Kurset Private: Pro apo kunder?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Para disa ditesh rastisi te lexoja nje status te Artan Fuges i cili permendte fenomenin e kurseve private qe ka prekur pothuajse te gjitha shkollat ne shqiperi dhe me gjere: Kurset private qe mesuesit ofrojne per nxenesit. Te shumta ishin komentet, ku disa akuzonin mesuesit se kurset kruyesisht ofron nga mesues qe duan te zhvatin parate e nxenesve, shpesh u japin nota te uleta me qellim, apo dhe i kercenojne se po nuk ndoqen kurset ateher do i ngelin ne klase. Nga ana tjeter disa prinder e mbeshtesnin iden e kurseve, pasi siaps tyre 45 minuta ne shkolle eshte e pamjaftueshme per nje nxenes i cili ska prirje shkencore te kuptoje cfare mesuesja shpjegon rreth urshtrimeve te matematikes. Dhe ne kete rast kurset private i vijne ne ndihme atyre qe te pakten mos te ngelin sh prapa te tjereve..

Une do i refuzoja te gjitha kto lloj kursesh, e para; sido qe te jete arsyeja kjo len shume vend per abuzim, pasi vertet nga njera ane i vjen ne ndihme studentit por nga ana tjeter i jep mundesine atij qe tmos japi maximumin ne oren e mesimit, detyron prinderit te paguajne extra dhe duke pare familjet shqiptare jo te gjithe e kane mundesine, i shtyn dhe mesuesit qe tu pelqej kjo metode mqs fitojne ca te ardhura me shume, dhe behet si norme pastaj, pra u hap atyre rruge per abuzime ndaj studentit, heren e pare thjesht e hap me qellimin qe ti ndihmoje ama me vone kur ti shijoj paraja fillon e ua ben te detyrueshme qe te ndjekin ate kurs, plus krijohet nje opinion dhe mentalitet ne marredhenien mesues-nxenes-prinder se sot nuk cahet po nuk pagove....

Ju si mendoni? A jane te frytshme kto lloj metodash,? Ju vete keni ndjekur ndonjeher kurse private dhe a do ta dergonit femijen tuaj ne kurse te tilla?? MEndoni se kto kurse i vijne ne ndihme studentit apo me shume i demtojne ato?

p.s. behet fjale per lendet si matematika, fizika, letersia,,,, etj.. pra lendet themelore dhe te detyrueshme te ciklit tetvjecare apo te mesme... (jo kurse qe lidhen me sportet, artet, muziken etj)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kurset Private: Pro apo kunder?

Eshte nje qeshtje qe duhet kjartesuar ne kete rast.
Kurset private qe mbahen nga mesimdhenisit e po asaj lende mesimore me nxenesit t tij/saj per mua jane te papranueshem. Por qe shumica e nxenesve per shkaqe te ndryshme nuk ia arrijne te kapin si duhet mesimet e lixheruara, kjo nuk do koment.
Nje rast ne Kosove - Ferizaj: Mesimdhenesi i matematikes ne gjimnazin e qytetit as nje nxenesi nuk i jipte noten maksimale (qe eshte 5 ne Kosove) sepse per ta arrijtur ate note duhej te ishte i regjistruar ne kursin e matematikes qe po ai mesimdhenes organizonte per nje pagese 10€ ne muaj. Kete lloj kushtezimi une nuk dua dhe nuk mund ta pranoj. Por nese nxenesi ne shkolle ka 2 ore ne jave gjuhe angleze dhe ne klase jane 40 nxenes, eshte normale qe nuk eshte kohe dhe hapsire e duhur per ta mesuar nje gjuhe te huaj, atehere prezentimi ne nje kurs private te gjuhes angleze...me kushte qe te mos mbahet nga mesimdhenesi i tij/saj, per mua eshte i pranueshem.
 
Titulli: Kurset Private: Pro apo kunder?

Jam kundra asaj qe mesuesi ne shkolle ste jep njohuri apo ti jep shuem te cunguara me qellim te shkosh ne kurs privat me ate....por sjam kundra kurseve...sepse ne nje kurs koha gjerat jane shume me ndryshe se ne shkolle dhe mesuesi kurr smund ta bej oren e mesimit si nje ore kursi sepse dhe kerkesa e atyre qe jane ne mesim nuk eshte si e atyreve qe jane ne nje kurs me qellim per te arritur dicka
 
Titulli: Kurset Private: Pro apo kunder?

