braziljania
Anëtar i Nderuar
Fëmija nuk mund të përcaktojë se cila është sjellja e duhur në një moment kur nëna dhe babai tregojnë sjellje të ndryshme, pra kur babai thotë “Po” dhe nëna “Jo”, kur babai vendos rregulla e nëna i shkel ato apo edhe kur të dy kritikojnë në mënyrë të vazhdueshme njëri tjetrin.
Në një ambient të tillë, fëmija futet bë mendime se si duhet të veprojë apo kë duhet të pranojë si të drejtë. Vjen një moment kur këta fëmijë pas një kohe të caktuar e ndajnë atë se çfarë duhet të kërkojnë nga babai e çfarë duhet nga nëna. Ata mund t’i përdorin prindërit si të duan duke i vënë përballë njëri tjetrit në situata të ndryshme. Gjendja shpirtërore e prindërve, në shumë raste ndikon në sjelljet e fëmijëve.
Fëmija, nuk ka bërë detyrat e shtëpisë dhe i kërkon nënës të dalë jashtë. Kjo e fundit, e mërzitur nga hallet që ka, me një ton të nervozuar e refuzon të birin apo të bijën. Një ditë më pas, kur nëna është në qejf dhe fëmija i kërkon leje, e lejon atë të dal jashtë pa e pyetur nëse i ka bërë apo jo detyrat e shtëpisë.
Në një sjellje të tillë, fëmija nuk është në gjendje të vendos se cila është sjellja që duhet të ndjekë. Nëse nëna nuk do t’i transmetonte sjelljet e saj duke i bazuar ato në gjendjen e saj shpirtërore, atëherë për fëmijën do të ishte më e lehtë të mësonte sjelljen në situata të tilla. Ai do të mësonte se nuk mund të dilte jashtë pa bërë detyrat apo se nëse nuk kryen disa detyrime, mund të të cenohen disa të drejta të tjera.
Fëmijët që rriten në një ambient ku nëna dhe babai nuk tregojnë ekuilibër dhe qëndrueshmëri në veprimet e tyre, nuk arrijnë të konceptojnë se ç’duhet të bëjnë në momente të caktuara. Ata mund të përjetojnë vështirësi në konceptimin e të drejtës dhe të gabuarës. Zhvillimi i karakterit të tij në krahasim me bashkëmoshatarët mbetet prapa pasi ai përpiqet tu jap përgjigje pyetjeve se “ا’duhet të bëj këtu e si duhet të sillem aty?”.
Sugjerime për prindërit:
• Nëse dëshironi që të keni fëmijë të shëndetshëm, mos ushtroni shumë presion lidhur me mësimet.
• Kur të gjeni momentin, shpjegojuni atyre rëndësinë e mësimeve.
•Stimulojeni atë të zgjedh profesionin për të cilin ka talent.
• Nxitini ata të marrin pjesë në aktivitete sociale, kulturore dhe sportive.
• Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të jenë të pastër dhe të rregullt, bëjuni komplimente për punët e mira dhe kur të gjeni rastin jepuni edhe dhurata./Start/