Kuriozitete !

Titulli: Kuriozitete !

SHTYHET FLUTURIMI, PILOTI QERAS GJITHE PASAGJERET ME PICA!
Sa herë që vonohet një fluturim jemi mësuar të dëgjojmë kapitenin e avionit që të kërkojë ndjesë, por ky pilot bëri diçka tjetër.
Ai porositi pica për gjithë pasagjerët duke i paguar nga xhepi i tij.
Ai mori duartrokitje dhe falënderime të shumta nga pasagjerët e surprizuar që po prisnin prej më shumë se dy orësh.
11751857_1175018472524586_2283611537366442481_n.jpg

Shume njerez qe punonin brenda Disney, ishit skeptike per realizimin e filmit vizatimor Lion King, pasi sipas tyre askush nuk mund te dashurohej me nje luan!
Filmi ''Lion King'', rezultoi filmi me i shitur vizatimor i te gjitha koherave!
11063788_1175020025857764_7206776270719059471_n.jpg

Ja cfare mrekullie lind nga ciftezimi midis nje qeni Pomeranez, dhe nje Husky!
Pervec bukurise se Husky-t, ai nuk rritet me shume se kaq, fale rraces Pomeraneze!
1069836_1175019679191132_4018452363169470356_n.jpg

Nje hacker 16 vjecar, arriti te nderhynte ne kompjuterat e NASA-s, duke shkaktuar mbylljen e tyre per 21 dite dhe ne vend te logos NASA, arriti te vinte nje dedikim dashurie per te dashuren e tij, pasi i kishte premtuar asaj se do bente dicka per t'i treguar se e donte vertet!
1514989_1175018045857962_2822939042283081598_n.jpg

Në vitin 1950, CIA u përpoq të vriste Fidel Kastron duke mbushur nje nga setet e tij te purove me eksploziv. Ne momentin qe po e ndizte cigaren, Kastro u shpreh se nuk ndihej mire per te pire nje te tille!
11751857_1175017825857984_2683345395592570245_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Leter nga Sulltan Sulejmani per shtetin Francez :
… Dëgjova se në vendin tuaj na qenka shpikur një dëfrim i ulët i quajtur dans, ku meshkujt dhe femrat kërcekan të përqafuar me njëri-tjetrin (baleti) duke ekspozuar para të tjerëve një sjellje të huaj për moralin dhe ndjenjën e turpit ! Ndërkaq, meqë jemi dy vende kufitarë, ka mundësi që kjo sjellje e turpshme të kalojë edhe në vendin tim.

"Prandaj, sapo t'ju bjerë në dorë kjo letër, t'i jepet fund këtij maskarallëku! Përndryshe, sigurisht që kam fuqi të vij atje e t'i jap fund vetë!"
11753680_1176260852400348_8987609934358118976_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ketu se prisja te gaboje ,nuk e di a je mama , nese sje te falet , nese je atehere skam fjale !!!!!

Ti keshtu flet nga eksperienca personale? e te qenurit nene? lol

Sic ta shpjegova po ta riperseris, femija i porsalindur nuk shikon fytyra e aq me shume detaje, shikon vetem hije...e sidomos 5 minutat e para qe ka rene bomba sepse gjithe ambjenti ndryshon...kalon nga uji ne ajer dhe adaptimi s'eshte i kollajshem.
Nje bebe njeh nenen nga aroma dhe rahjet e zemres. Shikimi dhe njohja e fytyres vjen cik me vone....


[h=1]Baby sensory development: Sight[/h][h=3]Sight[/h]From the day your baby's born, his eyes will aid his physical, mental, and emotional development by allowing him to take in information — a little bit at first, and eventually much more — about the world around him.

When it develops

Unlike a baby's hearing, which is fully mature by the end of his first month outside the womb, the sense of sight develops gradually over 6 to 8 months, at which point your baby will see the world almost as well as you do.

While your newborn's eyes are physically capable of seeing just fine at birth, his brain isn't ready to process all that visual information, so things stay pretty fuzzy for a while. As his brain develops, so does his ability to see clearly, giving him the tools he needs to understand and manage his environment. Though your baby starts out life being able to see only as far as your face when you hold him, his range of clarity grows steadily, month by month.

How it develops

At first your baby can't focus farther than 8 to 12 inches away — just far enough to make out the face of the person holding him. He can detect light, shapes, and movement beyond that, but it's all pretty blurry right now. Appropriately enough, your face is the most fascinating thing to your baby at this age (followed by high-contrast patterns such as a checkerboard), so be sure to give him plenty of up-close time.

1 month
At birth your baby didn't know how to use his eyes in tandem, so they may have wandered randomly or even crossed now and then. This month or next, he'll be able to consistently focus both eyes and track a moving object. A rattle passed in front of his face will often transfix him as he explores this newfound ability. He may also enjoy playing eyes-to-eyes with you: With your face very close to his, move your head slowly from side to side, with your eyes and his eyes locked.

2 months
Your baby could see color from birth, but he had difficulty distinguishing similar tones, such as red and orange. That's one reason he preferred black-and-white or high-contrast patterns. For the next few months, his brain's at work learning to distinguish colors. As a result, he'll probably begin to show a preference for bright primary colors and more detailed and complicated designs. Encourage this development by showing him pictures, photos, books, and toys. For the next couple of months, he'll also be perfecting his object-tracking skills.

4 months
Your baby's beginning to develop depth perception. Until now, it was tough for him to locate an object's position, size, and shape, then get a message from his brain to his hand to reach out and grasp it. At 4 months, he has both the motor development to handle the task and the maturity in his brain circuitry to coordinate all the moves needed to accomplish it. You can help him practice by offering him easy-to-grasp toys like rattles (otherwise he'll go for your easy-to-grasp hair, glasses, or earrings).

5 months
Your baby is getting better at spotting very small items and tracking moving objects. He may even be able to recognize something after seeing only part of it. This is evidence of his budding understanding of object permanence (knowing that things exist even when he can't see them at the moment), which is why he loves to play peekaboo. He can probably distinguish between similar bold colors and will start working on more subtle differences in pastels.

8 months

Your baby's vision — between 20/200 and 20/400 at birth — is almost adult in its clarity and depth perception at this point. Though his attention is more focused on objects that are close by, his vision is strong enough to recognize people and objects across the room. His eyes are probably close to their final color, though you may see subtle changes later.

Babycenter
 
Titulli: Kuriozitete !

Ti keshtu flet nga eksperienca personale? e te qenurit nene? lol

Sic ta shpjegova po ta riperseris, femija i porsalindur nuk shikon fytyra e aq me shume detaje, shikon vetem hije...e sidomos 5 minutat e para qe ka rene bomba sepse gjithe ambjenti ndryshon...kalon nga uji ne ajer dhe adaptimi s'eshte i kollajshem.
Nje bebe njeh nenen nga aroma dhe rahjet e zemres. Shikimi dhe njohja e fytyres vjen cik me vone....

Ne ndonje jete para kesaj edhe mund te kem qen ,por nuk mbaj mend ;)
Por nuk besoj se duhet te kesh qene piperke qe ta kuptosh se piperka eshte djegese ;)
Shiko kete gje une e kam lexuar ne lendet qe kam bere mesim , gjithsesi po e lejme per ty ta vendosesh :)
 
Titulli: Kuriozitete !

Majmunet dhe delfinet, bashke me njeriun jane te vetmet specie qe mund te njohin veten e tyre perpara pasqyres.
11737857_1177008078992292_3908470245737601088_n.jpg

Cdo vit, në festën e nënave në Lituani, policët rrugorë ndalojnë femra në rrugë dhe ju dhurojnë atyre lule!
11760246_1177005555659211_6245964784282662677_n.jpg

Trupi femëror ideal në vitet 50 sipas revistave të asaj kohe. Atëherë kur ende nuk ishin shpikur botoksi, silikoni dhe mënyrat e tjera artificiale.
11224475_1177004195659347_4238280071875068745_n.jpg

Picieri shqiptar qe pikturon mbi pica!
Mikel Helmi eshte shqiptari qe ka terhequr vemendjen e italianeve dhe turisteve te cilet nuk mund te mos ndalojne ne lokalin e tij ne Venecia, per te shijuar nje nga picat e tij te mrekullueshme. Ne fakt, me shume sesa per shijen, njerezit kane kuriozitet te shohin se cili eshte personazhi i rradhes qe Mikeli do te vizatoje mbi pica!
11753725_1176990432327390_734067441839781251_n.jpg

Ajo vendosi te surprizoje bashkeshortin duke humbur 46 kg, teksa ai ishte ushtar ne Afghanistan.
11695817_1176586662367767_1877077183256607812_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ja si mund te kerkoje pune ne 1930!

"Une di 3 ZANATE.
Di 3 GJUHE.
Kam luftuar 3 VITE.
Kam 3 FEMIJE.
Jam pa pune per 3 MUAJ.

Dua thjesht 1 PUNE!"
11753710_1176262335733533_3761062390664260854_n.jpg

Ne Izrael ofrohen seanca masazhi & Spa me gjarperinj. Duhet te paguani 80$ nese doni kete sherbim!
11745509_1176263785733388_6848303910998428616_n.jpg

Sipas austronatëve universi mban erë biftek të pjekur në skarë, metali të nxehur dhe tym saldimi!
11760328_1176263972400036_1653066684962005108_n.jpg

Ngjashmeria mbreslenese e trurit te njeriut dhe delfinit!
11745476_1176586315701135_725905052944778944_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ka lindur ne Vlore. Pasi mbaroi Liceun Artistik per kanto ne Tirane, Doljana Velia, nje studente e verber, mori nje burse talenti nga UET, ku ajo vazhdon studimet ne "marredheniet me publikun" dhe eshte nje nder studentet me te mira!

“Të më pyesësh mua si ndihem pa shikimin, është si të pyes unë ty, a ndihesh keq pse nuk fluturon. Por, që të kuptosh brendinë e asaj çka të rrethon, nuk të duhen sytë, në kuptimin e parë të fjalës. Ndryshe nga ju që i perceptoni gjërat ashtu si ju serviren, unë i shoh gjërat pa u ndikuar nga fasadat”, thote Doljana
11053578_1177016172324816_1715023488177250676_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ne rinine e hershme, Hillary Clinton i dergoi nje leter NASA-s, ku i kerkonte informacion sesi te behej nje austronaute. Vetem dy dite me pas, NASA i kthen nje leter zyrtare Hillary-t, duke i shprehur se femrat nuk mund te behen austronaute.
Ishte kjo leter qe e beri Hillary Clinton t'i futej politikes, duke luftuar cdo dite per te drejtat e barazise se grave ne bote!
11737817_1177316415628125_716755698925968298_n.jpg

Policia norvegjeze, njihet si policia me komunikuese ne bote. Ne parlamentin norvegjez po diskutohet se fundmi nje ligj, i cili do te beje te mundur perdorjen e pistoletave manover nga policia, pasi pistoletat e verteta jane pothuajse te paperdorshme nga ata!
Nje foto qe flet vete!
11752497_1177315632294870_8812084819380596835_n.jpg

Ky elefant bebe i shpetoi sulmit te 14 luaneve. Pasi u largua nga nena, nje tufe luanesh sulmoi nje elefant i cili ende nuk kishte mbushur 1 vjec ne shkretetirat e Zimbabves. Sapo vuri re qe ata e urrenin ujin, elefanti i vogel me shume zgjuarsi vrapoi drejt nje pellgu te madh me uje. Me vone ai u bashkua me familjen e tij, dhe ju vu emri "Herkul" per trimerine qe tregoi! https://youtu.be/MbV7WuNWHe4
11760147_1177039392322494_7517921698669247128_n.jpg

Trenat ne Japoni jane shume te perpikte ne orare. Nese ndodh qe nje tren vonohet me teper se 3 minuta, te gjithe pasagjeret pajisen me nje "certifikate vonese", te cilen mund t'ja tregojne mesueses ose pronarit. Ne kete menyre, jane plotesisht te justifikuar per vonesen ne shkolle apo ne pune.
11249157_1177029302323503_3223755567390603174_n.jpg

Kur Pablo Escobar vizitoi SHBA-ne me djalin e tij, ndaluan nje moment per te bere nje foto para shtepise se bardhe. Ne ate moment djali e pyet: Babi ti nuk je president, atehere perse shtepia jone ne Kolumbi eshte me e madhe se e ketij?
Escobar i pergjigjet: Sepse une jam presidenti yt bir!
11049601_1176255455734221_2176454056911353762_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Malso, shif mos gjesh nai gjo ne Shqip ne lidhje me realitetin.
Gjera ne lidhje me Solipsism, Idealizm, Presentism, Eternalism, Teoria Matrix, Teoria Multivers dhe Fenomenalizmi.
Se problemi eshte qe un i kam ne Anglisht jo ne shqip.

Thnx.
 
Titulli: Kuriozitete !

Malso, shif mos gjesh nai gjo ne Shqip ne lidhje me realitetin.
Gjera ne lidhje me Solipsism, Idealizm, Presentism, Eternalism, Teoria Matrix, Teoria Multivers dhe Fenomenalizmi.
Se problemi eshte qe un i kam ne Anglisht jo ne shqip.

Thnx.

Me jep nje shembull qe te orientohem, formuloje me pak fjale ne shqip dhe i kerkoj une pastaj se mbase gjej :)
 
Titulli: Kuriozitete !

Me jep nje shembull qe te orientohem, formuloje me pak fjale ne shqip dhe i kerkoj une pastaj se mbase gjej :)
Ka disa shembuj ose eksperimente qe te bejne te dyshosh egzistencen dhe realitetin. Nje nga keto eshte eksperimenti kur fizikantet leshojne fotone drite ne nje derrase te zeze nepermjet nje tabele ku eshte e care ne mes me dy vija. E bukra eshte qe atomet nuk sillen njelloj ne menyre konsistente dhe ndryshojne levizjen nqs i shikon, nqs do ti masesh shpejtesine ose do te nxjerresh nje konkluzion te bazuar me forcat fizike ne realitetin tone. Dmth nji atom egizston ne dy vende pernjehere, ne asnje vend ose ne nji nga te dyja vendet.
Tani lind pyjta, nqs atomet jane aty, ketu ose me asnji vend, ca eshte kjo qe shofim? Nai iluzion?

light_double_slit_experiment.png
 

Attachments

  • light_double_slit_experiment.png
    light_double_slit_experiment.png
    249.4 KB · Shikime: 0
  • light_double_slit_experiment.png
    light_double_slit_experiment.png
    249.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kuriozitete !

Ok do shoh po gjeta gje do i postoj ,nuk e di sa cilesore do jene por do mundohem te gjej dicka :)
 
Titulli: Kuriozitete !

LETRA ME E BUKUR E DOREHEQJES!

Një punëtor i ka dërguar punëdhënësit të tij këtë letër dorëheqjeje, përpara se të pushohej nga puna. Letra është kthyer në një HIT në internet!

"Me vjen keq qe njerka ime vdiq kaq papritur nga kanceri. Me vjen keq qe nuk jam nje robot, dhe u rrembeva emocionalisht nga ikja e saj, dhe mu desh te mungoja ne pune. Me vjen keq qe u semura dhe perseri mu desh te mos vija ne pune sepse nuk doja te semurja edhe koleget. Me vjen keq qe kam punuar 47.5 ore ne jave pa u paguar per oret ekstra. Duket qartesisht qe une jam nje punonjes tmerresisht i dobet dhe per kete kerkoj falje. E di qe e keni bezdi qe dikush t’iu thote se si te beni punen tuaj, por iu sugjeroj te gjeni zevendesuesin tim, menjehere”
11704858_1177771478915952_6905686311257347372_n.jpg

Nje imazh i vertete, i krijuar nga nje tattoo 3D. Ky eshte tatuazhi i nje babai i cili vendosi qe foton reale te kapur nga momentet e shtatezanise se bashkeshortes se tij, ku i biri shfaqej ne barkun e nenes se tij me dy duar dhe fytyren, ta kthente ne tatuazh, si kujtimin me te bukur nga ardhja ne jete e birit te tij!
11701041_1177776278915472_1224156824216043684_n.jpg

Prekëse, dorë për dore arritën të mposhtin "vdekjen"!
Binjaket që lindën tre muaj para kohe, gjatë periudhës që po luftonin për të mbijetuar kanë qëndruar dorë për dore për gati 7 javë. Më në fund ato arritën që të shpëtonin dhe më në fund festojnë sëbashku 1 vjetorin. Në foto ju do të shikoni këto momente prekëse të publikuara nga nëna e tyre.
10409180_1177769978916102_1522439106319788192_n.jpg11703132_1177770135582753_4505726093817319488_n.jpg

Pasardhesit e fronit Britanik, Prince William dhe Princ Harry, nuk udhetojne asnjehere bashke ne nje aeroplan, pasi nese ndodh nje aksident, rrezikohet vazhdimesia e mbreterise!
11751751_1177767178916382_2166622756231463808_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Teoritë mbi agresivitetin njerëzor

Mbi bazën e këtyre dy drejtimeve filozofike janë zhvilluar edhe shumë teori për shpjegimin e agresivitetit. Shohim, në vazhdim ato më kryesoret. Së pari modeli psikoanalitik i Z. Frojdit. Sipas këtij modeli, tek njeriu ekziston ndjenja e armiqësisë që buron nga forcat dinamike psikologjike, të ardhura nga pavetëdija. Ajo është një pjesë e mendje që drejton aktivisht veprime dhe mendime, por që mbetet e fshehur nga ndjesitë e vetëdijes. Frojdi mendonte se ka shumë instinkte të lidhura me pavetëdije, por dy janë më të rëndësishmet: erosi & thanatosi. I pari i shtyn njerëzit drejt kënaqësisë fizike, siç është seksi, ndërsa i dyti, është instinkt i vdekjes që shtyn drejt shkatërrimit e dhunës.

