Kur dikush ju fajëson vazhdimisht, jepuni të lexojnë këtë fabul (nga mjeshtri budist)

  • Hapësi i temës Hapësi i temës D.
  • Start date Start date

D.

.
Sa herë flet mjeshtri i njohur i filozofisë Zen, veshët duhet të jenë “pipëz”.

Thich Nhat Hanh është një murg budist vietnamez dhe një aktivist i paqes.

Ai jeton në Dordogne, një rajon në jug të Francës, por udhëton në shumë vende të botës, duke mbajtur fjalime rreth filozofisë së mirëqënies së brendshme.

Ka publikuar më shumë se 100 libra, më shumë se 40 prej të cilëve në gjuhën angleze.

Është aktiv në lëvizjet për paqen duke promovuar zgjidhjen jo të dhunshme të konflikteve.

Në vijim, kemi përzgjedhur një pasazh shumë të bukur të Thich Nhat Hanh, që ka të bëjë me fajësimin që u bëjmë të tjerëve me çdo gjë.

A është e drejtë kjo?

Ja çfarë krahasimi fantastik bën mjeshtri Thich Nhat Hanh…

“Kur ju e mbillni një bimë, nëse ajo nuk rritet mirë, ju nuk fajësoni bimën.

Ju kërkoni arsyet e tjera se, pse ajo nuk është rritur mirë.

Ajo mund të ketë nevojë për plehrosje, më shumë ujë ose më pak diell.

POR, ju asnjëherë nuk e fajësoni bimën.

Mirëpo, nëse ne kemi problem me ndonjë shok ose anëtar të familjes, ne gjithmonë e fajësojmë personin tjetër.

Por nëse ne dimë të kujdesemi për ta, ata do të rriten mirë, sikurse bima.

Fajësimi nuk ka asnjë efekt pozitiv dhe gjithashtu, as tentimi për ta bindur me arsye ose argument.

Kjo është përvoja ime.

Pa fajësime, pa argument, por vetëm mirëkuptim.

Nëse ju i kuptoni dhe ju e tregoni se po i kuptoni, ju mund të dashuroni dhe kështu, situata do të ndryshojë.”

Po studimet e psikologëve, çfarë thonë kur fajësoni të tjerët…
Është shumë e dallueshme, joprofesionale dhe diçka që një person i zgjuar nuk do ta bënte kurrë.

Nëse vazhdimisht përpiqeni të hidhni gabimet tuaja te të tjerët,
ju u tregoni të tjerëve se nuk jeni personi më i mprehtë në grup.

Vetëm njerëzit budallenj nuk pëlqejnë të marrin përgjegjësi për gabimet e tyre.

Ata preferojnë të zhyten në keqardhje për veten, ose thjesht të luajnë lojën e fajësimit.

Travis Bradberry, autor i librit më të shitur “Inteligjenca Emocionale 2.0”, e di se sa shumë tregon kjo lloj sjellje.

“Nuk është kurrë ide e mirë që të hedhësh fajin.

Merrni përgjegjësi. Nëse keni pasur ndonjë rol – sado të vogël – në çfarëdo gjëje që ka shkuar keq, pranojeni”
, këshillon Bradbury.

“Momenti që filloni të tregoni me gisht, është momenti kur njerëzit fillojnë t’ju shohin si dikush që nuk ka përgjegjësi për veprimet e tij ose të saj”.

Njerëzit e zgjuar gjithashtu e dinë se çdo gabim është një shans për të mësuar që të bëjnë më mirë herën tjetër.

Një studim neurologjik i kryer nga Jason S. Moser i Universitetit Shtetëror të Michiganit ka treguar se truri i njerëzve të mençur reagon në mënyrë të ndryshme ndaj gabimeve.

Vetëm njerëzit budallenj gjithmonë duan… të kenë me patjetër të drejtë!
Në një situatë konflikti, njerëzit e mençur e kanë më të lehtë që të përqendrohen te personi tjetër dhe të kuptojnë argumentet e tij apo saj.

Ata janë gjithashtu në gjendje të integrojnë këto argumente në zinxhirin e tyre të mendimit, dhe të rishikojnë mendimet e tyre, në përputhje me rrethanat.

Një shenjë e sigurt e inteligjencës është aftësia për të parë dhe kuptuar gjërat nga një këndvështrim tjetër, dhe njerëzit inteligjentë janë të hapur ndaj informacionit të ri dhe ndryshimit të parametrave.

Njerëzit budallenj, nga ana tjetër, vazhdojnë të debatojnë papushim dhe nuk largohen nga pozicioni i tyre, pavarësisht nga ndonjë argument i vlefshëm që bëhet kundër tyre.

