Lauri
Anunnak
Në trevat e Librazhdit të sotëm ndodhen disa shpella të banuara, të quajtura shpella eremite, ose shpella kisha, si në fshatrat Koshorisht, Skroskë dhe Urakë, të cilat kanë në muret e tyre shkëmbore piktura murale me tematikë biblike. Në njërën prej këtyre shpellave, dhe pikërisht në atë të fshatit Koshorisht, ndodhet një nga pikturat më të mëdha shpellore në Shqipëri. Piktura e shpellës eremite të Koshorishtit ka disa skena, të cilat mbartin vlera të rëndësishme kulturore dhe historike. Krahas skenave biblike janë pikturuar edhe tetë figura njerëzore, që mendohet se i përkasin familjes së njohur të aristokracisë shqiptare, asaj të Aranitëve.

Para se të flasim për shpellën eremite, për pikturën dhe vlerat e saj, na duhet që të themi dy fjalë për eremitët, kush ishin, çfarë përfaqësonin dhe cila ishte jeta që ata bënin.

Kush ishin eremitët?
Në fillimet e kristianizmit, disa burra dhe gra, të cilët e kishin përcaktuar veten e tyre si ndjekës të Krishtit, praktikonin këshillat ungjillore dhe kishin vendosur t’i kushtoheshin jetës së Krishtit, duke e imituar atë. Ata bërin një jetë vetmitare kushtuar Perëndisë, por secili në mënyrën e vet. Shumë prej tyre, nën frymëzimin e Frymës së Shenjtë, u bë eremitë.
Termi “eremit” (shqip: “vetmitar”) është thënë fillimisht për një murg të krishterë, që jetonte i vetmuar, i ndikuar nga bindjet e tij fetare. Fjala “eremit” vjen nga fjala greke ἐρημίτης (erimitis), që fjalë për fjalë do të thotë “e shkretëtirës”, duke nënkuptuar shkretëtirën, pra një vend të pabanuar, të “vetmuar”. Termi “vetmitar” është përdorur jo vetëm për çdo të krishterë që bënte një jetë të izoluar, por edhe për çdo besimtar të feve të tjera, si, p. sh., të Budizmit, Hinduizmit, Islamit (Sufizmi) etj. Në përdorimin modern bisedor, fjala “vetmitar” tregon për një njeri që jeton larg nga pjesa tjetër e shoqërisë.
Eremitët e krishterë kanë jetuar në vende të izoluara, në shpella natyrore, ose në banesa të vetmuara, që ishin të vendosura në shkretëtirë, në faqe mali, apo në pyll. Ata ishin të fshehur nga sytë e njerëzve dhe bënin një predikimi të heshtur ndaj Zotit, të cilit eremiti i kishte dorëzuar jetën e tij. Me dëshirën e tij eremiti hiqte dorë nga shqetësimet dhe kënaqësitë e kësaj bote. Më të shumtën e herës ata e kalonin kohën me lutje të vetmuar dhe me punë. Eremitët ishin të kërkuar për këshilla shpirtërore dhe për mbrojtje. Disa prej tyre patën shumë dishepuj (pasues). Në Kishën Lindore eremitë bënin një jetë jo vetëm me lutje, por edhe me shërbime ndaj komunitetit të tyre. Eremiti ishte një vetmitar në dispozicion të të gjithë atyre që kishin nevojë për të.

Burime historike, por edhe gjurmë të vendbanimeve të ndryshme në Shqipëri, dëshmojnë se edhe në trojet shqiptare ka pasur një traditë të jetës eremite. Shpellat eremite, apo shpellat kisha, siç i quante populli, janë dëshmi që vërtetojnë se edhe në këto trevat kanë jetuar dhe kanë zhvilluar aktivitetin e tyre fetar eremitët e krishterë.Nuk dihet mirë se kur kanë mbërritur në vendin tonë eremitët e parë të krishterë, por studiuesi Neritan Ceka, në librin e tij “Iirët” (Tiranë 2000), shkruan se disa murgj të persekutuar, gjatë periudhës së sundimit të perandorit bizantin Kostandini V, u vendosën në trevat e shqiptare. “Qëndrimi liberal i kishës së Dyrrahut, – shkruan Ceka, – bëri që të vendoseshin murgjit ikonodule trakas të persekutuar në kohën e perandorit Kostandini V. Ata zgjodhën për të banuar shpellat në Letëm të Librazhdit…, duke lënë edhe gjurmë nderimi për shenjtorët në afresket e pikturuara në faqet e shpellave”(Ceka, 2000). Pikërisht për këtë shpellë eremite të Koshorishtit bën fjalë edhe shkrimi ynë.