Kur kthehesh, kupton?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Kur kthehesh, kupton?



• Me dhunë mund të vrasësh atë që urren por nuk e vret dot urrejtjen.

• Ne gjithmonë vrapojmë pas njerëzve që duam por ndonjëherë duhet të ndalojmë për të parë se kush vrapon pas nesh!

• Po e tregove sekretin e tjetrit, je i pabesë, po tregove sekretin tënd, (je i paaftë) !

• Të kesh Zotin në zemër nuk do të thotë që të mos përballesh asnjëherë me ndonjë stuhi, por që asnje stuhi të mos mund asnjëher të rrëzoj varkën tënde.

• Arsyeja pse njerëzit nuk janë të lumtur është se e shohin të shkuarën më të bukur seç ka qenë,
te tashmen më të vështirë seç është dhe
të ardhmen më të pazgjidhshme seç do të jetë!

• Ndjej... mendoj... shprehem... Suksesi nuk është absolut, dështimi nuk është fatal
- kurajoja për të vazhduar është ajo që ka rëndësi...

• Përdor gjithmonë “Kozmetikën” më të mirë në jetën tënde...
- Për gjuhën përdor - "të vërtetën"
- Për zërin “Lutjen”
- Për sytë “Simpatinë”
- Për duart “Përkujdesjen”
- Për zemrën “Dashurinë”
- Për fytyrën “Buzëqeshjen”...!

• Nuk është e habitshme kur budallejtë mbajnë fjalime, e habitshme është kur duartrokiten nga të mençurit!

• Ka mendime të cilat janë lutje të heshtura dhe ka momente që në çfarëdo pozicioni të jetë trupi, shpirti është i gjunjëzuar?!

• Arsyeja e vetme pse njerëzit lidhen kaq shumë me kujtimet është sepse ato janë të vetmet që nuk ndryshojnë kur çdo gjë dhe çdokush e bën...

• Gjithmonë përpiqu të shikosh në brendësi të të tjerëve, sepse ndonjëherë lotët shprehin lumturi, kurse buzëqeshja, dhembje...

• Lotët janë gjuha e shpirtit, kur goja nuk mund të shprehë dhembjen që ndjen...

• Kur kthehesh në vendin e lindjes...
Kupton se nuk të mungon shtëpia e vjetër, por e gjithë fëmijëria?!

- Durimi
- Mirësia
- Dashuria
- Bujaria
- Përulsia
- Dituria
- Përkushtimi
- Vetpërmbajtja
- Pafajësia
- Sinqeriteti....
Këto janë elementet që përbëjnë të mirën më të lartë.
Të gjitha këto dhurata,i duhen secilit prej nesh,në jetën tonë të përditshme, sot, nesër e në përjetësi.

• Ata që ne jemi, është dhurata e Zotit për ne. Ata që ne bëhemi, është dhurata jonë ndaj Zotit...!

• Janë dy lloje njerëzish:
ata që mund të jenë të lumtur por që s'janë,
dhe ata që kërkojnë lumturinë po se gjejnë dot.

• Njerëzit thonë se e duan shiun, por kur bie shi vrapojnë të hapin çadrat...
njerëzit thonë se e duan diellin po kur ka diell... kërkojne hije
njerëzit thonë se e duan erën, por kur fryn erë, mbyllin dritaret...
- prandaj unë vetëm buzëqesh teksa i dëgjoj të më thonë që më duan...!

• Do të ndaloj së dashuruari vetëm atëherë kur...
Kur një piktor shurdh do të mund të pikturojë zhurmën e rënies së një petali trendafili mbi dyshemenë prej kristali të një kështjellë që s'ka ekzistuar kurrë.

• Libri përpiqet të ushqejë popullin, por populli Shqiptar mban dietë...

• Kur je i lumtur libri të zbukuron; kur je i mërzitur, të ngushëllon.

• Disa përsona janë quajtur guximtarë sepse kishin tepër frikë t'ia mbathnin...