Kjo gjithashtu do të thotë se ata nuk e vënë re nëse personi tjetër ndodh të jetë më inteligjent dhe kompetent.

Ky mbivlerësim quhet efekti Dunning-Kruger.

Është anshmëria konjitive, që bën njerëzit më pak kompetentë që të mbivlerësojnë aftësitë e tyre, e njëkohësisht të nënvlerësojnë aftësinë e të tjerëve.

Termi u krijua në vitin 1999 në botimin e David Dunning dhe Justin Kruger.

Psikologët kishin vërejtur në studimet e mëparshme që në fusha si të kuptuarit e leximit, loja e shahut apo ngarja e makinës, injoranca çon në besim më shpesh sesa njohuritë.Në Universitetin Cornell ata kryen më shumë eksperimente për këtë efekt dhe treguan se njerëzit më pak kompetentë jo vetëm mbivlerësojnë aftësitë e tyre, por gjithashtu nuk e njohin kur aftësitë e dikujt tjetër janë më të mëdha.

Dunning shkruan: “Nëse je i paaftë, nuk mund të dish që nuk je i aftë. … Aftësitë që duhen për të prodhuar një përgjigje të saktë janë pikërisht aftësitë që të duhen, për të kuptuar se cila është përgjigja e duhur”.

Natyrisht kjo nuk do të thotë që njerëzit e zgjuar gjithmonë mendojnë se gjithkush tjetër ka të drejtë.

Por ata dëgjojnë me vëmendje dhe i konsiderojnë të gjitha argumentet, para se të marrin vendimet e tyre.

Nga
Shkolla e Suksesit
-
07/09/2018
 
Vetëm njerëzit budallenj nuk pëlqejnë të marrin përgjegjësi për gabimet e tyre.

Do shkepusja kete se i permbledh te gjitha!
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Ti ke shume te drejte @Senseo, por hajde mbushi mendjen dikujt, kur vjen puna tek pranimi i gabimit, fundi njerezor eshte, te gjithe behemi engjej, por askush nuk reflekton, por te gjithe me cinizem, injorance dhe hipokrizi mundohen te shfajsojne veten.

Nje nga parimet qe kam ne jeten time eshte ajo e pranimit te fajit, di te pranoj gabimin perballe nje femije apo te rrituri.
 
Ashtu si une dhe ti e cdokush (plus shkrimi) ne parim te pare dmth me germa e pranojm dhe e zbukurojm si te duam. E bukura qendron mire qe e kuptojme por venien ne zbatim jemi dembela :).
 
Kur dikush te fajeson tere kohen pa te argumentuar gabimet , dicka nuk shkon por jo me ty si individ, por personin tjeter.
Ama mos ngaterrojme keshillat dashamirese me kritikat ku per qellim kane te te ulin vetbesimin.
Por ne fund do zgjidhja dike qe me kritikon per te permisuar veten, sesa dike qe me perkedhel shpatullat per te me ngulur thiken!
 
Ashtu si une dhe ti e cdokush (plus shkrimi) ne parim te pare dmth me germa e pranojm dhe e zbukurojm si te duam. E bukura qendron mire qe e kuptojme por venien ne zbatim jemi dembela :).
Ata qe nuk pranojne gabimet jane njerez te vegjel dhe te pakulturuar ose kapricioze.
Te gabosh eshte gjeja me normale qe mund te te ndodhe. Te pranosh gabimet eshte akoma edhe me normale sepse kur dikush te ve ne dukje nje te mete, nese e vlereson, ke investuar per veten.
Nuk eshte aspak ulje te te bejne verejtje.
Une bej verejtje hapur, po keshtu i mirepres ato!
 
Kur dikush te fajeson tere kohen pa te argumentuar gabimet , dicka nuk shkon por jo me ty si individ, por personin tjeter.
Ama mos ngaterrojme keshillat dashamirese me kritikat ku per qellim kane te te ulin vetbesimin.
Por ne fund do zgjidhja dike qe me kritikon per te permisuar veten, sesa dike qe me perkedhel shpatullat per te me ngulur thiken!
Vetem ti mos fol se kam nje muaj qe te them reflekto ne X drejtim, as qe e merr mundimin, perkundrazi po te me kishe perballe, do me kapje prej plaçkash edhe fishek nga dera ?
Egojaaaaaaa ???
 
Vetem ti mos fol se kam nje muaj qe te them reflekto ne X drejtim, as qe e merr mundimin, perkundrazi po te me kishe perballe, do me kapje prej plaçkash edhe fishek nga dera ?
Egojaaaaaaa ???
Une reflektoj kur ka vend per reflektim , jo mbi opinione te pabazuara mbi fakte!
Duke njohur veten , ne rastin qe ti sjell ska vend per nje te tille ....
 
Back
Top