Kështu, del që agresiviteti të jetë pasojë e një lloj armiqësie të thellë që kanë njerëzit, qysh në fillimet e jetës së tyre, ndaj autoritetit. Prandaj, kur të tjerat na thonë të bëjmë diçka, na duket se ata synojnë të na kontrollojnë dhe të na imponohen, çka na shtyn t’u rezistojmë përmes sjelljeve agresive, ndoshta me, por jo rrallë edhe pa vetëdije.
Forjdi e shpjegon këtë lloj armiqësie me përvojën e fëmijërisë që përfshin marrëdhëniet me prindërit tanë (Frojd 1961). Ai i mendon impulset armiqësore me terma hidraulike, pra agresiviteti ngjitet në pavetëdije, sikundër dhe rrymat e ujit (ose avujve të nxehtë) në një kaldajë. Kur kjo “rrymë psikologjike” është me tepricë, atëherë dhe presioni në sistem do rritet, duke shkaktuar çrregullime psikologjike. Prandaj njerëzit e shëndetshëm dhe normalë e shkarkojnë këtë lloj instinkti agresiv nëpërmjet procesit që Frojdi e quan katharsis, një rrugë e së cilës është agresiviteti i hapur.

Shtysat agresive çlirohen sikundër çlirohen edhe energjitë seksuale të grumbulluara, pra tensioni seksual çlirohet përmes agresivitetit në fjalë. Sipas Frojdit, edhe sjellja agresive që rrjedh nga energjitë shkatërruese e pakëson tensionin e krijuar. Kur ai drejtohet jashtë vetes, katharsisi përfshin dëmtime të të tjerëve, kur orientohet ndaj vetes sjell dëmtime të saj, përmes depresionit, vetëvrasjes, mazohizmit etj. Por instinktet agresive mund të zhvendosen ose ridrejtohen edhe në kanale më të pranueshme, p.sh., në nivel të pavetëdijshëm mund të jemi zemëruar me profesorin ose shefin, por nuk e shprehim këtë armiqësi duke i sulmuar ata verbalisht ose fizikisht. Ne e zhvendosim armiqësinë tek një person i afërt, ku nuk humbasim shumë me anë të kësaj sjellje, si p.sh., një i dashur , babai, nëna, shoku etj. Frojdi mendon se pa këtë zhvendosje dhe pa vetëkontroll, ne do ishin qenie shumë më të dhunshme nga sa jemi në fakt.

Së dyti perspektiva etologjike. Frojdi i shpjegon veprimet e dhunshme me impulset agresive të pavetëdijshme, por etologjia, një degë e biologjisë, studion posaçërisht sjelljen e kafshëve në mjedisin e tyre natyror, duke ofruar një tjetër perspektive interesante për shpjegimin e agresivitetit. Kur zogjtë ndërtojnë fole, rosat ndjekin nënë e tyre, macja ha miun etj, të gjitha këto veprojnë sipas një rregulli që kushtëzohet nga sinjalet e mjedisit. Sipas Konrad Lorenc (1966) shumë sjellje, përfshi dhe ato agresive, janë instiktive. Sikundër dhe Frojdi, ai mendon që instinktet e agresivitetit grumbullohen tek njerëzit, sikundër edhe tek kafshët. Ato çlirohen kur presioni rritet shumë, veçse janë ngacmimet e mjedisit ato që ndikojnë në këtë “çlirim energjish”, p.sh., dhunimi i territorit apo i shtëpisë, dëmtimi i makinës apo futja në oborrin e shtëpisë, ndoshta do të mjaftonin për të çliruar agresivitet njerëzor.

Pyetja e natyrshme që lind në kontekstin e këtij shpjegimi është se pse disa kafshë janë programuar gjenetikisht të jenë agresive? Etologët mendojë se ky është një reagim i lartë adaptues në shumë specie. Pra, kafshët më të forta dhe më agresive, zënë pozitën më të lartë në hierarkinë e grupit. Aftësitë e tyre për të kontrolluar ushqimin, ujin, strehimin, territorin dhe partnerët, u shton shanset për të mbijetuar. Gjithashtu agresiviteti parandalon dhe mbipopullimin, duke ruajtur nivelin e rezervave natyrore të ushqimit dhe duke siguruar mbrojtjen e të vegjëlve. Lorenc mendon se seleksionimi natyral do sillte shuarjen e të gjitha specieve agresive, nëse ai do të ishte i dëmshëm. Por, prania tepër e shpeshtë e agresivitetit në botën e kafshëve, dëshmon për vlerën përshtatëse të tij. Por, duke qenë shumë i zhvilluar, agresiviteti i kafshëve nuk shkon në ekstrem, sepse kështu edhe vetë speciet me mbijetesë më të madhe do kërcënoheshin nëse do vriteshin shumë anëtarë të specieve të tjera më pak ose aspak agresive, të cilat janë preja e tyre.

Prandaj Lorenc propozon idenë e ekzistencës së një lloj frenimi instiktiv ndaj vrasjes. Ai vëzhgoi që betejat më agresive në botën e kafshëve marrin fund kur njëri prej “luftëtarëve e le atë”, apo kur jep shenja të një nënshtrimi ndaj fituesit. Ndërsa njerëzit, përkundrazi, tentojnë ta humbasin këtë frenim instiktiv ndaj vrasjes. Të parët tanë, ndoshta kanë qenë krijesa relativisht dëmprurëse, por ato e humbën forcën e tyre brutale, dhëmbët e mëdhenj dhe kthetrat e forta, që u duheshin për të vrarë. Kështu që betejat mes njerëzve primitivë rrallë përfundonin me vdekje, prandaj frenimi instinkti i vrasjes ishte i domosdoshme për vazhdimësinë e llojit. Mirëpo, kur njeriu zbuloi armën, aftësia për të vrarë në distancë e zëvendësoi aftësinë për të reaguar instinktivisht ndaj ngacmuesve që shkaktojnë agresivitet. Si pasojë, ne u bëmë kafsha e vetme që vret sistematikisht anëtarët e tjerë të species së vet.

Së treti perspektiva socio biologjike. Kuptimi i saj mbi agresivitetin jepet përmes një vëzhgimi klasik nga Barash 1976: “Kur mashkulli i një shpendi grabitqar kthehet në fole dhe gjen një mashkull tjetër, pranë partneres së vet që po ngroh vezët, si bashkëshorti xheloz, sulmon shpendin kërcënues, por sulmon edhe femrën e vet”. Etologët kanë vështirësi për shpjegimin e këtij lloj reagimi tek shpendimashkull, pasi nuk mund të specifikohet faktori mjedisor që të frenojë agresivitetin në këtë rast.

Socio biologët ofrojnë një shpjegim tjetër, që ndërtohet sa mbi bazën e teorisë së evolucionit të qenieve të gjalla, aq edhe mbi konceptin e mbijetesës, bazuar në përshtatjen e individit më të fortë dhe më agresiv, ashtu sikundër e kuptonin këtë çështje dhe etologët. Por ato ndryshojnë në konceptin e përshtatshmërisë. Etologët supozojnë se kafsha e përshtatur është edhe ajo që mbijeton, ndërsa socio biologët mendojnë se kafsha që përshtatet është ajo që trashëgon dhe gjenet e veta tek brezat pasardhëse. Pra qëllimi final i kafshës nuk është dhe aq mbijetesa personale, por mbijetesa e gjeneve të tyre. Suksesi shtazor në arritjen e këtij qëllimi njihet si përshtatshmëri inkuizitive.

Pra, agresiviteti mendohet si një veprim situativisht specifik që maksimalizon përshtatshmërinë inkuizitive të kafshës, prandaj socio biologët thonë që shpendimashkull në vëzhgimin e Barash, sulmoi rivalin e vet ngaqë e shihte si kërcënim për përshtatshmërinë e vet gjenetike. Por ai do sulmonte, siç e sulmoi, edhe femrën vetëm nëse tradhtia e saj do kërcënonte potencialet e tij riprodhuese. Pra, nëse incidenti do të ndodhte para se ajo të bënte vezët, sulmi do ishin intensive ngaqë synonte të ruante femrën mos ia merrnin nga foleja, dhe nëse nuk ekzistonte ndonjë rrezik ngaqë ajo tashmë i kish bërë vezët, atëherë mashkulli nuk do të sulmonte.

Kështu, socio biologët refuzojnë nocionin e instinktit unik të grindjes së shfaqur automatikisht nga sinjalet e mjedisit. Ata ngrenë hipotezën që njerëzit sillen në mënyrë agresive në disa situata, sepse dhuna dhe armiqësia janë ato që shtyjnë përshtatshmërinë tonë instiktive, çka duket sidomos gjatë konkurrencës, e cila stimulon ndjeshëm agresivitetin tek njerëzit. Sipas Smith 1976, për mijëra vjet ne kemi jetuar në grupe të vogla që gjuanim dhe mblidhnim, së bashku, ushqim. Duke sulmuar rastësisht grupet fqinje, njerëzit fitonin territore, ushqim dhe partnerë të tjerë. Ngaqë qeniet më agresive, zakonisht, triumfonin mbi të tjerët, agresiviteti trajtohej si strategji e qëndrueshme evolucionare. Si pasojë, edhe njerëzit e ditëve tona shfaqin instinktivisht veprime agresive, kur vihen në garë për rezervat me vlerë.

Së katërti trajtimi motivacional. Supozojmë se po kalojmë një ditë me probleme, p.sh., nuk kemi fjetur mire një natë më parë, jemi me vonesë në punë, na tërheq vëmendjen shefi dhe gati në shtyp makina në rrugë, ndërkohë që dëgjojmë një “lumë” të sharash nga shoferi. Në nervozizëm e sipër edhe ne shajmë dhe sillemi në mënyrë agresive. Psiko analistë, etologët dhe socio biologët e shpjegojnë këtë me instinktet tona agresive, ndërsa teoricienët e motivacionit besojnë se veprimet tona, në përgjithësi dhe ato agresivët në veçanti, nxiten nga faktorët e jashtëm-mjedisorë. Janë problemet e ditës ato që zgjojnë motivimin ose nxitjen, që na shtyn drejt veprimeve agresive, duke reaguar në mënyrë armiqësore. Analizat e parë në këtë drejtim u bënë nga Dollard & Miller, që mendonin se motivet agresive janë të ngjashme me instinktet tona biologjike, si p.sh., uria, etja, etj. Kjo ngaqë ne ndërmarrim veprime armiqësore për të zvogëluar motivin tona agresiv. Por ndërsa uria dhe etja drejtohen nga faktorë biologjikë, motivet agresive nxiten nga faktorë socialë të jashtëm. Pra, nëse një ditë jo e vështirë nuk do na motivonte të ishim agresivë, atëherë nuk do i shanim dhe nuk do i sulmonim të tjerët. (Dollard etj 1939 dhe Miller 1941) Ndërsa faktori qendror situativ që motivon agresivitetin është frustracioni. Kur kushtet e mjedisit të jashtëm pengojnë synimet për të arritur qëllimet tona-thonë këta autorë-atëherë do të frustrohemi. Kjo zgjon instinktin agresiv, që shprehet në dy mënyra sjellje, ose në formën e një sulmi mbi burimin e frustrimit ose në formë të agresivitetit të zhvendosur tek persona apo objekte të tjerë. Duke përmbledhur këtë teoritë frustracion-agresivitetit, Dollard thotë se “…sjellja agresive gjithnjë parakupton ekzistencën e frustracionit dhe e kundërta, ekzistenca e frustracionit gjithnjë çon në disa forma të agresivitetit.” (1939) Në modifikimit të kësaj hipoteze që iu bë me kohë theksohet se, jo gjithnjë dhe domosdoshmërisht frustrimi shtyn drejt agresivitetit. Pra, ndodh që mos veprojmë në mënyrë agresive, ngaqë mund të reagojmë edhe në mënyra të tjera, si p.sh., të biem në depresion, të frikësohemi, ose të shmangemi. Madje, ndodh që lidhja mes ngjarjeve të papëlqyera (frustruese) dhe agresivitetit të kushtëzohet edhe nga një numër faktorësh të tjerë. Pra, veç pranisë së shtysave situative që përcjellin agresivitetin, ndikon dhe niveli i përgjithshëm i ngacmushmërisë nervore, apo dhe faktorë të tillë si dhimbjet, temperatura ekstreme, zhurmat, izolimi, mbipopullimi, ndotja e mjedisit etj. Pra ka edhe faktorët të jashtëm pengues, me natyrë sociale, që gjithashtu motivojnë agresivitetin.

Teoria e agresivitetin nga irritimi ose zemërimit pretendon që shumë kushte të papëlqyeshme, përfshi dhe rrethanat kërcënuese, përbëjnë një shkak për agresivitet. Pra, ngjarje të rrezikshme çojnë në një lloj zgjimi të lartë emocional, që shpesh quhet zemërim. Ky shërben si motiv që shtyn për veprime të mëtejshme agresive thotë Berkowitz 1983. Sipas tij, ngjarjet e pakëndshme, si p.sh., moszgjidhja e një ushtrimi, pengesat e krijuara nga subjektet e tjerë etj., zgjojnë një gatishmëri për të reaguar agresivisht. Por, mund të jenë edhe ngacmimet situative të pranishme para këtij zgjimi, të cilat kombinohet mes tyre dhe shndërrohen në veprime agresive. Masa e agresivitetit varet nga niveli i pakëndshëm i ngjarjes, si dhe nga prania e ngacmuesve situativë. Sipas Berkowiç & Geen, subjektet e frustruar dhe të penguar janë veçanërisht agresivë kur ngacmimet agresive janë të pranishme në një mjedis të caktuar. Në eksperimentet e veta Berkoëiç konfirmoi efektin e armës, si ngacmues situativ, duke argumentuar se “prania e armëve i bën njerëzit më agresive nga sa janë normalisht, pasi u kujton atyre se mund të vrasin”. Por edhe kur zgjimi ose ndjeshmëria jonë rrjedh vetëm nga faktorë që nuk kanë të bëjnë me zemërimin dhe armiqësinë, kjo mund të “ndezë përsëri zjarrin e agresivitetit”. Vëzhgimet kanë treguar se zhurmat e mëdha, temperaturat e larta, drogat, apo ilaçet, ushtrimet fizike dhe pjesë të caktuara muzikore mund të shtojnë agresivitetin. Por dhe zgjimi seksual, nganjëherë, shton agresivitetin.

Megjithatë janë dy kushte të domosdoshme që ky eksitim të shndërrohet në ndodhi agresive: e para individi duhet të jetë i predispozuar për të kryer agresion dhe e dyta duhet që shkaku i vërtetë i zgjimit të jetë relativisht i paqartë, i dykuptimtë, pra mos kuptohet qartë burimi i nxitjes dhe stimulimit. Nga Zilleneman ky proces është quajtur transferim i eksitimit. Së pesti përmendim teorinë sociale të të mësuarit. Sipas saj, agresiviteti mësohet nga përvoja, mbasi gjatë jetës ne shpërblehemi nëse sillemi në këtë mënyrë. Fëmija më agresiv se të tjerët fiton lojën në garë me shokët, futbollisti i tillë, po ashtu vlerësohet më shumë nga trajneri, kolegët dhe spektatorët. Kjo bën që agresiviteti të shoqërohet nga një refleks i kushtëzuar, i cili ndodh më shpesh në të ardhmen.

Ndër pskologët më të njohur të kësaj teorie përmendet Albert Bandura 1973, që përmes konceptit të refleksit të kushtëzuar parashikonte se njeriu bëhet agresiv kur sjellja e tij armiqësore kushtëzohet pozitivisht. Ai besonte se njeriu mund të mësojë duke vëzhguar, prandaj dhe dy fëmijë që zihen janë një model për fëmijën e tretë që i sheh ata. Po kështu edhe adoleshenti, para se të bëjë krim ka parë gangsterët ose rrugaçët e tjerë të qytetit, ka parë filma, televizion etj,. Kjo e shtyn të ndërmarrë veprime agresive, duke imituar veprimet e një personi tjetër, pra duke modeluar veprimet armiqësore. Bandura gjeti se ne preferojmë të imitojmë më tepër modelin që shpërblehet për agresivitetin e tij, se sa atë që dënohet për të.

Kjo teori evidentoi rolin negativ të dhunës televizive në shoqëri, sidomos për moshat e reja. Megjithëse ka studiues që mendojnë se nuk është bindëse teoria e të mësuarit të agresivitetit në këtë mënyrë, por eksperimentet dhe përvoja jetësore e afirmojnë këtë gjë. ثshtë vënë re që, në shumë raste veprimet agresive kopjohen gati në mënyrë të përpiktë nga modeli. Kështu, statistikat tregojnë që demonstrimi i krimeve të bujshme në TV dhe gazeta është shoqëruar me rritje të numrit të tyre në shoqëri. Kjo tregon se media mund të stimulojë ose stimulon agresivitetin. Argumenti bazë është se, pas dëgjuar vazhdimisht për vrasjet, aksidentet, dhunën, rrahjen etj., të ndodhura këto në rrugë, në punë, në shtëpi, në shkollë, aq më shumë edhe në TV, ku nuk mungojnë dhe efektet artistike, atëherë ndodh që ne të desensibilizohemi, të humbasim ndjeshmërinë humane ndaj dhunës në jetën reale.

