Kush e “vrau” Ilir Metën?

Malsi

Anëtar i Nderuar
Po bëhen dy ditë që nga korridoret e LSI-së po sponsorizohet një pandehmë sikur Edi Rama dhe krerët e lartë socialistë i kanë prerë në besë aleatët e tyre. Duke krahasuar rezultatin e mirë në votën për këshillat bashkiake me dështimet e turpshme të kandidatëve në disa prej epiqendrave të betejave të saj (Lezhë, Vorë, Kukës, Pogradec, Mallakastër) LSI i është futur kërkimit të një kali Troje. Flitet për sms sekrete, për urdhëra okultë që i kanë penguar socialistët të votojnë për aleatët e tyre.
A është e vërtetë?
Për këtë marrëdhënie të ndërlikuar mes dy vëllezërve armiq të së majtës, vështirë se dikush mund të vërë bast. Ai nuk është as një pakt programor, as një raport luajal. Eshtë një marrëdhënie ku gjithkush mund t’ia fusë gjithkujt. Por duke mos pasur fakte të kësaj “mungese besnikërie” për të analizuar këtë dilemë, ia vlen më mirë t'u hedhësh një sy të shpejtë episodeve të së shkuarës. Ato përmblidhen të gjitha në një pyetje: A ka të drejtë Ilir Meta të shohë armikun pas dere dhe të çuditet se aty- këtu socialistët nuk e paskan votuar?
Në fakt normalja do të qe të ndodhte pikërisht kështu. Sepse një socialist që e ka dëgjuar Ilir Metën në fushatën e vitit 2009 të kërkonte votën duke premtuar se do të shporrte “Sali Gërdecin” dhe duke u betuar në çdo studio televizive: “kurrë me Berishën”, nuk mund ta harrojë lehtë dashurinë e tij 4 vjeçare me Doktorin. Sepse një socialist që e ka parë nga ekrani i tij i zemrës, Top Channel, zv/kryeministrin me bllok në dorë, nuk i shqit dot ato pamje nga mendja. Sepse një socialist i shokuar nga të vrarët e 21 janarit, që e ka dëgjuar Metën të fliste për “kokëpalarë” me zor mund ta kapërdijë këtë. Sepse një socialist që ka votuar historikisht të majtën dhe e sheh veten edhe sot të papunë, në një kohë që LSI-a ofron modelet e drejtoreshës Tabaku dhe drejtorit Xhuvani, e ka vështrirë të votojë për një përfaqësues të tyre.
Pra ka njëmijë e një arsye se pse një socialist i vërtetë të mos votonte për njerëzit e Ilir Metës. Dhe fakti që shumëkush e ka bërë duke ndjekur urdhërin, lidhet më tepër me atavizmin 70 vjeçar për t’iu bindur qorrazi partisë, sesa me ndryshimin e opinionit të tyre për LSI-në edhe Ilir Metën.
Përpos këtyre arsyeve të mosvotimit nga socialistët fanatikë, refuzimi për të mbështetur njerezit e Metës, në disa gara kryesore, ka edhe shkaqe të tjera. Kështu në Lezhë me gjithë aftësitë menaxheriale, ishte e vështirë të kapërdiej më Viktor Tusha, i cili ishte mbështetur fillimisht nga PS-ja (2007) pastaj nga PD-ja (2011) dhe tani sërish nga PS-ja. Një kameleonizëm i tillë patjetër që një ditë ndëshkohet me votë. Ashtu sikurse votuesit e Vorës ditën të dënojnë me votë arrogancën, dhunën dhe brutalitetin që u demonstrua para syve të tyre. Ashtu si ata të Pogradecit ditën t'i ndajnë mirë preferencat politike nga ato erotike. Ashtu si ata të Mallakastrës, që dashuria e dikurshme për një ish kryeministër, nuk i bën dot të votojnë për kopjen e zbehtë të tij.
Pra ka më shumë se një mori faktorësh që kandidatët e LSI-së i humbën me turp betejat kryesore në vend. Dhe e gjitha kjo ka një shpjegim. Kjo parti nuk bëhet dot shumicë askund. Ajo mund të joshi me klientelë, mund të blejë me para, mund të popullohet me të fortë, mund të krijojë rreth vetes një masë amorfe, pa ideologji, pa besim, pa shtyllë kurrizore dhe mund t’ia arrijë më së miri të bëhet përfaqësuesja e këtyre të gjithëve sëbashku. Ajo mund ta rrisë këtë masë votuesish që besojnë vetëm tek përfitimi i momentit deri në një pikë shumë të lartë. Por ajo s’mund ta shndërrojë kurrë këtë masë pa aspirata, në një shumicë të kësaj shoqërie, në një shumicë të qyteteve dhe bashkive tona. Ky po shndërrohet në problemin më të madh të LSI-së, ajo po bëhet përfaqësuesja e atyre grupimeve që pjesa më e madhe e komunitetit (të majtë dhe të djathtë qofshin) i sheh me distancë dhe përçmim. Dhe ky nuk është rasti i parë që ndodh kështu. Edhe këto zgjedhje lokale u riprodhua i njëjti fenomen si katër vite më parë, kur në aleancë me PD-në, LSI-a i humbi gjithashtu qytetet e mëdha. Besoj se as atëhere nuk e ka tradhëtuar Berisha dhe as këtë radhë nuk e ka tradhtuar Rama. Në të dy rastet e kanë dënuar votuesit.
Prandaj zërat e përhapur se kandidatët e LSI-së i kanë vrarë pas shpine, janë pak të besueshme. Natyrisht pa vënë dorën në zjarr për xhelozitë mes të majtëve, pa mohuar çdo lloj lufte mes llojit brenda tyre, është e vështirë që të besosh se kandidatët e Metës janë tradhëtuar nga një urdhër apo nga një sms. Me shumë gjasë ata janë “tradhëtuar” nga vetë mënyra e të qenit e LSI-së, nga luzma e njerzve që ajo ka mbledhur, që janë faktori kryesor se përse ajo nuk bëhet dot shumicë.

