Kur shpirti kerkon te flas...

po po , gjithkujt i ndodh!

sa keq kur ndodh, te quajne "njeriu qe kerkonte te bente nje vrime ne uje" , "njeriu i çmendines" apo "njeriu i lendinave te thara" .

por perkundrazi te dashur , une do te thoja : "Njeriu qe i hapi dyert shpirtit" pa patur nevojen te stepset nga bota e madherishme e mediokritetit qe na ka uzurpuar nje pjes te madhe te jetes . Shpesh ndodh te kuptojme qe nuk po jetojme nje jete te cilene hedhim larg deshirave dhe ambicjeve tona...por kenaqemi me aq pak , sepse i druhemi te keqes . Njerez te kalbur nga frika dhe mungese e kurajes!

Kur shpirti kerkon te flas...

NENE "te urrej" per vet faktin qe ne mendjen tende eshte ngulur thelle nje mentalitet aq i vrazhde i cili nuk te lejon ta shikosh jeten me ngjyra . Ta shikosh ate sic eshte , reale dhe plot sfida . Ku perkrahjen me te madhe do ta gjesh tek ai dhe ajo te cileve ti i dhe mundesine te shikojne driten e diellit. Jo tek ata te cilet servilosen , ne kete dite mortore dhe pretendojne te ngushellojne me fjale te nje skenari te ri-perseritur . Sepse ato NENE nuk jan fjal qe dalin nga shpirti , jan fjalet qe belbezohen si nje robot i programuar per dicka te tille.

Perse biri im? Perse me drejtohesh keshtu? اfar te kam bere per te merituar nje skenar te tille? Qe duket sikur te ishte kurdisur nga vet e keqja?

NENA ime , ah e dashur sa te dua! Provo preke zemren time , fute doren dhe kape ate . Futi duart dhe me shtrengo shpirtin. Ver re sa e zjarrt eshte zemra , ver re cfare ngrohtesie te ofron shpirti im. Keto jane fjale qe burojne nga to ,

llogjika ma ndalon , ma ben te pamundur. Kurse shpirti ka zgjedhur te mos hesht me. Kerkon me padurim te ngre ze mbi padrejtsit qe na behen.

Nuk do ta mendoja kurre biri im. Kurre...(NENA mundohet ti kthej krahet te birit)


Sa keq , NENA ime. Tek ty gjej forcen per gjithcka . Mos e le shpirtin tim te derdhet rrugeve , por bashkohu dhe ti me mua . Se bashku , do arrim ti tregojme pasqyren atyre te cilet pretendojne se pastertia i kullon neper vena , do shikojne veten dhe do shikojne brire ne vend te aureolës!

Ah mor biri im. Sa do doja...nuk gjej forcen nuk kam kurajen .(Vazhdon te qendroje me kurriz te kthyer nga i biri)

(Dora mbi shpatull)

Me perqafo , per her te fundit pra . Un ka zgjedhur rrugen time. Zgjodha te hap kraharorin tim dhe te degjoj ate qe me thote shpirti , jo me...

ska me kthim prapa per mua...

(nje lot rreshket , lot i kristalte )

Fund!


Kur shpirti kerkon te flas...

nuk ka takt , esht i vrullshem ndryshe nga zeri mendjes ai esht i qart , nuk stepset sepse ushqehet nga deshira per te shprehur ate qe ai kerkon.
 
Back
Top