Kështu jo vetëm bëhemi më pak të predisponushëm për të ndihmuar viktimat reale, por dhe fiziologjikisht do të nxitemi më pak. Nëse një jashtë planetar do përpiqej të kuptonte qytetërimin tonë duke parë programet televizive dhe filmat, pa dyshim do mendonte se ne jemi agresivë, të dhunshëm, të sëmurë, egoistë, instiktivë dhe seksualë.

Nga studimet e kryera del se sa më shumë të shihet televizori aq më i deformuar dhe i turbullt është perceptimi ynë për realitetin. Statistikat theksojnë, gjithashtu, edhe për lidhje të forta mes dhunës televizive dhe agresivitetit. Banduar zbuloi se fëmijët sillen në mënyrë më agresivë pasi kanë parë një dhunë televizive ose janë njohur me një përshkrim gazetaresk të saj. Dhuna ne TV duket të zvogëlojë dhe prekshmërinë (si ndjenjë) dhe ndjeshmërinë tonë ndaj dhunës reale në jetë, duke prishur dhe corrjentuar edhe perceptimet tona për botën.

Së gjashti kemi modelet normative. ثshtë vënë re se shpesh,e sporti dhe agresiviteti janë pranë njëra tjetrës, ndoshta ngaqë agresiviteti në sport ose në garat e tjerë, është një lloj norme, pra është e vijueshme dhe e lidhur logjikisht me standardet që rregullojnë sjelljet e pjesëmarrësve në to. Norma të tilla funksionojnë në shumë drejtime të aktivitetit jetësor, ndërsa llojet e tyre janë të larmishme në vartësi të situatave.

Përmendim tre lloje normash kryesore, që lidhen me këtë çështje. Së pari norma e reciprocitetit. Gjatë procesit të shoqërizimit ne përpiqemi të kontrollojmë agresivitetin, por disa norma sociale e inkurajojnë atë, në situata të caktuara. Një standard i tillë është norma e reciprocitetit, që parakupton grindjen “flak-për-flakë”, ose aty për aty. Kështu, në një konflikt të zakonshëm rruga më e mirë për t’iu kundërvënë agresivitetit, shpesh do ishte sjellja po aq agresive. Eksperimentalisht, White & Gruber 1982 kanë zbuluar se Rruga më e lehtë për t’i bërë njerëzit agresorë është t’u japësh një shenjë agresiviteti. Së dyti janë norma e nevojshmërisë. Kështu, shpesh në grupe të caktuara shoqërore agresiviteti shërben si normë grupi. P.sh., adoleshentët sillen agresivisht për të fituar reputacion tek moshatarët, sepse kjo është normë grupi. Veprimet e tyre u kundërvihen normave të shoqërisë, por janë në vijueshmëri dhe logjike me normat unike të nevojshme për nëngrupet ku ata bëjnë pjesë Së treti norma e deindividualizimit. Shpesh njerëzit sillen ndryshe nga normat sociale. F. Zimbardo në vitin 1969 mendonte se njerëzit herë pas here humbasin sensin e identitetit personal kur bëhen pjesë e grupit. Ai e quan këtë deindividualizim ose zhveshje nga identiteti. Si të tillë, ata nuk veprojnë më sipas normave sociale, por humbasin vetëkontrollin dhe vetë rregullimin. Kjo i bën të veprojnë tepër emocionalisht, impulsivisht dhe në mënyrë jo tipike për ta. Ndodh që deindividualizimi të rrisë edhe sjelljet pozitive, por zakonisht ai çon në agresivitet, vandalizëm dhe shkatërrim. Raste të tilla janë njohur edhe në historinë e afërt të vendit tonë.

Anonimati është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të deindividualizimit. Sipas Zimbardos, ne parapëlqejmë të sillemi si agresivë kur nuk mund të identifikohemi nga të tjerët, pra dhe nuk vlerësohemi, kritikohemi, gjykohemi ose dënohemi për sjelljet tona. Kur iu kërkua dy grupeve me studente femra, t’u jepnin goditje ekletrike disa femrave të tjera, grupi me femra të paidentifikuara, pra të panjohura më parë, jepte rrymë elektrike me intensitet më të lartë, konstaton ksperimentalisht Zimbardo 1969. Modelet e shpjegimit që ofruam nga teoritë biologjike apo ato shoqërore nuk është se japin zgjidhje përfundimtare. Në situata të caktuara, mund të kenë interes njëra ose tjetra, por në përgjithësi, agresiviteti do interpretohej saktë nëse do merreshin parasysh dy faktorët, si ato biologjike dhe ato sociale. Prandaj shpjegimet e teorive të mësipërme mund të jenë më bindëse nëse do puqen ose konvergojnë me njëra tjetrën.

Së shtati veçoritë agresive të personalitetit. Shpesh ndodh që në situata dhe kushte të njëjta njerëz të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme, disa sillen si agresorë, disa të qetë dhe të pa ngacmuar. Siç duket, disa individë kanë veçori të tilla personale që rrallë e humbin toruan apo të nxehen, duke prishur ekuilibrin emocional me vështirësi dhe vetëm në raste të caktuara. Të tjerët nuk presin gjatë, por janë impulsivë e gjaknxehtë, nuk kontrollojnë dot reagimet e tyre. Në dallime të tilla luajnë rol shumë faktorë personalë, prandaj ka dhe disa modele të sjellje. Në psikologji flitet shpesh për dy tipa, Tipin A dhe B të modelit të sjelljes. Njerëzit tepër konkurrues, që vazhdimisht nxitojnë dhe shfaqen veçanërisht irritues e agresivë, shpesh përfshihen nga psikologët në Tipin A të sjelljeve. Tiparet e mësipërme të quajtura modeli i sjelljeve të tipit A i veçojnë individët përkatës nga personat e Tipit B. Secili prej nesh bën pjesë të paktën në njërin prej këtyre kategorive, shprehet Strube në vitin 1989.

Tipi A ka prirje të jetë edhe më agresiv se Tipi B, sjelljet e të cilit që janë më miqësorë e nuk sulmojnë të tjerët kur duan të arrijnë qëllimet e tyre në gara ose gjatë ecurisë në karrierë. Ndërsa Tipi A parapëlqen agresivitetin armiqësor, si prirje për t’u shkaktuar dhimbje, shqetësim apo vuajtje viktimave. Të dhënat e grumbulluara nga Strube etj., 1984, konfirmojnë sjelljen agresive të këtij tipi në abuzimet me fëmijët ose me bashkëshortet. Ka edhe studime të tjera që konfirmojnë se Tipi A ka më tepër predispozicion të hyjë në konflikt me të tjerët në vendin e punës. Studimet flasin edhe për një tendencë atributive armiqësore që shfaqet tek njerëzit. Madje dhe atributeve për qëllime të tjera shpesh luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqen e agresivitetit njerëzor. Kështu, kur perceptojmë veprimet e dyshimta të tjetrit si produkte të qëllimeve keqdashëse të tij ndaj nesh, jemi më të predispozuar t’ia kthejmë “me të njëjtën monedhë”. Kjo predispozitë konfirmon edhe një tipar tjetër njerëzor, pikërisht, prirjen për të perceptuar qëllimin armiqësor tek tjetri, madje edhe kur ai mungon tërësisht. Kështu, psikologët në fjalë mendojnë se qenia njerëzore, duke pasur tendencën për të bërë gabime të tilla atributive, prandaj ka më tepër mundësi të jenë agresive.

Kanë qenë sidomos studiuesit Dodge & Coie (1987) që argumentojnë ekzistencën e tendencës atributive të armiqësisë tek njerëzit. Sipas tyre, ka njerëz që përpiqen të përfitojnë pozitivisht nga dyshimi, duke u atribuar veprimeve të dyshimta motive pozitive, ose së paku neutrale. Por, ka edhe njerëz të tjerë që kudo dhe tek të gjithë shohin qëllime keqdashëse dhe agresive, madje dhe kur ato nuk ekzistojnë fare në realitet. Këta hyjnë në konflikt në shumë situata, duke i perceptuar këto si veprime të domosdoshme për të mbrojtur veten në këtë botë armiqësore dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Diskutohet edhe rreth dallimeve gjinore në lidhje me agresivitetin. Të dhënat tregojnë se meshkujt arrestohen më shpesh e më shumë në numër, për krime të dhunshme, madje edhe në opinion ata janë më agresivë. A është ky një paragjykim apo i vërtetë ? Eagly & Steffen 1986 arrijnë në përfundimin se meshkujt, realisht, janë disi më të përfshirë në agresivitet, por ky dallim është i vogël, ndonëse në disa situata është më i madh. P.sh., ata dallojnë më shumë në agresivitetin fizik se në format e tjera, si në fyerje verbale apo qëndrime negative.
Dallime të mëdha mes dy gjinive janë gjetur edhe kur agresiviteti ka qenë i detyruar ose i kërkuar (në disa role sociale), krahasuar me rastet kur ai është i zgjedhur vetë dhe lirshëm. Po kështu, meshkujt dhe femrat dallojnë në qëndrimet e tyre ndaj agresivitetit. Meshkujt ndihen më pak fajtorë dhe në ankth, krahasuar me femrat, që ndihen më të shqetësuara për mundësinë që sjellja agresive ndaj të tjerëve, të rrezikojë edhe ato vetë. Po kështu, vëzhgimet evidentojnë që sjelljet agresive drejtohen më shumë ndaj meshkujve se sa ndaj femrave. Shkaqet e diferencave të tilla janë nga më të ndryshmet. Pjesërisht mund të jetë shkak prania e kromozomit Y tek gjenet mashkullore, apo shoqërizimi i roleve, por pjesërisht, mund të pranohen edhe dallimet fizike apo fuqi mashkullore më e madhe, ajo që lehtëson veprimet agresive (madje shoqëria shpesh i shpërblen këto sjellje). Janë dhe steriotipet tradicionale të shoqërisë për maskilitetin dhe feminizmin, që modelojnë sjelljen e tyre në shoqëri.
 
Titulli: Kuriozitete !

Një ekip i psikologëve dhe mjekëve në Universitetin e Berlinit kanë bërë të ditur se bazuar në eksperimentet klinike që ata kanë kryer, kanë arritur të dëshmojnë për ekzistencën e disa formave të jetës edhe pas vdekjes.

Deri tek ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë, ku janë bërë vëzhgime mjekësore në përvojat pranë vdekjes, duke bërë që pacientët e këtij eksperimenti të jenë të vdekur klinikisht për gati 20 minuta dhe përsëri janë sjellë në jetë.
Ky proces kontrovers u bë për 944 vullnetarë të cilët morën pjesë në këtë eksperiment në këto katër vitet e fundit. Atyre iu injektuan përzierje të drogave të ndryshme duke përfshirë këtu edhe epinefrinë. Këto përzierjes drogash u lejonin pacientëve që të përjetonin një vdekje klinike dhe që të dilnin nga ajo gjendje pa asnjë pasojë. Pas injektimit të përzierjeve të drogave, pacientët rikuperoheshin pas 18 minutash dhe kjo gjë bëhej duke filtruar ozon në gjakun e tyre.
Kohëzgjatja jashtëzakonisht e gjatë në këtë gjendje- vdekje klinike- është bërë e mundur kohëve të fundit falë zhvillimit të një makine të re kardiopulmore e quajtur AutoPulse. Kjo lloj pajisje është përdorur vitet e fundit për të rikthyer në jetë njerëzit që kishin vdekur para 40 minutave deri në një orë.

Përvojat e pranë-vdekjes janë përmendur edhe në revista të ndryshme mjekësore edhe në të kaluarën, duke marrë për bazë halucinacionet, por se Doktor Ackermann dhe ekipi i tij, përkundrazi, konsiderojnë se pikërisht këto janë dëshmi se ka ekzistencë të jetës së përtejme dhe është një formë e dualizmit në mes mendjes dhe trupit.
Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga doktor Berthold Ackermann, ka monitoruar operacionet dhe kanë përpiluar dëshmitë e subjekteve, transmeton lajmi.net. Edhe pse ka disa ndryshime në këtë eksperiment nga individët e ndryshëm, të gjithë individët kanë pasur disa kujtime gjatë periudhës sa kanë qenë në vdekje klinike. Shumica prej tyre kanë përshkruar disa ndjesi shumë të ngjashme.

Përjetimet më të shpeshta që kanë thënë se kanë përjetuar vullnetarët që kanë marë pjesë në këtë eksperiment kanë përfshirë ndjenjën e shkëputjes nga trupi i tyre, ndjenjën se po ngrihen në ajër, qetësinë totale, sigurinë, ngrohtësinë, përvojën e shpërbërjes absolute dhe praninë e një drite të madhe.
Shkencëtarët thonë se ata janë të vetëdijshëm se shumë prej konkluzioneve që kanë arritur do të shokojnë shumë njerëz edhe pse besimet fetare të subjekteve të përfshira në këtë eksperiment nuk kanë paraqitur asnjë problem. Në të vërtetë, vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment i kanë takuar besimeve të ndryshme fetare, si besimit të krishterë, atij islam, hebre por ka pasur edhe ateistë.
“Unë e di se rezultatet tona mund të shqetësojnë besimet e shumë njerëzve”, thotë doktor Ackermann.
“Por, në asnjë mënyrë, ne nuk kemi pasur për qëllim një gjë të tillë. Ne vetëm kemi dhënë përgjigje në pyetjen më të madhe të historisë së njerëzimit, kështu që unë shpresoj se këta njerëz që janë prekur të jenë në gjendje të na falin. Po, ka jetë pas vdekjes dhe kjo duket se vlen për të gjithë ne”, ka thënë doktori.
 
Titulli: Kuriozitete !

TELEPATIA
telepatia.jpg
Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.

Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë ose psikotronikës. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele” - largësi dhe “pathe” - ndjeshmëri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike, qysh në vitin 1882.
ا’është në të vërtet telepatia? Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.
Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.

Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona...
image002.jpg

Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).
Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.
Më vonë, Sharl Rishe, shkencëtar francez, fitues i اmimit Nobel për fiziologji, vërtetoi në mënyrë eksperimentale se telepatia është e ndarë nga hipnoza, por në gjendje hipnotike ajo është më e theksuar dhe veprimi i saj është më i suksesshëm.

Bashkëkohësi i tij, O. Zhana, gjatë eksperimenteve mjaftë interesante arriti që të provokojë hipnozë në largësi, nëpërmjet sinjaleve telepatike. Për fat të keq, Zhane nuk tentoi që t’i komentoj këto eksperimente,sepse frikësohej se do të rrezikonte autoritetin e shkencëtarit serioz. Eksperimente të ngjashme bëri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe në mënyrë telepatike ia dërgonte subjektit tjetër. Deklarata e tij për këtë eksperiment
hyri në histori të parapsikologjisë si deklaratë e parë shkencore e këtij lloji.
image006.jpgimage004.jpg

Eksperimente intensive në fillim të viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Upton Sikler me të shoqen, Meri K. Sinkler. Uptoni vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t’i pranonte në mënyrë telepatike dhe t’i reprodukonte. Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% rezultate të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bëheshin në kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte plotësisht e saktë, ashtu që edhe gjeniu Albert Ajnshtajn, që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps aq shumë, sa që ia shkroi edhe parathënien e librit të Sinklerit, “Radioja Mentale”, në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.

Uejtili Kerington, mik i afërt i Frojdit, përdori një metodë tjetër të eksperimentimit. Ai merrej vesh me disa pranues të valëve, të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Britanisë së Madhe, që në kohë të caktuar t’i pranojnë në mënyrë telepatike mesazhet e tij. Në kohën e caktuar e hapte fjalorin dhe e zgjedhte një fjalë, e cila mund të paraqitej edhe në mënyrë figurative. E vizatonte në një letër dhe pastaj me orvatje shpirtërore mundohej t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerësonte duke i shikonte të gjitha përgjigjet dhe secilës ia jepte vlerën e vet. Në çoftë se objekti i vizatuar ishte “molla”, atëherë “dardha”, si përgjigje, kishte vlerë më të madhe se sa “rrushi”, ndërsa “rrushi” vlerën më të madhe se sa ndonjë objekt statik etj.
Mungesë e eksperimentit të tij ishte se personi i njëjtë. D.m.th. vetë Keringtoni ishte eksperimentuesi dhe vlerësuesi i përgjigjeve, sepse subjektet shpesh nuk kontaktonin në kohën e njëjtë dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.
Këtë mungesë, si dhe shumë të tjera, i plotësoi Rajni. Ai i mbante nën kontroll të gjithë variabilët e rëndësishëm. Rajni i pari i përdori me të madhe të ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky është një komplet i përbërë nga 25 letra, të cilat ndahen në 5 pjesë, dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik. Në qoftë se gjatë eksperimentimit subjekti i qëllon letrat, në bazë të rastësisë eventuale pa pjesëmarrje të telepatisë, atëherë probabiliteti do të jetë 1:5 ose 20%. Secila e qëlluar tjetër, mbi këtë mesatare, është e rëndësishme.

Duke komentuar punën dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të Tajerit, të Kringtonit e shumë të tjerëve, dr. Taules arriti në përfundim de këto eksperimente “kanë larguar çdo dyshim mbi ekzistencën e telepatisë dhe kanë mundësuar që ajo të paraqitet me metoda eksperimentale”...

