Kur drejtësinë e merr në dorë turma (FOTO)

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Këto janë pamjet e tmerrshme që tregojnë se sa ka degraduar siguria në Egjipt.

Dy persona, të akuzuar për vjedhjen e një tricikli, u rrahën barbarisht nga turma, që i zhveshi dhe i vari nga këmbët në një stacion autobusi në Deltën e Nilit.

Një turmë prej 3 mijë njerëzish po shihte, ndërsa disa thërrisnin: Vritni, vritini.

Të dy burrat vdiqën.

Linçimi vjen një javë pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm bëri thirrje për inkurajimin e civilëve që të arrestojnë ata që thyejnë ligjin dhe t’i dorëzojnë tek policia.

Disa dëshmitarë thonë se brenda në tricikël ishte edhe një vajzë, që arriti të largohej pa lënduar.

Në turmën që po ndiqte linçimin kishte edhe gra e fëmijë.

Një gazetar i AP, që ishte dëshmitar në skenë, tha se turma e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse bënte foto./TemaOnline

1147.jpg


2105.jpg


397.jpg
 
Back
Top