Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 17.10.2013 09:30 • Havë Orana, Bota sot

large_article-2463191-18cafc7c00000578-859_636x4431382002314.jpg


Një rrëfim ekskluziv për Adnan Januzajn dhe familjen e tij.

Debati që po bëhet se cilin vend duhet të përfaqësoj Adnan januzaj duket të jetë më civilizues në Angli se sa çdo vend tjetër.

Javën e kaluar një televizion shqiptar kishe diskutuar rreth të riut Januzaj, si njëri ndër më të kërkuarit në futbollin evropian, në një program të quajtur 'Hero apo tradhtar', duke qenë se ai është i fundit që do të vendos nëse do t'i kthej shpinën trashëgimisë dhe familjes së tij, duke përfaqësuar dikënd tjetër.
Në fytyrën e 18 vjeqarit shihet pamja e dy golave të shkëlqyera që shënoi në paraqitjen e tij të tretë për Manchester United.

I lindur në Bruksel, Januzaj një djalë shqiptar-kosovar, prindërit e të cilit ikën për të kaluar krizën ballkanike dhe për t'i shpëtuar varfërisë. Historia e tyre do të tregohet për herë të parë.

ijj5.jpg


article-2463191-18C30A9A00000578-634_634x472.jpg



ijj1.jpg


ijj2.jpg


Por kjo histori nënkupton që Januzaj mund të luaj për Belgjikën, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë ose edhe Anglinë, por deri më tani Januzaj nuk e ka zbuluar preferencën e tij dhe as babin e tij mbrojtës, Abedinin.
Agjenti i Januzajt, Dirk de Vriese, ka thënë se familja e tij nuk do të flasin deri në një kontratë të re me United, edhe pse klubet e tjera më të mëdha të Evropës janë të interesuara nëse kjo kontratë nuk bëhet.

ijj3.jpg


Sipas tij, Kosova është zgjedhja e tij e parë, vetëm se Kosovës nuk i lejohet të luajë në gara ndërkombëtare. Kështu siç është puna, Anglia mbetet alternativa e favorizuar.

Nga të gjithë mësuesit e tij më të hershëm, askush nuk ka një fjalë të keqe për të thënë në lidhje me këtë djalë apo babanë e tij.

'Nuk jemi aspak të kënaqur që kemi humbur një lojtar për 300 mijë euro, një tarifë që ishte vendosur nga FIFA, tani është me vlerë 20 milionë dollarë', ka thënë zëdhënësi i Anderlecht, David Steegen.

'Ai ka lindur në Bruksel, është arsimuar në klubin tonë, ai është një nga ne dhe kjo më bën të zemëruar për atë që po ndodhë. Por ne jemi të lumtur për Adnanin. Ai është një djalë i mirë.

Në Belgjikë ka pasur raport të pa baza se familja Januzaj merr shtesa prej 200 mijë euro dhe paguajnë sigurimin e tyre në një shtëpi në një bllok apartamentesh, në një pjesë të Manchesterit, ku ai jeton me nënën dhe babin e tij.

'Ne e kemi parë edhe më herët se Adnani është një lojtar fantastik', tha Jean-Paul Pira, i cili drejton 14 ekipe rinore në RWDM. 'Ai nuk është një lojtar i madh, por duhet pak punë me të, teknika e tij ishte e jashtëzakonshme. Në një lojë kur ai ishte nën 10 vjeç, e mbaj mend të ketë shënuar 16 ose 17 gola, duke siguruar një fitore prej 22 me 0'.

ijj6.jpg


Pira ka folur gjithashtu për babin e Adnanit. 'Ai është gjithmonë shumë i qetë dhe përkrahës, por ai kurrë nuk i tha atij se ka luajtur mirë, vetëm se mund të bëhet edhe më i mirë'.

Abdel Jaichi është shumë krenar si mësues sportiv i Januzajt në shkollën Athenee Royal De Jette në Koekelberg, për katër vite.

ijj8.jpg


'Adnani ishte ndër lojtarët më të talentuar, por ai ishte shumë bujar', tha Jaichi.
Edhe Sir Alex Ferguson ka folur për Januzajn, duke e quajtur një lojtar fort të ekuilibruar.

ijj10.jpg


ijj11.jpg


Ndërsa Michael Heylen, i cili tashmë është në Courtai tha: 'Januzaj është talenti më i madh që unë kam luajtur ndonjëherë me të.

ijj12.jpg


Ai është aq i shpejtë, që i bën të gjithë kundërshtarët të befasohen me të. Nëse Adnani kishte luajtur keq në ndonjë ndeshje, ai qante. Por unë mendoj se babi i tij e dinte mirë se çfarë po bënte ai. Ai e mësoi djalin e tij të jetë i tillë dhe të zhvillohet aq mirë’.

