Kur sytë gënjejnë

Lauri

Anunnak
Trurit i vjen tërë kohës një lumë me pamje në formë shtysash elektrike. Pamjet analizohen në qendrën e përpunimit të pamjeve në tru. Të dhënat e parëndësishme përzgjidhen tutje, dhe vetëm ajo pakicë pamjesh thelbësore që janë të rëndësishme për rrethanën futen në vetëdijen tonë.

"Vetëm në sajë të këtyre përthithjeve të përzgjedhura arrin njeriu të orientohet në këtë botë", thotë filozofi Daniel Sennett në librin e tij "Shpjegim i vetëdijes" (Erklنrung des Bewuكtseins). Po të ishin ruajtur të gjitha pamjet do të hante shumë punë llogaritëse. Përveç kësaj ne regjistrojmë vetëm atë që ndryshon dhe pjesën tjetër e marrim si të pandryshueshme.
zhgënjim optik
A sheh dy koka njeriu apo një vazo në të dyja figurat ?

Truri përkufizon çdo hollësi të së vërtetës, që e merr në mënyrë të vetëdijshme, me shumë elementë nga thesari i përvojës dhe përfytyrimit në një gjurmë të vetme të tërësisë.
Rrallë herë qëllon që të na vërtetohet se nuk jemi duke pasur një shikim të vërtetë të botës.

Shkencëtari Stephen Kosslyn thotë se njeriu e ka të vështirë të dallojë të vërtetën nga përfytyrimi sepse kujtesa e tij është një përzierje e të dyjave.

Edhe ngjyrat janë një lloj përthithje e jona të cilat në të vërtetë nuk gjinden. Këtë e pati zbuluar që në fund të shekullit të 18-të Isaac Newton i cili thonte se sendet apo drita nuk kanë ndonjë ngjyrë por është truri ynë që u jep atyre një të tillë.

A të ra ndër sy ?
Daniel Simons, psikolog në Universitetin Harvard bëri një eksperiment te tillë: Dikush pyet një kalimtar mbi se cilën rrugë duhet të marrë për të arritur në filan vend. Gjatë kohës që kalimtari është duke dhënë shpjegime kalojnë dy vetë me një derë të madhe të cilën e ulin përkohësisht në mes vetëve në fjalë. Njëri prej atyre që po mbante derën ndërron vend me atë që kishte pyetur kalimtarin. Në 50 përqind të rasteve kalimtarët nuk e dalluan që personi që i kishte pyetur ishte larguar tashmë por vazhduan t´i përgjigjeshin personit të ri që kishin përballë ndonëse ai nuk kishte as veshje apo zë të ngjashëm me personin që kishte bërë pyetjen.

Ky eksperiment dhe shumë të tjerë të ngjashëm me këtë kanë bërë të pandehet ajo që kur u bë publike në fillim të viteve 90-të hasi në shumë kundërshtime: Ne shikojmë shumë më pak sesa na duket se shikojmë.
Simon sqaron: "Kur vëzhgojmë një rrethanë, përthithim vetëm disa hollësira. Këto hollësira kufizohen nëpërmjet kujtesës dhe fuqisë së përfytyrimit. Vetëm pas kësaj krijohet në tru një gjurmë mbetëse e tërësisë".

Eeksperiment tjetër i bërë nga Daniel Simons dhe që tregon sesi disa hollësira na kalojnë pa u parë është ky: Iu kërkua disa njerëzve të numëronin pasimet e bëra nga një skuadër në një ndeshje basketbolli e cila iu shfaq në video. Ndërsa ata janë të përqendruar në numërim pas disa minutash futet në mes të fushës së lojës dikush i veshur si gorillë dhe qëndron aty për plot pesë sekonda e megjithatë më tepër se 40 % e shikuesve ngritën supet në shenjë mohimi kur Simons i pyeti nëse e kishin parë gorillën.

Ndonjëherë kalimi pa u parë i disa gjërave çon drejt pasojash fatale, si në rastin e trafikut, p.sh. kur je duke ngarë automobilin dhe ku gorilla mund të ishte në këtë rast një kalimtar që ka dalur përpara teje.

E qeshura e Mona Lisa-s
Kur shikon Mona Lisa-n në sy të duket se ajo është duke buzëqeshur por kur e hedh vështrimin tek goja e saj të duket sikur ajo ka një shprehje serioze të fytyrës. Shkencëtarja neurologe Margaret Livingstone shpjegon se kur ne e përqendrojmë shikimin në sytë e Mona Lisa-s, nuk e shohim qartë pjesën tjetër të fytyrës. Toni i paqartësisë bien në hijen që lëshon nofulla e saj duke bërë që buzët e saja të duken më të përkulura. Nëse e çon shikimin tek goja e saj, efekti zhduket bashkë me buzëqeshjen. Kjo është një hile që Leonardo Da Vinci (Da Vinçi) ka ditur ta përdorë me mjeshtëri.

Syri i mendjes
Trupa e Itzhak Fried i Universitetit të California-s iu bëri matje të rrymës së trurit disa njerëzve të cilëve iu tregua një herë piktura e Mona Lisa-s, ndërsa një herë të dytë iu tha vetëm ta përfytyronin atë. Masa e rrymës doli në të dy rastet e njëjtë dhe u vu re se ishin vënë në punë po të njëjtat qeliza nervore. Fried shpjegon se syrit të mendjes sonë i duken disa pamje si krejt të vërteta. Truri nuk don t´ia dijë nëse jemi duke i shikuar drejtpërdrejtë këto pamje apo jo.

Të vetëm në botën tonë
Shkencëtarët janë të mendimit se bota jonë e pasur e shikimit është e përbërë nga disa fakte mbi botën të cilat janë të përziera në formën e pamjeve të ruajtura dhe shumë përfytyrimi në një tërësi funksionuese. Meqënëse çdo njeri ka përfytyrimet e tij atëherë secili jeton në botën e tij të shikimit. Richard Gregory, psikolog dhe autor i shumë librave mbi përthithjen nëpërmjet shikimit e përkufizon kështu: "Bota e përfytyruar në të cilën secili prej nesh jeton është një ngrehinë e tij vetjake. Ndonjëherë ai gënjehet sikur po e ndan këtë botë me dikë tjetër, por në të vërtetë secili është i vetëm në botën e tij".


Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialin e shkruar nga Ulrich Kraft dalur tek austriakja Surfmed
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top