Kur do ndodh Kijameti ?

redi-

Anëtar i Respektuar
kur-do-ndodh-kijameti-shenjat-e.html


Kur do ndodh Kijameti ?

Kjo eshte nje pyetje e cila daton qe ne kohen e Pofetit Muhammed a.s. . Ne lidhje me dijen rreth dites se kur do te ndodh Kijameti eshte e panjohur.Koha kur do te ndodh Kijameti nuk e di asnje pervec se Allahu xh.sh.

Allahu xh.sh thote:

"Ata te pyesin ty (Muhamed) rreth Ores (ndodhise se Kijametit) thuaju: Ate e di vetem Zoti im! " ( Araf 187)

Po ashtu Allahu xh.sh thote: "Njerezit te pyesin per Kijametin thuaju: Vetem Allahu ka dijeni mbi ate.Kush e di? Ndoshta Kijameti mund te jete afer." (Naziat 42,44)

Nje here Xhibrili pyeti Muhammedin a.s kur do te ndodhe Kijameti?
Muhammedi a.s. thote: "I pyeturi rreth asaj nuk eshte me i ditur se pyetesi."
(Buhari)

Muhammedi a.s. thote:

"Naten e Israse takova profetet: Ibrahim,Musa e Isa. Ata po bisedonin rreth kijametit. Ne lidhje me dijen e Kijametit u pyet fillimisht profeti Ibrahim a.s. i cili tha: Une nuk kam dituri rreth Kijametit.Pyetja ju be profetit Musa a.s i cili tha: As une nuk kam dituri rreth kijametit. Ndersa profeti Isa a.s. tha:Rreth ndodhis se Kijametit ate nuk e di askush pervec Allahut xh.sh.Por Allahu xh.sh me ka premtuar se kur te dal "Dexhali" une do te kem ne dore dy shkopinj. Dexhali sapo te me shoh ka per tu tretur, ashtu sic tretet plumbi. Allahu pas kesaj do e shkaterroj."
(Ahmedi)
Muhammedi a.s. thote:

"Une jam derguar dhe ora e Kijametit eshte larg meje aq sa keta dy gishta."
(Buhari)

Allahu xh.sh thote:

"Njerezve u eshte afruar koha e llogarise se tyre dhe ata te hutuar ne pakujdesi nuk pergatiten fare per te ." (Enbija 1)
"Kijameti eshte afruar dhe hena u nda me dysh." (Kamer 1)

Muhammedi a.s. thote:

"Mosha juaj ne krahasim me moshen e popujve te kaluar eshte si koha e mbetur prej kesaj dite ne krahasim me ate qe ka kaluar prej saj." ( Ahmedi)

Muhammedi a.s. thote:

"Afati juaj ne krahasim me afatin e popujve te meparshem eshte sa koha midis namazit te ikindise dhe perendimit te diellit." (Buhari)

________
Pergatiti: Gezim Kopani
 
Last edited by a moderator:
Back
Top