Kur ja vlen t'i jepni një shans të dytë partnerit?

Monique

With or Without u
-785-0-60b4bd1b65a02.jpg

Eshtë e thjeshtë të dëgjosh njerëzit që thonë "largohu prej tij/saj", "është më mirë të ndahesh", etj, etj. Ndarja është vendimi më i thjeshtë që mund të merrni, por cili është qëllimi? Jo gjithmonë gabimet janë të pafalshme dhe jo gjithmonë shanset e dyta s'funksionojnë, por në ç'situata ja vlen ta japni një të tillë?

1.Kur shkon përtej dashurisë
E dëgjoni shpesh të thuhet se dashuria s'është mjaftueshëm dhe fatkeqësisht është e vërtetë. Duhet të ketë diçka përtej saj për një lidhje jetëgjatë dhe të shëndetshme. Besimi, sinqeriteti dhe respekti janë shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të bazohet dashuria. Nëse e ndjeni që ju mban vetëm pasioni dhe dashuria kurse të tjerat mungojnë, nuk ja vlen një shans i dytë. Shumë shpejt do t'ju kërkojnë një të tretë.

2. Kur arsyeja nuk është serioze mjaftueshëm
Ju e ndjeni kur ai ose ajo s'e ka bërë me qëllim gabimin në fjalë dhe nuk do kurrsesi ta prishi marrëdhënien. Ka disa shtylla që nëse bien, prishin edhe marrëdhënien më të shëndetshme, por ka dhe gjëra kalimtare kur duhet të toleroni.

3. Kur veprat flasin më shumë se fjalët!
Nëse jeni të dyzuar, analizoni veprimet e tij. Fjalët mund të jenë të ëmbla, por mjafton 1 sekondë e vetme që të kthehen në të pakuptimta. Nëse ai thotë që do ndryshojë dhe nuk ndryshon, e keni përgjigjen. Në të kundërt, jepini një shans të dytë!

4. Kur të dy përpiqeni që të funksionojë
Të japësh një shans të dytë do të thotë të shpresosh që ajo që ndodhi të mos përsëritet më. Zakonet dhe sjelljet e vjetra zor se harrohet lehtë, por nëse të dy punoni për ta ndryshuar dinamikën, jeni në rrugën e duhur.

5. Kur partneri e ka marrë mësimin
Kush jua siguron që ai/ajo s'do të të lëndojë sërish? Këtë s'mund ta dimë kurrë, por nëse marrin një leksion dhe ju bindeni për këtë, është OK të jepni një shans të dytë.

Burimi: Bustle
 
Nese nuk eshte nje nga keto arsye, pra nese mendon se njeriu ndryshon,..genjen veten!
Askush nuk ndryshon dhe falja njehere thjesht sa do bej te perserisi veten, por jo me nga pakujdesia ..por sepse e di qe ju do e falni!
 
Ndoshta gaboj... natyrisht qe gaboj, e di.
Por jam nga ato qe japin cdo gje qe ne fillim; me zemer me shpirt dhe lekure. Kjo sdo te thot qe me pas zbehem! Jo jo... nese gjej armoni, qetesi, dialog dhe bashkpunim, jam ne gjendje te bej mrekullira per te cilat as vet nuk jam ne dijeni... thjesht frymezohem, bashkoj energjit dhe i shumezoj. Me ka ndodh ama aq pak here sa as vet sdi a do jem me ne gjendje te jem e till... jam akoma shum shum larg asajt arritjeje.

Jo vetem shance te dyt por edhe te 100 nese brenda meje ndjej shpres. Nuk jan problemet apo veshtiresit e perditcme qe me friksojne! Jam ne gjendje te lehtesoj cdo stress, problem, ankth dhe te jap dhe frymen per te ber te lumtur sepse nga ajo zemer ushqehem edhe un.
Ama me vrasin mungesa e empatis (kryesorja), mungesa e dialogut, dhuna verbale por dhe fizike (qort dhe nje shtyrje), indiferenca dhe egoizmi i tepruar...

