Kush është i pasuri dhe kush është i varfëri ?!

MasteR

I'm offline
burr-i-pasur-grua-e-varfer-150x150.jpg


Një ditë, një burrë i pasur vendosi ta merrte me vete djalin e tij në një ferme ku jetonin të varfërit, që të shikonte se si jetonin njerëzit atje. Kaluan me dite te tera ne nje familje shume te varfer. Mbasi u kthyen ne shtepine e tyre, i ati e pyet djalin, nese i kishte pelqyer udhetimi… dhe a e kishte pare se si jetonin te varferit?

I biri iu përgjigj se udhëtimi për atje, kishte qenë perfekt.

Babai e pyeti: -Me thuaj çfarë mësove nga ky udhëtim?

Djali iu pergjigj: -Mesova qe ne (te pasurit) kemi nje pus ne shtepi ata (te varferit) kane nje liqen qe s’ka fund. Ne kemi blere kandila qe te na ndriçojne oborrin, ata kane yjet ne qiell. Oborri jone mbaron tek dera e shtepise, oborri i tyre nuk ka fund. Ne kemi nje vend te vogel qe jetojme, ata kane vende pa hesap. Ne kemi sherbetore qe na sherbejne, ata i sherbejne njeri tjetrit. Ne i blejme ushqimet, ata hane çfare mbjellin. Ne kemi mure te larta qe na mbrojne, ata kanë për mur shoqërine dhe mbrojnë njëri tjetrin. Babai qëndronte i heshtur… ndërsa degjonte të birin që me zell po tregonte… dhe në fund djali i tha të atit: Falëminderit babai im, që më bëre të shoh që të varfërit jemi ne, të cilët se falënderojmë Allahun aq sa duhet, për të mirat qe na ka dhënë.
A nuk e gjen edhe ti veten ne kete histori te kendshme… e cila te ben te ndihesh i kenaqur, me çfare te ka dhene Allahu dhe ta falenderosh ate, e jo te stresohesh per ate gje, qe ti nuk e ke dhe te tjeret e kane. Njihja nimetin (te miren), çdo gjeje qe zoteron. Dhe dije se çdo nimet qe e posedon, prej Allahut e ke. Dhe vetem Allahu eshte Ai qe meriton adhurim dhe falenderim.
 
Back
Top