Shkrim i Andi Bushatit . lapsi.al
 
Ilir Meta s'mund të presë me brekë ulur

Ilir Meta priti më kot, me qetësi dhe dashuri, të shikonte atë që në fakt e dinte më mirë se kushdo tjetër: që Edi Rama nuk është njeri i marrëveshjeve politike, përkundrazi. Këtë e pa në Pogradec, e pa në Mallakastër, e pa në Selenicë etj. ثshtë e qartë që socialistët, në shumë nga këto rrethe ku kandidatët e saj humbën, nuk e kanë votuar LSI-në, në mënyrë të natyrshme a me urdhër, kjo mbetet për t’u parë. Po LSI-ja është aq e bindur se është kjo e dyta, saqë edhe tani që po hidhen këto radhë, njerëzit e saj janë shpërndarë kudo ku numërohen votat, nga frika se mund të ketë dhe deformime të qëllimshme. Në fakt, pavarësisht nga lëvizjet djathtas e majtas në koalicione ndër vite, Ilir Meta e bëri detyrën politike ndaj koalicionit edhe këtë herë. Ditën e zgjedhjeve, si rrallëherë, përveç mesazheve të tjera, në mesditë ai u dërgoi dhe një mesazh publik mbështetësve të tij: - “Votoni Erion Velinë”, - duke fashitur çdo hamendje dhe fjalë që qarkullonte se anëtarët e LSI-së kishin marrë urdhër për të votuar Halim Kosovën. Rezultati i Tiranës e vërteton këtë. Dhe nuk është vetëm rezultati i Tiranës, por dhe i shumë qyteteve të tjera të mëdha, ku Partia Socialiste do ta kishte vështirë të triumfonte në mënyrë bindëse, pa votat e LSI-së. Por ndryshe nga herët e tjera, ndryshe dhe nga zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur u gjend përpara të njëjtës situatë që gjendet tani, Ilir Meta nuk e mbajti përbrenda këtë që i ndodhi. Luan Rama, në konferencën për shtyp foli hapur: “Falënderojmë anëtarët dhe votuesit tanë, të cilët u treguan mjaft korrektë në mbështetjen e të gjithë kandidatëve të koalicionit, duke mos bërë pazare e lojë të dyfishtë, duke treguar se LSI-ja u qëndron marrëveshjeve në mënyrë luajale”. Në fakt, ky është dhe lajmi kryesor i këtyre zgjedhjeve, për të cilat të gjitha palët do të dalin dhe do ta deklarojnë veten fitimtarë. Ky është lajmi kryesor: Ilir Meta i tha publikisht, jo vetëm elektoratit të majtë, por të gjithë publikut, atë që ka vite që mendon për Edi Ramën. Dhe kjo deklaratë publike duket se i jep fund edhe dashurisë së shtirur në bazë, ndërmjet elektoratit socialist dhe atij të LSI-së. Ndaj, këtë herë, buka e thyer vështirë se mund të ngjitet. Do të ishte alogjike, jo vetëm duke njohur karakterin e Ilir Metës e atë të Edi Ramës, por edhe realitetin aktual politik dhe ligjet e pashkruara të politikës, që Ilir Meta, për hir të disa ministrave që mund të ketë në qeveri dhe dy viteve përfitime në qeverisje të përbashkët me Ramën, ta presë 2017-n, jo thjesht me të mbathura ulur, por edhe me krem në dorë, për të ardhur në një pikë që nuk do ta ngrinte më kokën kurrë. 21 qershori i 2015-s ishte epitafi i kësaj marrëveshjeje dhe është e kuptueshme që politikisht Ilir Metës i duhen partnerë të rinj. Edi Rama për të është djegur, pavarësisht se për inerci mund të vazhdojnë dhe disa kohë t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Po ku mund t’i gjejë Ilir Meta partnerët e rinj dhe cilit elektorat do të synojë t’i rrëmbejë vota? Djathtas e ka të vështirë, pasi, siç është shprehur edhe vetë, “ka të bëjë më një kryetar që të gënjen dhe për orën”. I vetmi treg për të mbetet e majta. Ndaj në LSI thonë se Ilir Meta këta dy muaj e ka të zënë me dreka: me Fatos Nanon, me Ben Blushin, Skënder Gjinushin, Paskal Milon, Shpëtim Idrizin dhe me Gjergj Bojaxhiun, madje, ka zëra që thonë edhe me Pandeli Majkon apo me Gramoz Rucin.