Për të kuptuar Abedin Januzajn ju duhet të dini historinë e tij dhe se si familja Januzaj ishte ballafaquar me luftën e dhunshme në Kosovë.

Derisa Abedini u largua nga Kosova, familja e tij e ngushtë mori armët për t'i sjellë vendit pavarësinë kundër serbëve.

ijj13.jpg


Por lidhja e tyre mbetet ende e fortë me të afërmit e tij, ky ylli futbollist foli me dashuri për qytetin e Istogut, atje ku jeton pjesa tjetër e familjes së tij, nën malet që e ndajnë Kosovën nga Serbia dhe Mali i Zi.

Për çdo verë disa të rinj nga fshati Januzaj, sipas familjes Januzaj, punojnë në një fermë të rrethuar nga fushat e misrit. Në këto pjesë Januzaj mund të luajë futboll me xhaxhallarët dhe kushërinjtë e tij. Por të afërmit e tij kujtojnë luftën e fundit, ku sipas tyre, Kosova ishte e shkatërruar nga lufta.

article-2463191-18C1809600000578-981_634x418.jpg


ijj14.jpg


ijj15.jpg


Më i madhi nga gjashtë fëmijët Abedini, duhej të siguronte familjen, pasi babi i tij Idrizi punëtor në një fabrikë tekstili, ishte i sëmurë nga kanceri. I ballafaquar me këtë, Abedini u detyrua të ikë në Belgjikë në vitin 1992./Bota Sot

ijj16.jpg
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Cdo dit po lind nga ni yll i ri shqiptar..Sukses
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Nese nuk luan per kombetaren do te jete yll i mahalles se vet,,,
Baben e kish njefare lope merriti çizmja e shqiptarit te Kosoves te kritikoj nje trajner si Marc Wilmots te Belgjikes,Mark Wilmots i ka thene ketij tipit nese je aq i mire edhe nese luan standarte te Manchesteri do e mendoj nese jo nuk me nevojitesh....I ka djeg babes se tij se ka mendu se kombetarja belge eshte si kombetarja e shqiperise te pranoj ne cast tipat qe vetemburren /
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Nese nuk luan per kombetaren do te jete yll i mahalles se vet,,,
Baben e kish njefare lope merriti çizmja e shqiptarit te Kosoves te kritikoj nje trajner si Marc Wilmots te Belgjikes,Mark Wilmots i ka thene ketij tipit nese je aq i mire edhe nese luan standarte te Manchesteri do e mendoj nese jo nuk me nevojitesh....I ka djeg babes se tij se ka mendu se kombetarja belge eshte si kombetarja e shqiperise te pranoj ne cast tipat qe vetemburren /
ca eshte ky fjalor mo!! cdo njeri ka te drejten e fjales .. na mbyte ti me ket fjalor .lopa, kali, pela vetem pse ty nuk te pelqejn ..
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Po jo fshatari nga Kosova te mesoj super trajnerin edhe lojtarin Marc Wilmots eshte mesuar ky idioti te sjellet si i menqur me Federaten Shqiptare te Futbollit e WILMOTS i tregoj vendin se une nuk marr lojtare qe luajne 10 min gjith kampionatin....
Te kishte nje grime miresjellje sa te priste njerezit e Federates shqiptare po qe do ta respektoja kete ndyresiren qe mendon se e ka djalin superstar do shifemm kur do te digjet me shpejt se mendon ai vet.....
Nese lun me naj kombetare shpresoj qe ndonje mbrojtes i cmendur ta thyej ne dysh kete zog pule.
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Shqipëria i mbylli vet dyert për Adnanin – thotë babai

shqip-euml-ria-i-mbylli-vet-dyert-p-euml-r-adnanin-ndash-thot-euml-babai_hd.jpg


Babai i super mesfushorit shqiptar, Adnan Januzaj, ka qartësuar pozicionin e tij dhe të birit të tij sa i përket çështjes së shumë përfolur se për cilën kombëtare lojtari i Manchester United do të luajë në të ardhmen.

Babai i Adnanit, Abedini, në një intervistë për emisionin Interaktiv në KTV ka folur për fillimin e karrierës dhe debutimin e ëndrrave të djalit të tij, duke shprehur kënaqësinë e madhe, por gjithnjë duke mbetur shumë modest.

