Kurani dhe shkencat moderne

MasteR

I'm offline
part1_05_03a.jpg

(Ky punim është një fragment nga ligjërata e Dr. Dhakir Abdul Kerimit, të mbajtur në tribunën e organizuar nga Liga Botërore Islame me rastin e haxhit të vitit 1996 (1416 h.) në Mine, ku morën pjesë dhe disa delegacione të haxhinjve, mysafirë të Ligës Botërore Islame.)

KRIJIMI I KOZMOSIT - TEORIA E EKSPLODIMIT Tث MADH
Në vitin 1973, një grup shkencëtarësh mori shpërblimin Nobel, të cilët e dhanë teorinë e krijimit të kozmosit, të njohur me emrin TEORIA E EKSPLODIMIT Tث MADH. Kjo teori thotë se e tërë gjithësia (kozmosi) ishte një lëmsh, i cili iu nënshtrua një eksplodimi të madh duke u formuar planete dhe trupa qiellorë të shumtë, ku më vonë u ndanë dhe u formuan galaksione yjesh, (dielli,hëna…).
Kur’ani Fisnik këtë eksplodim të madh si dhe ndarjen dhe formimin e trupave qiellorë na e përshkruan mjaft qartë para kësaj date (1973) më se 14 shekuj, duke thënë: “A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja.” [Enbija, 30]


TOKA - FORMA E SAJ E RRUMBULLAKثT
Udhëpërshkruesi Fransis Drek ishte i pari, i cili argumentoi se toka është e rrumbullakët pasiqë e përfundoi lundrimin e tij rreth tokës në vitin 1597.
Ndërsa Kur’ani Fisnik Famëlartë thotë: “A nuk e di se Allahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë.” [Llukman, 29]
Folja (julexhu) në gjuhën arabe ka kuptim: shndërrimi i natës në ditë në mënyrë të ngadalshme e graduale, dhe anasjelltas. E një gjë e tillë nuk do të ishte e mundur po të mos ishte toka e rrumbullakët, se sikur toka të ishte e rrafshët, do të ndodhte ky ndërrim natë-ditë, apo ditë-natë në mënyrë të befasishme, papritmas.
Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar, Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës.” [Zumer, 5]
Folja (jukevviru) në gjuhën arabe ka kuptim: për të mbështjellur, sikur që mbështillet shalli rreth kokës. Pra, dhe mbështjellja e ditës dhe natës (vendit të tyre) në njëra tjetrën nuk mund të ndodh përveç se kur toka është e rrumbullakët.
Allahu i Plotfuqishëm në Kur’anin e Madhëruar thotë: “I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriqon.” [Furkanë, 61]


SHKثLQIMI I HثNثS – SHKثLQIM I REFLEKTUAR
Në të kaluarën shkencëtarët besonin se hëna shkëlqen dhe jep dritë nga vetvetja. Mirëpo, sot shkenca ka vërtetuar se hëna nuk ka dritë, por vetëm e reflekton dritën, e cila bie mbi të nga dielli, ku në ajetin e cituar më lart dielli është përmendur si (siraxh) - pishtar, i cili është vendburim i dritës. ثshtë quajtur pishtari (vehaxh), ngase është formacion qiellor në një gjendje shkatërrimi të zjarrtë të përhershëm dhe është burim drite e nxehtësie. Ndërsa, hënën e përmend (nur) - dritë, i cili është trup joaktiv kimik që reflekton dritë. Dhe nuk e përshkruan hënën si (siraxh) e as diellin si (nur).
Në Gjenezë, Libri i parë i Dhjatës së Vjetër (Tevratit) thuhet që Allahu krijoi Diellin e Hënën dhe që të dyja japin dritë. ثshtë përshkruar Dielli në Gjenezë si ndriques i madh, i cili pushton (mbulon) ditën, ndërsa Hëna si ndriques i vogël, i cili pushton (mbulon) natën.
Ylli (nexhm) në Kur’anin Fisnik përshkruhet si (thakib), domethënë se ai digjet dhe konsumon vetveten.


