Kur ju përjetoni një ndarje, kjo është ajo çfarë realisht ndodh në trupin tuaj!

Monique

With or Without u
Nëse së fundmi keni përjetuar një ndarje me shumë mundësi ju jeni mërzitur vërtet shumë dhe nuk do shumë vend për imagjinatë që mund të keni qarë dhe të keni qenë tërësisht ‘jashtë botës’ kudo ku keni shkelur. Mirëpo, shpjegim për këtë kanë dhënë ekspertët të cilët kanë bërë një studim në të cilin thuhet se njësoj si abuzuesit e drogës, edhe tek dashuria, gjithçka nis me euforinë dhe përfundon me dhembjen.

Doktori i neurologjisë, Lucy Bron shpjegon se teksa ka realizuar këtë studim ka mbledhur disa ‘zemërthyer’ dhe disa persona të cilët kanë qenë në rehabilitim pasi kanë kaluar disa muaj që kur kanë ndaluar përdorimin e drogës. Këtyre të fundit ju është paraqitur një fotografi e drogës me të cilën kanë qenë të fiksuar ndërkohë që zemërthyerve një fotografi të ish-partnerit/es. Neuronet në të dyja grupet kanë pasur të njëjtin reagim emocioni edhe malli.

Në momentin që përjetoni dhembjen e dashurisë disa qeliza neuronesh vdesin në të vërtetë duke bërë kështu që ta keni shumë të vështirë konceptimin e realitetit ndryshe.

Në fund të studimit, ekspertët kanë sugjeruar për të gjithë personat që ndjejnë dhembje të madhe nga largimi i dashurisë, të provojnë të nisin një jetë të re në një qytet tjetër ku nuk kanë asnjë kujtim dhe asnjë arsye për tu ndjerë keq. FB.
 
Shyqyr zotit s'kemi pasur ndonje ndarje/zhgenjim qe ta vuajme aq rende se do na duhej te nderronim edhe shtet besa jo vetem qytet sipas shkrimit lol
 
vdesin neurone.... para disa vitesh kam lexuar ne nje gazete qe sinqerisht sme kujtohet cila pikerisht per vdekjen e neuroneve me afashinoj ky fakt dhe po ju sjell aq pak sa me ka mbetur ne memorje..
rastet e vdekjes se neuroneve jan te shumta dhe per shume motive dhe ne vazhdimesi..
1..drogat.. duhani... traumat.. semundjet qe vine nga qarkullimi i gjakut.. trombozi... dhe ajo e moshave te medha alzheimer ...por vdesin edhe te sapolindura...
perse .. ? ne rastet trauma dhimbje vete organizmi i shkaterron per tu mbrojtur nga "ai informacion" qe komunikon ne vazhdimesi... pra eshte aq e mistershme seleksionimi e vetshkatrrimi sic eshte edhe rigjenerimi dhe zmadhimi i neuroneve qe ne i "ushqejme" i "rrisim" ne baze te perdorimit..
sekreti thoshte ai artikull eshte ushtrimi i trurin nen ushtrime pasi sa me pak ve ne perdorim disa neurone qe kan lindur te kryejne ate funksion aq me pak i krojo mundesi te jetojne...
tani ta lidhim me temen pak... jo cdo ndarje vret neuronet ... por cdo njeri i perdor ato ne menura diferente deri sa i dergon ne veteliminim..
 
Behet fjale jo per ndarje te deshiruara mesa kuptova por te sforcuara.
Por sigurisht qe besoj se ndodh kjo pasi vete sistemi neurologjik merr nje sjellje ndryshe nga normalja.
Ki parasysh qe ne cdo situate merzie ka gjithnje nje qasje tjeter.
Nganjehere duket se as veten se kemi ne kontroll.
Autokontrolli eshte element qe ne te tilla ndjesi eshte i paperfillshem...por sigurisht koha ben mrekulli :)
 
nje proff im i dikurshem i psikologjise p.lazi thoshte cdo njeri nga ne mjekon trupin per nje grip por sinteresohet per trurin as pas nje traume..kjo eshte kulture!
 
nje proff im i dikurshem i psikologjise p.lazi thoshte cdo njeri nga ne mjekon trupin per nje grip por sinteresohet per trurin as pas nje traume..kjo eshte kulture!

E drejte jana sepse kultura jone eshte e mbushur me paragjykime...psikolog- psikopat.
Para ca kohesh kisha probleme me gjumin dhe isha super sensitive. Qaja edhe pa asnje shkak. Analizat me dolen xham......mjekja me rekomandoi nje vizite te neurologu....
U sherova sapo degjova neurologu....
 
Ndarjet kan cmim :)

Besoj se njeriut qe i bie ta jetoje ate,duhet te gjej force brenda vetes per ta pranuar.
 
Kjo eshte dicka psikologjike, dmth ajo situate qe na ka bere te jemi mire e cojme serisht ne tru qe te ndihemi po mire
ne situata jo te kendshme.
Psh une bej dicka te semure, hap bisedat me X person sa jam keq dhe marr fryme e qetesohem
sikur marr dozen e droges lol
Mos u trembni :P
 
Femrat jane me te zymta se kur kane periodat :P
Nersa çunat shofin tel kur po i vjen naj telefonat me privat me u tregu pak egoist me i than qe mos i bjer ma telefonit :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top