Kurani më i vjetër në botë

Quku

Marakli Krapit
kurani i vjeter.jpgNë një qoshe të fshehtë të kryeqytetit Uzbek, Tashkent, gjendet një nga kujtimet më të lashta të Islamit – Kurani më i vjetër në botë. ثshtë një shenjë që tregon për rolin të cilin Azia Qendrore dikur e ka luajtur në historinë Islame – një fakt shpesh i pa vënë re pas shtatë dekadave të ateizmit të imponuar Sovjetik.


KURANI Mث I VJETثR Nث BOTث
Nga: Ian MacWilliams

Në një qoshe të fshehtë të kryeqytetit Uzbek, Tashkent, gjendet një nga kujtimet më të lashta të Islamit – Kurani më i vjetër në botë. ثshtë një shenjë që tregon për rolin të cilin Azia Qendrore dikur e ka luajtur në historinë Islame – një fakt shpesh i pa vënë re pas shtatë dekadave të ateizmit të imponuar Sovjetik.

Biblioteka në të cilën ruhet Kurani ndodhet në një zonë të vjetër të Tashkentit e njohur si Hast-Imam, një shteg goxha i rrahur nga vizitorët e shumtë. Ajo shtrihet poshtë ca rruginave të pluhurosura, pranë varrit të dijetarit të shekullit të dhjetë, Kaffel-Shashit. Myftiu i Uzbekistanit, lideri më i lart fetar i shtetit, ka zyrën e tij aty, në oborrin e një medreseje të vjetër. Matanë rrugës qëndron një xhami e pa përshkueshme si dhe medreseja e veçantë Mui-Mubarek, apo ‘Floku i Shenjtë’, e cila strehon një flokë rrallë të parë të Profetit të Myslimanëve Muhamedit, si dhe një nga koleksionet më të rëndësishëm të veprave historike të Azisë Qendrore.

Përafërsisht 20.000 libra e 3000 dorëshkrime ruhen në këtë bibliotekë, thotë Ikram Ahmedov, një asistent i ri në zyrën e myftiut. ‘Ato kanë të bëjnë me historinë mesjetare, astronominë dhe mjekësin. Ka gjithashtu komentime rreth Kuranit dhe librave të ligjit’. Por libri më i vjetër këtu është padyshim Kurani i Osmanit r.a. i cili daton që nga shekulli i shtatë.

Versetet e shenjta

Kurani i Osmanit r.a. ishte tubuar në Medine nga Osmani r.a., kalifi apo lideri i tretë mysliman. Përmbledhja e tij është bërë në vitin 651, vetëm 19 vjet pas vdekjes së Profetit. Ky Kuran i çmuar mbahet në një kube qelqi e futur në murin e një dhome të brendshme. Rreth një e treta e origjinalit ka mbijetuar – afër 250 faqe – një volum i madh i shkruar me një shkrim të zi arab.

Kurani ishte shkruar mbi lëkurë dreri, thotë Z. Ahmedovi. ‘Ishte shkruar në Hixhaz në Arabinë Saudite, kështu që shkrimi është i Hixhazian, i ngjashëm me atë Kufian.

Transmetohet se kalifi Osmani r.a. ka bërë pesë kopje të Kuranit origjinal. Një Kuran i pjesshëm i cili gjendet në Pallatin Topkapi në Stamboll thuhet se është njëri nga këto kopje origjinale.

Historiku i tij

Osmani r.a. ishe vrarë nga një turmë kryengritësish përderisa po lexonte këtë Kuran. Një njollë e zezë në faqet e tij mendohet të jetë gjaku i kalifit. Ishte vrasja e Osmanit r.a. e cila përshpejtoi ndarjen në Shia-Sunni e cila ka ndarë botën Myslimane qysh atëherë.

Tregimi se si Kurani i Osmanit r.a. arriti në Tashkent është i mrekullueshëm. Pas vdekjes së Osmanit r.a. besohet se kalifi Ali r.a. e kishte sjellë atë në Kufe, në Irakun e sotëm. Shtatë qind vjet më vonë, pushtuesi i Azisë Qendrore, Tamerlani, e kishte gjetur atë dhe kishte vendosë që ta sjellë në shtëpi për ta hijeshuar kryeqytetin e tij madhështor, Samerkandin.

Aty qëndroi për më së katër shekuj, deri sa Rusët pushtuan Samerkandin më 1868. Më pas guvernatori rus e çoi Kuranin e Osmanit r.a. në Bibliotekën e Madhe të St Petersburgut.

Pas revolucionit Bolshevik, Lenini ndihej i paqetë derisa të fitonte mbi Myslimanët e Rusisë dhe Azisë Qendrore. Fillimisht ai dërgoi Kuranin në Ufa në Bashkortostanin e Sotëm.

Por më në fund, pas apelimeve të njëpasnjëshme nga myslimanët e Tashkentit, në vitin 1924 ai u kthye edhe një herë në Azinë Qendrore. Qysh atëherë ka mbetur në Tashkent. Njerëz me zë nga Bota Myslimane shpesh kthehen për të parë Kuranin e Osmanit r.a. në thellësi të Tashkentit të vjetër, kështu që duket e çuditshme përse akoma mbahet në një lokacion matanë rruge.

Por autoritetet qeveritare Uzbeke kanë trashëguar një mosbesim të epokës Sovietike ndaj Islamit, andaj akoma shikojnë shumicën e trashëgimisë së tyre Islame me dyshim. Institucioni zyrtar fetar i Muftisë përcillet nga afër dhe është në përkujdesje që të mos tërheq shumë vëmendje kah vetvetja.

Si rezultat, thesari më i madh i tyre, Kurani më i vjetër në Botë, vazhdon të qëndroj qetë në lagjen mesjetare të Tashkentit të vjetër.

Përktheu Jeton Mehmeti
Kuala Lumpur

alb-drejtsia.com
 
Pe: Kurani më i vjetër në botë

Awwww... kan dal shume te tille qe cilsohen te vjeter valle do jete ai ??
 
Pe: Kurani më i vjetër në botë

Interesante ...
 
Back
Top