Kurset sot jane domosdoshmeri, jo ndoshta per te bere femijen te ditur, por per ta mbajtur ate ne angazhim. Ne kohet e sotme ka mijera arsyera qe te dergojshe femijet ne kurse.

Une per vete ne kurse nuk kam qene por ne seminare shkoje ne menyre te vazhdueshme. Asnjehere nuk kam shkuar per te mesuar nga ligjeruesi. Kam shkuar dhe kam mesuar shume nga pervojat e pjesmarresve aty. Shpresoje dhe ata te kene mesuar nga mua.

Kam gocen ne shkolle dhe akoma nuk e kam derguar ne asnje kurs. Jo pse jam kunder tyre por kam mundesine akoma, edhe pse shume e lodhshme per mua, qe te mesoje dhe punoje me te. Do kisha qene i lumtur dhe do e kisha derguar ne kurse sikur te pranonte mesuesja e saj por meq ajo nuk pranon me duhet te punoje vetem shume me te. Por nuk e hudhe poshte mundesine se nje dite do me duhet ta dergoje ne kurse.

Per ta derguar femijen ne kurse ka qindra e qindra arsye. Pash me larte se shumica fokusohen te gabimet e mesuesve dhe askush nuk fokusohet qe ndoshta vet prinderit por dhe femija jane fajtoret e deshtmit. Nuk duhet harruar se mesimi eshte dashuri. Tani them te drejten ne nuk se nuk kemi raste kur edhe mesuesit jane pa punetor por kemi edhe qindra raste kur tek mesuesit e suksesshem dalin femije me sukses jo te kenaqshem. Ku eshte faji ketu? Faji eshte pikerishte te prinderit dhe femijet. Ka plote femije qe nuk u pelqen mesuesja edhe pse ajo eshte e mire dhe mire do ishte o te ja nderronim klasen o te provonim me kurse private. Ka plote femije qe kot e angazhojme ne nje lende tjeter ngase thjeshte nuk ka prirje dhe talent. Ne kete raste prinderit duhet te fokusohen dhe bashke me femijen dhe mesueset te gjejne talentin e tij dhe ta orientojne mes kurseve per drejtimin qe dashuron.

Une pretendoj se cdo njeri dhe cdo femije eshte i lindur per dicka. Varet krejt se sa e kemi orientuar femijen ne ate se per cfare eshte i lindur.
Kurset jane menyra me e mire e angazhimit te femijes dhe nxjerrjes se tij nga rruga ne ditet e sotme.

Sa per fillim kaq!
 
Titulli: Kurset Private: Pro apo kunder?

Une jam kunder
Me ato kurse qe une kam degjuar zysha jo vetem qe mban me hater dhe as mundohet te lodhe ata qe ndjekin kursin,por merr me inate ata qe nuk ndjekin

Ne rast se zysha eshte 'asnjenese' dmth i jep mundesi dy paleve...jo te marre me inate ate qe nuk i jep lek
Une si njeri qe jam, e te isha mesuese derisa e kam nje profesion nje rroge, sdua lek ekstra, ketu me duket si puna e mjekeve...
 
Titulli: Kurset Private: Pro apo kunder?

pro..................................
 
Zakonisht diplomat private per fat te keq nuk njihen pothuajse ne asnje vend te europes. Vec ato zyrtaret dhe ato ka shume raste qe te detyrojne nje "revizion" te diplomes, jo vec asaj Shqipetare qe eshte shume famekeqe, por dhe Italiane, Greke, Franceze etj...
Tani kur ske pulen do hash sorren thote populli ne fakt...
 
Para disa ditesh rastisi te lexoja nje status te Artan Fuges i cili permendte fenomenin e kurseve private qe ka prekur pothuajse te gjitha shkollat ne shqiperi dhe me gjere: Kurset private qe mesuesit ofrojne per nxenesit. Te shumta ishin komentet, ku disa akuzonin mesuesit se kurset kruyesisht ofron nga mesues qe duan te zhvatin parate e nxenesve, shpesh u japin nota te uleta me qellim, apo dhe i kercenojne se po nuk ndoqen kurset ateher do i ngelin ne klase. Nga ana tjeter disa prinder e mbeshtesnin iden e kurseve, pasi siaps tyre 45 minuta ne shkolle eshte e pamjaftueshme per nje nxenes i cili ska prirje shkencore te kuptoje cfare mesuesja shpjegon rreth urshtrimeve te matematikes. Dhe ne kete rast kurset private i vijne ne ndihme atyre qe te pakten mos te ngelin sh prapa te tjereve..