“Sir Alex Ferguson ka shfaqur interesim i pari për djalin, por djali i ka treguar edhe atij që unë kam ardhur në Manchestrer United vetëm me një synim – punën në teren. Ai i ka dhënë shumë rëndësi Adnanit që të punoj jashtëzakonisht mirë me të, sepse ka diçka më tepër ndoshta se sa lojtarët tjerë dhe Adnani e ka treguar se ai është i gatshëm të punoj për ta”.

“Golat ndaj Sunderlandit? Isha në stadium me vëllain që jeton në Belgjikë, sepse ai është shumë i rëndësishëm për Adnanin, sepse ka qenë shumë pranë tij në çdo moment dhe ai më ka ndihmuar shumë për Adnanin, sidomos kur ishte në Anderlecht. Ai e dërgonte çdo stërvitje, kështu që ai është shumë i lidhur me djalin”.

“Shumica më kanë pyetur se si u ndjeva pas golit të parë dhe unë jam prindi i tij e në këtë fushë punoj tash e sa kohë. Isha i kënaqur që ai shënoi golat, por nuk është kjo e fundit, ka shumë punë për t’u bërë. Tani kemi hyrë në atë fazën për të arritur në nivelin e lartë. Isha i kënaqur, sidomos kur publiku filloi të këndojë emrin e tij, aty isha i emocionuar. Por, jam i përgatitur për çdo rast, si baba i tij. Kur përfundoi ndeshja, isha i kënaqur që klubi mori tri pikët dhe Adnani që bëri diferencën”.

“Pas ndeshjes vetëm një telefonatë ja bëra, por nuk më dha shenja të entuziazmit. Në këtë pikë është shumë i kujdesshëm sa që ndoshta këtu edhe mediat angleze kanë bërë disa krahasime se si është e mundur që një djalosh 18 vjeçar të mos festojë furishëm pas dy golave fantastikë. Ai e bëri më të thjeshtë. Kjo i bën të kuptojnë të gjithë se ai është lojtar jashtëzakonisht i disiplinuar”.

“Adnani nuk e preferon median, ai është larg medias. Ai është i koncentruar vetëm në fushën e gjelbërt dhe asgjë tjetër. Dhe, nëse e sheh një lojtar posa të hapësh faqen e internetit, kjo nuk do të thotë për të ndonjë gjë e jashtëzakonshme”.

“Negociatat për rinovimin e tij kanë filluar para pesë-gjashtë muajsh, por nuk jemi në fazë përfundimtare, sepse ka shumë parametra, por mendoj se çdo gjë po shkon si duhet. Ai ka gjasa të qëndrojë te Manchester United. Për vite nuk do të flas, sepse ende nuk kemi nënshkruar. Edhe pse ka pasur interesim për të nga skuadrat tjera, pasi kontrata i skadon në verën tjetër, ai do të mbesë këtu. Janë disa top klube evropiane, që nuk dua t’i zbuloj se cilat janë”.


--------------------------------------------------------------------------------

Babai i Adnanit foli edhe për çështjen e kombëtares shqiptare dhe fushatën e madhe në internet. Ai ka kritikuar ashpër Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke thënë se ata kurrë nuk e kanë kontaktuar dhe se ata kanë gënjyer opinionin se kinse e kanë ftuar djalin e tij.

Ai madje kritikoi edhe mendimet se ai mund të luajë për Serbinë, apo Kroacinë, teksa konfirmoi se dëshira e tij është që ai të luajë për Kosovën.

“Shiko, për këtë do të publikoj diçka në ditët e ardhshme, por një herë, sidomos kohëve të fundit është folur shumë në mediat shqiptare. Dua të konfirmoj se Adnan Januzaj nuk ka Facebook, e as unë nuk merrem me të. Sepse ka disa informacione se ai po shkruan dhe unë i them të gjithëve se Adnani nuk ka Facebook. Disa persona të pa autorizuar të cilët merren me emrin e tij, shumë shpejt do t’i gjej se pse po përzihen në fushatën ‘Thuaj po Shqipërisë”.

“Dua të sqaroj çështjen e kombëtares në pika të shkurtra. Unë deri më tani nuk kam pasur asnjë thirrje nga ana e FSHF-së, që së paku të bisedojmë për Adnan Januzajn. Këtë opinioni shqiptar duhet ta dijë qart, këtu po flet babai i tij dhe menaxheri i tij për disa çështje që unë i kontrolloj. FSHF nuk na ka thirrur asnjëherë. FSHF ka bërë vetëm dezinformata që ne kemi kontaktuar me Januzajn, por vëllezërit më kanë thënë se kryetari i FSHF-së kishte thënë se para tet muajve ka folur me Adnan Januzajn që është gënjeshtër dhe e pavërtetë. Para dy netëve, më kanë thënë se është bërë një emision në televizionin Klan dhe më thanë se duhesha ta shikoj patjetër këtë emision dhe të shikoja se çfarë flitet”.

