Kush është "Al Kaponja" i drogës në اikago?

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Kapoja i drogës në اikago është meksikani Joaquin Guzman, tregtari më i madh jo vetëm i drogës, por edhe i armëve dhe i akuzuar për një numër të madh vrasjesh, i njohur ndryshe dhe si “El Chapo”.

Edhe pse “El Chapo” do të thotë shkurtabiq në zhargonin meksikanë, kjo nuk e pengonte aspak që Guzman të mbante titullin e kriminelit dhe kryemafiozit më të rrezikshëm horr në اikago

Kështu, Joaquim Guzman merr titullin shumë të “madh”, titull i cili nuk i është akorduar asnjë krimineli tjetër që nga viti 1930, kur Al Kapone mbizotëronte në qytet periudhën e ndalimit.

“El Chapo”, ose shkurtabiqi, siç ishte dhe nofka e tij në ciklet mafioze, drejtonte kartelin më të madh të drogës të “Sinaloa” dhe akuzohet se “përdorte qytetin اikagos si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme”, nënvizon komisioni i departamentit të luftës së krimit të organizuar në اikago.

Sipas komisionit të departamentit të luftës ndaj krimit të organizuar në اikago, që është krijuar në 1919-ën, Joaquim Guzman kalonte të paktën 1500 – 2000 kg heroinë në muaj nëpërmjet اikagos dhe akuzohet se “merrte pjesë në rrjetin më të madh të trafikimit të drogës, së bashku me 35 të akuzuar të tjerë”.

Ishte po i njëjti komision i cili i kishte dhënë “titullin” Al Kapones, por që prej asaj kohe nuk ishte shfaqur ndonjë “figurë” i dimensioneve dhe përmasave të tilla që mund të meritonte këtë titull, madje komisioni pohon se Guzman është fajtor edhe për një sërë krimesh edhe më të rënda se ato të kryera nga Al Kapone.

/Shekulli Online/ E.L/
 
Back
Top