Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kur njeriu te kolonizoje Marsin

Për dhjetëvjeçarë me radhë, destinacioni më i preferuar i emigrantëve nga e gjithë bota kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte ky kontinent në të cilin shumëkush shihte mundësinë e realizimit të ëndrrës së tij për një jetë më të mirë e për më shumë liri e drejtësi.


Por aftësia e Amerikës për të strehuar dyndjet e mëdha nuk është e pafund. Sot miliarda njerëz të varfër ëndërrojnë më shumë ushqim dhe një jetë më normale, duke e ditur se nuk do të kenë kurrë mundësinë për t‘i pasur. Shtimi i popullsisë botërore është një tendencë tashmë dhe nëse shekullin e kaluar emigracioni ishte pjesë e zgjidhjes së halleve të njerëzimit, atëherë me shtimin e popullsisë dhe me pakësimin e mundësisë së ofruar nga vende të ndryshme për të pranuar emigrantët, duket se njerëzve të Tokës do t‘u duhet që t‘i kthejnë sytë nga qielli, dhe jo në kuptimin e figurshëm të kësaj fjale.

mars.jpg

Pra, do t‘u duhet që të gjejnë një tjetër planet. Me këtë ide në mendje amerikanët sapo kanë lançuar raketën e tyre të fundit në hapësirë, “Ares 1″, e cila në një fazë të mëvonshme do të jetë e aftë që të dërgojë në Hënë një ekuipazh prej 4 personash. Nuk duket ndonjë gjë e madhe në vetvete, por bëhet fjalë vetëm për një fillim. Ndërkaq, edhe shtete të tjera mes të cilave Kina dhe India po planifikojnë misione të tilla eksploruese dhe hulumtuese në kozmosin e afërt. Ideja e lëvizjes së qenies njerëzore në hapësirë, nuk është më një utopi apo thjesht fantashkencë, siç ka qenë në dhjetëvjeçarët e mëparshëm. Pyetja e madhe dhe e rëndësishme është: a ka ardhur koha që të rrokim qiejt dhe si do të ishin udhëtime të tilla?

Marsi, që është edhe planeti më i mundshëm për të realizuar ëndrrën e kolonizimit, por fazat e para të kësaj ndërmarrjeje jashtëzakonisht të madhe do të jenë shumë shumë të vështira. Ekspedita e parë me njerëz në Mars zgjat rreth 6 muaj dhe kthimi gjithashtu do të zgjasë po kaq për të mos folur për javët, të cilat ekuipazhi do të duhet të kalojë patjetër në sipërfaqen e Marsit për të bërë logjistikën e duhur.


Në rastin e udhëtimeve të gjata në gravitetin zero, një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet trupi i njeriut është ai i osteoporozës. Atëherë del se graviteti duhet të stimulohet në anijet kozmike për të krijuar kushtet e Tokës, por kjo është diçka që duhet të bëhet me rotacion, sepse graviteti i përhershëm është një luks ende i paarritshëm. Për të mos folur pastaj edhe për tensionet seksuale mes anëtarëve të ekuipazhit ndaj ka të ngjarë që anëtarët e ekspeditës së parë të jenë të gjithë meshkuj. Nëse anija kozmike do të mbërrinte në planet dhe befas do të gjendej në një stuhi rëre atëherë kjo do të ishte një situatë e vështirë.


Marsi shquhet për stuhi të tilla që zgjasin një përjetësi. Por Marsi është një planet i madh. Dita dhe nata kanë thuajse të njëjtën kohëzgjatje si edhe Toka, por ndërkaq ka edhe një sërë problemesh të tjera duke filluar nga energjia e deri tek ushqimi e përballimi i streseve.

030827_hubble_mars_2_labels_02.jpg



Nuk duket se në sipërfaqe të planetit ka sasi të mëdha uji, por në pole ka sasi shumë të mëdha akulli. Aktualisht, ëndrrat për kolonizimin e planetëve, por edhe planet konkrete të kësaj ndërmarrjeje të jashtëzakonshme janë të mëdha, megjithatë bëhet fjalë për ndërmarrje jo shumë të afërta dhe ndërkaq, nga hulumtimet e deritanishme vetëm një gjë është e qartë: se nëse një ditë do të niseshim në kërkim të “Amerikës” së hapësirës, vendi më i mirë për të kërkuar shpërnguljen është pa dyshim Marsi.Tiranachat /

Sa e pregatitur eshte Bota per kete ? Ju vete do ta perballonit emocionalisht jetesen ne Mars ?
Une jo do kisha frike :D
 
Titulli: Kur njeriu te kolonizoje Marsin

une jam pak skeptik per kolonizimi e marsit
jo se jam vetem une po te bejne shume arsye te jesh i tille
mbas shume mijera vitesh planetet do te rimblidhen sic ishin duke formuar nje pangea2.duke len pjesen me te madhe te tokes te mbuluar nga uji.Shume gjallesa do tju duhet te evoluoje qe ti rezistoje ketij nddryshimi.Duke kaluar vitet dielli sa do vije e do afrohet sa me shume tokes qe do te beje ndryshimin total te temp ketu ne toke.pak veta do ti rezistoje.mesa degjova tek emisioni thonte qe pak nga pak oqeanet do te shnerrohen ne shkretetira totale deri sa oqani boteror sdo jete gje tjt vecse rere.nga nxehtesia pak gjallesa do i rezistoje sic jane akrepat.Nga afrimi gjihmone e me teper i diellit toka do te shfaroset duke shperthyer nga nxehtesia ose duke e marre dielli perpara.Pas 2.5 bilion vjetesh Dielli do te shterroje 1 here e pergjithmone gje qe ben qe mos te egzistojne gjallesa
 
Titulli: Kur njeriu te kolonizoje Marsin

Mendoj qe tash do kemi komshi ne tjetrin planet edhe ndonje vit hahha :D
 
Titulli: Kur njeriu te kolonizoje Marsin

Ka shum faktor qe ne akoma sjemi ne gjendje te mbi popullojm planetet e tjera .
E para skemi tekonoligjin aq te avancuar per te konvertuar nje planet ne ate qe duam ne.
E dyta vetem smenudjet qe mund te krijohen ne mars pasi viruset aty kan me vitet te ngrira etj etj.
 
Titulli: Kur njeriu te kolonizoje Marsin

Opium :
Ka shum faktor qe ne akoma sjemi ne gjendje te mbi popullojm planetet e tjera .
E para skemi tekonoligjin aq te avancuar per te konvertuar nje planet ne ate qe duam ne.
E dyta vetem smenudjet qe mund te krijohen ne mars pasi viruset aty kan me vitet te ngrira etj etj.

Desha te them a punon ne shkenca ne U.S.A pasi pergjigjesh kaq leht ???


Desha te them ne zdim asgje qka behet ne bot perveq ksaj lufte , kuriozitetev, e shum sene tjera , ne skem informacione rreth ketyre gjerav :D
 
Titulli: Kur njeriu te kolonizoje Marsin

LoL sme duket ndonje filozofi e madhe per keto konkluzion mjafton te veshtrosh gjerat me kujdes e del mbi to.
 
Titulli: Kur njeriu te kolonizoje Marsin

Opium :
LoL sme duket ndonje filozofi e madhe per keto konkluzion mjafton te veshtrosh gjerat me kujdes e del mbi to.

Pajtohem deri dikun me ty , po te kqyrim tash qka bahet , athu a do jemi gjall deri at'her , pastaj do behemi si ne Filma , Me anije Kozmike me udhtu hhahahahhaha :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back