Shkrim nga Andi Bejtja . Lapsi.al
 
Edi Rama e preu në besë Ilir Metën

Më në fund foli edhe kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Foli nën një emocion që nuk është në natyrën e tij. Edi Rama, edhe kur është në humbje, ka aftësinë e madhe që të duket si fitues. ثshtë oratori e lindur dhe e kultivuar, natyrisht. Sot nuk ishte ai Edi që njohim. Kishte arësye të ishte shumë i gëzuar sepse ka fituar zgjedhjet, ka marrë Tiranën dhe ka rifituar Durrësin. Pa përmendur bashkitë e tjera. Dhe duket se dhe në numërimin e votave për keshillat bashkiakë do të jetë parti e parë në shkallë vendi. Ka fituar në arenën ndërkombëtare siguri e mbështetje se bëri zgjedhje shumë korrekte, bile siç tha edhe vetë “këto ishin zgjedhjet e para në 24 vite, më të mira”. E ashtu janë në të vertetë, më të mirat. Opozita akuzoi se janë të blera, porse fakte nuk ka. Në numërim mori pjesë opozita dhe nuk u tërhoq. Kështu që këto quhen zgjedhje shumë të mira. Dhe për këtë Rama duhej të shkëlqente në daljen e tij të parë pas zgjedhjeve. Kishte plotë arësye.
Por nuk ishte Edi! Ishte një Ramë tjetër, paksa i kontraktuar dhe i hutuar, ndonëse prapë e mbante veten nën kontroll. Kush e njeh mirë e dallonte se diçka nuk shkonte brenda Edi Ramës.
Ka diçka në të vertetë nga dje pasdite që nuk shkon mirë tek Edi Rama. Nuk është e kollajtë të presësh në besë Ilir Metën. Dhe PS e preu në besë LSI-në e Metës; në Pogradec, në Vorë, në Mallakastër , në Lezhë dhe në tre bashki të tjera, ku PS-ja nuk e votoi kandidatin e LSI-së, ndërkohë që votuesit dhe simpatizantët e Metës e hodhën votën për kandidatët e PS-së. Ndaj Edi Rama nuk ishte në daljen e sotme me Ilir Metën , e jo vetëm kaq, porse as telefonat nuk i kanë hapur njeri tjetrit. Natyrisht Ilir Meta i ka bërë "block" Rames. Ka një fjalë të urtë popullore se “në më rrejsh (gënjefsh) herën e parë, të vraftë Zoti, në më rrejsh herën e dytë, të rujt Zoti!”. Dhe kjo hera e dytë që Meta e hëngri nga PS, kjo është e pa kapërdishme nga Ilir Meta, siç kemi informacionet. “Tym” nxjerr kalaja e Metës dhe nuk dihet nëse “tymi” do të asfiskojë edhe qeverisjen në ditët në vazhdim apo nga “tym i zi” do të konvertohet në “tym të bardhë”!
Ndaj Edi Rama nuk ishte i lumtur sot. E di mirë kryeministri se çdo të thotë riftohje të marrëdhënieve me Ilir Metën.Nëse ndodh sherri këtë rradhë nuk ka "zjarrfikëse" që shuan zjarrin mes të dyve, sidomos pas një eksperience jo të këndshme të para katër viteve.
Që PS-ja nuk e votoi LSI-në në këto bashki nuk ka asnjë dyshim, por pyetja mbetet: A ishte direktivë e Edi Ramës apo paaftësi e deputetëve të PS-së në këto zona, të cilët nuk patën fuqinë bindëse mbi elektoratin e PS-së që t'i bindnin për të votuar siç e donte koalicioni, pra kandidatin e LSI-kjo mbetet dilema ? Disa deputetë të PS-së në këto bashki humbëse kanë thënë nëpër dhëmbë që " votat për kandidatin jeni të lirë t'i jepni kujt të doni ...!".
Kjo është çështja pra,Rama apo PS-ja e tij e dogjën Metën në këto bashki? Dua të besoj se nuk ka komoditetin Edi Rama për duel me Ilir Metën, aq më tepër se siç po duket se LSI po merr vota për këshilltarë në mbarë Republikën, duke qenë parti e dytë në jo pak bashki, bile në bashki të rëndësishme, edhe parti e parë.
Diçka po ndodh mes Ramës e Metës, por a do të shkojë kriza deri në bashkëqeverisje apo do të përfundojnë prapë në "Gjirin e Lalzit për ngjala" këtë vështirë ta thuash, pasi pas dy vitesh do shkojnë drejt zgjedhjeve parlamentare.
Por e saktë mbetet se ka dy ditë që telefoni i kryeparlamentarit është "block" për kryeqeveritarin.

