Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PASTHEN

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sigurisht, ne moment deshperimi te thelle, shperthen revolta tek prindi me femije autik: “ Pse me qelloi pikerisht mua nje femije i tille? Pse ky denim nga Fati, Rastesia, Natyra apo Zoti, pak rendesi ka emri?”, qe ndiqet nga nje ndjenje faji e pashmangshme: “ Cfare kam bere une per ta merituar njre denim te tille qe nuk ua uroj as armiqve te mi?”. Pergjigjen ndaj ketyre dy pyetjeve ma ka dhene shkrimtarja Shpresa Vreto, nje dite tek e takova krejt rastësisht te rruga Bogdani, ne Tirane. Pasi me pyeti per Gesin, qe asokohe ishte ne kulmin e krizes se tij te adoleshences, dhe une i shpreha revolten dhe ndjenjen time te fajit, midis nesh u zhvillua ky dialog:



Ajo: - Edmond, a beson te Zoti?

Une: - Shpresa jam ateist, besoj te njeriu, pra, edhe tek ty.

Ajo: - Atehere, meqe beson tek une, te lutem fute per nje minute veten nen lekuren e nje besimtari, brenda shpirtit te tij ne rregull?

Une: - Ne rregull, do te përpiqem.

Ajo: - Zoti vendosi te sjelle Gesin ne kete bote. Hodhi nje vështrim midis njerëzve dhe tha: “ Kujt t`ia besoj kete femije? Ketij pijaneci ketu? Jo, ai do ta lere pa buke, pa rroba, do ta keqtrajtoje sic keqtrajton femijet e tjere dhe nenen e tyre. Ketij vjedhësi, këtij krimineli, këtij te çmendur? Jo, jo e jo, sepse femija do te rritet keq, me mungesa te medha materiale e shpirterore, me ndenjen e turpit e te fajit para shoqerise, nese nuk do te behet edhe vete si i ati. Kujt t`ia besoj atehere?” Veshtroi edhe nje here mire rreth e rrotull dhe syte i shkuan tek ty. Dhe u mendua gjate. Dhe e vendosi: ta dha, ta dhuroi, ta besoi ty kete femije yll te bukur, por me autizem. Ky qe fati yt kur lindi Gesi, Edmond, kjo eshte detyra jote tani qe ai eshte gati 14 vjec: duhet t`i besh balle situates, t`i provosh vetes ne radhe te pare, pastaj edhe te tjereve se je ai qe njoh une e jo pak te tjere si puna ime, lufto, pra, per Gesin, per Xhilden, per vete, per familjen tende, prinderit, vellezerit e te afërmit e tjere, per mua per gjithe ne te tjeret qe te respektojme, qe te duam!



Fjalet e saj me shperbene nje cast, pastaj me ribene me rindërtuan. Dhe e ndava mendjen qe te ndiqja porosine e saj!



Ndersa Gesit dua t`i them:



“Ges, ti i ke dhene nje kuptim te ri jetes sime, une mesova prej teje te kuptoj Tjetrin, te mposht vetveten, egon time, sa here qe kjo eshte e domosdoshme; mesova te heq dore nga shume gjera ne emer te dashurise qe ushqej per ty, te te dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti me gërvisht, pra, edhe kur me denon e ndeshkon me dhune; mesova te luftoj ndryshe, edhe kur e di qe nuk do te fitoj, mesova ta shoh, ta degjoj, ta nuhas e ta prek boten me syrin, veshin, hunden e doren tende dhe keshtu, ta kuptoj duke e filtruar edhe permes ndërgjegjes se tjetrit, aq me teper kur tjetri je Ti!



Sigurisht, Ges, une te kërkoj te falur qe nuk kam arritur te t`i plotësoj te gjitha, qe nuk po te shkëpus dot nga autizmi, te kërkoj te falur per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen tende, te kërkoj te falur qe nuk jam i pavdekshem, por i perkoheshem ashtu si edhe nena jote, sepse brenga jone me e tmerrshme eshte mendimi qe nje dite te frikshme, ti do te gjendesh vetem, pa nejri prane per t`u kujdesur per ty, per te te dhuruar te pakten nje grime mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as moter e as vella, ke vetem nje gjysme vella nga ana ime, por qe jeton prej vitesh ne Kanada dhe qe atje e ka ndertuar jeten e vet; sot kane ardhur kohe te tilla qe nejrezit vdesin te vetmuar, madje edhe prinder qe kane lindur, rritur e nxjerre ne jete dy, tre, kater a me shume femije, sepse, sic thuhet, secili ka fatin e vet. Po ty, po sivellezerit e simotrat e tua me autizem, fare fati ju pret?

