Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kurtlar Vadisi provokon marrëdhëniet turko-izraelite

Episodi i 75-të i serialit të njohur turk "Lugina e ujqve" shkaktoi skandal diplomatik në Izrael.




Skandal diplomatik në Izrael shkaktoi episodi i 75-të i serialit të njohur turk "Lugina e ujqve". Zëvendësministri i jashtëm i Izraelit, Deni Ajalon, ftoi ambasadorin turk në vend, Ahmet Oguz اelikol për ti dorëzuar notë proteste, sepse agjent të shërbimit sekret izraelit të Mosadit në serial, u paraqitën si rrëmbyes të fëmijëve turk, të cilët më vonë i konvertojnë në hebrenj.

Tensionet u thelluan edhe pas publikimit të inserteve nga mediat izraelite nga një takim, në të cilin zv.ministri Ajalon i kërkon kameramanëve të regjistrojnë skenën si ambasadori turk është ulur në një pozicion më të ulët në raport me homologët izraelit.

Sipas njoftimeve të BBC-së, Ajalon ka kërkuar nga gazetarët të sqarojnë se ambasadori është ulur në një divan të ulët, ndërsa zyrtarët izraelitë ishin të ulur në karrige shumë më të larta. Sipas të njëjtit burim, Ajalon është regjistruar në gjuhën Hebraike duke komentuar se "në këtë dhomë ka vetëm një flamur" dhe se "askush nuk qeshet”.

Një gazetë izraelite ka publikuar një fotografi nga takimi me mbishkrimin "Madhësia e poshtërimit."

Menjëherë pas takimit, Ministria e jashtme e Turqisë kërkoi nga Izraeli, të kërkoj falje për, siç thuhet, poshtërimin e ambasadorit turk.

Reagoi edhe shtëpia e produksionit "Pana Film," përmes një deklaratë me shkrim në të cilën thuhet se seriali do të vazhdojë ta tregojë të vërtetën dhe nxjerr në shesh çdo gjë që është e gabuar. "Kërkojmë që Izraeli sa më shpejt të jetë e mundur të ndaloj vrasjen e fëmijëve palestinez," thuhet ndër të tjera në deklaratën e “Pana Film”, ku i bëhet thirrje Izraelit të respektoj të drejtat e njeriut në Palestinë.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë u përkeqësuan që pas sulmeve të Izraelit në dhjetor të vitit 2008 në Rripin e Gazës. Kulminacioni arriti në Forumin Ekonomik në Davos, vitin e kaluar kur Erdogan akuzoi direkt Presidentin izraelit Shimon Peres se në Gaza janë shkelur konventat ndërkombëtare. Këto ditë Erdogan i kritikoi sulmet izraelite në Gaza të kryera dy ditë më parë dhe tha se Izraeli posedon forcë joproporcionale dhe se me përdorimin e saj nuk vepron në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe seriali "Lugina e ujqëve" shumë është popullarizuar në Turqi, ku për herë të parë është transmetuar në vitin 2003. Në programin Alsat-M së shpejti do të transmetohet sezoni i ri i serialit, përfshirë edhe episodet kontestuese për Izraelin. /alsat-m/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back