Kur na “këndojnë” veshët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Praktikisht të gjithëve na ka ndodhur që të dëgjojmë këngë të ndryshme që na qëndrojnë në vesh. Sipas studiuesve kjo gjë shpërben për të kujtuar.

Kur na “këndojnë” veshët


Vitin e kaluar, një vajzë 21-vjeçare iu drejtua e dëshpëruar psikiatërve: prej pesë vjetësh i zhurmonte në kokë e gjithë kolona zanore e një filmi, që ishte tri minuta dhe i përsëritej 35 herë gjatë ditës. Një rast që nuk mposhtej dot as nga barnat. Fatmirësisht rasti i saj ishte i veçantë, por zakonisht nga të tilla shqetësime nuk është e nevojshme marrja e ilaçeve: ajo që e ngacmonte vazhdimisht vajzën ishte “mola e veshit”, ose “Ohrwurm” (kështu e quajtën studiuesit gjermanë në fund të viteve 1800, ose ‘earworm’ për anglezët). اfarë është? Përse na “qepet” pas? Si mund ta largojmë nga vetja?

اështje e trurit

Si fillim, sa për t’ju orientuar, veshi nuk ka lidhje fare me këtë problem. Konkretisht bëhet fjalë për “parazitë muzikorë” të trurit: në vitin 1987 një revistë i përkufizoi si “agjentë muzikorë infektues”; më vonë u riemërtuan “MIR” ose (“Musical Imagery Reception”) “Ripërsëritje e imazheve muzikore”. Fenomeni është i zakonshëm: 98,2% e njerëzve e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Para tetë vjetësh, një studente e re nga Kembrixhi, Sean Bennett, shkroi një artikull që fliste për çështjen në fjalë.
Artikulli përfshinte 4 mijë persona nga 52 kombe të ndryshme me moshë nga 17 deri 71 vjeç.
Më të ekspozuar ndaj këtij fenomeni janë të rinjtë që dëgjojnë shumë muzikë. Studimet e bëra deri më tani kanë treguar ndryshime të mëdha individuale: për disa kjo është rastësore, megjithatë u pëlqen sepse sfondi muzikor që u zhurmon vazhdimisht në vesh u bën shoqëri; për të tjerë është një bezdisje prej së cilës nuk mund të çlirohen; ndërkohë që vetëm për një pakicë të vogël, 10% të popullsisë, refreni bëhet një fiksim i bezdisshëm. Këto janë rastet e fundit që “earworm” (mola e veshit) bëhet simptomë e një patologjie fiksuese të sëmurë.

I pandërgjegjshëm

Arsyet pse këto refrene na rrinë në veshë janë vetëm hipoteza. Psikoanalisti vjenez, Theodor Reik, bashkëpunëtor i ngushtë i Freud (Frojdit) shkroi: “Meloditë që rrjedhin në mendje... mund t’i japin psikoanalistit një të dhënë shumë të rëndësishme për të arritur te jeta e fshehtë emocionale e secilit prej nesh”. Të tjerë si Daniel Levitin, neuroshkencëtar dhe muzikolog janë përqendruar te karakteristikat e tenjave, duke zbuluar se janë copëza shumë të shkurtra, nga 15 deri në 30 sekonda. Po ashtu edhe James Kellaris, docent i marketingut në Universitetin e Cincinatit ka identifikuar karakteristikat e brendshme të muzikës: 1. ripërsëritja e disa strukturave muzikore, si për shembull refreneve; 2. thjeshtësia muzikore; 3. papajtueshmëria mes tekstit dhe muzikës, ose mes ritmit dhe vargjeve. Ata që merren me marketingun studiojnë karakteristikat e zakonshme të tenjave për të transmetuar koncepte që funksionojnë si infeksione. Arsyeja? Sigurisht për të shitur sa më shumë, siç bënte në vitet ‘60 reklama e “Dofour”-it. Studiues të tjerë janë përqendruar tek ankthet individuale. Të tjerë akoma akuzojnë mjedisin: për Oliver Sacks, për shembull, një arsye është “gjithëprania e motiveve të bezdisshme për veshët: melodi të thjeshta që reklamojnë një furçë dhëmbësh, por që janë absolutisht të pafrenueshëm nga pikëpamja neurologjike”.

Mjet i kujtesës

Bennett ka hedhur një hipotezë magjepsëse, që mund të shpjegojë gjithanshmërinë e fenomenit: tenjat janë sisteme të forcimit të kujtesës, ku muzika të ndihmon të kujtosh fjalët ose ngjarjet me të cilat lidhet ajo këngë. Nëse Bennett do të kishte të drejtë, tenjat duhet të mirëpriten, sepse ringjallin kujtimet me të cilat janë lidhur. Kjo gjë shpjegon edhe arsyen pse jemi kryesisht të lidhur me kulturën e masës: muzikën pop, reklamat, kolonat zanore të filmave dhe videolojërave, siglat e programeve televizive. Gjithashtu këtë gjë e vërteton edhe një studim i shpejtë i publikuar në rrjetin social “Twitter” që lidhet me copëzat e muzikës klasike dhe operistike: tenja është fryt i eksperiencës personale muzikore.

David Kraemer, i specializuar në shkencat konjunktive të “Dartmouth College” në Nju Hempshajër, duke përdorur rezonancën manjetike ka treguar se “iPod”-i i trurit është në koren dëgjimore, që regjistron dhe ruan kujtimet tona dëgjimore. Në fakt është korja dëgjimore që vendos se cilën tenjë të “transmetojë”. Ndoshta disa tenja janë më të pranishme se sa të tjerat. Ky fakt mbështet edhe statistikën e 10 këngëve më të dëgjuara në Shtetet e Bashkuara, të listuar nga “Brams” (laboratori i kërkimeve për muzikën) e Universitetit të Montrealit në Kanada.

Funksioni “fshirës”

Si mund ta rregullojmë funksionin fshirës kur tenja muzikore bëhet shumë e bezdisshme? Strategjia për ta përqendruar vëmendjen te detyrat e tjera duket se nuk funksionon: për shembull nëse lexoni “mos e mbani mendjen tek elefanti rozë”, por është e pamundur të mos mendoni për elefantin rozë. Diana Deutsch, psikologe në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, thotë se kur tenjat bëhen të bezdisshme pasqyrojnë mendimet, që në këtë rast është një “lloj ftese” për të kujtuar. Tenjat zhduken kur gjendet lidhja.


B:yllipress
 
Back
Top