Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0331125330840_m.gif


Kalimi nga miqësia në dashuri mund të jetë i vështirë për të dy. Dikush, të cilit i ke treguar gjithçka, madje edhe ngjarjet më qesharake dhe të parëndësishme, tani kthehet në dikë, të cilit mundohesh t’i bësh përshtypje.
Mos u bëni shumë ‘miqësore’!
Më parë keni bërë edhe gjërat më të tmerrshme, thjesht për argëtim. Tani ai duhet t’ju shoh në një dritë krejtësisht të re. Mos mendoni se ai ju njeh. ثshtë koha për t’i bërë përshtypje.

Mos kaloni tërë ditën bashkë!
Në vend se thjesht të dilni dhe të qëndroni bashkë, si keni bërë zakonisht, tani mund të dilni vetëm kur ai ju fton. Duhet ta bëni ta vërejë se nuk është e lehtë që t’ju bëjë për vete.

Silluni si e dashura e tij!
Nëse filloni të silleni si e dashura e tij, ai do t’ju shohë në atë mënyrë. Mund të jeni edhe pak mbrojtëse, kur e shihni duke biseduar me të tjerat, por pa e tepruar, sepse në atë rast do të dështonte çdo gjë.

Mbani duart!
Kontakti fizik është një hap pozitiv në këtë aspekt. Mundohuni të gjeni arsyetime për të mbajtur duart. Edhe pse në fillim mund të ndiheni çuditshëm, me kalimin e kohës do të mësoheni.

Jini vetvetja!
Këtë nuk duhet harruar kurrsesi. Mos u mundoni të ngjani me të dashurat e tij të mëparshme, apo të shndërroheni në të dashurën e tij. Mos u bëni ajo që miqtë e tij e duan, bëhuni ajo që jeni dhe ai do të bjerë në dashuri me ju. /Telegrafi/
 
Titulli: Kur miqësia kthehet në dashuri

Tani per duart mire thote ky artikull po puna eshte se duart jane mesuar te levizin ec e mbaji po deshe haha
 
Titulli: Kur miqësia kthehet në dashuri

Eshte shume e quditeshme qe ky artikull flet vetem per femren te ciles i pelqen nje mashkull...por jo edhe e kunderta...cfare duhet te bejne dhe si duhet te sillet nje mashkull ne raste te tilla?
 
Titulli: Kur miqësia kthehet në dashuri

Miqesia kthehet medoemos ne thekth
Dhe jam dakord, kush ta fut me mire se nje mik?

Pra me mire te na e fusin ata/o qe njohim
Tja japim shansin....:)
 
Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Publikuar: 6:48 / 12.03.2014

kur-miq-euml-sia-shnd-euml-rrohet-n-euml-dashuri_hd.jpg


Rishqyrtoni ndjenjat tuaja. A jeni vërtet të sigurt që jeni dashuruar në të dhe a dëshironi diç më tepër se miqësia?

Nuk janë të rralla situatat në jetë të dashurohemi në mikun më të mirë. Tashmë jeni të afërt, njiheni mirë, respektoni njëri-tjetrin...
Megjithatë, lidhjet e tilla jo rrallë nuk kanë sukses, mirëpo pasojat e lidhjeve të pasuksesshme me mikun më të mirë mund të bëhen vërtet të dhembshme. Ja se si duhet vepruar në mënyrë që lidhja me mikun më të mirë të funksionojë.

Përse ndodh
Miqësia midis burrit dhe gruas është shpesh një rrëshqitje e butë drejt një marrëdhënieje tjetër. Kjo ndodh sepse keni mundësi që të kaloni më shumë kohë me një person tjetër pa u kufizuar, pa pasur frikë se mund të ndodhë ndonjë gjë e pakëndshme, të bindur se miqësia ka kode të ndryshme nga dashuria dhe ndodh që të mos biesh në grackën e kësaj të fundit. Por me sa duket gabohemi! Liria u jep mundësinë personaliteteve dhe karaktereve të zbulohen gradualisht, pa qenë e nevojshme të kalohet nëpërmes etapave standarde, secila me hapa të përcaktuar dhe të detyruar.