• Nëse të kritikojnë, mos u mërzit. Gjithmonë kujto këtë: "Nuk i hidhen kurrë gurë, një peme pa fruta”!

• اdo vlerë pozitive ka çmimin e saj në terma negativë… gjenia e Anjshtajnit çoi tek Hiroshima.

• U ngrita sot në mëngjes nga gjumi pyeta veten time, kush janë disa nga sekretet e suksesit në jetë?!
Kërkova gjatë kurse përgjigjjen gjeta në dhomën time:
- të jesh i ftohtë më tha frigoriferi,
- syno lartë më tha tavani,
- shiko botën më tha dritarja,
- çdo minutë është shumë e shtrenjtë më tha ora,
- reflekto, përpara se të veprosh më tha pasqyra,
- trokit fort të gjesh synimin më tha dera,
- dhe ulu në gjunj ti lutesh Zotit më tha dyshemeja...

• Fjalët janë për të bërë zhurmë, veprat për të ndërtuar kalatë e lumturisë.

• Dikush pyeti: A egziston ndonjë vend në tokë, ku të gjitha fajet dhe gabimet tona falen?
- Një fëmijë i vogël buzëqeshi dhe pa pikë mëdyshje u përgjigj:
- Po “Zemra e Nënës”!

***

Jam lënduar për ta kuptuar se dhimbja është për të gjallët.
Jam sëmurë për ta kuptuar se ilaçi nuk ka vlerë pa sëmundjen.
Kam qarë për ta kuptuar se loti që del nuk i kthehet kurrë më syrit.
Kam buzëqeshur për ta kuptuar se shtazëve u mungon buzëqeshja.
Kam folur për ta kuptuar se heshtja nuk ka kuptim pa fjalët.
Kam pyetur për ta kuptuar se nuk ka pyetje të paarsyeshme, vetëm përgjigjet janë të tilla.
Prandaj, i kam dëbuar ata që me përgjigjet e tyre m’i ndreqin vetullat e m’i vrasin sytë.
Në këtë zemër nuk ka vend për urrejtje ndaj të paditurve, por ndaj paditurisë.




Fatmir Muja
 
Pe: Kur kthehesh, kupton?

kjo me duket me e pershtatshme tek tema e aforizmve se sa ketu... gjthss te bukura sh theniet:)
 
Titulli: Kur kthehesh, kupton?

Fatmiri eshte shume i zgjuar, e njoh personalisht. I lumte, Zoti ia shtofte diturine.
 
Pe: Kur kthehesh, kupton?

Kjo me duket me e pershtatshme ketu ku e kam vendos.

Qdo tekst ne cilin permendet Zoti, edhe eshte i shkruar nga ndonje Autor musliman, do te vendosi tek kjo rubriké.

Faleminderit per mirkuptim


kjo me duket me e pershtatshme tek tema e aforizmve se sa ketu... gjthss te bukura sh theniet:)
 
Pe: Kur kthehesh, kupton?

Kjo me duket me e pershtatshme ketu ku e kam vendos.

Qdo tekst ne cilin permendet Zoti, edhe eshte i shkruar nga ndonje Autor musliman, do te vendosi tek kjo rubriké.

Faleminderit per mirkuptim

Je e lire te veprosh si te duket ty me e mira, une thjesht nje mendim dhashe. Por une mendoj se keto thenie u drejtohen te gjithe njerezve dhe do ishte me e mire te lexoj nga te gjithe, pasi autoret musliman s'kane pse te afirmohen vetem tek besimtaret e atij besimi por te te gjithe. Shume persona te cilet s'jane musliman ndoshta nuk e hapin kete nenforum e ato i bie mos ti lexojne, ashtu sikurse une qe i perkas nje besimi fetar (musliman ne kete rast) se hap shpesh nenforumin mbi ateistet...
Gjthss....:) .... Paqe:)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kur kthehesh, kupton?

Shume te bukura
 
Pe: Kur kthehesh, kupton?

Krejt ne rregull eshte Soulmind... Te mirkuptoj...

Ju pershendes
 
Back
Top