Rasti Mesing
Një ndër telepatët më në zë ishte Vulfu Gligorevic Mesing (1899 - 1971). Aftësitë e tij telepatike i zbuloi rastësisht, në moshën 11 vjeçare, kur pa dashje largohet nga prindërit dhe hipë në trenin që udhëtonte në relacionin, Varshavë - Berlin. Pasi nuk kishte biletë udhëtimi, futet nën karrige, por kontrollori e kap dhe i kërkon biletën. Mesingu i vogël e sheh në dysheme një copë letër të thjeshtë, e kap atë dhe ia jep kontrollorit, duke u koncentruar në atë letër me bindje të thellë se ajo është biletë. Kontrollori e merr letrën, e shikon dhe i thotë: “Pse rri nën karrige pasi e ke biletën?”.
Në Berlin, Mesingu bie në kontakt me prof. Abelin, psikiatër i njohur i cili i vëren aftësitë e tij dhe së bashku me kolegun e tij, prof. Shmitin, e marrin nën mbikëqyrje. Më vonë, Mesingu filon punë në një cirk të quajtur “BUSH” dhe kështu fillon turnet e tij nëpër Evropë. Gjatë një manifestimi në Vjenë, për Mesingun u interesua edhe Ajshtajni, të cilin e dërgoi tek S, Frojdi. Te dy këta shkencëtarë punuan mjaft me të. Me Frojdin mesingu qëndroi disa vite në shoqëri, i cili ia mësoi metodat e koncentrimit dhe autohipnozën. Ja, një eksperiment interesant që e bënë Frojdi dhe Ajnshtajni me Mesingun: Frojdi e urdhëroi në mënyrë telepatike: “Shko në banjë, merre pincetën dhe shkulja tri qime nga mustaqet Ajnshtajnit!”. Mesingu u mendua pak, pastaj shkoi në banjë, mori pincetën dhe iu afrua Ajnshtajnit duke i thënë: “Më falni, por duhet ta zbatoj urdhrin”, ndërsa te dy shkencëtarët ja plasën të qeshurit, duke admiruar aftësitë e tij. Pastaj pason urdhri tjetër i Frojdit me mendime: “Merre violinën dhe jepja Ajnshtajnit që t’i bie”. Edhe këtë urdhër Mesingu e zbatoi më përpikëri. Kur po largohej nga Berlini, Ajnshtajni i thotë: “Në qoftë se gjendesh në situata të palakmueshme, mu lajmëro lirisht”.

image008.jpg

Më 1923, Mesingu takohet me M. Gandin. Edhe Gandi mbetet i kënaqur me detyrën që ia parashtroi: që ta merrte fyellin dhe t’ia jepte indianit që gjendej aty afër. Mesingu ia jep fyellin,pastaj indiani fillon t’i bjerë, ndërsa nga një gyp aty afër fillon të dalë një gjarpër, i cili lëvizte sipas melodisë.
Një nga eksperimentet mjaft interesante është ai i vozitjes së automobilit me sy mbyllur, por, afër tij qëndronte një vozitës profesional, i cili e kishte për detyrë që t’ia tregonte rrugën me anë të mendimeve. E gjithë kjo u bë nën kontroll të caktuar. Mesingu kishte vozitur pa problem, edhe pse vozitjen e njihte shumë pak.
Pas agresionit gjerman mbi Poloninë, Mesingu kaloi në Rusi. Atje qëndroi deri në fund të jetës. Një ditë, me rastin e një manifestimi, Mesingun e marrin dy vetë dhe e dërgojnë tek Stalini. Disa herë takohet me Stalinin. Stalini eksperimentoi me aftësitë e tij, nën kontroll të policisë. Njëra ndër detyrat ishte edhe plaçkitja e bankës (100.000 rubla) përmes një letre të thjeshtë. Mesingu e merr një copë letre nga një fletore e thjeshtë dhe i afrohet arkëtarit, duke u koncentruar. Me mendimi i sugjeron se kjo letër është çek më vlerë prej 100.000 rublash dhe ai duhet t’ia jepte. Kur u krye gjithë ceremonia, në prani të dëshmitarëve, Mesingu kthehet tek arkëtari me të hollat dhe i shpjegon se çfarë kishte ndodhur. Arkëtari e shikon me dyshim, por kur i kontrollon çeqet, shef se në mes tyre gjendet me të vërtet një copë letër e thjesht dhe kur sheh të hollat e paluara në çantën e Mesingut, i bie të fikët.
Testi tjetër ishte edhe më i rëndë. Ai duhej që pa leje të hynte në vilën e një personaliteti të lartë sovjetik, e cila ishte e ruajtur nga rojet. Mesingu afrohet tek vila, koncentrohet duke ju sugjeruar rojeve: “Unë jam Berija, unë jam Berija, më lëshoni të hyjë!”(Berija ishte udhëheqës në zë i NKVD-së). Dhe vërtet, rojtarët e lejojnë pa fjalë që të hynte brenda në vilë.
Këto eksperimente në Moskë Mesingut i sjellin famë të posaçme dhe qeveria i jep leje për manifestime të lira nëpër gjithë territorin e Bashkimit Sovjetik.
Ky ishte vetëm një ndër rastet e shumta të kësaj dukurie.

Disa shpjegime shtesë mbi telepatinë
Problemi teorik themelor është se si telepatia mund të funksionoj, ndonëse ka barriera hapësinore e materiale, të cilat pengojnë format tjera të komunikimit. Shumica e kërkimeve sjellin si përfundim se për telepatinë nuk ka pengesa! Kontaktet telepatike mund të vendosen me subjekt edhe në nëndetëse, në thellësi deri në 3000 metra, si dhe në largësi nga dërguesi disa mijëra kilometra.

Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.
Një variant i kësaj teorie është hipoteza e Kozinskit, sipas së cilës themelore në telepati është elektroinduksioni, në të cilin valët elektromagnetike indukojnë gjendjen e dëshiruar në trurin pranues.
Këtë teori e demanton plotësisht me eksperimentet e tij Leonid Vasiljev, më 1963. Vasiljev i hipnotizonte subjektet dhe i fuste në kafazin e Faradeit, i cili eliminon plotësisht bartjen e valëve elektromagnetike. Kjo situatë nuk ndikonte fare në sugjestionet telepatike, kështu që sot teoria elektromagnetike mbi telepatinë konsiderohet si e pavlerë.
Roli, më 1966, në veprën e tij “Perceptimet jashtëshqisore dhe të mbajturit mend” jep teorinë e fushës psikike. Sipas asaj teorie secili objekt dhe secila qenie e gjallë e ka fushën psikike, ngjashëm me gravitacionin (fusha gravituese ndikon pa marrë parasysh pengesat dhe izolimet). Ajo çfarë ndodh në një fushë psikike, dyfishohet në fushën tjetër. Dobësia e vetme e kësaj teorie qëndron në atë se njëra dukuri - telepatia, shpjegohet me dukurinë tjetër - gravitacionin, i cili edhe sot e kësaj dite nuk është i sqaruar plotësisht.

Zbulimi i një numri të madh të grimcave elementare në fizikën atomike kishte rëndësi edhe për psikotronikën. Kështu, Artur Kestler në veprën, “Rrënjët e koincidencës” solli mendimin e disa fizikanëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur PSITRON, e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. Me gjithë arritjet e fizikës moderne atomike, kjo hipotezë nuk na afron drejt sqarimit derisa të mos zbulohet ajo grimcë.
Gardner Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike. Gjendja e ndryshuar psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se që është e mundur gjatë gjendjes sonë “normale”. Marfi posaçërisht thekson se dërguesi dhe pranuesi, respektivisht vetë mundësia e manifestimit të telepatisë, paraqet një fazë më të thellë të organizmit të përgjithshëm të vetëdijeve tona si dhe nivelin e ndikimit intim në shtresat më të thella, në të cilat fenomenet paranormale ndodhin. Duke u thelluar në shtresat e thella, të vetat, individi largohet nga e vetëdijshmja, me ç’rastë shfaqen horizonte e përmasa të reja, të mjaftueshme për arritjen e kontaktit me dukuri reale, të cilat e tejkalojnë kohën dhe hapësirën.

Sipas Teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi C. G. Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuri me përmbajtje të njëjtë të kuptimit. Sipas Jungut, i cili në formulimin e kësaj teorie u frymëzua nga sistemi i vjetër kinez “JI-Xhing”, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti. Fenomene sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dje janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore e të ngjashme. Në ato raste përmbajtja e vetëdijes së emetuesit dha pranuesit në telepati janë të njëjta për nga kuptimi, sepse përmbajtja e njëjtë ose e ngjashme paraqitet në momentin e njëjtë tek te dy. Teoria e sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr “fjalën nga goja”, etj. Edhe pse kjo teori në këtë periudhë është njëra nga më të pranuarat në kuadrin e teorive tjera, prapëseprapë është larg sqarimit të plotë të fenomenit të quajtur telepati.
Si përfundim mund të thuhet se shumica e eksperimenteve të psikotronikës, tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia është proces themelorë i interaksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal, përmes të cilit komunikojmë ne sot. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, të cilat e zëvendësuan dhe e lanë të shtyrë në prapavijë, sepse organet shqisore dhe funksioni i të folurit janë më të përshtatshëm për komunikim dhe veprim në rreth. Megjithëkëtë, perceptimet jashtëshqisore nuk u zhdukën, por vetëm u mënjanuan dhe, në gjendje kur humbet kontrolli i qendrave të larat të vetëdijes, siç janë rastet e rreziqeve për jetë, tronditjet e thella shpirtërore etj, këto funksione dhe mekanizma jashtëshqisore, të lënë anash, aktivizohen.

Homepage
 
Titulli: Kuriozitete !

Sekrete të rrezikshme që u morën në varr

Shumë njerëz që janë interesuar për problemin e UFO-ve apo që kanë pasur vetëm fatin e keq që të kenë qenë dëshmitarë të pafajshëm lidhur me jashtëtokësorët, kanë vdekur në mënyrë misterioze

Kush janë me të vërtetë "Njerëzit me të Zeza"

Shumë njerëz që janë interesuar për problemin e UFO-ve apo që kanë pasur vetëm fatin e keq që të kenë qenë dëshmitarë të pafajshëm lidhur me jashtëtokësorët, kanë vdekur në mënyrë misterioze. Lidhur me këtë argument, ufologu i njohur John Keel pohoi: "Një prej problemeve që më ka penguar gjithmonë gjatë investigimit tim që të rishqyrtoj çështje të kaluara ka qenë vdekja e parakohshme (në një kohë që varion nga 6 muaj në 2 vjet maksimumi) e dëshmitarëve më të rëndësishëm ".

Si të shpjegohet zinxhiri i gjatë dhe tronditës i vdekjes së çuditshme së studiuesve apo e njerëzve të thjeshtë me hobin e ufologjisë që kanë rastisur të jenë dëshmitarë gjërash që as nuk duhej t'i shikonin, aq më pak t'i divulgonin? A ekzistojnë realisht misteriozët "MIB." (Men In Black), Njerëz me të Zeza, të cilët do të ndërhynin papritmas në jetën e kërkuesve apo të dëshmitarëve të thjeshtë të fenomeneve ufologjike, duke e transformuar jetën e tyre praktikisht në një ferr, duke u provokuar, jo rrallë, vdekjen? Dhe nëqoftëse po, kush janë këto qenie misterioze të veshura me të zeza? Dhe a i korrespondon të vërtetës akuza për eksperimente të frikshme të kryera në vende shumë sekrete mbi kavje njerëzore?

Fakte të qarta duket se e konfirmojnë pikë për pikë atë çka Keel tha. Janë histori të tmerrshme, të cilat fatkeqësisht në mënyrë të shpeshtë, siç do ta shikojmë, kanë përfunduar në mënyrë dramatike për njerëzit e lidhur në çfarëdo mënyre të lidhur me enigmën UFO, nën një gur varri sëbashku me sekretin e tyre të tmerrshëm. Ufologjia është e gjitha e "stolisur" nga një zinxhir vdekjesh misterioze.

Ufologu i njohur Alfredo Lissoni, në librin e tij interesant dhe gjerësisht të dokumentuar: "UFO-t dhe CIA", shkruan: "Problemi i vdekjeve misterioze e ka ndezur gjithmonë fantazinë e ufologëve, të cilët i kanë shpjeguar si vdekje të përgatitura me art nga shërbimet sekrete. Pavarësisht se nuk ekziston asnjë provë konkrete lidhur me këtë, përveç ndonjë pranimi të ndrojtur ish-agjentësh qeveritarë me besueshmëri të pakët, është gjithashtu e vërtetë se duke filluar nga viti 1962 ufologjia filloi që të qajë pionierët e saj.

"Në nëntor të vitit 1962, ndërronte jetë Wilbert Smith, shef i projektit kërkimor kanadez Magnet; Smith vdiq papritmas, megjithë moshën e re, jo më parë se të kish zbuluar ekzistencën e një niveli supersekret amerikan, mbi CIA-n, që merrej me studimet për UFO-t; Smith u parapri me pak kohë nga Kapiteni Edward Ruppelt, investigator vetmitar i Blue Book, i mbytur nga kanceri në lule të moshës. Një fund i ngjashëm i takoi anglezit Waveney Girvan, themelues i "Flying Saucer Review", botimi më serioz dhe më i famshëm lidhur me UFO-t në botë. Në fillimet e vitit 1968 i takoi brazilianit Olavo Fontes, i cili investigoi rastin e një UFO-je të supozuar që ishte përplasur në Ubatuba të Brazilit; menjëherë i pasuar nga Gjenerali francez Ailleret, që ka humbur jetën në një incident ajror të çuditshëm, katër ditë pasi u kish deklaruar mediave se donte të krijonte një komision zyrtar dhe objektiv lidhur me disqet fluturuese. Në qershor të 1971, ndërronte jetë Profesor James McDonald, i gjetur i vetëvrarë në shkretëtirën e Arizona. Zyrtarisht kish qëlluar veten në tëmth, i stresuar nga puna e tepruar(!).

"Vrasje të paramenduara? Prova nuk ekzistojnë, por duket pikërisht se po. Jo rastësisht, të gjithë këto personazhe rezultonin veçanërisht të bezdisshëm për faktin që zinin vende kyçe për divulgimin korrekt të fenomenit UFO. Qenë njerëzit më të informuar, më të akredituar dhe mbi të gjitha më të dëgjuarit...".

Por le të ecim me rregull. Për të dhënë një ide të vakët lidhur me këtë fenomen shqetësues, me vdekje të çuditshme, po përcjellim atë çka shkruan "Saucers Neës" lidhur me të: "Nga një sondazh i shpejtë është mundur të konstatohet se vetëm në vitin 1967, në të gjithë botën janë regjistruar 137 vdekje për incidente apo për shkaqe natyrore (sëmundje, rrëzime) njerëzish, në njëfarë mënyre të lidhur me problemin e UFO-ve, domethënë studiues, kontaktues dhe dëshmitarë!". Një numër pabesueshmërisht i lartë që të mund të flitet për vdekje të thjeshta. Do të ishte patjetër interesante të bëhej një studim statistikor në kuptimin e vërtetë të fjalës, që sigurisht nuk do të mungonte së habituri, për të mësuar sesa është rritur në ditën e sotme numri i këtyre vdekjeve të çuditshme.

Ndoshta i pari i kësaj liste tragjike qe James Forrestal. Investiguesit thanë se, zyrtari i lartë i kish dhënë fund jetës në një krizë çmendurie. Edhe për vetëvrasje, të kryer me gazin e shkarkimit të makinës, folën investiguesit pas një hetimi të ngutshëm për të shpjeguar vdekjen e astrofizikanit Morris K. Jessup të ndodhur me 20 prill të vitit 1959 në Dade të shtetit California. Studiuesi dhe kërkuesi Franco Ossola, në një artikull interesant me titull "Vdekjet misterioze", përcjell veç të tjerash atë që deklaroi lidhur me këtë vdekje të çuditshme Thimothy Green Beckley: "misteri i vdekjes së Morris K. Jessup është një prej vdekjeve më të çuditshme dhe më alarmuesit e të gjithë ndodhisë ufologjike. Vdekja e tij, zyrtarisht e përcaktuar si "vetëvrasje", është debatuar dhe vazhdohet të debatohet akoma sot nga të gjithë kërkuesit si puna e tij të përkushtuar ndaj okultes që e njihnin personalisht... Në fakt, është shumë i përhapur dyshimi... se edhe Jessup ka marrë frikësimet e MIB, atyre njerëzve misteriozë me të zeza që qysh nga fillimet e ufologjisë i kërcënojnë me heshtje protagonistët e kërkimit... Domethënë, Jessup i ishte afruar zgjidhjes së mistereve më të mëdha se vetja dhe ndaj të cilave nuk ishte e ligjshme të kishte akses?".

Por kush janë "Njerëzit me të Zeza"?

Në librin e tij të sipërpërmendur, Lissoni tregon: "Sipas botuesit dhe kontaktuesit Alfred Bender, njerëz rigorozisht të veshur me të zeza kokë e këmbë, me xhaketë, kollare, kapele dhe me dukje orientale, do të dëfreheshin, duke shëtitur nëpër botë për të frikësuar UFO dëshmitarët. Bender... gjeneroi dy shkolla mendimi: më tradicionalja ishte e bindur se "men in black", njerëzit me të zeza, qenë alieno kërcënues që nuk donin të mësohej për ekzistencën sekrete të tyre (stereotip i rishfaqur në ufologjinë folkloristike të viteve Nëntëdhjetë, mbi "xhuxhët e hirtë" të fshehura në baza sekrete nëntokësore); shkolla e dytë mendonte se MIB-ët qenë në realitet agjentë sekretë që bezdisnin dëshmitarët. Për vite të tëra kemi menduar se, historia e MIB-ve ishte një legjende ufologjike e thjeshtë, por, në këtë periudhë të fundit, shumë të dhëna duket se konfirmojnë ekzistencën e këtij grupi".