DIELLI SILLET RRETH BOSHTIT Tث VET
Në vitin 1981, në kohën kur isha nxënës mësonim në lëndën e gjeografisë se dielli është statik dhe nuk sillet rreth boshtit të vet sikurse sillet toka.
Ndërsa, Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” [Enbija, 33]
“As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës, po secili noton në një galaksion.” [Jasinë, 40]
Fjala (jesbehun) është nxjerrur nga folja (sebeha) që ka kuptimin për të lëvizur. Dhe ajo përdoret si shprehje për lëvizjen e çdo trupi në çdo mënyrë, qoftë ajo lëvizje e këmbës së dikujt që ec, ose veprim i të notuarit në ujë. Por, kur folja sebeha - lëvizje përdoret për trup qiellor (siç është dielli) nuk ka kuptimin e lëvizjes nëpër kozmos, por rrotullimin rreth boshtit të vet. Sot, të gjitha librat që merren me këtë çështje, përmendin dhe shpjegojnë se dielli sillet rreth boshtit të vet. Kjo sot, mund të shihet dhe vërtetohet përmes aparateve të ndryshme, me të cilat shikohet dielli pa u dëmtuar sytë e njeriut dhe mund të vërehet lëvizja e diellit rreth boshtit të vet.
Dielli një rrotullim të plotë e bën për 25 ditë.


QIELLI KULM MBROJTثS
Shtresa e Ozonit (O3) luan rol mbrojtës duke penguar rrezet e dëmshme që të arrijnë në tokë. Pengon (ndal) valët e shkurtëra siç janë rrezet X (rentgen) dhe ultravjollce, të dëmshme për jetën në tokë.


ASTRONOMIA (PثRFUNDIM)
Disa mund të thonë se nuk është diçka e çuditshme aludimi i ajeteve kur’anore për astronominë, ngase arabët janë të njohur me zhvillimin e kësaj shkence dhe ata janë më të merituarit në këtë aspekt. Mirëpo, ata nuk e dinë se Kur’ani ka zbritur para shekujve, në të cilët arabët janë shquar në astronomi dhe ajetet kur’anore që aludojnë në shkencën e astronomisë nuk kthehen në epokën e arabëve që janë shquar në të, por përkundrazi Kur’ani është ai që i nxiti arabët në zhvillimin e astronomisë dhe t’i tejkalojnë të tjerët në këtë fushë.


QARKULLIMI I UJIT Nث NATYRث
Në vitin 1580 Bernard Polys ishte i pari, i cili bëri përshkrimin e parë të qarkullimit të ujit në natyrë. Njerëzit më herët nuk e kanë njohur burimin e ujërave nëntokësore dhe pohonin se ujërat e oqeaneve lëvizin nën ndikimin e erërave duke u futur në brendësi të tokës dhe pastaj ato ktheheshin në oqeane përmes rrugës së humnerës. Kjo ide dominonte që nga koha e Platonit (Tartarus). Në shekullin XIV mendimtari Dekarti besoi në të, dhe në shekullin XIX dominoi teoria e Aristotelit sipas së cilës uji ishte dendësuar në shpellat e ftohta malore dhe formonte liqene nëntokësore, të cilat furnizonin burimet dhe krojet me ujë.
Sot më na është i njohur procesi i filtrimit të ujit të shiut, i cili bie nga qielli dhe shpërndahet në tokë nëpër burime.