Sikur te pakten te kishte institucione per te vetmuarit si ti, si te tjeret qe te ngjajne, ne menyren qe ne, prinderit e tu, prinderit e tyre t`i mbyllnim syte te qete deri diku duke menduar se ti, djali yne, se femijet e tyre me autizem, nuk do te ndiheni te braktisur, edhe me te vetuar sesa jeni sot qe ne jemi ende gjalle.



Ges, une nuk jam besimtar, megjithatë, nje buzembremje dimri anonim, tek mendoja te tashmen tende te trishtuar dhe te ardhmen tende te zymte, pasi ti me kishe dendur me grushta e flakur pertoke si nje thes me kashte te kalbur, rashe ne gjunje dhe i drejtova deshperimisht kete lutje njerezore Fatit, Rastesise, Natyres apo Zotit, pak rendesi ka:



“ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Sheroje Gesin tim te pafajshem! Nuk te kërkoj, nuk te pergjerohem ta besh gjeni, apo talent, jo, beje thjesht normal, a me degjon, a me kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e femijeve te kësaj bote, te kësaj jete! Beje normal qe ai te jete te pakten i zoti i vetes, te arrije te mbijetoje edhe kur te gjendet përfundimisht vetem pas vdekjes se prindërve te tij. Plotesoma kete deshire dhe jam gati te ta fal jeten time! Te ta fal jeten time? Kjo do te ishte fare e thjeshte per mua, madje do te ishte dicka parajsore, sepse TI e di, per mua pertejvdekja, pra, pavdekësia, eshte zinxhiri i trashegimtareve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka ne hallke, deri sa te kete jete mbi rruzullin tone tokesor. Atehere, beme qe te vuaj tmerrësisht, qe te gjitha sëmundjet me te llahtarshme te botes te bien mbi mua- sidte, leber, Alzeihemer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njera me e mynxyrshme se tjetra, dhe une te jetoj duke vuajtur, duke lenguar, duke u perpelitur njerkohesisht si ne nente rrathet e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njera torture ne tjetren, vetem e vetem qe Gesi te behet normal, a me degjon, NORMAL!”.

Tirane, qershor- tetor 2009
 
Pe: Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PAS

Kam konsiderat per menyren e opinionberjes nga Edmond Tupja.

Lidhur me temen kam pershtypjen se aq te pavenmendshem jemi dha ankues njekohesisht saq vetem ne raste tilla ndalemi e mendojme per pak sekonda se sa te pasur jemi. Eh, sikur te ndaleshim e te mendonim pak me gjate per keto dukuri.

Jemi shoqeri e varfer shpirterisht dhe moralisht, por edhe e paorganizuar. Kam pershtypjen se per rastet e tilla, qe nuk jane vetem ato, sepse kemi edhe raste tjera qe kerkojne perkujdesje maksimale, po te kishim nje organizim shume lehte se paku do ua benim jeten me te lehte edhe personave por edhe familjes se tyre.

Mendoj se shteti ne kete drejtim duhet te kete interesim primar sepse aty shifet organizimi i tij. Madheshtia e te madhit eshte ne ate se si sillet ndaj te voglit (ne kete rast te nevojshmit). Do duhej se paku, prinderve, tua mundesoj nje rroge bazike e cila do ja siguronte egzistencen me qellim qe prinderit apo kujdestaret te gjendeshin prane tyre. Do duhej organizuar dhe lehtesuar arsimimin ngase socializimi i tyre ka rendesi primare.

Ne kete drejtim shume munde te bente edhe shoqeria civile permes organizimeve te ndryshme ne OJQ duke gjendur donacione.
 
Pe: Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PAS

Femijet me autizem, nje realitet qe po perhapet me shume... Nje semundje per te cilen jo shume dine, dhe ka prinder qe i largojne femijet e tyre duke patur frike mos jete "ngjitce".... Keta femije s'kane asnje problem tjeter pervec faktit qe jetojne ne boten e tyre, dhe eshte shume veshtire te hysh deri atje, por jo e pa mundur... Me prinder te perkushtuar dhe me pune e ushtrime te perditcme behet drite dhe per keta femije...