Kurse disa kërkues janë në fakt të bindur se, Njerëzit me të Zeza janë në realitet jashtëtokësorë. Do të ndërhynin për të ndaluar denoncimin e fakteve të tmerrshme, të përgatitura në bashkëpunim me qeverinë. Ata do të rrëmbenin individë për eksperimente ndaj racës njerëzore me mizori të padëgjuar. Roberto Pinotti përcjell teorinë e John Lear, që ka kryer misione për llogari të CIA-s dhe që, veç të tjerash është i biri i William P. Lear, ish-kandidat për Senatin i shtetit Nevada. Shpjegon Pinotti se, sipas teorisë së John Lear, jashtëtokësorët do të kryenin mbi subjektet e rrëmbyer një seri të tërë eksperimentesh:

- Kontrollin biologjik të subjektit të rrëmbyer nëpërmjet futjes së një diapozitivi prej 3 milimetrash në tru nëpërmjet të çarës hundore...

- Ngulitjen e sugjestionimeve pashipnotike për të realizuar një aktivitet specifik, ndoshta edhe të tepruar, për një periudhë kohore që shkon nga 2 deri në 15 vitet e ardhshme. Mendjet më të mira shkencore nuk kanë qenë në gjendje që ta përcaktojnë natyrën e aktiviteteve të tilla.

- Vrasjen e disa subjekteve për t'i përdorur trupat si burim materiali biologjik, specifikisht si ushqim.

- Vrasjen e disa individëve, që për të Hirtët (racë aliene shumë e avancuar e mbiquajtur EBE, domethënë Entitete Biologjike Jashtëtokësore dhe të quajtur të Hirtë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre, shënimi im.) përfaqësojnë një kërcënim ndaj ndjekjes së aktiviteteve të tyre.

- Të kryejnë eksperimente inxhinierie gjenetike.

- Të fekondohen femra njerëzore dhe t'u shkurtohet shtatzania për të siguruar krijesat e lindur nga kryqëzimi i të dy racave".

Sipas kësaj teorie, Njerëzit me të Zeza do të avanconin një program dizinformacioni dhe censure, për të mbuluar infiltrimin e tyre në qendrat kyçe të pushtetit politik dhe për të fshehur eksperimentet e tyre të përbindshme me banorët e Tokës. Lidhur me këtë, në një artikull interesant me titullin "Njeriu që dinte shumë, Pinotti shkruan: "Sipas thënies së Bender, "Men in Black" qenë qenie jashtëtokësore që vepronin në Tokë. (...). Jashtëtokësorët e Bender nuk qenë "vëllezërit kozmikë" e preokupuar për të ardhmen dhe të dëshiruar që të na ndihmonin për ta shpëtuar nga vetëshkatërrimi. Në të kundërt, qeniet e zbuluara ufologut të Bridgeport në shtator të 1953 i qenë paraqitur si emisarë të një strukture operative aliene në kuptimin e vërtetë të fjalës në mesin tonë, që kishte finalitete sigurisht jo altruiste. Përkundrazi. (...). Pamja fizike e këtyre krijesave ishte e tmerrshme për ne. Pasi i ka parë si qenë në realitet, Bender i përshkruan mjaft të ngjashëm me "natyralen", të ashtuquajturën "bishë të Flarwooods", me një seri të tërë efektesh dytësore jo veçanërisht të pëlqyeshme për ne (për shembull, aroma e fortë sulfurore e shoqëruar me shfaqjet e tyre). Qenie jo njerëzore, jashtëzakonisht të evoluara nga pikëpamja teknologjike e mendore dhe anatomikisht krejtësisht të ndryshëm nga ne".

Të tjerë theksojnë, se MIB-ët në realitet janë agjentë qeveritarë. Pierluigi Sandonnini shkruan: "Në Shtetet e Bashkuara, dëshmitarët më racionalë presupozojnë se "njerëzit me të zeza" që i kanë vizituar ishin pjesë e stafit të shërbimeve të sigurisë të Air Force. Për të thënë të vërtetën, në rreth gjysmën e rasteve si në Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit me të zeza do të kërkonin që t'u provonin dëshmitarëve se kanë një identitet institucional. Vetëm se asnjë organizatë qeveritare nuk e ka konfirmuar ndonjëherë se këta vizitorë të çuditshëm qenë agjentë të tyre".

Për hir të së vërtetës, ekziston edhe një hipotezë tjetër lidhur me MIB-ët. Ja se çfarë tregon Sandonnini lidhur me këtë: "Midis viteve 1965 dhe 1967, pati një valë të re aktivitetesh të "njerëzve të zinj" në Shtetet e Bashkuara. John Keel shkroi me bollëk në librat e tij, "Operation Troyan Horse" dhe "The Mothman Prophecies". Në shumë qytete të shteteve Ohio dhe West Virginia u panë drita të çuditshme dhe entitete aliene në një numër alarmant, ashtu siç u verifikuan vizita nga ana e "njerëzve me të zeza". Vetë Keel rrëfen përvoja takimesh natën me këto entitete. Ai zhvillon një vizion të tijin, të themi "heretik", sipas të cilit nuk do të ishin alienë në anije ata që u bënin vizitë dëshmitarëve, por do të bëhej fjalë për manifestime demoniake...".

John Lear dhe Milton W. Cooper kanë denoncuar fakte vërtet tronditëse, domethënë që planeti ynë është nën pushtetin e një "Qeverie Hije", e cila në fshehtësi kontrollon narkotrafikun, përhap epidemi si AIDS-i për qëllime eksperimentale e kontrolli dhe kryen paudhësi të tjera. Në New Mexico dhe në Nevada do të ekzistonin baza shumë sekrete ku do të hartoheshin këto programe mizore. Kush është vënë në kontakt me njerëzit me të zeza i ka përshkruar gjithmonë kështu: "Individë të veshur krejt me të zeza dhe me syze të errëta; gjithçka është në kontrast me këmishën ngjyrë të bardhë qumështi".

Kështu, do të ishin MIB-ët misteriozë ata që jo vetëm "vetëvrasin", por edhe që shkaktojnë çmenduri të papritur, infarkte vdekjeprurës, sëmundje apo incidente me vdekje ndaj studiuesve të ufologjisë dhe dëshmitarëve të thjeshtë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, kishin zbuluar sekrete të rrezikshme lidhur me alienët?

Ja disa shembuj domethënës të këtyre vdekjeve të çuditshme. Dy kërkues, një ish-anëtar i Komisionit Qeveritar amerikan lidhur me Hetimet e UFO-ve, Edward J. Ruppelt, dhe tjetri, Waveney Girvan, Drejtor i revistës angleze "Flying Saucer Review", vdiqën nga një infarkt kardiak i papritur, i pari në vitin 1961 dhe tjetri në vitin 1962. Edhe vdekjet e tyre ngjallën jo pak dyshime në ambientet ufologjike. U kujtua edhe se Ruppelt kishte premtuar rrëfime shqetësuese, por në mënyrë të papritur, në momentin e publikimit të akuzave, arriti deri aty sa të ndërrojë rrugë, duke deklaruar se ufologjia ishte vetëm një grumbull budallallëqesh. Jo pak kolegëve dhe miqve ju duk se, Ruppert ishte frikësuar për vdekje nga dikush. Majori Donald E. Keyhoe futi në valle njerëzit me të zeza. Misteri mbeti i pazgjidhur.

Wilbert Smith, inxhinier përgjegjës i Project Magnet, një projekt kërkimi ufologjik kanadez, vdiq papritmas të njëjtin vit. اfarë kish zbuluar inxhinieri gjatë investigimeve të tij? Edhe në rastin e tij u fol për shumë mistere të lidhur me vdekjen e papritur. Viti 1962 pa edhe vdekjen e papritur të Gloria Lee Byrd, kontaktuese e famshme kanadeze, e ndodhur në një gjendje pothuajse çmendurie. Akoma për vetëvrasje u fol për Douglas Hancock, kur policia i zbuloi kufomën në shtëpinë e tij në Redland (shteti South Dakota). E kotë të thuash, që edhe për fatkeqin Hancock u tha se, investigimet kishin qenë shumë të ngutshme. Shumë dyshime mbetën për këtë rast, përveç pabesueshmërisë së atyre që e njihnin mirë ufologun.

Një tjetër vdekje misterioze qe ajo e arkeologut hapësinor dhe e shkrimtarit Georges Hunt Williamson, e ndodhur më 1965, ndërsa studiuesi, në shpella të thella jugamerikane, kërkonte prova të disa supozimeve të tmerrshme të tij. اfarë gjeti në ato vende Williamson, që veç të tjerash gëzonte miqësinë dhe vlerësimin e George Adamski? E njëjta gjë edhe për Raymond Bernard, teksa ishte në kërkim të diçkaje shumë të rëndësishme për të në territorin misterioz të Amerikës së Jugut. Ajo që gjeti i kushtoi jetën? Nuk do ta kemi asnjëherë këtë përgjigje.

Në të njëjtin vit, në një çmendinë, u gjet trupi pa jetë i kërkueses ufologjike Della Larson. Edhe në këtë rast u fol për vetëvrasje, por, si zakonisht, u ngritën shumë kritikë për punën e specialistëve. Miqtë e gruas kujtojnë se studiuesja, e shtruar atje për një ezauriment nervor, kish humbur qetësinë kur kish gjetur provat, kështu pohonte zonja, se qenie aliene mizore kishin zbritur në planetin tonë. Konfirmimet tronditëse të saj, Della Larson i mban me vete në varr. Një tjetër vetëvrasje me shumë pikëpyetje qe ajo e gazetarit dhe ufologut Damon Runion jr., i cili u gjet kufomë më 14 prill të 1969. Të njëjtin vit ngjalli një bujë të madhe në ambientet ufologjike australiane edhe vdekja misterioze e Bernard Cox. Në këtë listë mortore gjejmë akoma H. T. Wilkins, Mark Probert, R. Loftin, C. Maney; F. Halstead; R. Holland; C. Roberts; W. Miller, etj. etj. Shumë të vdekur për t'ia atribuuar rastësisë dhe lista është akoma shumë e gjatë.

Në artikullin e tij të sipërpërmendur, Franco Ossola, vazhdon me një konstatim shumë interesant. Ai shkruan: "Disa personazhe që kanë bërë historinë e ufologjisë kanë vdekur ditën e 24 qershorit - natyrisht në vite të ndryshme - datë e përvjetorit të shikimit historik të Kenneth Arnold (24 qershor 1947, shënimi im.), që i dha rrugë investigimit ufologjik zyrtar. Kujtojmë kështu disa emra që i përkasin kësaj liste shumë speciale. Frank Scully, gazetar dhe shkrimtar amerikan, ... vdekur më 24 qershor 1964. Frank Edwards...; kontaktistët anglezë Arthur Bryant... e Richard Church... më 24 qershor 1967. Dy vjet më pas, qe radha e Willy Ley... ndërsa më 24 qershor 1978, ka qenë arkeologu hapësinor francez Robert Charroux...". Të gjitha këto raste vdekjesh duken se janë të lidhur me ditën e lindjes së ufologjisë moderne.

Jemi përballë fatalitetesh fatkeqe apo ndodhemi përballë një realiteti të frikshëm? Akoma një tjetër pyetje e frikshme: A mund të supozohet një lidhje midis të vdekurve që janë përmendur dhe "vetëvrasjeve" të pabesueshme të shkencëtarëve anglezë që punonin në sektorë supersekretë? Bëhet fjalë për më shumë se 20 të vdekur të dyshuar rreth projektit të Luftës së Yjeve. Alfredo Lissoni shpjegon se, "është një histori e filluar në vitin e largët 1982 dhe e vazhduar deri më 1990, dhe përfshin shkencëtarët e General Electric Company të Londrës, të ndarë në dy kompani të mëdha britanike, Plessey dhe Marconi. 25 prej këtyre kërkuesve kanë vdekur në rrethana misterioze, të vdekur apo të "vetëvrarë" me teknikat më të çuditshme dhe më groteske".

Gjëja e vetme e sigurtë është se investiguesit, edhe njëherë akoma, i mbyllën me shumë ngut hetimet, duke i arkivuar rastet si vetëvrasje. Lexoni se për çfarë "vetëvrasjesh" bëhet fjalë:

Vidmal Dajibhai, prej pak kohësh i ardhur nga Pakistani, vetëm në moshën 24-vjeçare bënte një punë jashtëzakonisht delikate. Papritmas, më 4 gusht të vitit 1986, përshkon rreth 200 kilometra me makinën e tij në drejtim të Bristolit. Ndalon, del nga makina dhe, sipas investiguesve, hidhet nga ura Clifton Bridge. Në makinë u gjetën dy gota me verë, megjithëse shkencëtari ishte krejtësisht esëll. Në njërin xhep të xhaketës së tij u gjet një teser anëtarësimi në një sekt ezoterik indian të quajtur "Anu Pam Mission". Duhet të jetë një grup vërtet shumë sekret, duke parë që as ekziston.

Ashard Sharif, një tjetër punonjës i "Marconi Defence System", edhe ai i përdorur në punë shumë sekrete, më 28 tetor shkon nga Londra në Bristol, ndalet në hyrje të një rruge të vogël dytësore, merr një litar të fortë që e kishte marrë me vete, njërën anë e lidhi me trungun e trashë të një peme, tjetrën e lidhi për fyti, pastaj u ul në makinë, ndezi motorin dhe ia dha gazit deri në fund, duke mbetur i vdekur në mënyrë të frikshme. Në makinë u gjet një audiokasetë, në të cilën Sharif kish regjistruar diçka. Policia nuk e zbuloi asnjëherë përmbajtjen e saj.

26-vjeçari Avtar Singha-Gida, që ishte i punësuar në një kompani të Marconit, është zhdukur pa lënë gjurmë. Verdikti i investiguesve është: vetëvrasje. Trupi i Singha-Gida nuk është gjetur kurrë. Një shkencëtar tjetër, David Sands, punonjës i Erasmus i lidhur me Marconin, më 30 mars të vitit 1987 në mënyrë të pashpjegueshme shkel pedalin e gazit të makinës së shpejtë të tij dhe përplaset me një shtëpi të pabanuar. Makina ishte plot me bidona me benzinë.

Një tjetër "vetëvrasje" shumë e veçantë është ajo e Trevor Knight, i cili mbyllet në garazhin e shtëpisë së tij, e vendos në mënyrë të përkryer makinën, sistemon një tub gome me njërën anë në kabinën e makinës dhe tjetrën të lidhur me skapamenton. Vihet për qejf në vendin e shoferit dhe pret vdekjen. Pastaj është radha e Gjeneral Brigade, John Ferry, prej pak kohësh në varësitë e Marconit. Në një pasdite të nxehtë vere kthehet me ngut në shtëpi dhe "vetëvritet" me telat e korrentit elektrik. Andrew Hall do ta lërë veten të vdesë në kabinën e makinës, duke thithur gazin e skapamentos, saktësisht siç kishte bërë Trevor Knight.

Incidente të tjera misterioze në vitet Tetëdhjetë morën jetët e Jack Wolfenden, Ernest Brockway, Stephen Drinkwater, Gerge Franks, Stephen Oke. Të gjithë punonin për agjencinë supersekrete britanike për komunikimet "GCHQ", e cila mbledh dhe përpunon sinjalet radio. Po ndalemi këtu, edhe pse lista e "vetëvrasjeve" vazhdon. Prapa gjithë këtyre tragjedive duket dora e misteriozëve MIB-ët Lidhur me këtë, në librin e tij "UFO-t dhe CIA", Alfredo Lissoni tregon: "Autorë të ndryshëm pyetën nëse vdekjet e çuditshme, në rrethana misterioze, ufologësh dhe kërkuesish (McDonald, Frank Edwards, Scully, Bryant, Church, Jessup, Wilbert Smith, Scott Rogo, Girvan, Thirouin, Ailleret) në të gjithë botën qenë vepër e atyre fantazmagorikëve MIB, të cilët Gariazzo i ka pagëzuar "silencers", njerëz që të bëjnë të heshtin. (...). Sipas gjykimit tonë modest, MIB-ët mund të jenë komandot e Majestic 12, eksponentë të zonës më intransigjente, asaj ushtarake, e vendosur që ta ruajë fshehtësinë me çdo kusht. Po ajo zonë që për vite të tëra ka kërkuar që të zhdukë informacionet e skeduara në arkivat e CIA-s".

Lissoni shkruan akoma se: "Në Amerikën e lirë ekzistojnë dy qeveri, njëra e dukshme dhe tjetra e padukshme. E para është e njohur, flasin përditë të gjitha gazetat dhe merret si model demokratik në librat e shkollës. Kurse e dyta është më sekrete, është e fshehur nën sipërfaqen e të ashtuquajturit establishment. … një mekanizëm sekret ngushtësisht i ndërthurur me të parën...". eksperti i politikës G.P.Snow, tek "Shkenca dhe qeveria", ka zbuluar: "Një prej karakteristikave më të veçanta të çdo shoqërie industriale të përparuar të kohës tonë është se vendimet themelore merren fshehurazi nga një grup i ngushtë njerëzish".

Vërtet bota kontrollohet nga një "Qeveri Hije" misterioze dhe mizore? Me titull anekdotik, si kuriozitet, Lissoni na bën akoma me dije se, "Kërkuesi francez Jimmy Guieu, në një libërth të titulluar "Ceux qui tirent les fichelles de l'economie et de la politique mondiales" (Ata që luajnë fijet e ekonomisë dhe të politikës botërore), ka gjetur një referim për takimin e Parisit (Trialogo 41) të vitit 1989, në të cilin merrnin pjesë Hubert Curien (Ministri francez i akuzuar se kish bojkotuar kërkimin lidhur me UFO-t), Jacques Delors, Jacques Chirac dhe Zbigniew Brzezinski. Sëbashku me disa politikanë që mblidhen në Hotel Bildeberg të Maastricht dhe që, sipas Guieu, William Cooper dhe shkrimtari Jan van Helsing (asnjë lidhje farefisnore me Drakulën), kishin urdhëruar një sinarki për të qeverisur fshehurazi të gjithë botën".