“Dua t’i them FSHF-së, se Adnan Januzaj nuk e ka refuzuar askënd. Thonë se telefonin nuk e kemi çuar. Por, është Manchester United ku mund të gjesh kontakt. Klubi më tha se një zyre e ministrisë së Shqipërisë ka tentuar të flasë me Adnanin, por atë askush nuk mund ta bëj sepse Adnanin nuk merret me këtë punë, kështu që ata ia kanë mbyllur dyert vetes. Madje as fushatën “Thuaj Po” nuk e kam parë, sepse ne nuk kemi Facebook. Ai (Armando Duka, FSHF) tha se nëse e ndjen veten Januzaj le të luajë edhe për Serbinë. Kjo nuk të lë hapësirë që ti t’i japësh një rast ekipit kombëtar të Shqipërisë”.

“Ata ia kanë mbyllur dyert vetes. Te unë duhet të vijnë njerëzit të flasin që janë vetëm njerëz të përgatitur profesionalisht dhe korrekt. Asnjë mënyrë tjetër e asnjë njeri tjetër. Nuk do të negocioj me asnjë tjetër. Nuk e njoh Dukën gjërësisht, por flas në bazë të asaj se si FSHF ka reaguar në mënyrë totalisht të paautorizuar dhe jo profesionale. A janë gjasat minimale për të luajtur për Shqipërinë? Nuk dua t’ia mbylli dyert kombëtares shqiptare totalisht. Në këtë emision kam konstatuar se një deputet nga Kosova (Berat Buzhala), kishte thënë se Adnani ka shkuar nga Kroacia dhe ka dokumente kroate. Unë nga Kroacia kam shkuar në pushim, sepse unë në Belgjikë kam kaluar në mënyrë nromale me pasaportë kështu që edhe atje jam martuar. Të shoqen e kam shqiptare edhe ajo nga Istogu dhe nuk e di se si mund të qarkullojnë zëra se e ka të shoqen nga Kroacia ose Januzaj ka dokumente kroate. Ato janë gënjeshtra. Ne jemi nga Istogu”.

“Nuk ia mbylli dyert asnjë kombëtareje, e posaqërisht ekipit shqiptar, sepse ne jemi shqiptarë, por derën e kanë mbyllur vet, sepse kanë bërë dezinformata totalisht të çmendura. Ai (Armando Duka, FSHF) thotë se në moshën 13 vjeçare kemi thirrur Januzajn...kjo është çmenduri. Këta njerëz që punojnë në FSHF nuk kanë shanca që të negociojnë me mua. Te unë duhet të vijnë njerëz profesional, që punojnë për t’i thirrur talentët shqiptarë në mënyrë sportive dhe jo në mënyra ‘e çoj atë, e çoj këtë’. Këto janë gjëra që totalisht nuk kanë efekt te unë”.

“Kanë provuar edhe përmes Lorik Canës. Unë e respektoj atë lojtar, ka bërë karrierë të jashtëzakonshme, por nuk ka influencë ai njeri te unë, që unë ta çoj djalin të luajë për Shqipërinë. Jo ai, por askush. Vetëm njerëz që janë profesional, që punojën ashtu si duhet, mund të vijnë dhe të ulen në tavolinë me mua”.

“Ai nuk do të luajë as për Belgjikën një herë për një herë, sepse do të mundohet të bëjë mirë në klub. Ka pasur tentativa nga trajneri i Belgjikës që ta marr për Kroacinë tani që të laujë, por nuk ka mundur ta marrë leht. Sepse duhet të flitet në mënyrë sportive. Nuk shantazhoj asnjë ekip kombëtar, unë nuk kam çfarë të shantazhoj. Ata po vijnë te unë. Unë i them trajnerit të Belgjikës se unë nuk kam pse ta shantazhoj atë për Januzajn, sepse ai vjen te unë. Kam njerëz menaxhera që punojnë për të, menaxhera jo shqiptar, belg, dhe ata e kanë terenin e vet të punës”.

“Anglia? Roy Hodgson ka thënë se po e përcjell lojtarin dhe në qoftë se ka mundësi juridike, atëherë ai do ta bëj kërkesën që eventualisht të bëjmë diçka për të. Por, ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Unë për momentin jam i fokusuar vetëm te klubi i Manchester United”.