Kur’ani Fisnik na e përshkruan qarkullimin e ujit duke thënë: “A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.” [Zumer, 21]
Allahu xh.sh. e përshkruan se si uji avullohet nga oqeanet dhe nga avulli formohen retë, të cilat lëvizin dhe kur bashkohen (bashkëdyzohen me energji të kundërta) lëshojnë shiun, formohen liqene, lumenjë, të cilët duke rrjedhur kthehen përsëri në oqeane. Kështu vazhdon qarkullimi i ujit në natyrë, Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë, e edhe si shpresë dhe nga qielli lëshon shi e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në të ka argumente për një popull që di të mendojë.” [Rrum, 24]
“Ne lëshuam me masë ujin nga qielli dhe atë e përqendrojmë në tokë. Po, Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin).” [Mu’minunë, 18]


ERثRAT MBARثSUESE Tث REVE
Allahu xh.sh. thotë: “Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.” [Hixhr, 22]
Fjala (levakih) është shumës i fjalës (lakih) që do të thotë: era e ftohtë nxitë retë e elektrizuara me elektricitet pozitiv dhe negativ, që si pasojë është vetëtima, murmurima dhe shiu. Kjo është forma e mbarësimit të reve.
Kur’ani këtë na e dëfton poashtu edhe në ajetin: “A nuk e ke parë se si Allahu drejton retë, pastaj i bashkon i bënë grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti nga retë e mëdha si kodra, breshër dhe me të godit kë do, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati sa s’të merr të të parët.” [Nurë, 43]


SHKENCA MBI TOKثN - GJEOLOGJIA
(“Ndërsa kodrat shtylla” Nebeë, 7)
Gjeologjia thotë se gjysmë diametri i globit tokësor është 3750 mila. Korja e tokës, mbi të cilën jetojmë, është shumë e hollë, që sillet rreth 1-10 mila, andaj dhe i nënshtrohet tërmeteve dhe lëkundjeve (dridhjeve).
Kodrat luajnë rolin e shtyllave për stabilitetin dhe përforcimin e tokës, sikurse shtyllat e përdorura për ngritjen e tendave, dhe janë themele të thella të shtresave gjeologjike.
Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë). Ndërsa kodrat shtylla.” [Nebeë, 7]
“Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkund ata.” [Enbija, 31]
Pra, këtu pohon rolin e qartë të kodrave në mbrojtjen e stabilitetit të shtresave gjeologjike (e veçanërisht të korës së tokës).


SHKENCA MBI OQEANET - BASHKIMI I DETثRAVE
(Ndarja e ujit të ëmbël nga ai i njelmët)
Allahu i Gjithfuqishëm në Kur’an thotë: “Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.” [Furkanë, 53]
Dhe në ajetin tjetër: “Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengesë që ata atë nuk e kapërcejnë.” [Rrahman, 19-20]
Fjala (berzah) do të thotë pengesë, por nuk është pengesë materiale. Kjo fjalë poashtu përdoret edhe për jetën pas vdekjes para se të ringjallemi në ditën Ahiretit. Nga kurioziteti për të parë bashkimin e detërave dhe mospërzierjen e ujit të ëmbël me ujin e njelmët, mund të shkojmë në CAPE TOWN në jug të Afrikës dhe ta shohim këtë të vërtetë, ku me bashkimin e detërave nuk përzihet uji i ëmbël me ujin e njelmët. Poashtu edhe në Egjipt, bashkimi i Nilit me Detin Mesdhe.


SHKENCA MBI JETثN
(Uji bazë e jetës)
Allahu i Lartmadhëruar në Kur’anin Famëlartë thotë: “A nuk e dijnë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja, dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi, a nuk besojnë?!” [Enbija, 30]
Shkenca moderne ka vërtetuar se uji përbënë 80% të citoplazmës (material bazë për ndërtimin e qelizës) dhe se përafërsisht 50%-90% e gjallesave të gjalla baza a tyre është uji, andaj për të vazhduar jetën kanë nevojë për ujë që nga çastet e para të jetës deri në vdekje.
Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.” [Furkanë, 54]
Ligjërata poashtu përmban: krijimin e çifteve në bimë dhe shtazë, mrekullinë e mbretërisë-zgjoit të bletës, mrekullinë e rrjetës së merimangës: “…e më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës…” [Ankebutë, 41], mënyrën e bashkimit (raportit) mes thneglave, specifikat e shërimit me mjaltë, procesin fiziologjik të formimit të qumështit tek bagëtitë: “Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pijnë.” [Nahl, 66]