Duke u rikthyer tek të gjithë këto vdekje të habitshme është momenti që të pyesim: A ekziston ndonjë lidhje midis vdekjes së habitshme të studiuesve të ufologjisë dhe atyre të shkencëtarëve të punësuar në planet supersekrete të luftërave yjore?

ثshtë mësuar tashmë se, projekti "Lufta e Yjeve" kishte një seri më të gjerë interesash se ato të ekspozuara zyrtarisht. Objektivat e tij, pëshpëritet në rrethet e kompetentëve, shtyheshin veç të tjerash në thellësitë siderale, atje ku pulsonin sinjale inteligjente aliene. Akoma misteri jashtëtokësor që ngjyros me një të zezë të errët, si ngjyra efektive e hapësirës ndëryjore, edhe këta të vdekur e të kallur. ثshtë për t'u nënvizuar se, ashtu si për rastet e studiuesve të fenomenit UFO, "të vërtetat lidhur me vdekjet, të dhëna nga autoritetet, nuk i kanë bindur asnjëherë familjarët e viktimave dhe bile as ata që i njihnin mirë. اfarë sekretesh të rrezikshme morën në varr? Të gjitha këto histori të vdekurish janë plot me rrethana që mbivendosen, që ndërthuren, që qëndrojnë përtej çdo statistike apo lidhjeje të arsyeshme rastësie apo koinçidence. Kërkuesi, duke vazhduar të kërkojë të vërteta alarmuese në këto zona hijeje, do të gjejë vetëm fakte të tjera të tmerrshme dhe ndoshta do të vejë në rrezik vetë jetën e tij. Atëhere, cila është fytyra e vërtetë e botës tonë dhe çfarë sekretesh tronditëse ruhen në mënyrë kaq të sëmurë?
 
Titulli: Kuriozitete !

Mistere me sytë mbyllur, paraliza e gjumit

​Paraliza e gjumit, personalitetet e ndarë dhe posedimi. Në Mesjetë, njerëzit në Angli besonin që shtrigat sulmonin njerëzit natën duke hipur mbi kraharorët e tyre teksa ata flinin.

Shtriga mendohej se ishin njëkohësisht shkaktare të ëndrrave të këqia të viktimave të tyre Në librin e tij “Misteret”, eksperti i fenomeneve paranormalë, Colin Wilson përmend se si miku i tij, Bill Slater, që dikur ka qenë kreu i BBC, bënte komente prej hokatari gjatë një seance psikike. Kur ai shkonte në shtrat, thotë Wilson, zgjohej më vonë atë natë “i bindur se një lloj entiteti i padukshëm po përpiqej të merrte kontrollin e trupit të tij”.

Duheshin 20 minuta betejë e vazhdueshme përpara se ta “dëbonte”. Por, nëse dëshiron të gjesh një shpjegim të rëndomtë për fenomenin e Slater, nuk ka nevojë të shohësh shumë larg. Këto kohë, gjendja e njohur si Paraliza e Gjumit përdoret për të shpjeguar – dhe shpesh herë për të injoruar pa të drejtë – një numër jo të vogël përvojash paranormale gjatë natës, që nga episodet e rrëmbimit të alienëve deri tek incidentet jashtë trupit. Paraliza në gjumë është një gjendje në të cilën një person përjeton një paralizë të përkohshme të trupit menjëherë pasi zgjohet (dhe më rrallë, pasi bie në gjumë). Ndonëse mendja është në gjendje zgjimi, ata që vuajnë nga kjo lloj paralize e gjejnë veten të paaftë të lëvizin, ndonjëherë deri për disa minuta.

Disa shkencëtarë besojnë se është një pjesë normale e ciklit të gjumit dhe kur ndodh paraliza e gjumit, truri është zgjuar nga një gjendje REM në një gjendje pothuajse zgjimi të plotë, e megjithatë paraliza e trupit vazhdon. Disa prej shkaqeve të mundshëm të paralizës së gjumit përfshijnë pengimin postsinaptik të neuroneve të trurit apo nivele të ulët të melatoninës. Gjithashtu, besohet se narkolepsia (një gjendje neurologjike që karakterizohet nga një gjendje gjumi tërë ditën) mund të shkaktojë paralizën e gjumit. Por nuk është e thënë se narkoleptikët vuajnë nga kjo gjendje.

Në fakt, studime të ndryshëm tregojnë se shumica e njerëzve e përjetojnë paralizën e gjumit të paktën një herë gjatë jetës. Fenomen ndërkulturor Një prej aspekteve më interesantë të paralizës së gjumit janë llojet e ndryshëm të haluçinacioneve që shoqërojnë zakonisht këtë gjendje. Shpesh herë, ata që vuajnë ndiejnë se ka një prani keqdashëse aty pranë, që i mban poshtë duke u qëndruar mbi kraharor.

Gjithashtu, nuk është e pazakontë që njerëz të ndihen sikur po mbyten, rrihen, apo po u përthyhen gjymtyrët. Veç kësaj, ka patur raportime për tinguj të ndryshëm, si ulërima e fërshëllima, ndonjëherë të shoqëruar nga ndjesi të çuditshme të trupit, si therje apo mpirje. Raportohet gjithashtu për tinguj të një natyre teknologjike, si zhurma sirenash apo telefoni. Pastaj ka zëra, disa prej tyre të padallueshëm, të tjerë të qartë e të kuptueshëm.

Duke patur parasysh se këto eksperienca mund të kenë ndikim të thellë në botëkuptimin shpirtëror të një njeriu, nuk është habi që ky fenomen ka patur impakt të thellë mbi fenë dhe mitologjinë në histori. Në folklorin kinez, për shembull, paraliza e gjumit besohet të jetë një formë posedimi të vogël të trupit nga qenie të vdekura. Sipas mitologjisë skandinave, paraliza e gjumit shkaktohet nga një fantazmë keqdashëse femre e cila ulet mbi kraharorin e viktimës, dhe më pas sjell vetëm makthe. Fenomene të llojit të paralizës së gjumit mund të gjenden edhe në shumë shtete të tjerë, duke përfshirë Japoninë, Meksikën, Greqinë, Idnonezinë, Filipinet, Rusinë dhe Hungarinë. Në shumicën e këtyre shteteve, shpirtëra dhe qenie të tjera mbinatyrore besohet se qëndrojnë prapa episodeve të paralizës së gjumit dhe maktheve. Më shumë gjasa, thotë ai, ka qe forca spirituale të ekzistojnë pavarësisht nga pacienti dhe që janë përgjegjëse për zërat. Nëse këta zëra do të ishin prodhuar nga pavetëdija, atëherë si ka mundësi që rezulton se shumica e zërave të rendit të ulët urrejnë fenë? Dhe përse haluçinacionet e pacientëve janë të gjithë kaq të ngjashëm? Nëse shpirtërat e ligë janë vërtetë përgjegjës për prodhimin e llojeve të ndryshëm të haluçinacioneve që përjetojnë skizofrenët, atëherë është e mundur që paraliza e gjumit të shpjegohet në të njëjtën mënyrë. Me fjalë të tjera, ndoshta zërat e rendit të ulët prodhohen nga shpirtëra të ulët apo të mesëm.

Nëse do të duam të formulojmë një teori të arsyeshme të paralizës së gjumit, atëherë le të supozojmë se shpirtërat e të vdekurve okupojnë një pjesë të spektrit elektromagnetik, përtej kufijve tanë të perceptimit. Në kushte normale, ne nuk mund t’i perceptojmë dhe as ata nuk munden të na perceptojnë ne. Por gjatë fazës REM të gjumit, pulsi dhe frymëmarrja jonë çrregullohen, sytë tanë lëvizin me shpejtësi me kapakë të mbyllur, muskujt tanë relaksohen, dhe aktiviteti i valëve të trurit tonë ngjan me atë të një personi të zgjuar dhe në vigjilencë. Paraliza e gjumit gjithmonë pason fazën REM. Gjatë një episodi të paralizës së gjumit, njeriu ndihet sikur është plotësisht i zgjuar, por në të vërtetë është në një gjendje vetëdije që që mund të jetë e favorshme për komunikimin e një dimensioni tjetër. Përveçse konsumojnë energjinë tonë jetësore për mbështetje, ndoshta këta entitete përpiqen të posedojnë trupin tonë. Me qëllim që të rezistojnë sulmit, shumica e atyre që vuajnë paralizën e gjumit përpiqen të zgjohen.

Por çfarë do të ndodhte nëse nuk ia dalin? A do të posedoheshin trupat dhe mendjet e tyre nga entitete të tillë? A do të zhvillohej tek ta skizofrenia dhe do të nisnin të dëgjonin zëra? Ndërkohë që paraliza e gjumit mund të jetë thjeshtë një pjesë e procesit të thjeshtë të gjumit, frika nga kjo eksperiencë ka bërë shumëkënd të besojë se ka një takim spiritual apo paranormal. Deri kur të vijë koha që shkenca të ketë konfirmuar një herë e mirë se çfarë ndodh në fakt biologjikisht gjatë këtyre episodeve të frikshëm, ne mundemi vetëm të vazhdojmë t’i studiojmë dhe të mbështesim ata që vuajnë prej tyre.

Bota.sot
 
Titulli: Kuriozitete !

10 fakte fantastike në lidhje me ëndrrat

Njerëzit e verbër ëndërrojnë

Njerëzit të cilët bëhen të verbër pas lindjes mund të shikojnë imazhe në ëndrrat e tyre. Njerëzit të cilët janë lindur të verbër nuk shoh ndonjë pamje, por kanë ëndrrat po aq të gjalla pasi që ato përfshijnë shqisat e tyre të tjera të shëndosha, aromën, kontaktin dhe emocionin.

9. Ju Harroni 90% të ëndrrave tuaja

5 minuta pasi të zgjoheni, gjysma e ëndrrës suaj, harrohet. Brenda 10 mitunave, 90% zhduket.

8. Gjithkush ëndrron

اdo qenie njerëzore ëndrron (përveç në rastet e çrregullimit të skajshëm psikologjik), por burrat dhe gratë kanë ëndrra të ndryshme dhe reagime të ndryshme fizike. Meshkujt kanë tendencë të ëndërrojnë më shumë për meshkuj të tjerë, ndërsa gratë kanë tendencë të ëndërrojnë në mënyrë të barabartë për burrat dhe gratë. Përveç kësaj, burrat dhe gratë përjetojnë reagime fizike seksuale; Meshkuj kanë erekcion dhe femrat përjetojnë rrjedhje vaginale gjaku.

7. ثndrrat parandalojnë psikozën

Në një studim të gjumit në kohët e fundit, nxënësit që u zgjuan në fillim të çdo ëndrre, por ende lejoheshin 8 orët e tyre të gjumit, të gjithë përjetuan vështirësi në përqendrim, nervozizëm, haluçiancione, dhe shenja psikoze pas vetëm 3 ditësh.

6. Ne ëndërrojmë vetëm atë që dimë

ثndrrat tona janë shpesh me plotë të huaj që marrin pjesë – a e dini se mendja juaj nuk është duke i shpikur ato fytyra – ato janë fytyra të vërteta të njerëzve të vërtetë që ju keni parë gjatë jetës tuaj, por nuk mund t’I mbani mend? Vrasësi i ligë në ëndrrën tuaj të fundit mund të jetë një djalosh i cili ka mbushur me benzinë makinën e babait tuaj, kur ju ishin vetëm një fëmijë i vogël. Ne të gjithë kemi parë qindra e mijëra fytyra nëpër jetën tonë, kështu që ne kemi një furnizim të pafund të karaktereve për trurin tonë për t’i shfrytëzuar gjatë ëndrrat tona.

5. Jo të gjithë ëndërrojnë me ngjyra

12% e njerëzve ëndërrojnë vetëm në të zezë dhe të bardhë.

4. ثndrrat kanë lidhje me atë që shprehin

Nëse keni ëndërr për një subjekt të veçantë, jo shpesh ëndrra është për atë. ثndrrat flasin në një gjuhë thellësisht simbolike. Mendja e pandërgjegjshme përpiqet për të krahasuar ëndrrën tuaj me diçka tjetër, e cila është e ngjashme.

3. Ata që kanë lënë duhanin shohin ëndrra më të gjalla

Njerëzit të cilët kanë pirë cigare për një kohë të gjatë dhe kanë ndaluar, kanë raportuar ëndrra shumë më të gjalla se sa ata normalisht shihnin.

2. Stimulantët e jashtëm pushtojnë ëndrrat tona

Kjo është përvoja që shumica prej nesh kanë pasur, kur një zë nga realiteti është dëgjuar në ëndrrën tonë dhe përfshihet në të në një farë mënyre.

1. Ju jeni paralizuar, ndërsa ju flini

Besoni apo jo, trupi juaj është i paralizuar gjatë gjumit tuaj. Gjëndrat fillojnë të sekretojnë një hormon që ndihmon të sjell në gjumë dhe neuronet dërgojnë sinjale të palcës kurrizore të cilat çlodhin dhe më ju paralizojnë.”


gazetaexpress
 
Titulli: Kuriozitete !

9 llojet e inteligjencave, ku e gjeni veten

Një nga qëllimet e studimit të trurit në fundin e shek. XX ka qenë ndërgjegjësimi se ai zotëron një shumësi inteligjencash, që e kanë fillesën që në fëmijëri. Ato janë:

Inteligjenca e të folurit - përbën pjesën më të madhe të nivelit të inteligjencës standarde. Lidhet me aftësinë e fëmijës për të kuptuar domethëniet e fjalëve, dhe, ndërsa koha kalon, për t’i përsëritur në trajtën e folur e të shkruar; për të kuptuar më shumë ndërtime fjalësh të ndërlikuara duke përfshirë fraza, fjali, paragrafë dhe libra të tërë dhe për të kuptuar gjithnjë e më shumë forma të ndërlikuara lidhjesh të shprehura në fraza. Kjo inteligjencë është më se e lakueshme dhe mund të ndryshojë (të përmirësohet ose të përkeqësohet) gjatë gjithë jetës.

Inteligjenca numerike/logjike - kjo lloj inteligjence i referohet zhvillimit të aftësisë së trurit për të luajtur me alfabetin e numrave, nga nivelet më të thjeshta (nga njëshi) deri në ato më të vështirat (në miliona), duke vazhduar më tej me mësimin e funksioneve themelore të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Kjo inteligjencë, sikurse inteligjenca e të folurit, mund të ndryshojë vazhdimisht me anë të ushtrimit të vazhdueshëm. Ndihmon në situata që fillojnë që nga blerjet e thjeshta, duke vazhduar me kryerjen e studimeve të larta dhe suksesin në çfarëdolloj profesioni.

Inteligjenca inxhinierike/hapësinore - i lejon fëmijës të hetojë botën e paanë të tri përmasave. Zë fill nga vëzhgimet në botën mikrokozmike – që nga hapësirat që shfrytëzon piktori, skulptori, arkitekti, kirurgut apo inxhinierit mekanik, deri te hapësirat e stërmëdha, si ato që përshkohen nga detarët, pilotët e linjave ajrore apo astronomët.

Inteligjenca shqisore - kjo inteligjencë ka lidhje të ngushtë me pesë shqisat kryesore: shikimin, dëgjimin, shijimin, nuhatjen dhe prekjen. ثshtë mirë që të jetë prirja për t’i përzier shqisat, duke i parë tingujt si trajta dhe gjendje humori; shijimin, si ngjyrat dhe shikimin, si tinguj. Aftësia për t’i përzier shqisat është quajtur sinestezi.

Inteligjenca trupore - kjo është një inteligjencë jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijën teksa rritet. Lidhet ngushtë me aftësinë e trupit për të vendosur marrëdhëniet e duhura me vetveten dhe me botën që e rrethon; gjithashtu, me aftësinë për t’u kundërpërgjigjur me shpejtësi të ndryshme dhe për të qenë i vetëdijshëm për pozicionin e trupit në lidhje me të gjitha sendet e tjera që e rrethojnë. Zhvillimi i inteligjencës fizike bëhet paralelisht me të gjitha inteligjencat e tjera.

Inteligjenca krijuese - inteligjenca krijuese lidhet me proceset shpërthyese, që e shpien trurin në fushat e reja të të menduarit dhe shprehjes. ثshtë po aq e rëndësishme sa edhe niveli i inteligjencës.

Inteligjenca vetjake - gjithnjë e më shumë po kuptohet se inteligjenca vetjake përbën një faktor të rëndësishëm në tërësinë e inteligjencave, që dikush mund ta quajë niveli i trurit.

Kjo lloj inteligjence ka lidhje me marrëdhëniet më të ngushta e më të ndërlikuara me vetveten. Kjo marrëdhënie mund të fillojë nga gjykimi i të tjerëve si armiq të betuar, duke i sharë e kritikuar vazhdimisht, deri te vlerësimi i vetvetes, si miku më i ngushtë dhe shoku i përjetshëm.

Zhvillimi i inteligjencës vetjake është i lidhur ngushtë me katër ushqyesit e trurit: oksigjenin, ushqyerjen, dashurinë dhe informacionin (OUDI) Mungesa e tyre çon në krijimin e dyshimeve, në mohim dhe urrejtje për vetveten. Ndërsa shtimi i këtyre katër ushqyesve të trurit çon në sigurinë në vetvete, në vetëkënaqje dhe në vetëdashësi. Të gjitha këto veçori përbëjnë një gjendje të inteligjencës së lartë vetjake.