“Unë dua që Adnani të luajë për Kosovën, por siotuata politikme për Kosovën është më delikate sepse FIFA nuk e ka pranuar vendin tonë. Por, këto janë çështje që do t’i shikojmë më vonë. Nuk dua të përjashtohet ajo mundësi, që Adnani të bëhet edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, por këto janë çështje delikate. Nuk e di se si njerëzit thonë se ai mund të luajë për Serbinë, kur nuk ka kurrfarë mundësie. Turqia, Kroacia dhe Serbia janë të përjashtuar prej kësaj gare”.

“Unë e përshëndes popullin shqiptar që e ka përkrahur Adnan Januzajn dhe i falënderoj të gjithë. Edhe Adnani i falënderon të gjithë. Populli duhet të dijë se njerëzit të cilët janë profesional kanë vend që të vijnë e të flasin me mua. Jo njerëz që bëjnë dezinformata dhe gënjeshtra. Me ata nuk do të komunikoj”, ka deklaruar Abedin Januzaj për Intearktiv.

Kështu, përfundimisht i mbyllen dyert Serbisë, Turqisë e Kroacisë, teksa Shqipëria duhet të angazhojë njerëz shumë profesionalë dhe me përvojë në skautimin e lojtarëve, pasi që si duket se dëmi që ka bërë FSHF në krye me Armando Dukën është vështirë i riparueshëm.

Si do që të jetë, me rëndësi është që Adnani po vazhdon të jetë në formë dhe me mendjen që të luajë ose për Shqipërinë ose për Kosovën.


/Telegrafi/
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Adnani: Dua të bëhem më i miri në botë

adnani-dua-t-euml-b-euml-hem-m-euml-i-miri-n-euml-bot-euml_hd.jpg


Mesfushori shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj, ka deklaruar se ai dëshiron që të bëhet një ditë futbollisti më i mirë në botë.
Në intervistën për emisionin Intearktiv në KTV, Adnani foli për karrierën e tij, debutimin e ëndrrave te Manchester United.

Ai nuk la pa folur as për atë se për cilën kombëtare do të luajë.

“Debutimi ishte shumë i mirë. Prej fillimit kam dashur të luaj për Manchester Unitedin dhe kam pasur rastin për të luajtur dhe i kam dhënë dy gola për familjen dhe tifozët”.

“Si kanë reaguar trajneri dhe lojtarët? Shumë mirë të gjithë lojtarët kanë festuar, për mua ka qenë shumë mirë dhe kam qenë i gëzuar sepse i kam dhënë dy gola”.

“Sezoni pres që të jetë i mirë, kam ardhur këtu për të luajtur dhe tani do të jap maksimumin. Natyrisht, për t’u bërë lojtari më i mirë në botë”, theksoi Adnani.

Ai shtoi se golin e parë për Manchester United, e ka dedikuar për njerëzit në Kosovë, të cilët ai i ka falënderuar për përkrahjen.

“Falënderoj të gjithë njerëzit në Kosovë. Faleminderit shumë. Goli është për ata”, tha Januzaj.

I pyetur për se për cilën kombëtare do të luajë, Januzaj e konfirmoi se vendimi i mbetet në dorë babait të tij.

“Vendimi është i babait tim. Atë e kam mbrapa, kështu që...”, përfundoi 18 vjeçari.

Kjo është intervista e parë e Adnan Januzajt për ndonjë medium shqiptar, apo botëror. /Telegrafi/


Fotografia: Eurosport
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Edhe une dua te udheheq sherbimin amerikan te intelegjences ka prralla kjo kokekaqja Jonuzaj baba i vet po i duket ky maçorri Messi a Neymar ose Ronaldo lojtar mesatar koha ka me tregu sa vlen ky une mendoj se ky tip ka me deshtu ma shpejt se sa murr fame....
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Xhebro, kjo deklarate jotja po me duket sikur nuk po te pelqen qe nje shqiptar po arrin suksese qe do te duhej te ia kishim lakmi? Ne vend se ti gezohemi suksesit te cdo shqiptari kudo ne bote, sepse ata jane ambasadoret tane, shume me shume se sa ambasadoret politik...
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Po mire tani e kan kap me kte jusitifikimin ''qe nuk po i bejne ftese zyrtarisht '' e ku di un ca budalliqe...ktu jan cu i madh e i vogel tu ju lut ktij ky i ati thot smkan bo ftes...clidhje ka tani po ta ndjeu me lujt per shqiperine thuaj po edhe pik. jo me kshu justifikimesh idjote jo smkan then jo duka jo vl
Pastaj po sdo thuaj du me lujt me kombetare tjeter m , un per vete si vej fare faj ..ka mundsine t behet super yll i futbollit pse tvij te kjo kombetarja jone cop cop ;p
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Mua me behet zemra mal kur degjoj e shoh qe ka shqiptare te suksesshem...
Kush te doje le te thote, por edhe une sikur te isha ne vendin e tij ose Shaqirit te njejten do e veproja, fundi fundit ne cfardolloj ekipe qe te luaj ai perseri eshte dhe ngelet SHQIPTAR...