Si të silleni
Tani që i keni qartësuar ndjenjat tuaja, prisni një moment para se të rrëfeheni. Përpiquni të kuptoni nëse ajo që ndieni ju kthehet, duke provuar që të ndërroni pak sjelljen. Kështu mund të vëreni nëse edhe tek ai ka ndonjë ndryshim. Frika më e madhe është se mos shkatërrohet një marrëdhënie e qëndrueshme, apo marrja e një përgjigjeje negative. Kështu që pritja është një sugjerim i mirë për të kuptuar se sa e vërtetë dhe e qëndrueshme është kjo marrëdhënie në zemrën tuaj. Gjithashtu, ky mund të jetë një moment vetmie reflektimi nga i cili po përpiqeni të kthjelloni ndjenjat e ngatërruara, nëse kjo e juaja është miqësi apo diçka tjetër. Pasi t’i keni bërë të gjitha këto kontrolle emocionale duke arritur në përfundimin që, po është dashuri, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’ia thoni. Nuk ka më kuptim të vuani në heshtje, më mirë të flisni hapur, sepse nuk i dihet mund të merrni një përgjigje pozitive.

Nëse merrni një jo
Në këtë rast, zgjidhja më e mirë do të ishte largimi për një periudhë të shkurtër kohore në mënyrë që të kthjelloheni. Pavarësisht përgjigjes negative të shtireni sikur gjithçka shkon si më parë, do të thotë të sforcoheni, gjë që rrezikon të komprometojë përfundimisht marrëdhënien. Merrni të gjithë kohën që ju nevojitet për të vlerësuar nëse ia vlen dhe a është e mundur që ta varrosni ndjenjën e dashurisë dhe të kënaqeni me atë të miqësisë. /Telegrafi/
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Kurre sdo mundja tja fusja nje mikeje, ska kuptim, do me vriste ndergjegja
do dobsohesha totalisht
do vuaja nga pagjumesia
do kaloja netet,i vetmuar ne prezencen e ndonje mikeje tjeter
sa keq,cfare trishtmi te duash nje mike
:yje:
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Mendoj se s'duhet te gjykojme ne nje kendveshtrim te gabuar. Aq me teper kur njeriu ka nje afrimitet te madh me dike, eshte shum domethenese. Te biesh ne dashuri me mikun tend do te thote qe ti atij i adhuron gjithcka qe ka. Njeriu vetem dashurine ndenjat e pastra qe ka brenda zemres dhe shpirtit nuk mund ti komandoje dot.

Dashuria nuk eshte imponim.
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Friendship often ends in love, but love in friendship, never !
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Me mire te lidhesh me dike qe ia njeh 10 te keqija e 100 te mira, se sa me dike qe nuk ia njeh asnje te keqe!
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

une e kam provu ....shume bukur ka qene , nga me te bukrat :)
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Ore qa te bejme nese armiqesia kthehet ne dashuri se kjo miqesia aty aty eshte :fiu::yep:
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

si skam pasur dhe une ndonje shok.,,qe ti fusja kthetrat me vone :p
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

si skam pasur dhe une ndonje shok.,,qe ti fusja kthetrat me vone :p

Mos je lesbo :p
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Po perse ? Je frikesuar se do t'biesh ne dashuri :p ? Apo ke qene shtepi-shkolle dhe anasjelltas :p
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Po perse ? Je frikesuar se do t'biesh ne dashuri :p ? Apo ke qene shtepi-shkolle dhe anasjelltas :p

jo ska lidhje...po ka ca rob qe as ne shoqeri ske qejf ti kesh..pa le per me shume :p
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

ku ka ma mire se mu shenderrua keshtu nje miqesi ne dashuri e pastaj ne armiqesi
 
Pe: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

shoqerie,kur shnderrohet ne dashuri,karakterizohet nga pasioni.nuk e di se si po eshte keshtu. me erdhi ne mend... te kundertit terheqin njeri- tjetrin.te jete e vertete?
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Vetem kujdes sepse mund te kaloj edhe ne armiqesi!
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Ku ka gja ma bukur.
Edhe pun , edhe ....nore ,ose te dashur-te dashurur.
Te punosh me ore te zgjatura.lol
 
Titulli: Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Kam frike se e tepruan pak femrat duke rënë ne dashuri me cdokend, saqe shumë bashkëshortë u ndajten..... nga ky shkak.

Veqant me meshkujt e martuar, duhet me qendru shume larg.... kurse ata te pamartuarit, nderrojn plotë :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top