Inteligjenca shoqërore - Profesor H. Gardner i Universitetit të Harvardit, e ka përshkruar inteligjencën shoqërore si një nga luftëtaret më të mëdha në luftën globale për kuptimin e dhuntive të shumta të trurit, në mos, më të rëndësishmen nga të gjitha. Kjo lloj inteligjence përfshin aftësinë e lindur të trurit për t’u marrë vesh me njerëzit - në shkallë individi, në shkallë grupesh të vogla, grupesh të mëdha ose në grumbullime masive.

Kjo inteligjencë mund të zhvillohet në varësi të moshës. Ajo i përmban të gjitha llojet e tjera të inteligjencave. Mungesa e saj mund të shkaktojë vetmi e dëshpërim; ndërsa tepria e saj mund të çojë drejt një suksesi të pallogaritshëm.

Dikush që e ka mjaft të zhvilluar këtë lloj inteligjence përballet me karaktere dhe personalitete të ndryshme. Ai është në gjendje dhe dëshiron të çojë grupe të ndryshme njerëzish drejt arritjes së synimeve të caktuara; bashkëbisedon për ato situata, ku të dyja palët dalin të fituara dhe mbeten të kënaqura; të mirëkupton, është i dhembshur, kërkon ndihmë; në një grup shoqëror ka prirjen të bjerë në sy, si ai që i bën të tjerët të ndihen të qetë, të çlirët, që i bën të qeshin; i kupton dhe i mbron pikëpamjet e tij, pa iu kundërvënë të tjerëve; nga të tjerët shihet me një sy pozitiv dhe si drejtues.

Inteligjenca shpirtërore - është inteligjenca gjithëpërfshirëse që psikologu amerikan A. A. Maslou e përshkruan si qëllimin përfundimtar në tërësinë e nevojave. Ajo plotësohet me përmbushjen e nevojave themelore të ushqimit, strehimit, arsimimit, prodhimtarisë e sigurisë. Të gjithë ata që kanë një inteligjencë jashtëzakonisht të lartë shpirtërore e kuptojnë se jeta e tyre karakterizohet nga një ndjesi plotësie dhe qëllimi pozitiv; e njohin mirë vetveten; krijojnë lidhje të ngushtë dhe, shpeshherë, bëhen njësh me botën. Krijohet në vitet e hershme të fëmijës dhe zhvillohet me përvojat e fituara më pas.

gazetaexpress
 
Titulli: Kuriozitete !

50 kuriozitete te rralla

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. اdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të اikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

30. ثshtë vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. ثshtë vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. ثshtë gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. ثshtë vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë
 
Titulli: Kuriozitete !

cern.jpg

Studiuesit në Hadron Colliderin (makina ku bëhen përplasjet e grimcave në CERN), ka testuar kohën e fundit akselatorin për funksionimin e energjisë 13 TeV dhe tashmë kanë zbuluar pikëpamje të reja për strukturën fondamentale të universit tonë

Edhe pse katër forcat fondamentale – forca e fuqishme, e dobët dhe forca elektromagnetike dhe graviteti tashmë janë të mirë dokumentuara dhe të konfirmuara me eksperimente gjatë viteve, CERN ka zbuluar sot provën e parë pa ekuivokë për Forcën.

“Ky rezultat është shumë impresiv”, ka thënë zëdhënësi i zonës së gjelbër të laboratorit të njohur.

“Forca është ajo që i jep një grimce fuqinë fizike”, tha teoricieni i CERN-it Ben Kenobi që vjen nga Universiteti i Mos Eisley të Tatooine. “ثshtë një fushë energjike që krijohet nga të gjitha gjërat që jetojnë. Ajo na rrethon; depërton në ne; lidh galaksinë së bashku”.

Edhe pse shkencëtarët ende nuk janë tamam të sigurt se çfarë e shkakton forcën, studentët dhe profesorët në laborator tashmë kanë filluar të mbrohen nga efektet e kësaj fuqie. Provat praktike deri me tani përfshin komunikimin në distanca të gjata, ndikimin në mendje dhe ngritjen e gjërave të rënda nga moçali.
cern-1.jpg

Kenobi thotë se ai në fillim kishte filluar të mësojë mënyra e forcës “kur ajo ishte një zonjë e re të cilat kishin vështirësi për tu ribashkuar gjatë provimeve të saj për fiziken, e grimcave elementare”. “Ajo (forca) thoshte se isha unë e vetmja shpresë e saj”, thotë Kenobi. “Andaj thjesht e mora nga aty. E dizajnova një eksperiment për ta zbuluar Forcën, dhe kalova mbi njohuritë e mija”.

Seminari i Kenobit “A do të jetë Forca me BE-në” – është një argument i fort që eksperimenti i tij duhet të ndërtohet në Europë – t’ia mbush mendjen këshillit të CERN-it për financim dhe të instalojë duzinat me njësi të reja të R2 për qendrën e të dhënave në CERN. Këto grimca të vogla dhe të fuqishme po ndihmon fizikanët që të përballojnë vërshimin e të dhënave nga eksperimenti i fundit në laborator, detektimin dhe injektimin e energjisë termodinamike, që së fundmi është instaluar brenda LHC-së.

“Ne jemi shumë të kënaqur me këto shtesa të reja në akselatorin e CERN-it”, thotë analisti i të dhënave Luke Danien për lidhjet në mes të njerëzve dhe robotit. “Detektori TIE na ka treguar me disa aksione saktësinë e tij, e për me tepër kemi një zë të qartë që ai na jep e që duhet ta hulumtojmë”.
cern-2.jpg

Mirëpo komuniteti i shkencëtarëve është i ndarë për këtë zbulim. Shkencëtari i materies së zezë Dave Vader s’është fare i impresionuar, ku merrte frymë thellë dhe me keqardhje gjatë gjithë konferencës për shtyp ku u dhanë rezultatet duke hedh poshtë ndikimet kozmologjike të Forcën me një fjalë me thumb: “Asteroidet nuk me shqetësojnë mua”.

Thashethemet janë rritur se ky shkencëtarë batakçi shpreson të bëj gjurmime për anën e errët me një model standard madje edhe mund të ndërtojë stacionin e tij të hulumtimeve ndonjë ditë. Me një komunitet të ndarë akademik, shumica përpiqen që me ftesën për studime të Vader të studiojnë anën e errët, sidomos shkencëtarët që punojnë me lasera të kuq dhe ata që më të vërtetë janë një brez i dreqit dhe duken mirë me mantelet e tyre të zinj.

“Ne shpresojmë që të vazhdojmë të studiojmë Forcën dhe ndoshta ta përdorim për të hapur dyert e mendjes sonë dhe të fluturojmë rreth saj”, tha studiuesi i TIE Fan Buoi. “Për momentin, të jemi të qartë, nuk me intereson se si funksionon ajo. Departamenti i teorisë ka disa ide të krisura për format e jetës që i quajnë midi-klorike, por sinqerisht mendoj ky mendim i varfër me tërë ato shpjegime është sikurse një ulje e vlerës të asaj se sa e vlefshme është forca”.

Me hulumtimet që po vazhdojnë, shumica në CERN parashikojnë që kjo Forcë mund të zgjohet në fund të këtij viti.

Burimet të afërta me qendrën e të dhënave më herët kanë zbuluar se ata nuk ishin duke bërë kërkime në grimca por edhe në gjëra të tjera

b.ekspres
 
Titulli: Kuriozitete !

Edhe pse iu ofruan me shume se 20 milione dollare per te luajtur ne filmit ''Mask 2'', Jim Carrey refuzoi kete rol, pasi ai i kishte premtuar vajzes se tij se ai nuk do e vishte me kurre ''masken jeshile'', sepse vajza e tij mendonte se ai behej njeri i keq kur vinte ate maske!
11750685_1179224818770618_1756504178192667547_n.jpg

Martunis eshte nje djale 17 vjecar nga Lisbona. Ne vitin 2004, ai ishte nder te paktet persona te mbijetuar nga tsunami qe goditi bregdetin e Portugalise, dhe u gjet i vetem pas 21 diteve, me bluzen e skuadres se Portugalise. Kur e pyeten si arrite te mbijetosh, ai u pergjigj: "Nuk kisha frike. Deshira per te takuar familjen dhe per tu bere futbollist ne te ardhmen me mbajten me shprese!"
Ne Korrikun e ketij viti, me suportin e idhullit te tij Cristiano Ronaldo qe u tregua i gatshem ta mbeshteste djaloshin, ai firmosi anetaresimin ne ekipin rinor te Portugalise!
11745961_1179222105437556_684841978520233657_n.jpg

Simon Cowell u arrestua ne moshen 12 vjecare per shkak se vodhi nje autobus me nje arme loder!
11760060_1179221652104268_2329006610127919286_n.jpg

Kur ishte i vogel, Muhammed Ali u refuzua nga idhulli i tij Sugar Ray Robinson, pasi ai i kerkoi nje autograf.
Kur Muammed Ali u be kampion bote ne boks, ne nje interviste tha se ai kurre nuk refuzon ti jape autografe femijeve, pasi e kishte provuar ate ndjesi dhe e dinte sa do merziteshin ata!
11796211_1179221478770952_1676750874357418481_n.jpg

Miracle Garden, ne Dubai!
Ky eshte kopshti më i madh në botë, me 45 milionë lule, në një sipërfaqe prej 7.2 hektarësh. Aty gjenden lule nga e gjithë bota.
11742885_1178775202148913_3146908511404754029_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Per te protestuar per ngritjen e cmimit te karburantit nga qeveria, Mbreteresha e Anglise levizi dy dite me autobus!
Ne diten e trete qeveria uli cmimin e karburantit!
10402431_1178768225482944_746204159412926038_n.jpg

Në vitin 1967, Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë!

Biznesmeni amerikan Irving Kahn se bashku me 2 motrat dhe vellain e tij, jane familja me jetegjatesine me te larte ne histori! Ata nderruan jete perkatesisht ne moshen 109, 109, 101 dhe 103 vjec. Te kete patur ndikim paraja valle?!
11796442_1178487008844399_6317102067823188814_n.jpg

Nga pastruese rrugesh ne modele!
Kjo pastruese rrugësh është bërë e famshme në internet pasi fotot e saj janë publikuar online. Brazilianja Rita Mattos me profesion pastruese, ka marrë një ofertë të pabesueshme për tu bërë modele për shkak të fizikut të saj të bukur.
11796218_1178481448844955_1293985737526545355_n.jpg

Keto binjake identike nga Korea u ndane qysh ne lindje dhe u rriten nga 2 familje te ndryshme (njera ne France e tjetra ne Amerike). Pas 25 vitesh ato jane ribashkuar, fale nje video qe njera prej tyre kishte publikuar ne Youtube!
11755741_1178478352178598_4644109786895948181_n.jpg

Mbi 300 punonjes te "Coca Cola"-s jane pushuar nga puna 5 vitet e fundit, pasi jane gjetur duke konsumuar Pepsi ne orarin e punes!
11745804_1178473255512441_4189128164400360271_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Pas nje eksperimenti ku nje shimpanze u integrua qe ne lindje brenda botes njerezore, ai tashme mund te shohi foto ne kompjuter, mund te ndryshoje televizorin per te gjetur prgramin e tij te preferuar, mund te laje cdo dite dhembet si nje ritual i shendetshem per gojen e tij dhe mund te ushqehet njesoj si njerezit!
11811324_1181625238530576_2156335295023846891_n.jpg

Nje sistem interesant i cili po perhapet se fundmi ne SHBA, ben te mundur mesimin e makines ne menyre virtuale, duke simuluar rrugen ne menyre 3 dimensionale dhe duke dhene dhe provimin e patentes ne kete forme!
11009913_1181602011866232_8675123685818573602_n.jpg

Ky eshte Simon Burns, minister i transportit ne Angli. Ai perdor cdo dite transport publik per te shkuar ne zyrat e ministrise. Besojme se eshte nje shembull i mire per qytetaret!
11811502_1181599528533147_5630687503535265912_n.jpg

Ne periudhen Viktoriane, filxhanet e cajit kishin nje element shtese brenda tyre, i cili bente te mundur mbrojtjen e mustaqeve nga e lagura! Ky filxhan perdorej nga shtresat me te larta!
11053357_1181465461879887_3513210488365585594_n.jpg

Ne bote gjenden me qindra ishuj te vegjel, te cilet mund te blihen lehtesisht edhe me karte krediti. Cmimet fillestare fillojne nga 25.000$!
Nje sheik nga Arabia Saudite i bleu nje ishull te tille te dashurit te vajzes se tij, ne menyre qe ta largonte nga ajo!

90% e shkelesve te rregullave te qarkullimit rrugor, jane persona qe posedojne makina te shtrenjta. Sipas studiueseve, shkelja e rregullave lidhet automatikisht me psikologjine e tyre, pasi duke pasur nje makine me te mire, ulet frika ndaj ndeshkimit!

Zauo Shinjuku eshte nje restorant ne Japoni, ku klientet e peshkojne vete dreken e tyre!
11796198_1181457905213976_2514057902417030465_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ekziston nje hotel ne Lituani, i cili i trajton klientet e tij si te bugrosur. I rreshton cdo mengjes, ju jep ushqimin me orar, dhe flene ne qeli te verteta burgu!
Kjo eksperience ka sjelle shume njerez te provojne ndjesine e te qenit ne burg per disa dite!
10676365_1181604461865987_9112227733838882609_n.jpg

Spiunet britanike planifikuan ta kthenin Adolf Hitlerin ne grua, duke i futur estrogjen ne ushqim, por pikerisht ate vakt ai e refuzoi te ngrenin, duke thene se i dhimbte pak barku!

Sekreti i perkuljes i Michael Jackson ne kengen Smooth Criminal, ishte tek takat e tij dhe tek nje gozhde qe qendronte ne skenen ku ai performonte. Taka kishte nje hapesire qe bente te mundur futjen e gozhdes brenda saj, duke e bere lehtesisht te qendrueshem pozicionimin e trupit ne kete kend!
Per kohen kur u prezantua kjo performance, njerezit nuk e besonin se gjithcka fshihej ne kete truk, duke menduar se efekti ishte i nje teknologjie te larte kompjuterike!
11215789_1178767122149721_8731187244014621369_n.jpg

Në vitin 2001, kirurgët përdorën robotin për të hequr fshikëzën e tëmthit nga trupi i një pacienti. Ata ishin në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që roboti dhe pacienti ndodheshin në Francë.
11705159_1178765208816579_4275318403020216996_n.jpg

80% e amerikaneve nuk i njohin komshinjte e tyre te afert. Ne raste urgjence ata asnjehere nuk i kerkojne ndihme atyre, pasi ne shume raste komshinjte kane qelluar me arme duke pare njerez te huaj qe hynin ne shtepine e tyre me force per ti takuar!

Per te mitizuar liderin e Korese se Veriut - Kim Jong-un, jane shkruar disa libra per jeten e tij. Ne pjese te jetes shkuhet se ai ka mesuar te pilotoje avionin ne moshen 3 vjecare dhe ne moshen 9 vjecare ka arritur te zgjidhe ekuacionet matematikore qe as Albert Einstein nuk i ka zgjidhur!
11698525_1178761535483613_7868520748942039177_n.jpg

Studimet tregojne se femijet e medhenj ne familje, kane tendence te jene me ambocioze, ndersa te vegjlit me te zgjuar!

A e dinit se nje hektar arë i kanabisit, prodhon oksigjen sa 25 hektarë të pyjeve!
 
Titulli: Kuriozitete !

1)Shkurt 2010 - Gjeni i mplakjes

Për shekuj me rradhë alkimistët kanë kërkuar gurin filozofal që do të lejonte të kthente metalin në ar dhe do të mundësonte rininë e përjetshme. Edhe pse sekreti i kthimit të metalit në ar është arritur, të paktën teorikisht nga fizika bërthamore, tani gjenetika mund të jetë më pranë se kurrë sekretit të rinisë së përjetshme. Gjithcka mund të jetë e shkruar në një gjen të quajtur TERC. Si funksionon?

TERC-i njihet si përgjegjës për prodhimin e një enzime të quajtur telomerase, e cila rregullon gjatësinë e telomereve. Cfarë janë telomeret? Telomeret janë tip kapakësh të vendosur në fund të kromozoneve, të ngjashme me tapat plastike që ndodhen në fund të lidhëseve të këpucëve. Gjatë jetës së njeriut, sa herë që një qelizë riprodhohet nëpërmjet mitozës, telomeret shkurtohen nga pak, duke sjellë ndryshime në kromozome që në pamjen e jashtme përkthehen në mplakje.

Në një studim britanik shkencëtarët zbuluan se njerëzit që përmbanin gjenin TERC, kishin telomere më të shkurtër se personat që nuk e kishin gjenin por që ishin 3-4 vjet më të mëdhenj. Në fjalë të tjera, personat që mbanin gjenin po mplakeshin 3-4 vjet më shpejt. Ne një studim tjetër, kerkuesit e Harvard Medical School qenë të aftë të nxisnin prodhimin e telomerazës tek disa minj në mënyrë që të rregullonte gjatesinë e telomereve, duke ndaluar kështu procesin e mplakjes. Rezultati: organet e minjve rigjeneroheshin shumë më shpejt se ato të bashkëmoshatarëve të tyre, truri u rrit në madhësi, kurse minjve të mplakur ju rikthye fertiliteti.

