shaban cakolli
Anëtar i ri
Koment
KUSH E URREN PLISIN – NUK DUHET T’ I VESHث TIRQIT !
Veshjet tona kombëtare janë shumë të begatshme, me shumë kolorite dhe ornamentikë autoktone, me të cilat kombi ynë identifikohet në opinionin ndërkombëtar. Ato janë aq karakteristike dhe aq joshëse për studiuesit e folklorit dhe etnografisë, sa të gjithë mahniten në rastet kur i shohin ato, nëpër skenat e ndryshme: koncerte, festivale, programe televizive dhe simpoziume të ndryshme ndërkombëtare që kanë të bëjnë me folklorin dhe traditat e popujve të botës.
Pa dyshim, se pjesa më e ndjeshme dhe më karakteristike e kostumografisë sonë kombëtare, është plisi, apo qeleshja e bardhë, simbol ky që nuk e ka asnjë popull tjetër në botë. Plisi, apo qeleshja e bardhë shqiptare është shumë i lashtë , i përpunuar prej leshit të deleve , i cili simbolizon paqen , kthjelltësinë dhe pastërtinë shpirtërore të kombit shqiptar.
Ashtu siç ndryshojnë dialektet e të folmes, traditat, zakonet dhe forma e veshjeve kombëtare prej një krahine në një krahinë, ashtu ndryshon edhe forma e plisit, apo qeleshes së bardhë. Në Kosovë bahen dy lloje të plisave të bardhë, që kanë formën e kupës dhe njëri lloj është pa kurriz, e tjetri ndahet për mes një kurrizi.
Edhe në krahinat e Shqipërisë, na paraqiten dy lloje të plisave, apo qelesheve të bardha. Në veri bahet plisi me kupë të rrafshët , i cili pak a shumë për kah forma i ngjet fesave të kuq e të zi, të cilët i mbanin dikur osmanlinjtë , ndërsa në jug bahen plisat (qeleshet) e bardha me kupa të mprehura dhe në maje të kupës kanë një bisht të vogël.
Përveç plisit që ndryshon formën prej krahine në krahinë, këtë ndryshim e hasim edhe tek forma e tirqve dhe pjesëve tjera të veshjeve kombëtare shqiptare. Bie fjala, në Kosovë bahen dy lloje tirqish: të zi dhe të bardhë. Tirqit e zi, tradicionalisht janë bajt për punët e përditshme në bujqësi e blegtori, kurse tirqit e bardhë janë përdorë ekskluzivisht për solemnitete, dasma, ahengje dhe mysafirllëqe. Por më tepër, tirqit e zi janë bajt në krahinat e Kosovës lindore:Llap, Gollak e Karadak.
Në disa krahina të Shqipërisë jugore, tradicionalisht janë bajt fustanellat, të cilat në Kosovë, kurrë nuk kanë qenë pjesë e veshjes kombëtare.
Për derisa veshjet tona tradicionale kombëtare janë ruajtur nëpër shekuj të robërive të ndryshme, me një dashuri dhe autoktoni të palëkundur, sot në përpjekjet e demokratizimit të vendit dhe popullit shqiptar, nuk mund të krenohemi se po ruhen dhe kultivohen këto vlera me një përkushtim, seriozitet dhe autoktoni të trashëguar!
Në skenat tona koncertale, në festivale dhe në skenografitë e televizioneve tona publike, është krijuar një kakofoni e përdorimit dhe veshjeve tona kombëtare, me çka ia humbin vlerat e autoktonisë së tyre.
اoroditje të mëdha po i bëhen kostumografisë sonë kombëtare që nga qepja e tyre e deri tek përdorimi dhe mënyra e veshjes së tyre. Tanimë , nuk mund të thuhet se janë duke u ruajtur vlerat autoktone të këtyre veshjeve , në bazë të krahinave ,qoftë për nga përdorimi i lëndës së parë për përpunimin e tyre, qoftë për qepjen, qoftë për veshjen e tyre. Kostumografia jonë kombëtare sot, më tepër është një imitim i origjinalit përmes pëlhurave dhe stofave të lehta e të pambukta , të cilat synim kryesor e kanë tregun dhe biznesin, e jo vlerat e autoktonisë.
