Kur të bëhet padrejtësi !

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Kur të bëhet padrejtësi !




Nëse nuk gjen drejtësi në gjyqet e kësaj bote, atëherë ngrite çështjen tënde deri në gjyqin e ahiretit, sepse atje:

- Dëshmitarë janë Melekët

- Deklaratat nuk ndërrohen

- Gjyqin e udhëheq Krijuesi i gjithësisë!


• Nëse nuk i ke bëre mëkat dhe padrejtësi askujt fli rehat dhe nuk ke përse të frikohesh sepse ti nuk ke asnjë armik.

• اdo fatkeqësi që të godet është mësim që nuk harrohet dhe që ngulitet në kujtesë për të mbetur e përjetshme.

• Urime për atë që kur shkon të flejë të tjerët lusin Allahun xh.sh. për të mirën e tij.

• Mjerë ai që fle ndërsa të tjerët lusin Allahun për t’iu hakmarrë atij dëmet dhe zullumin që u ka bërë njerëzve.

• Qoftë i përgëzuar ai që e duan zemrat dhe qoftë i poshtëruar ai që e mallkojnë gjuhët.

- Shëndrroje gëzimin në falënderim,
- pikëllimin në durim,
- heshtjen në meditim,
- shikimin në marrje mësimi e këshille,
- fjalën në adhurim ndaj Zotit,
- jetën në devotshmëri
- dhe vdekjen në shpresë.

• Njeriu i lumtur nuk mund të jetë mëkatar, i sëmurë, borxhli, i huaj, i pikëlluar, i burgosur apo i urryer.

• Rruga më pak e rrezikshme është rruga për në shtëpinë tënde.

• Dita më e begatë në jetë është dita kur bën një punë të mirë dhe të vlefshme.

• Ndërsa vështirësia më e madhe në jetë është kur i bën padrejtësi dikujt.

• Mos e mbaj globin e tokës mbi kokë. Mos mendo se njerëzve iu intereson çështja juaj, po sikur edhe të vdisnit ju, ata do tu harronin shumë shpejt.

• Nuk ka jetë për të ngratët, as rehati për zullumqarët, as siguri për mëkatarët, as dashamirë për lavirët, as lëvdatë për gënjeshtarët dhe nuk ka besim për tradhtarët.

- Pas lotit pason buzëqeshja
- pas lodhjes gëzimi,
- pas dëmit dhuratë
- pas sprovës lehtësimi.

• Ky është ligj i pandryshueshëm dhe rregull i njohur në historinë e njerëzimit.

• Shiko ka të duash do të gjesh sporva, rënkime, pikëllime dhe probleme në çdo shtëpi.

• Kritikat e të tjerëve drejtuar ty, do të thotë se ti ke bërë atë që meriton të përmendet dhe ti i ke kapërcyer ata me dituri ose me të kuptuar.

• I lumtur është ai që vë në harresë atë që nuk mund të riparohet, ai që i kujton të mirat e njerëzve dhe i harron të këqijat e tyre.

• Dhe për fund, në rast se t’u ka bërë padrejtësi dhe dëshiron të drejtën tënde atëherë:
Përcill në kohën e syfyrit mesazhe deri në destinacioni e fundit – te Allahu në Arshin e Lartësuar dhe prit një përgjigje të sigurtë.

• Kur të biesh në sexhde lajmëroje të Adhuruarin në mënyrë sekrete për të gjitha problemet tuaja, edhe pse Ai i di sekretet e gjithkujt. Mos i dëgjo të tjerët përreth teje sepse dashuria ka në vete sekrete ndërsa njerëzit janë ziliqarë dhe kureshtarë.

- I Lartësuar është Ai që nënshtrimin ndaj Tij e bëri krenari,
- varfërinë për të e bëri pasuri,
- lutjet ndaj Tij nderë,
- përkuljen ndaj Tij ngritje
- dhe mbështetjen tek Ai e bëri fuqi dhe shpresë.



Autor Aid El Karni



 
Redaktimi i fundit:
Back
Top