Shkrim nga Nikoll Lesi . Lapsi.al
 
Titulli: Edi Rama e preu në besë Ilir Metën

Po sigurisht ,perderisa nuk eshte ne interesat e krahut tend nuk mund te te pelqej :D
 
Titulli: Kush e “vrau” Ilir Metën?

Clidhje kane interesat personale?! Dhe kush je ti te besh paralelizma te tilla?!!!


Une diskutoj per idete gjithmone mendjet e vogla diskutojne per njerezit ;)
 
Titulli: Kush e “vrau” Ilir Metën?

Clidhje kane interesat personale?! Dhe kush je ti te besh paralelizma te tilla?!!!


Une diskutoj per idete gjithmone mendjet e vogla diskutojne per njerezit ;)

Shum e ashper je ti mo Marla ,po me habit , ke ndonje hatermbetje diku apo e ke thjesht ne natyre qe shan kshu vend pa vend dhe pa u kursyer ? :/
 
Titulli: Kush e “vrau” Ilir Metën?

Nga titulli i temes, mendova qe vertet e paskan vrare :mah:

Tani qe te jemi realiste, me vjen mire qe Edi i percau k'to bandat politikane qe e vodhen Shqiperine qe nga themelet para syve tane - duhet te falenderojme Gjermanine ne k'te rast. Ama duke analizuar politiken e sotme, me vjen keq qe Edi nuk ka bere pothuajse asgje per popullin ne pergjithesi - por qe perdori situaten per ate ecur si politikan, duke i hapur dyert Europes . Iken nje hajdut, vjen nje tjeter ose shume te tjere ne k'te rast . :vetull:

- Njerezit /populli , jane ne pike te hallit - , sidomos me k'te situaten qe i bene buje azilit ne Gjermani , njerezit nuk duhet te rrijne me goje mbyllur ... por te fajesojne politiken mes dy shteteve, per k'te arsye kam humbur respekt per Edin.
Per shume pak vite ne Albania do vihet re nje ndryshim i madh , mes 2 shtresave- Nuk e di qysh do ja dalin njerezit, kur te arrihet ky ndryshim/pesim.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top