Kurr e mendon qe ka njerez qe abortojne femije te shendetcem, ose disa me pak te shendetcem por me shprese jete cilesore, do doja te dija cdo benin ne rastin qe kur vendosin te kene nje femije i del i semure me autizem ( ose tjeter semundje qe nuk parashikohet para lindjes)... A do mernin prap vendimin ti "vrisnin", ti harronin diku e te behen sikur s'kane pasur asnjehere femije??

Femija eshte responsabilitet, eshte detyre, ne momentin qe vendose ta besh duhet ta cosh deri ne fund kete detyre.

Gjithsesi, me kete rast duhet ti them "urime" te gjithe prinderve qe kane femije me probleme ( autizem dhe te tj), qe i perkushtohen shpirt e trup....Ju jeni nder shembujt me te mire se ca dmthn te jesh prind.
 
Pe: Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PAS

njof femije autike qe jane permiresuar.
gjithmone nqs kujdesesh per ta dhe i dergon ne qendrat e posacme per keta femije.
 
Pe: Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PAS

Ky eshte nje liber qe eshte perkthyer nga frengjishtia,.nga Z.Tupia.
Eshte nje liber qe ngjall trishtim,lote,ndjenje ekstreme te shpirtit njerzor,.kur pjesa me e forte e shpiriti, femija eshte me probleme autike.
Shkrimtari francez eshte mbeshtet ne nje ngjarje te vertet reale kur ka shkruar kete liber ndaj ai merr ngjyra te nje realitet te forte plote ndjenje ku dashuria,pesimizmi dhimbja gjenden ne nje tabull,..por dhe forca njerzore qe ben te bashkeveprojne te gjithas keta spektera emocionesh eshte e papare,.pytje qe behen si bresheri nga prindi,..kundrejt vetes dhe zotit,. Esenca e librit,.nje postulat shpirteror dhe e shejte se si duhet te perballojm,dashurojm dhe jetojm te lumtur dhe kur ne kemi prane nje femij autik,.
Eshte nje nder librat qe nuk duhet lene pa lexuar,..!
 
Pe: Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PAS

Eshte liber i mire aq kohe sa pasqyron nje pjes te realitetit emocional qe kalojne prindrit qe gjenden ne ate situate.

Me pelqehu kjo pjesa
Veshtroi edhe nje here mire rreth e rrotull dhe syte i shkuan tek ty. Dhe u mendua gjate. Dhe e vendosi: ta dha, ta dhuroi, ta besoi ty kete femije yll te bukur, por me autizem. Ky qe fati yt kur lindi Gesi, Edmond, kjo eshte detyra jote tani qe ai eshte gati 14 vjec: duhet t`i besh balle situates, t`i provosh vetes ne radhe te pare, pastaj edhe te tjereve se je ai qe njoh une e jo pak te tjere si puna ime, lufto, pra, per Gesin, per Xhilden, per vete, per familjen tende, prinderit, vellezerit e te afërmit e tjere, per mua per gjithe ne te tjeret qe te respektojme, qe te duam!


Vertet femijet jane dhurate, gjynaf qe jo te gjithe dine ti duan sic e meritojne..


---------- Post added at 09:02 ---------- Previous post was at 09:01 ----------

Per kush do te lexoj me shume reth semundjes : http://www.forumivirtual.com/mjekesia/6082-autizmi.html
 
Pe: Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PAS

Kjo vlen jo vetem per femijet autiste por cdo femije me anomali.....

Me vjen mire qe u hap kjo teme.

Me kujtohet nje Pyetje qe i ben nenes se tij, djali me intelligjent ne bote per moshen e tij.

I thote se emes : do me doje me te njejtin intensitet ndjenjash , po te isha invalid,kriminel apo krejt njeri normal..?????????

Kete pyetje duhet ti beje vetes cdo prind !!!!!!!!!!![
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PAS

po ne Tirane eshte nje qender tamam per femijet autike quhet """Fluturo per Jeten"".
ndoshta nuk duhet pare me aq shume pesimizem.
nqs kapet shpejt dhe nderhyhet shpejt ka permiresime shume frytdhenese.
 
Pe: Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PAS

Nje liber mjaft prekes,qe tregon nje realitet te eger i cili te gerryen dita dites.Pyet veten pse mua, e pergjigje nuk merr...Nje liber i cili te ben ta ndjesh dhimbjen njelloj me ate qe e jeton cdo dite.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top