Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kuriozitete për telefonat e zgjuar

Të gjithë përdorim telefona celular por jo të gjithë dimë gjithçka për ta.

Ka një mori kuriozitetesh dhe faktesh të cilat nuk i keni ditur për telefonin tuaj, duke filluar nga krahasimi i Iphone me komjuterin e Apollo 11 dhe deri te sasia e mikrobeve që bart celulari telefoni të cilin e mbani në dorë, në xhep, apo edhe në tavolinën e ushqimit.

Krahasuar me kompjuterat e NASA-s.
Smartphone-t aktualë janë më të fuqishëm se kompjuterët e NASA-s që dërguan njeriun në Hënë. Kjo është impresionuese pasi kompjuterat e Apollo 11 janë ndër më efiçentët dhe më brilantët që janë ndërtuar ndonjëherë. iPhone 6 është 32.600 herë më i shpejtë se ato kompjutera.

E kontrollojmë 110 herë në ditë.
Sipas një studimi tek 150 mijë përdorues, njerëzit e kontrollojnë smartphone-n mesatarisht 110 herë brenda ditës.

Një thesar patentash.
Sipas David Deummond të zyrës ligjore të Google, në një smartphone mund të përfshihen 250 mijë teknologji të patentuara.

Sa kushton për të karikuar baterinë e një smartphone?
Një studim i Laboratorit Kombëtar Laurence Berkeley në vitin 2012, shpjegon se shpenzimi për të karikuar baterinë e një smartphone-i në vit shkon tek 5.3 dollarë, sepse aq elektricitet harxhohet.

Fobitë
Frika për të qëndruar i shkëputur nga telefoni quhet Nomofobi, pasi prefiksi “no-mo” do të thotë “no mobile” (pa telefon).

Paraardhësit e smartfonit
32 vjet më parë, më 13 mars 1984, në SHBA, Motorola Dynatac nxorri telefonat e parë me çmim 3995 $ e barabartë me 9000 $ me vlerën e sotme, që ishte sa rroga e tre muajve punë në Amerikë. Përmasat? 30cm, 4cm dhe 9cm.

Sa aplikacione përdorim?
اdokush nga ne ka një aplikacion të preferuar me të cilin shpenzon 50% të kohës kur përdor smartphone: Këtë e zbulon Raporti i Aplikacioneve për smartphone i vitit 2015. Shumica kanë 10 aplikacione që i përdorin më shumë.

Rekord
Në vitin 2015 gjatë javës së parë të lançimit, u shitën 13 mln iPhone 6s. Por iPhone ka shumë rrugë për të bërë për të thyer rekordin e shitjes së Nokia 1100, që në vitin 2003 arriti të shiste 250 milionë telefona.

WC-PHONE.
Sipas studiuesve tek smartphone-t gjen 18 herë më shumë mikrobe se sa në tualet.

Podiumi.com
 
Fobitë
Frika për të qëndruar i shkëputur nga telefoni quhet Nomofobi, pasi prefiksi “no-mo” do të thotë “no mobile” (pa telefon).


E tmerrshme duket per disa qe jane keq te fiksuar....psh kur jam ne shpi ka ca kohe , harroj ku e kam vene lol
 
Me ka marre malli per nje telf me botona :(
 
Me ka marre malli per nje telf me botona :(

ndodhi para disa ditesh te kisha nje ne dore te nje individi dhe direkte dora te ekrani qe ta zhbllokoja...lere pastaj kur doja te shkruaja sms lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back