Ligjërata përmban dhe mrekullinë shkencore të Kur’anit në aspektin e embriologjisë dhe përshkrimit të procesit delikat të zhvillimit të njeriut nëpër etapa të ndryshme: “nutfetin” - pikë uji (fara), ndërsa “nutfetin emshaxhin” - është uji i bashkëdyzuar (sperma e përzier e krijuar nga elementet e sekreteve të gjendrave mashkullore), “alekaten” - që do të thotë “një gjë e varur” dhe ka kuptimin e embrionit deri në muajin e katërt të shtatzënisë. “mudgaten” - copë mishi (etapa e mishit) dhe zhvillimi i eshtrave dhe mveshja e eshtrave me tul.
Përmban dhe krijimin e të të dëgjuarit, të pamurit si dhe mrekulli tjera shkencore në Kur’anin Fisnik.
 
Pe: Kurani dhe shkencat moderne


SASIA E SHIUT

Një prej shumë informacioneve të dhëna në Kuran rreth formimit të shiut është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të caktuar. Kjo është përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtë:

"Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar. Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret." (Kuran Ez-Zuhruf 11)

Fakti i zbritjes së kësaj sasie shiu të matur dhe të përcaktuar është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. ثshtë llogaritur se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilionë tonë ujë në vit. Kjo sasi është e barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë gjatë një viti. Kjo lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar "me masë të caktuar". Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit. Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.

Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibrim të madh ekologjik dhe për rrjedhojë, fundin e jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit pikërisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Kuran.

اdo vit, sasia e ujit që avullon nga Toka dhe sasia e ujit që bie në formë shiu është "konstante": 513 trilionë tonë. Kjo sasi konstante është e shpallur në Kuran në ajetin: "Ai lëshon shiun nga qielli me masë të caktuar". Pandryshueshmëria e kësaj sasie është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe jetës.


86434cae16b7c8b6f.jpg


86434cae16b7cdde4.jpg
86434cae16b7d283e.jpg




FORMIMI I SHIUT

Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pas shpikjes së mjeteve të parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin tre fazat e formimit të shiut. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë të erës, më pas formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.

Informacioni i dhënë në Kuran për shiun përputhet saktësisht me këtë proces. Në një ajet kuranor, ky informacion është përshkruar në këtë mënyrë:

"Zoti është Ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë.

Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë, pastaj përmes tyre sheh se si bie shiu…" (Kuran Err-Rrum 48)


Tani, le të shohim më hollësisht këto tre faza të përshkruara në ajetin kuranor.

FAZA E PARث: "Zoti është Ai që i dërgon erërat..."

Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë veçimin e disa grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca të pasura me kripë (të cilat quhen aerosole) transportohen nga erërat dhe ngrihen në atmosferë. Ato funksionojnë si kolektorë uji dhe formojnë pika reje, duke i mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit.

FAZA E DYTث: "... (erërat) lëvizin retë. Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë …"

Retë formohen nga avujt e ujit, të cilët kondensohen rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla (me diametër 0.01 dhe 0.02 mm), retë "qëndrojnë pezull" në ajër dhe përhapen në qiell. Në këtë mënyrë, qielli mbushet plot me re.

FAZA E TRETث: "...dhe përmes tyre sheh se si bie shiu."

Ilustrimi i mësipërm tregon pikat e ujit që shkëputen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Më pas, pikat e shiut në retë e sapoformuara do të qëndrojnë pezull në ajër dhe pastaj do të kondesohen për të formuar shiun. Të gjitha këto faza janë përshkruar në Kuran.

86434cae16eaa1ae2.jpg
 
Back
Top