Ju lumte cunave e pacin suksese te medha!
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Shum mire e paska spjegu baba i Adnanit ! kjo federat keta udh'heqesa te federates shqiptare shum talenta na kan hup ! te njejten gje e kan ba edhe me shaqirin , xhaken etj !
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Edhe une dua te udheheq sherbimin amerikan te intelegjences ka prralla kjo kokekaqja Jonuzaj baba i vet po i duket ky maçorri Messi a Neymar ose Ronaldo lojtar mesatar koha ka me tregu sa vlen ky une mendoj se ky tip ka me deshtu ma shpejt se sa murr fame....

xhebrail ne aspektin sportiv sje kerkah ! ne aspektin nacional spo bohesh realist ! e para e paska permend Messin ! , kallzom ti mu qfar mundi ka bo barcellona per Messin kur u kon veq 12-13 vjeqar ? a ka pagu shuma te mdhaja te pareve per sherimin e tij ! veq pse u kon talent djali.. amo talent u kon amo se ka dit kerkush qe ka mu bo ma i miri ne bot tash tan kan mujt me mendu qe me shku lekt dom ! plus qe ai ka pas ni smuj qe 80 % ka mujt me deshtu amo shkun paret nvend u bo ma i miri nbot sot vlen miliona euro si lojtar.. te njejten send e ka edhe Adnani kejt bota sportive po flet per to se osht ka tregon talent shum te madh si i ri ! nuk osht let si 16 vjeqar me kalu ne man.utd e si 18 vjeqar me u fut ne ekipin e par e me shenu gola si mesfushor ! para lojtareve sulmus si Van Persie e Rooney ! e federata shqiptare e korruptume spo bon send per to ! pse thash ne aspektin sportiv sje kerkah ! sepse ta permenda Messin qe barca ka bo shum per to ! kurse ne aspektin nacional jo real sepse po del kunder shqiptareve lojtarve e adnanit nket rast e nifar mnyre po del krah kriminelit armand duka.
Baba i adnanit tregoj shum mir ! krimin e dukes.
Tan e dim qka ka bo kombtaria trainerat populli edhe mediat ne bote per neymarin sa u kon 15-16 vjeqar ! kejt ne perkrahje te tina , na dalum bojm dallavere e i shajm talentat ton.
Osht ni lojtar tash u avullu dikah ! u kon te trit e Interit Fabio Hoxha sulmus ka lu , u kon prei ma te mirve te trit e Interit ka shenu shum golla besoj qe ke ni per to ! ku mbet ? se di amo e di qe kombtaria ka bo shum pak per to sa e ka mbajt bogdanin ne at koh kur ai shkelqejke u duft me ftu tek u21 apo te ekipi i pare i kombtares po kurgjo sbonen per to e tash i ka hup edhe vullneti lojtarit.. e shum e shum talenta tjere jon tu i hup kombtaria jon me kriminel si duka. e kshtu qe mendoj vllau jem qe po bohesh i pa drejt..
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Ado....
Shqiperia eshte vend i varfer e para e dyta per karriere zakonisht merren klubet,e permenda MESSIN qa ka bo Barcelona veq me fal me kond po lun MESSI me Argjentinen apo Spanjen ...
Nuk mundesh me ftu njerez qe nuk don me lu ,karriera ado zhvillohet ne klube ngriten lojtarte ne Kombetare luhet per nder edhe per flamur kur dojme me marr vesh kete..
Gareth Bale ,Didier Drogba,Rtan Gigs ,george Weah shtet liberian fitues i topit te arte ka pas mundesi me lu per francen ka refuzu ka thone du me lujt me ju jep shprese atyne fmive qe skan buke me honger ne liberi...
Te garantoj se per 5-6 muaj ka me kon karte e djegme ky tipi keta i lan fajin dukes per gjitheqka baba i Granit Xhakes thojke mka lyp pare me i marr djemte ne Kombetare tash po vjen taulanti me lujt me kombetare te shqiperise mbasi ja shoi shpresat zvicra se nuk e merr.....
Duka eshte fajtor per infrastrukturen per kampionatin ne shqiperi se nuk nxjerr talenta se per njerezit ne diaspore qe mundohen me zor me u bo te huaj ska faj duka....
Gareth Bale me i thon luaj per Anglin ndjehet i ofenduar e ketyre tonve mezi spresin me thon po luj me kombetare te huaj....
Me kombetaren luhen 6 loje ne vit me klub arrihet karriera ,nese dikush ndjehet shqiptar vjen nderon kombetaren e vet edhe kombin e nuk pret lutje.
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Ja pra si mendon fifa angleze per shqiptarin.

