Kur myslimanët bëhen myslimanë të vërtetë!​

kushtrimv

Antarë
Kur myslimanët i shqiptojnë tekbiret në festen bajramit me zemër, ashtu si i shqiptojnë me gjuhë, do ta ndryshojnë rrjedhën e historisë...

Kur myslimanët tubohen rreth të drejtave të tyre, sikur që tubohen rreth Qabës, askush nuk do ta merr guximin për ti sulmuar...

Kur të gjithë qëndrojnë në një saff (resht) pas një udhëheqësi, sikur në namaz, askush nuk guxon t’i dal në rrugë...

Kur të takohen me shpirtrat e tyre, sikur që takohen me duart e tyre, do ti çrrënjosin të gjitha arsyet e mos bashkimit dhe përçarjes...

Kur të buzëqeshin shpirtrat e tyre, sikurse buzëqeshin buzët e tyre, do të jenë populli më i lumtur në botë...

Kur e sakrifikojnë egot e tyre, sikur që i sakrifikojnë kurbanet e tyre, çdo ditë e tyre do të jetë bajram...

Kur ia dëshirojnë tjetrit atë që ia dëshirojnë vetës, do ta përhapin dashurin dhe çrrënjosin urrejtjen...

Kur të zbukurohen me moral më të mirë, njashtu si zbukurohen me rroba më të bukura, do të jenë populli më i bukur në botë...

Kur ta pastrojnë mallin e vet me zekat, me vet dëshire, s’do të mbetet asnjë i varfër...

Kjo është një thirrje për të menduar, pastaj ndryshuar, sepse neve nuk na takon të jemi ndryshe pos si dëshiron Allahu xh.sh. nga ne: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve…”

Ta përmirësojmë vetën tonë në mënyrë që Allahu xh.sh ta përmirësojë gjendjen tonë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.”
 
Back
Top