Kur Google Translate ben shaka

Aki

misfit
Nese ndonje ndonjehere ka perdorur Google Translate te gjithe e dine se sa gabime ben dhe qe nuk eshte perfekt.Por pasi nuk ka njeri qe i njeh te gjitha gjuhet e botes dhe te paguash perkthyes kushton shume, Google trajnon aplikimin e vete qe t'u vije ne ndihme njerezve. Punonjesit e Google tregojne se mundohen qe sa here jane ne dijeni te ndonje problemi ta korrigjojne, por prapseprap nje kompjuter nuk e meson gjuhen njesoj si njerezit.

Google Translate punon permes algoritmeve qe gjejne struktura te ngjashme ne dokumente dhe i aplikon ne programin.
Nje rrefim i shkurter i sistemit te Google Translate:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Pikerisht nga tere ato dokumente ndodh qe dhe Google Translate ngaterrohet. Javen qe shkoi, ata qe kerkonin te perkthejne ne Google Translate nga gjuha ukrainase ne ate ruse hasen ne nje 'problem'. Federata e Rusise perkthehej si Mordor (ehh do kujtoheni nga Lord of the Rings), Ministri i puneve te jashtme te Rusise perkthehej ne 'kali i vockel i trishte', ndersa ruset perktheheshin si okupatore.

Nese ishte kjo nje shaka e ndonje punonjesi te Google Translate nuk dihet, edhe pse mundesi me te medha ka qe te kete qene ndonje gabim automatik, sic raporton dhe Google, pikerisht nga shkrimet qe kohen e fundit mund te gjehen ne internet ku ukrainasit jo perhere flasin me 'dashuri' per ruset, domethene qe pas rritjes se konflikteve pasuar nga ceshtja mbi gadishullin e Krimese, ukrainasit kur flasin per ruset dhe Rusine online edhe shfrytezojne terminologji plot inspirim :)

Kjo shaka/gabim pasi u eshte bere e njour punonjesve te Google, eshte korrigjuar te marten.

Burimi
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top