Manchester United winger Adnan Januzaj is set to pledge his international future to England.

The 18-year-old, who was born in Belgium, has family links to four other countries, including Albania, Serbia, Croatia and Kosovo.

But in a sensational move that is set to delight the FA, Januzaj has reportedly told his friends that he will take advantage of FIFA’s residency rule to play for England.

Under the ruling, a player can elect to play for a country outside of his birth country if he is living in that country for five or more years.
ad118302740england-coach-ro.jpg


Januzaj would meet that criteria in the next 18 months and it’s thought he is ready to apply for British citizenship to help secure the deal.

England manager Roy Hodgson confirmed a fortnight ago that the FA were looking into the legality of selecting Januzaj – who is considered one of the best young players in the world.

The idea courted controversy among current England players, with Jack Wilshere saying Januzaj would not be welcome playing for the Three Lions, while Arsenal manager Arsene Wenger warned it could create a new trend of ‘signing players’ at international level.

Januzaj is yet to speak about his future but his father revealed on Tuesday that his son had snubbed a call from Belgium and was unhappy with their treatment.
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Well the only realistic choices are England or Belgium as they actually qualify for the Euros / World cup.. And he's not from either of those places, whether he was born there or not is irrelevant.. So why choose Albania who he'd never get to go to a tournament best of him ..
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

@xhebrail gabim je! Askush nuk e di se cfare fshihet pas, nga e di ti qe kombetarja i ka ftuar me te vertet apo jo??

Do te tregoj nje rast, ka ndodhur kete vit... Nje shoku i ngusht i vellaut tim luan mrekullueshem futboll te U19 ne Zvicer (nuk jam e sigurt se ne cfare qyteti), kombetarja i premtoi se do e marre te luaj per to, cdo dite i telefononin, djali e nderroi nenshtetesine, e morri pasaporten shqiptare... dhe pastaj asgje, u zhduken, prisnin qe ky t'i lus qe ta marrin te luaj, jam e sigurt se i kane kerkuar dhe nje shume te hollash. Prandaj mos i fajeso lojtaret, askush nuk e di se si eshte realiteti!!
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Pajtohem plotesisht me Sweetie...bravo...keshtu duhet te flasim per djelmoshat dhe vashat tona
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

He de se krejt shqiptarte se shkojne ushtrojne ne perendim ju doket vetja stara hahahha ej man ushtroj ne zvicer haahah sta ndalon kerkush me ushtru me dikond edhe une kam lujt per kampionin e Kosoves 4 vjet e sme ftoi kerkush ....
11lojtar munden me lujt e zakonisht lujne ma te miret me pa kon se o talent tkishin qorrru mediat me te ,veq shqiptarte presin lutje me lujt me kombetaren me u pergjeru kombetarja per ta....
I porosis zoternijet e baushtellave koha e tyre po perendon edhe pak dite skem me pas nevoj me lut kerkond kan me bo lutje ata me ju jep mundesia me lujt per kombetaree....
Se shqiptari me kon pastrus ne Zvicer me fjale te shitet KIRURG barem me krenari e mban flamurin ne BURG e kur vjen puna me bo diqka per ate flamur mundohet te flliqe te gjithe shqiptaret ...
Jonuzaj dukej djalosh i mbare baba i tij psikopat qe bike ne kontradita me fjale te veta jo o kon Cana jo so kon paska pa dasht me ja qu Bujar Nishanin.....
Nese do me pa qfare burrnije ka shqiptari jepi pak pushtet ose te kete pak mundesi e kallzon ftyren e vertet menjehere...
6 Ndeshje Luhen ne Kombetare ,Kombetarja so akademi e futbollisteve po aty mblidhen burrat qe kan nder .

