Kur perçja mbahet nga dhimbja!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
ayan-mohamed.jpg


Ayan Mohamed, një 25 vjeçare nga Somalia është e detyruar të kalojë çdo ditë të jetes së saj e mbuluar me një perçe, jo për arsye fetare, por për të mbuluar deformimin e fytyrës.

Ayan u shpërfytyrua në një përleshje gjatë luftës civile në Somali kur ajo ishte vetëm dy- vjeç.

Për t’iu fshehur shikimieve paragjykuse të njerëzve, ajo është e detyruar të mbulohet çdo ditë, pasi pamja e saj është mjaft shqetësuese edhe për fëmijët e vegjël.

Së fundmi mësohet se 25-vjeçarja do ti nënshtrohet një operacioni kirurgjikal mjaft të vështirë në fytyrë.

Sipas mjekëve ekspertë, lëkura që do t’i vendoset në fytyrë do të merret nga parakruhu, ndërsa për ndërtimin e hundës do të përdoret kërc nga veshi i saj.

Por një punë mjat e vështirë do jetë edhe për specialistët dentarë që do merren me rregullimin e buzëqeshjes.

/albeu.com/
 
Titulli: Kur perçja mbahet nga dhimbja!

EH kjo se paku ka nje aresye te forte te mbuloj fytyren!
 
Titulli: Kur perçja mbahet nga dhimbja!

Operacion i veshtire por jo i pamundur ne ditet tona...
as mos te mendohet gjat fare, biles shum ka pritur.
 
Titulli: Kur perçja mbahet nga dhimbja!

Pra, kesaj femre mbulesa i jep konfidence per te qene vetvetja?! Per te vazhduar jeten e perditshme pa paragjykime!
 
Titulli: Kur perçja mbahet nga dhimbja!

Pra, kesaj femre mbulesa i jep konfidence per te qene vetvetja?! Per te vazhduar jeten e perditshme pa paragjykime!

Ti mendon qe ne nje vend ku mbahet perqja nuk ka paragjykime?

Ps: nje shtet qe ka kulture dhe arsim mund te posedoje dhe fene

Shteti qe nuk i ka dy te parat i ngel te posedoje te fundit!


Gِthe
 
Titulli: Kur perçja mbahet nga dhimbja!

Shyqyr qe do i nenshtrohet me ne fund nje operimi,sido qe te shkoj operimi gjendja saj vizive do permirsohet sadopak .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top