Por dhe ne shancet e dyta nuk kam besim, ftohfem dhe jan me shum heret qe nuk flas, te shof eger dhe me dalin lot nderkoh qe gryka me behet nyje. Aty me mir me le vetem te cfry merzitjen me veten dhe mu afro vetem kur te jesh gati te me japesh nje perqafim miqesor.
Por asgje me shum... cdo tentativ per te rekuperuar nuk egziston sepse filloj dhe behem e padrejt. Dmth jam un qe po te boj favor lol
E di e di... ironi
 
Ka dy kategori faljesh!
E para kur behet fjale per nje lidhje serioze ne te cilen ke investuar dhe investeon.
E dyta kur je ne nje lidhje te lire,ne kuptimin dashurie,akoma te shtrire ne kohen ;-le t`ia leme kohes.
Lidhjet e dyta nuk ke pse i fal as pse jep shance,esht idiotesi.
PErderi sa rrafshi eshte shume variabel dhe i lire ne marrje- dhenje mes ciftit,nuk shoh arsye ,te japim shance per te kapercyer gabime qe s`kane arsye te behen.
Ne rastin e lidhjeve afat gjata dhe qe kane vite brenda tyre,shancen jepen vetem ne rastin kur gabimet jane te nje niveli kapercyes.
Nuk mund te japesh shance,nese ai eshte i dhunshem,nese ai eshte cope bixhozxhiu,nese ai s`te respekton,nese ai nuk eshte i perkushtuar po aq sa ti ndaj lidhjes.
gjithesesi une gjithnje them nje fjale;
O zot mos na provo me ndarje,lendime e zenka ne familje.
 
Nev ❤pse je kaq e mir
Do me adoptosh
?
Jam bo kalamo shum I prapt ?
Vetem ti me butesin tende mund te me bosh njeri
 
-785-0-60b4bd1b65a02.jpg

Eshtë e thjeshtë të dëgjosh njerëzit që thonë "largohu prej tij/saj", "është më mirë të ndahesh", etj, etj. Ndarja është vendimi më i thjeshtë që mund të merrni, por cili është qëllimi? Jo gjithmonë gabimet janë të pafalshme dhe jo gjithmonë shanset e dyta s'funksionojnë, por në ç'situata ja vlen ta japni një të tillë?

E dëgjoni shpesh të thuhet se dashuria s'është mjaftueshëm dhe fatkeqësisht është e vërtetë. Duhet të ketë diçka përtej saj për një lidhje jetëgjatë dhe të shëndetshme. Besimi, sinqeriteti dhe respekti janë shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të bazohet dashuria. Nëse e ndjeni që ju mban vetëm pasioni dhe dashuria kurse të tjerat mungojnë, nuk ja vlen një shans i dytë. Shumë shpejt do t'ju kërkojnë një të tretë.

Ju e ndjeni kur ai ose ajo s'e ka bërë me qëllim gabimin në fjalë dhe nuk do kurrsesi ta prishi marrëdhënien. Ka disa shtylla që nëse bien, prishin edhe marrëdhënien më të shëndetshme, por ka dhe gjëra kalimtare kur duhet të toleroni.

Nëse jeni të dyzuar, analizoni veprimet e tij. Fjalët mund të jenë të ëmbla, por mjafton 1 sekondë e vetme që të kthehen në të pakuptimta. Nëse ai thotë që do ndryshojë dhe nuk ndryshon, e keni përgjigjen. Në të kundërt, jepini një shans të dytë!

Të japësh një shans të dytë do të thotë të shpresosh që ajo që ndodhi të mos përsëritet më. Zakonet dhe sjelljet e vjetra zor se harrohet lehtë, por nëse të dy punoni për ta ndryshuar dinamikën, jeni në rrugën e duhur.

Kush jua siguron që ai/ajo s'do të të lëndojë sërish? Këtë s'mund ta dimë kurrë, por nëse marrin një leksion dhe ju bindeni për këtë, është OK të jepni një shans të dytë.

Burimi: Bustle

Ps: mos me ve Elenen me Stefan se zemra saj i perket vetem Damon ??
wcHaVb07Q3ok.gif
 
Po tka ardh ne maje te hundes,ska shans te dyte???
Po e pelq akoma,hajd mo e provojme e nje here ????
 
Gjithmonë e përsëris të njëjtin gabim dhe gjithmonë qahem për të njëjtin gabim ...të kena shëndetin thuaj ?
 
Kur (excuse my French) e ka lli me shancin e par ?
 
Per mua “nje shanc i dyte” eshte thjeshte Dashuri.

Nuk fal per meshire apo se llogjikoj gjakftohte! Fal sepse dua dhe nuk kam deshire ta humb personin, qofte ne familje dhe ne dashuri.
Fal sepse vuaj, fal sepse personi me mungon....fal per veten time ne rradhe te pare, pastaj per ate.
 
Kam bere kompromise per hir te te tjereve duke mohuar veten!
Tani jo me! Ska me as shance te para ...te dyta jo e jo
Cdo pesim behet mesim!
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top