LeVoyageur
RDM 33 NSOE
-
- Anëtarësuar më
- Jul 12, 2011
-
- Mesazhe
- 24,652
-
- Reagimet e mara
- 20,737
-
- Vendndodhja
- Me kembe te ngulura mire....mbi re😁

Fjalori i parë shpjegues i mirëfilltë për gjuhën shqipe është botuar në vitin 1954 nga Intituti i Shkencave.
Është një fjalor i tipit të vogël me rreth 25.000 fjalë.
Fjalori mbështetet në një bazë të gjerë kombëtare dhe përfshin mjaft fjalë e variante krahinore.
Në fjalorin e gjuhës shqipe bëhen edhe përpjekje për të përcaktuar normën letrare në leksik, për të dhënë disa ngarkesa stilistike të fjalëve dhe për të treguar përdorimin e tyre.
Ky fjalor shënon në leksikografinë shqiptare fillimin e periudhës së hartimit të fjalorëve shpjegues kombëtarë e normativë të gjuhës së sotme shqipe.
Është ribotuar edhe në Prishtinë (1965).
Ka shërbyer si vepër leksikografike themelore për gjuhën shqipe.
d.a. / dita