Kur nuk duhet të martoheni

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
A keni menduar që martesa e juaj do të zgjat gjithmonë në ditën kur jeni martuar? Apo keni qenë përplot ankthe para se të martoheni? Sipas një tregimi tërheqës në gazetën USA Today, në çdo vit, shumë çifte shkojnë drejt ndarjes për shkak se humbin interesimin për marrëdhënie. Gazeta ka konsultuar disa burime (këshilltarë martesorë, sociolog, akademik të cilët kanë studiuar marrëdhëniet në çift) dhe kanë zbuluar çuditërisht se shumica e nuseve dhe dhëndurëve kanë emocione në ditë kur martohen.
Autori Carl Weisman, i cili ka bërë një libër të ri me intervista të çifteve të ndara në Amerikë të quajtur “Serious Doubts: Why People Marry When They Know It Won't Last" (Dyshimet serioze: Pse njerëzit martohen kur e dinë se nuk do ju zgjat), ka zbuluar gjatë punës se tij se 1036 njerëz kanë tepër emocione dhe nuk dinë çfarë bëjnë kur martohen.
“Ata injorojnë zërin e tyre të brendshëm”, i ka thënë autor gazetës USA Today. “Ata e dinë qysh në fillim se martesa e tyre nuk do të zgjat”. Artikulli që ka dalë vetëm në edicionin e botuar të gazetës, pra jo “online” ka përfshij 11 arsye se kur mund të këtë martesa të dështuar e të cilat i ka nxjerr nga të intervistuarit e tij. Të gjitha ato mund ti shikoni më poshtë.

1. Nuk keni dashur të jeni beqar/e më
2. Mendoni se partneri/ja është më i/e bukur se ju
3. Mendoni se do të ndryshoni disa aspekte të partnerit/ës tuaj
4. E ndjeni presionin familjar
5. Mendoni për financat
6. Prisni fëmijë pa planifikim
7. Të liroheni nga familja e juaj
8. Duket se gjërat do të funksionojnë si duhet
9. Partneri/ja ju ka bërë presion
10. Keni dashur të keni fëmijë
11. Ju është dukur një hap logjik që është dashur ta ndërmerrni
 
Titulli: Kur nuk duhet të martoheni

E sipas ketij tipit kur u dashka te martohet njeriu ?

Dashuria....... apo alkimia midis dy njerezve ndodh rralle e te ata qe ndodh kjo alkimi eshte fat i madh nese kjo alkimi u ndodh te te dyve ne cift po nese kjo alkimi nuk i prek te dy njeri pershatet tjetri dashuron e keshtu balancohen gjerat
Dhe pse ndodh alkimia prape cifti ka lekundje emocione diten e dasmes se kjo dite eshte e shenjte per ciftin

apapa si jam per tu dhene mend te tjereve une :P
 
Titulli: Kur nuk duhet të martoheni

Shume te drejte ka ai qe ka shkruar keto gjera...Jam shume dakord...
 
1. Nuk keni dashur të jeni beqar/e më
2. Mendoni se partneri/ja është më i/e bukur se ju
3. Mendoni se do të ndryshoni disa aspekte të partnerit/ës tuaj
4. E ndjeni presionin familjar
5. Mendoni për financat
6. Prisni fëmijë pa planifikim
7. Të liroheni nga familja e juaj
8. Duket se gjërat do të funksionojnë si duhet
9. Partneri/ja ju ka bërë presion
10. Keni dashur të keni fëmijë
11. Ju është dukur një hap logjik që është dashur ta ndërmerrni

Do shtoja te 12 ne shqiperi: Me lajmesi 😅😅😅
 
Nese nuk njeh pergjegjesit qe ka familja,mos u marto.
 
Kjo vlen dhe kur nuk mund te kesh femij sipas ty ???🤔🤔🤔
Sigurisht ,por ama,nje cift pa femije jane me te lirshem ne pergjegjsine ndaj familjes,pasi flasim per nje mardhenje mes dy te rriturish,qe ne shume cka perkujdesen ne forme te pavarur nga njeri- tjetri.
 
Kur sta mban me punu.Rri rehat se do te vdesin kalamonjtr per buke.Be sevap,mos u marto!🤣🤣🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top