Duke manipuluar gjenet për telomerazën do të mundeshim, të paktën në teori, të ngadalësonim zhvillimin e problemeve të lidhura me moshen tek njerëzit, ashtu sic u bë e mundur me minjtë.
Megjithatë duhet të jemi shumë të kujdesshëm! Qelizat që ndahen në mënyrë të shpejtë, dhe janë gjysëm të pavdekshme njihen edhe si qeliza kanceroze. Kjo do të thotë, se nëqoftëse vendosim të manipulojmë jetën e qelizave në kërkim të rinisë së përjetshme, mund të shkaktojmë efekte anësore fort të pakëndshme.

2)Mars 2010 - Uji në Henë
Para ca kohësh Nasa vendosi të bombardonte Hënën për të analizuar pluhurin që lëshohej nga shpërthimet dhe të mund të përcaktonte me saktësi përbërjen e sipërfaqes së satelitit. Missioni LCROSS (Lunar Crater Observation and Sensing Satellite), pas analizave të kujdesshme, zbuloi se pranë polit jugor të Hënës gjendet edhe ujë në gjendje të akullt. Gjetja e avujve të ujit në renë e krijuar nga shpërthimi për sa e cuditshme mund të duket, nuk përbën një suprizë. Astronomët gjithnjë e kanë ditur se sipërfaqja e Hënës fshihte hapësira permafrosti (nëntokë e ngrirë për një periudhë më të gjatë se 2 vjet). Risia qëndron në sasinë e ujit të ndodhur në sipërfaqen e ngrirë. Sipas vlerësimeve të fundit, mendohet se gjendet 50% më shumë ujë se sa ishte parashikuar më parë. Kjo e bën Hënën dy herë më të pasur me ujë se shkretëtira e Saharasë. Një sasi mëse e mjaftueshme për ti lejuar kolonive njerëzore që do të vendosen atje të prodhojnë vetë ujin e pijshëm, pa pasur nevojë ta transportojnë atë që nga planeti Tokë.

3)Maj 2010 - Materie vs. Antimaterie
Në bazë të rregullave të fizikës klasike, gjatë Big Bangut materia dhe antimateria duhet të ishin prodhuar në sasi të njëjtë gjatë krijimit të universit. Problemi i vetëm është se materia dhe antimateria nëse bien në kontakt me njëra tjetren anihilohen (zhdukin njëra tjetrën) duke cliruar energji. Në këtë rast materia nuk do të ekzistonte sepse do të ishte asgjesuar nga antimateria dhe në univers do të kishte vetëm energji. Por ... "Materia ekziston!". Një thërmijë mund të ketë bërë gjithë diferencën.

Gjatë përplasjeve të thërmijave në Fermilab, shkencëtarët kanë zbuluar se numri i muoneve (thërmija me ngarkesë negative si elektroni, por me një masë 207 herë më të madhe se e tij), është rreth 1% më i madh se numri i anti-muoneve. Edhe pse nuk është shumë, me sa duket ka mjaftuar për të krijuar kozmosin material sic e njohim ne.

Teoria e prirjes së natyrës për materien më shumë se për antimaterien ka kohë që qarkullon në qarqet shkencore, por kjo është prova e parë e kësaj prirjeje. Mbetet për të kuptuar Pse? Zbulimi i nëntorit në CERN mund të na ndihmojë ti përgjigjemi edhe kësaj pyetjeje
b_mesonsFermilab.jpg

4)Qershor 2010 - Nga 1 në 5 thërmija të Zotit

bozoniihiggsit.jpg
Bozoni i Higgs-it ose thërmija e Zotit, sic është quajtur për nga rëndësia kjo thërmijë e hipotezuar nga shkencëtari Peter Higgs më 1964, mund të jetë nje grup prej 5 thërmijash.

Cfarë është bozoni i Higgs-it? Për ata që nuk janë shumë të informuar mbi teoritë e fizikës, për momentin jemi në gjendje të parashikojmë lëvizjen e planetëve dhe galaktikave dhe të studiojmë karakteristikat e tyre falë fizikës kozmike. Nga ana tjetër jemi në gjendje po ashtu të studiojmë botën e atomeve dhe subatomike, falë fizikës së thërmijave. Problemi i vetëm qëndron në faktin se ligjet e fizikës hapësinore nuk mund të përdoren dhe janë të papërshtatshme për të modelizuar botën subatomike, dhe anasjelltas. Psh. forca e gravitetit për sa e rëndësishme që është në botën reale, shpjegon shumë pak elemente të botës së atomeve. Duke qenë se materia është një dhe e vetme, si mund të harmonizohen keto teori në mënyrë që të aplikohen në të dy botët? Bozoni i Higsit është ai që mund të bëjë lidhjen midis tyre dhe të na lejojë të kemi një teori universale. Një pyetje e vjetër të cilës mund ti jepet përgjigje falë këtij bozoni është: Cfarë formon masën e thërmijave?

Sipas studimit të fundit të Fermilab, laborator i specializuar në studimin dhe eksperimentet në fushën e thërmijave me energji të lartë, në realitet mund të ekzistojnë jo 1 por 5 thërmija, kombinimi i të cilave në raste të caktuara sillet si bozon i Higgsit, tre me ngarkesë neutrale, i katërti me energji pozitive dhe i pesti me energji negative.

5)Korrik 2010 - Jeta para 2 miliard vitesh
Eshte një zbulim thelbësor ai që është bërë nga kërkuesit e CNRS francez ( Centre national de la recherche scientifique-Qendra kombetare e kerkimit shkencor) në Gabon. Fosilet e zbuluara mbajnë shenja të jetës të para 2 miliard viteve. Jeta mendohet se është shfaqur mbi Tokë në formën mono qelizore para 3,5 miliard vitesh dhe provat e jetës shumë qelizore të gjendura deri tani ishin të para 600 milion viteve.
Zbulimi i fundit e shtyn shumë para në kohë shfaqjen e jetës shumëqelizore në planetin tonë dhe e qartëson së tepërmi panoramën e evolucionit.

6)Tetor 2010: Toka, një planet midis shumë të tjerëve
Ekzoplanetët, planete që ndodhen në sisteme të tjerë planetore të ndryshëm nga i yni, nuk përbejnë më një risi. Toka tanimë është vetëm një nga planetet e shumtë që ndodhen në univers dhe për momentin i vetmi në të cilin është vërtetuar prania e jetës. Gjatë 2010 janë zbuluar më shumë se 100 ekzoplanetë të tjerë që i shtohen listës prej 400 ekzoplanetësh të zbuluar më parë. Midis tyre vecohen HIP 13044b, një planet që rrotullohet rreth një ylli që më parë nuk ishte pjesë e Udhës së Qumeshtit, por që është tërhequr nga forca e saj gravitacionale. Akoma më interesant mbetet zbulimi i Gliese 581g, planeti i parë jashtë sistemit diellor që ndodhet në një largësi nga ylli i vet shumë të përshtatshme për krijimin e jetës, pra nën kushte ku nuk bën as shumë nxehtë as shumë ftohtë.

Eshtë interesante të vihet re se na u deshën disa shekuj, disa martirë të djegur në turën e druve, dhe disa mendje gjeniale, për të pranuar idenë se Toka është një planet midis shumë të tjerëve, ide filozofike që grekëve të lashtë u dukej mëse normale.

7)Nentor 2010 - CERN izolon antimaterien
CERNantimaterie.jpg
Sipas “modelit standard” të fizikës kuantike, çdo grimcë elementare e materies (proton, neutron, elektron) ka të bashkëvlefshmen e saj në botën e antimateries me ngarkesë dhe spin të anasjelltë. Për shembull, elektronit i korrespondon pozitroni (thërmijë që rrotullohet rreth atomit por me ngarkesë pozitive). E njëjta gjë ndodh për antiprotonin (të anasjelltin e protonit) që ka një ngarkesë negative dhe që është i vendosur në bërthamën e antiatomit.
Krijimi i antimateries në laborator ose përdorim i saj në teknologji nuk është më një risi. Problemi qëndron në studimin e karakteristikave të saj. Antimateria është tmerrësisht e paqëndrueshme në botën e materies. Sapo një thërmijë antimaterieje prek një thërmijë materieje anihilohet (zhduket) duke cliruar kështu energji. Duke qenë se në botën që na rrethon materia është kudo e pranishme, nuk ka shumë vend për të pritur antimaterien… përvec CERN-it. Duke qenë se boshllëku total nuk ekziston në praktikë (sado të arrijmë të krijojmë boshllek do të mbetet një sasi e vogël atomesh), shkencëtarët e CERN-it përvec krijimit të një boshllëku maksimal të lejueshem nga teknologjitë e sotme, kanë gjetur edhe një zgjidhje tjetër për të ndaluar takimin e antimateries me materien. Falë fushave të forta magnetike ata kanë arritur të ulin në minimum energjinë e thërrmijave të antimateries në mënyrë që të lëviznin sa më pak të ishte e mundur. Duke lëvizur fare pak për normat e botës atomike, antithërmijat kishin më pak mundësi të takonin thërmijat e materies që gjendeshin në boshllëkun e krijuar. Kështu, 38 antiatomet e hidrogjenit të krijuar kanë mundur të qëndrojnë në “jetë” për 2/10 e sekondës. Një kohë e mjaftueshme për të arritur të regjistroheshin të dhëna mbi sjelljen dhe karakteristikat e tyre. Të dhëna që pas studimit do të mund të na lejojnë të njohim më mirë këtë botë të cuditshme që mendohet se mund të ketë krijuar edhe universe antimaterieje.

8)Dhjetor 2010 - Zbulohet një formë e re e jetës.
Zbulimi i fundit i Nasës mund të ndryshojë përgjithnjë mënyrën se si e dallojmë jetën në Tokë, dhe nga se ndryshon një organizëm i gjallë nga një objekt pa jetë. Për më tepër zbulimi i hap rrugë një kërkimi të ri të jetës jashtëtokësore, dhe mund të jetë ndoshta hapi i fundit në zbulimin e saj.
Jeta sic e njohim ne sot, që nga amebat më të vogla tek elefantët, është e përbërë nga një kombinim i vetëm i 6 elementëve: karbon, hidrogjen, azot, oksigjen, squfur dhe fosfor. Nëse një planet nuk permbante të paktën një nga keto elemente në sasi të mjaftueshme nuk mund as të dyshohej se ishte i banuar nga cfarëdo forme jete.

Buzë liqenit vullkanik Mono, në Kaliforni kanë gjetur një bakterie të quajtur GFAJ-1. E vecanta e saj është se në vend që të vdesë nëse i mungon fosfori, vazhdon të jetojë duke përdorur arsenik për të ndërtuar qelizat e saj. Kjo ndryshon cdo përkufizim që i kemi bërë jetës deri më tani dhe nënkupton se nuk e njohim ende plotësisht as jetën dhe as cfarë e bën një planet të banueshëm.
Nëse në Tokë, dhe për më tepër, në një ambient aq të studiuar sa Kaliornia, mundet ende të gjenden forma jete që revolucionojnë gjithë botëkuptimin tonë mbi jetën, kushedi se cfarë surprizash na ruan universi.

Një gjë është e sigurt, pavaresisht nga sa të cuditshme mund të jenë surprizat e universit, shkenca dhe metoda shkencore janë e vetmja menyrë për ti zbuluar.
 
Titulli: Kuriozitete !

Ne vitin 1140, kur mbreti Konrad III pushtoi nje kala, grate e kalase u lane te lira te largoheshin dhe te merrnin cfaredolloj gjeje qe te donin ne kurriz. Pa u menduar 2 here, grate moren bashkeshortet e tyre mbi kurriz. Mbreti e mbajti fjalen dhe i la te gjithe te largoheshin.
11709616_1182384558454644_4296355576369106888_n.jpg

Karikues HI-TECH, shpikja me e zgjuar e koheve te fundit!
Mjafton ta vendosni ne xhamin e dritares, dhe ai do te karikoje telefonin tuaj vetem me ane te rrezeve te diellit! Shpresojme te mberrije sa me shpejt ne Shqiperi!
11010000_1182378075121959_1019548426505527769_n.jpg

10 dite perpara se Freddie Mercury te nderronte jete, Jim Beach, menaxheri i bandes, e pyeti se cfare donte te bente me trashegimine e tij. Freddie u pergjigj: "Beni c'te doni me imazhin tim, muziken time, miksojeni ate, ri-publikojeni sa here te doni, vetem ju lutem, mos me beni te merzitshem per fansat, kurre!"
11822658_1182367421789691_2834421224551703337_n.jpg

Ky lloj i vecante majmunesh, quhet "Pygmy Marmoset". Jane te medhenj sa gishti i njeriut, dhe rriten ne Pellgun e Amazones!
11220887_1182357315124035_392490640895459678_n.jpg

Nje projekt mahnites vjen nga Dubai, arkitektet po riprodhojne simbolet e vendeve si Kulla Eiffel, Piramidat e Egjiptit, Kulla e Pizes, Koloseum, etj, te gjitha keto me permasat e tyre origjinale!
11816993_1181920555167711_7688991311551146101_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Po ik o Nick bashke me Nevin e gjithe ju te forumit se injoranca ka arritur kulmin dhe juve mbyllni syte ,kjo ska vend te rrij .

Hahahah se ishte shaka ajo fjalia lart ,e bera thjesht qe te me rritej numri i leximeve ,sepse njerezit sapo shohin qe eshte hapur konflikt futen dhe lexojne :P Pa ju jeni mrregull fare :D


Njihuni me Gary Richmond and Karen Taylor. Ne vitin 2014, Gary pesoi demtime te renda ne koke si pasoje e nje aksidenti, dhe ra ne koma. Kur u zgjua, ai kish harruar gjithcka, madje edhe gruan me te cilen ishte martuar prej 26 vitesh! Per cudi, ai ra menjehere ne dashuri me gruan e tij, dhe pas disa muajsh ata u martuan per te dyten here!
11694845_1182397281786705_109893025874490064_n.jpg

Ramses II, faraoni i Egjiptit i cili vdiq në vitin 1225 para Krishtit, ishte babai i plot 96 djemve dhe 60 vajzave!
11701203_1181916495168117_4926206930065827890_n.jpg

Gjate Luftes se Dyte Boterore civilet inskenonin sulmet me gaz, duke i kapur shpesh here te papergatitur njerezit. Nje foto e rralle e nje foshnje pak diteshe, e cila eshte futur brenda nje maske gazi, per ta ruajtur ate nga helmimi!
11760085_1181915611834872_4806515858947819572_n.jpg

90-95% e telefonave celularë të shitur në Japoni janë të papërshkueshëm nga uji, për shkak se njerëzit janë aq te ngarkuar me pune, sa i përdorin ato dhe në dush!
11745639_1181623395197427_7399538806561379613_n.jpg

Pasi vajza iu ankua babait te saj se e ngacmonin cuna ne shkolle, babai stampoi kete bluze per te... ne te shkruhet!
''QENDRONI LARG DJEM, KY ESHTE BABAI IM''!
10996766_1181621555197611_5620714745163046408_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ne vitin 1977, avioni me te cilin po udhetonte ekipi i basketbollit Evansville ne SHBA, u rrezua dhe si pasoje te gjithe lojtaret humben jeten, me perjashtim te nje lojtari. Pas rreth dy javesh lojtari i mbijetuar pesoi aksident fatal me makine dhe keshtu i gjithe ekipi u zhduk!
Historia e vertete e cila frymezoi filmin ''Final Destination''!
11143672_1183130605046706_4779203828733051799_n.jpg

Hydra eshte e vetmja qenie e gjalle qe nuk vdes. Ajo zevendeson qelizat e veta me te reja!
11825544_1183129575046809_2973220436615932917_n.jpg

Cdo here qe kengetarja Rihanna shfaqet ne publik me syze Ray Ban, kompania e paguan ate 125.000 $!

Studimet kane treguar se njerezit qe jetojne me gjate, jane barinjte!
3 arsyet jane: Ajri i paster qe thithnin - Ushqyerja me produkte bio - Dhe e fundit por jo per nga rendesia, urinojne menjehere sapo iu vjen!

100-vjeçarja merr letër nga spitali: Je shtatzënë
Një 100-vjeçare merr një fletë analize nga spitali ku thuhej se është shtatzënë. Gjatë një vizite që e moshuara Doris Ayling, ku i ishte kërkuar analiza e urinës, në përgjigjet e dorëzuara i doli se ishte shtatzënë.
Doris thotë: Unë jam gati 100 vjeç, si mund të jem shtatzënë? "Unë kam tre fëmijë dhe 20 nipër e mbesa, por nuk kam qënë shtatzënë që prej 70 vjetësh", vijon 100-vjeçarja.
Ndërkohë i biri i saj Brian, thotë se është shumë zbavitëse, madje nëna e tij e kishte marr me sportivitet dhe të gjithë kishin qeshur. "Janë gjëra që ndodhin", thotë Brian.
Ndërsa një zëdhënëse e spitalit ka pohuar se ky është një gabim dhe se ato i kanë kërkuar falje për çdo stres apo ankth që i kanë shkaktuar.
11221412_1183126488380451_1157318896288977993_n.jpg

Ky eshte nje nder kompeticionet me te cuditshme qe realizohen ne mbare boten! Mbahet cdo vit ne Finlande. Qindra burra vrapojne me grate e tyre ne kurriz. Triumfatori fiton nje sasi birre sa pesha e gruas qe ka mbajtur mbi supe!
11822312_1183045745055192_3420482161550534807_n.jpg
 

Attachments

  • 11817236_1183043898388710_5160585178567210824_n.jpg
    11817236_1183043898388710_5160585178567210824_n.jpg
    99.7 KB · Shikime: 18

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top