Kush jam, kush mendoj se jam dhe kush do behem

Ju ka ndodh tju kapin mendime te thella gjat nje momenti ku jeni shtri ne divan me nje kemb perpjet?
Ok, fajin ndoshta e kan 4 pakot e patetinave qe sapo hengra.
Ne te vertet egzistenca ime ska qen kurr e delimituar... ka pesuar shum mutacione sa as un vet nuk i kujtoj disa hapa.
Nese pyes cfare mendojne rreth meje marr kto versione pergjigjeje:
A. Jam kokfort dhe arrogante, e pa fe... nje femer qe sdin cfare eshte delikateca. Duhet te kisha lindur mashkull.
B. Jam shum zemer mir dhe preferoj ti bej dem vetes se sa te merzis dike tjeter... duhet te mesoj te mendoj per veten sepse gjith ky altruizem do me coj ne shkatrim dhe kur te plakem do pendohem.
C. Crazy... komplet e cmendur pa kufi. Pa frik... nuk e vras mendjen se cfare mendojne te tjeret dhe se cfare do te thone te nesermen.
D. E pa shpirt... egoiste dhe kam qef te komandoj te tjeret.
E. Shum pozitive, gallat fare.. jam personi i duhur nese je posht me moralin.. jam ne gjendje te te ndryshoj jo vetem diten por edhe jeten.

Si ka mundesi qe te gjitha kto versione ti ndjej te miat?
Boh.
E verteta eshte qe sdi te bie dakord me veten...
Sot mkeni "Lolly clown gati per show" dhe neser mkeni "Lolly sdo qe njeri ti caj b*th3n"...

Ne baz te cfare me kuptojne humorin? Nga gjyrat e veshjes... nje dit komplet roz me bishtaleca dhe te nesermen dark lady gati me kamzhik.

I erdhi rradha pyestjes te fundit: kush do behem.
Do behem nje mix e asajt qe dua dhe asajt qe duan sepse kompromizat ket pun bejn...
Kush do behesha po te isha free nga cdo relacion me cfare do lloj qenie njerezore qe du fort? Dikush qe kam perzemer dhe njeh cepat me te mcefura te trurit tim , me tha qe do merrja nje rrug te erret... aq te erret sa do humbja humanitetin. Prandaj jam ktu... prandaj po ndaj me ju nje pjese te rendsishme te jetes time.
Por dhe thjesht per ti kujtuar vetes pse kam zgjedhur pikerisht ket rrug.
 
Back
Top