-
- Anëtarësuar më
- Jul 20, 2008
-
- Mesazhe
- 8,435
-
- Reagimet e mara
- 602
-
- Vendndodhja
- ^.^
Për dhjetëvjeçarë me radhë, destinacioni më i preferuar i emigrantëve nga e gjithë bota kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte ky kontinent në të cilin shumëkush shihte mundësinë e realizimit të ëndrrës së tij për një jetë më të mirë e për më shumë liri e drejtësi.
Por aftësia e Amerikës për të strehuar dyndjet e mëdha nuk është e pafund. Sot miliarda njerëz të varfër ëndërrojnë më shumë ushqim dhe një jetë më normale, duke e ditur se nuk do të kenë kurrë mundësinë për t‘i pasur. Shtimi i popullsisë botërore është një tendencë tashmë dhe nëse shekullin e kaluar emigracioni ishte pjesë e zgjidhjes së halleve të njerëzimit, atëherë me shtimin e popullsisë dhe me pakësimin e mundësisë së ofruar nga vende të ndryshme për të pranuar emigrantët, duket se njerëzve të Tokës do t‘u duhet që t‘i kthejnë sytë nga qielli, dhe jo në kuptimin e figurshëm të kësaj fjale.

Pra, do t‘u duhet që të gjejnë një tjetër planet. Me këtë ide në mendje amerikanët sapo kanë lançuar raketën e tyre të fundit në hapësirë, “Ares 1″, e cila në një fazë të mëvonshme do të jetë e aftë që të dërgojë në Hënë një ekuipazh prej 4 personash. Nuk duket ndonjë gjë e madhe në vetvete, por bëhet fjalë vetëm për një fillim. Ndërkaq, edhe shtete të tjera mes të cilave Kina dhe India po planifikojnë misione të tilla eksploruese dhe hulumtuese në kozmosin e afërt. Ideja e lëvizjes së qenies njerëzore në hapësirë, nuk është më një utopi apo thjesht fantashkencë, siç ka qenë në dhjetëvjeçarët e mëparshëm. Pyetja e madhe dhe e rëndësishme është: a ka ardhur koha që të rrokim qiejt dhe si do të ishin udhëtime të tilla?
Marsi, që është edhe planeti më i mundshëm për të realizuar ëndrrën e kolonizimit, por fazat e para të kësaj ndërmarrjeje jashtëzakonisht të madhe do të jenë shumë shumë të vështira. Ekspedita e parë me njerëz në Mars zgjat rreth 6 muaj dhe kthimi gjithashtu do të zgjasë po kaq për të mos folur për javët, të cilat ekuipazhi do të duhet të kalojë patjetër në sipërfaqen e Marsit për të bërë logjistikën e duhur.
Në rastin e udhëtimeve të gjata në gravitetin zero, një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet trupi i njeriut është ai i osteoporozës. Atëherë del se graviteti duhet të stimulohet në anijet kozmike për të krijuar kushtet e Tokës, por kjo është diçka që duhet të bëhet me rotacion, sepse graviteti i përhershëm është një luks ende i paarritshëm. Për të mos folur pastaj edhe për tensionet seksuale mes anëtarëve të ekuipazhit ndaj ka të ngjarë që anëtarët e ekspeditës së parë të jenë të gjithë meshkuj. Nëse anija kozmike do të mbërrinte në planet dhe befas do të gjendej në një stuhi rëre atëherë kjo do të ishte një situatë e vështirë.
Marsi shquhet për stuhi të tilla që zgjasin një përjetësi. Por Marsi është një planet i madh. Dita dhe nata kanë thuajse të njëjtën kohëzgjatje si edhe Toka, por ndërkaq ka edhe një sërë problemesh të tjera duke filluar nga energjia e deri tek ushqimi e përballimi i streseve.
Nuk duket se në sipërfaqe të planetit ka sasi të mëdha uji, por në pole ka sasi shumë të mëdha akulli. Aktualisht, ëndrrat për kolonizimin e planetëve, por edhe planet konkrete të kësaj ndërmarrjeje të jashtëzakonshme janë të mëdha, megjithatë bëhet fjalë për ndërmarrje jo shumë të afërta dhe ndërkaq, nga hulumtimet e deritanishme vetëm një gjë është e qartë: se nëse një ditë do të niseshim në kërkim të “Amerikës” së hapësirës, vendi më i mirë për të kërkuar shpërnguljen është pa dyshim Marsi.Tiranachat /
Sa e pregatitur eshte Bota per kete ? Ju vete do ta perballonit emocionalisht jetesen ne Mars ?
Une jo do kisha frike