Une do i refuzoja te gjitha kto lloj kursesh, e para; sido qe te jete arsyeja kjo len shume vend per abuzim, pasi vertet nga njera ane i vjen ne ndihme studentit por nga ana tjeter i jep mundesine atij qe tmos japi maximumin ne oren e mesimit, detyron prinderit te paguajne extra dhe duke pare familjet shqiptare jo te gjithe e kane mundesine, i shtyn dhe mesuesit qe tu pelqej kjo metode mqs fitojne ca te ardhura me shume, dhe behet si norme pastaj, pra u hap atyre rruge per abuzime ndaj studentit, heren e pare thjesht e hap me qellimin qe ti ndihmoje ama me vone kur ti shijoj paraja fillon e ua ben te detyrueshme qe te ndjekin ate kurs, plus krijohet nje opinion dhe mentalitet ne marredhenien mesues-nxenes-prinder se sot nuk cahet po nuk pagove....

Ju si mendoni? A jane te frytshme kto lloj metodash,? Ju vete keni ndjekur ndonjeher kurse private dhe a do ta dergonit femijen tuaj ne kurse te tilla?? MEndoni se kto kurse i vijne ne ndihme studentit apo me shume i demtojne ato?

p.s. behet fjale per lendet si matematika, fizika, letersia,,,, etj.. pra lendet themelore dhe te detyrueshme te ciklit tetvjecare apo te mesme... (jo kurse qe lidhen me sportet, artet, muziken etj)
A mban akoma te njetin mendim?:p
 
Kunder .
Te njejtat gjera jan vecse do mbaje nxensin me hater tek klasa biles do i ferkoje dhe qafen meqe ja ka mbyll zyshes gojen me lek .

Mbaj mend qe shkonin te gjithe te klases teme ne kurse matematike / kimije /Anglishti /Fizike ato qe nuk msonin . Ishin te barabarte me mu ne mesim mirpo donin mesatare te larte per universitet . Kshuqe un zgjodha mos te jap lek dhe te ndjek shkolle profesionale ndersa atyne u erdhi dita te shkonin ne universitete private 😁
 
Nuk jam Dakort as un qe kursi te behet nga i njejti mesues qe te jep mesim dhe ne shkolle
Ka mesues plot qe mund te japin mesim privatisht dhe pa e marr vesh ai qe ke ne shkolle
Ndryshe e sigurt qe nuk te kushton vemendje ne klase
 
Ashtu behet se ndryshe nuk funksionon . Njerzt nuk shkojn drejt asaj per t'mesu dicka per vete por vetem per mesatare notash ...anipse nuk di qe 1+2=3 . Mjafton xfilan lende ta ket siper 7tes . Prandaj shumica perfundojn ne universitete private . Ceshtja esht cfar do u mesojm fmijeve apo me ate rast do mesojm dhe ne në librat e tyne .
Kshuqe 🤷‍♂️
 
Kunder!
Sepse truri behet dembel😅
Infektohet te mos kete aftesine te zgjedhe vete problemet.
Mendja duhet ushtruar qe te jete ne gjendje te luftoje,te mbroje, e te nxjerre te fituar ate qe e posedon✌️
 
Asnjehere nuk kam qene pro kurseve qe mesuesit bejne kryesisht ne shtepi...
ne qender kursesh jam dakord,nese vete prindi ose femija e sheh te arsyeshme per ta bere,psh nje kurs gjuhe e huaj..
 
Ca është kursi privat?
Kursi privat është një tip seminari/leksioni që organizon një mësues/e mbas orës së mësimit.
Ose fundjavave ku ti si student e paguan mësuesin.

Unë personalisht nuk kam qenë e mirë në matematikë.
Mbaj mend që kam shkuar nga viti i 2 i shkollës së mesme,por jo tek mësuesi që më jepte mësim.
Nuk jam kundra...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top