të zotohet për një tregti të lirë dhe t’i japë tregje të reja vendit të tij, që bazohet shumë në eksporte.
 
Argjentina


Presidente: Christina Fernandez de Kirchner
Mosha: 56 vjeçe
Stili: Luftarake, i pëlqen luksi dhe veshjet e shtrenjta.
E njohur për: I vjen vërdallë botës, por gjithnjë e më tepër po lë të kuptohet se forca e vërtetë e saj vazhdon të mbetet i shoqi, ish-presidenti i vendit.
Ka thënë: “Unë jam si Evita”.
Miqtë dhe armiqtë në tryezën e G20: Aleati kryesor i saj është Presidenti brazilian, Lula.
Axhenda: ثshtë këmbëngulëse deri në dëshpërim për një reformë të Bankës Botërore dhe të FMN-së.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top