Njëra nga çoroditjet më të shprehura të përdorimit të veshjeve tona kombëtare, pa dyshim është përdorimi i fustanellave të burrave të jugut, të cilat jo rrallë herë na bie t’i shohim të veshura nga anëtarët e grupeve dhe ansambleve burimore nga Kosova?!
Një gjë dihet mirëfilli , se kurrë në historinë e kostumografisë kombëtare, burrat e Kosovës nuk i kanë bartur fustanellat e jugut, sikur që as burrat e jugut nuk i kanë bartur tirqit e bardhë e të zi, që përdoren në Drenicë, Dukagjin, Rugovë, Llap, Gollak e Karadak!
اoroditjet, injorimet dhe nënçmimet më të mëdha në përdorimin e kostumografisë kombëtare nëpër skenat publike, koncerte, festivale, programe televizive, spote këngëtarësh, pa dyshim kohëve të fundit janë duke iu bërë plisit të bardhë kombëtar, apo qeleshes!
ثshtë e çuditshme se si veprohet kështu nga ana e disa këngëtarëve, rapsodëve, valltarëve, të cilët i përdorin veshjet kombëtare sa për sy e faqe me një kamuflim të pa parë para shikuesve e dëgjuesve, por të rrallë janë ata të cilët do të dalin në skenë me plis të bardhë mbi kokë!
Kjo dukuri e shëmtuar nëpër skenat tona muzikore, të iriton dhe të nervozon, nga se para sysh na dalin disa pseudo – artist që e çorodisin veshjen tradicionale kombëtare, duke mos e përfillur atë në origjinal, duke mos ditur se si vishen ato dhe mbi të gjitha, duke e urryer bartjen e plisit të bardhë mbi kokë?!
Artistët e tillë, që përbuzin dhe urrejnë kostumografinë kombëtare, para auditorit të gjerë , dalin aq artificial dhe aq qesharak, për të mos thënë edhe banal, nga se t’ i veshësh tirqit , shokën, këmishën , opingat e të mos e vësh plisin e bardhë mbi kokë, kjo është më shumë se injorim ndaj simboleve tona kombëtare!
E terë kjo çoroditje, strëkeqje dhe injorim që i bëhet plisit të bardhë, rrjedh nga një mentalitet i shizofrenisë adoleshente të atyre që mendojnë se në skenë po ua shëmton bukurinë plisi i bardhë, duke ua pa mundësuar që auditori t’ ua shoh kaçurrelat e flokëve të ngopura me llaqe e gelle të ndryshme, por mbi të gjitha, personazhet e këtilla vuajnë nga kompleksi, se mos vallë, përmes ekraneve televizive – nuk do t’ i njohin dashnoret e tyre, po qe se e qesin plisin mbi kokë?!
Pra, thjeshtë: Ata që e urrejnë plisin – nuk duhet t’ i veshin as tirqit!
Përveç keqpërdorimit që po i bëhet plisit të bardhë nëpër skenat tona publike nga ana e artistëve të këngës dhe muzikës sonë popullore, të paktë janë ata që dinë se si mbështillet shoka në brez dhe si mbathen opingat tradicionale. Prandaj, shumë herë shohim artistë në skenë, pa shokë, pa opinga, me këpuca, e puma të ndryshme, duke mos ditur se sa i bëjnë dëm veshjes sonë tradicionale!
Dhe krejt në përfundim, po shtoj se kohëve të fundit , në skenat dhe spotet e disa këngëtarëve tonë popullor, na ka rënë që të shohim “artistë” të veshur me tirq, por të zhveshur lakuriq mbi brez , pa këmishë, pa xhurdi dhe pa plis?!
Skenat dhe spotet e këtilla, nuk mund të quhen ndryshe, pos çmenduri e llojit të vet, nga se tradicionalisht, shqiptari kurrë nuk ka dalë lakuriq para masës , i veshur vetëm me tirq, madje edhe në kohërat kur varfëria ishte e skajshme!
E gjithë kjo që u tha dhe shumëçka që nuk u tha, flet për mungesë të kritereve dhe mbikëqyrjeve profesionale, e mbi të gjitha , flet për mungesën e regjisorëve dhe kostumografëve profesionist në ansamblet dhe skenat tona të muzikës tradicionale!
Gjilan, më 02.12.2008. Demir KRASNIQI