Jonuzaj merr msim prej Gareth Bale e Ryan Gigs e atehere shitju Bole shqiptareve se kush kapet me tarak i han brinat.
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Pash interviste e babit te Adriant, aspak nuk me pelqeu menyre se si u shpreh per kombetaren.Ky zotriu thot se kam ndegju fjal se kan then keshtu, kan then keshtu per Adnanin ose me shkurt kam ndegju nga vllezrit..keshtu shprehet ky...Pra pse nuk lejon te flet njher hapur me tranjerin e kombetares pastaj te vendos.Nese e don shqiperin siq thot duhet te deshmoj, por si e pash un ky e don lekun me shum e kuptohet shuma e madhe e lekve nuk eshte ne vendet tona . ..mezi i lidhte dy fjal e thoshte; duhet te jen njerz kompetent te flasin me mu boooooo!!..........:vape:
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Pash interviste e babit te Adriant, aspak nuk me pelqeu menyre se si u shpreh per kombetaren.Ky zotriu thot se kam ndegju fjal se kan then keshtu, kan then keshtu per Adnanin ose me shkurt kam ndegju nga vllezrit..keshtu shprehet ky...Pra pse nuk lejon te flet njher hapur me tranjerin e kombetares pastaj te vendos.Nese e don shqiperin siq thot duhet te deshmoj, por si e pash un ky e don lekun me shum e kuptohet shuma e madhe e lekve nuk eshte ne vendet tona . ..mezi i lidhte dy fjal e thoshte; duhet te jen njerz kompetent te flasin me mu boooooo!!..........:vape:


Palaco ky tipi qe don me ndejt ne tituj te gazetave e portaleve ne shpinde te kombetares shqiptare menaxher i zoti mezi lidhte dy fjale harroj qe shqiptarte egzistojne edhe pa nje JONUZAJ....
Messi u rrit ne argjentin ndersa Barcelona shpenzoj me miliona per ta krijuar si lojtar jo kombetarja po ai luan per Argjentinen .......

Veq 1 Zot Veq 1 Shqypni
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Zyrtare: Januzaj rinovon me United

zyrtare-januzaj-rinovon-me-united_hd.jpg


Manchester United ka konfirmuar se mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, ka rinovuar kontratën e tij me klubin nga Old Trafford.

18 vjeçarit i skadonte kontrata verën e ardhshme, por pas dy-golëshit ndaj Sunderlandit u rritën edhe ofertat për të nga mbarë kontinenti dhe tani Djajtë e Kuq kanë reaguar, duke e lidhur shqiptarin me klubin aktual.

Manchester United ka mësuar nga largimi i Pogbas dhe nuk ka dashur që e njëjta të ndodhë me Adnanin, i cili u shpreh tejet i ngazëllyer.

“ثshtë e mrekullueshme që jam në gjendje të nënshkruaj për Manchester Unitedin. Që prej ardhjes këtu, gjithmonë kam ndjerë se ky është klubi i duhur për mua

adnan%20januzaj%20nenshkrimi.jpg


“Ky sezon ka qenë i mrekullueshëm për mua, që prej turneve parasezonalë, debutimit në Superkupë dhe më pas edhe ndaj Sunderlandit – është sikurse një ëndërr”.

“Unë dua që të punoj shumë për t’u bërë një prej lojtarëve kryesorë të Manchester United”, ka deklaruar Adnani për faqen zyrtare të Manchester United.

Moyes shtoi: “Ai është një talent i jashtëzakonshëm, që ka aftësi të pabesueshme për të kaluar lojtarët, kur flasim për moshën që ka. Ne jemi të kënaqur shumë që ai ka arritur të shohë se Manchester United është klub me traditë për kultivimin e talentëve të rinj dhe se ky është klubi i duhur për të”.

Adnani kështu do të qëndrojë në Old Trafford deri në vitin 2018, pa u konfirmuar detajet financiare.

Ditë më parë ishte babai i Adnanit, Abedini, ai që konfirmoi për KTV-në se shumë klube evropiane e kërkojnë djalin e tij dhe reagimi i Manchester United pas kësaj interviste ka qenë i menjëhershëm. /Telegrafi/
Fotografia: Eurosport



[img
 
Titulli: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Per sa pare rinovoj a po dihet se per nje send jam i sigurt manchester united ska me pa titull edhe 20 vjet .
 
Pe: Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj?

Lojtari mire se ve ne dyshim do ishte mire per kombetaren e shqiperise. Por ma do menja zor se zgjeth shqiperine kur federata shqiptare as sqenka interesuar per kete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top