Kur Charlie “vret”!

Arfenilla

Themelues i Forumit

IDAVER SHERIFI*

thumbnail.php

I dashur Charlie,

Nuk do t’a filloj këtë letër timen duke të shprehur ngushëllime dhe keqardhje për atë që të ndodhi disa ditë më parë, pasi besoj se tashmë e di që edhe unë si miliona të tjerë, jam solidarizuar me ty, dhe ripërsëritja e keqardhjes nuk do duket gjë tjetër veçse një shenjë hipokrizie e tepruar tashmë.
Me ditë të tëra, qamë dhe vajtuam së bashku, pasi të vranë ty. Po, ata ishin dy vrasës.
Por ti, Charlie, mua që u solidarizova dhe ndjeva dhimbjen bashkë me ty, vetëm disa ditë më vonë, m’u përgjigje jo në frymën që unë u solla. Ti, në vend të më falënderoje, më ofendove mua dhe ata që të mbështetën. Të them të drejtën, me këtë që bëre, u tregove shumë egoist dhe mosmirënjohës. E vërtetë fjala, njeriu dallon në situata të vështira. Ne, treguam që jemi me ty kur ty të bënë atë që nuk e meritoje, por ti çfarë bëre Charlie?

I dashur Charlie,
me publikimin e karikaturës së Profetit, nuk ofendove vrasësit, por ata që u bënë bashkë me ty kundër vrasësve. Ti ofendove mbi 1 miliardë njerëz që e konsiderojnë të shenjtë figurën që t’i publikove. Në besimin e tyre, ajo figurë asnjëherë nuk bëhet as pikturë, as skulpturë e as karikaturë. Ajo është një figurë që si hije drite, ekziston në imagjinatën e çdo besimtari mysliman.
Charlie, gjërat duhen thënë troç. Si thonë, njeriu që të do të mirën, t’a thotë troç të vërtetën. Ti Charlie u solle si vrasësit por me një ndryshim të vogël. Ata vranë 12 anëtarë të familjes tënde ndërsa ti vrave shpirtrat e mbi 1 miliardë të dashuruarve pas asaj figure që t’i guxove t’a kthesh në karikaturë.
Sikur të mos e bëjë Charlie, përveç atyre miliona eurove që fitove nga shitja rekorde e revistës, vallë çdo humbisje tjetër? Përgjigjen e di edhe ti, asgjë. Përkundrazi, në mendjen e gjithë njerëzve do të ishe kujtuar gjithmonë si një revistë që u bë viktimë e disa vrasësve të pabesë që vjellin vrerë kundër atyre që mendojnë ndryshe.

Por ti Charlie, fatkeqësisht e humbe këtë shans. Për këta 1 miliardë njerëz, ndjekës të këtij Profeti, që ti e ke kthyer në versionin siç e sheh me syzet e tua, je kthyer në një revistë hakmarrëse, duke e bërë “të dashurin” e një besimi të tërë, “armë” kundër dy vrasësve. Ti sikur mezi prisje që dikush të të bënte një padrejtësi dhe të gjeje shkas për t’a ribërë gabimin që kishe bërë dikur, Charlie.
Pafajësia yte u kthye në një urrejtje hakmarrëse jo ndaj atyre që të vranë, por ndaj atyre që thjesht kishin besimin e njëjtë me ta.

Charlie, po e mbyll këtë letër duke të t’a kujtuar atë që pretendoja që e dije edhe ti. Ata që janë të civilizuar, nuk i përgjigjen urrejtjes me urrejtje, vrasjes me vrasje, e as ofendimit me ofendim. Ata, në çdo situatë sillen si të civilizuar.
 
Titulli: Kur Charlie “vret”!

Citim:Ti ofendove mbi 1 miliardë njerëz që e konsiderojnë të shenjtë figurën që t’i publikove. Në besimin e tyre, ajo figurë asnjëherë nuk bëhet as pikturë, as skulpturë e as karikaturë. Ajo është një figurë që si hije drite, ekziston në imagjinatën e çdo besimtari mysliman.

Kisha nje pyejte nis nga kjo qe citova me siper,pasi skam njohuri nga feja myslimane,tani kjo figure e juaja qe eshte e shejt,ju nuk keni asnje vizion ose koncept te fytyres se ti se si mund te jete,pra i bije te jete komplet imagjinare fytyra ose shembelltira e tij?
Pra eshte thjesht nje imazh i veshur me veti e vertyte te mira i fes suaj qe personifikon qeteisn drejtesin e fes suaj..?
flm ne qofte se dikush nga ju me sqaron shkurtimisht kuptohet..thjeshte kureshtje.
 
Titulli: Kur Charlie “vret”!

Neve Pejgamberi eshte nje personalitet shembullor per muslimanet, dhe eshte pershkruajtur pamja e tij nga shoket, sahabet, mirepo asnjehere nuk eshte paraqit ne leter, d.m.th. vizatim....por eshte pershkruajtur fytyra, pamja e tij fizike......
Nese nuk perton, do te sygjeroja ta lexoje kete tekstin e shkurter....
Bashkëshortet e tij, nënat e besimdrejtëve dhe sahabët e tij e kanë vërejtur këtë, prandaj prej tyre transmetohen hadithe, ku ata i përshkruajnë shprehjet e fytyrës së tij në gjendje të ndryshme, disa prej të cilave ne do t’i përmendim.

Kishte fytyrë të bukur dhe tërheqëse

Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, nuk ka qenë i trashë. Shtati i tij ishte mesatar, shpatullgjerë. Fytyra e tij ishte e bukur dhe tërheqëse. Sytë i kishte të mëdhenj dhe të zi, shikimin e thellë të rrethuar me qepalla të dendura dhe të gjata, ndërsa vetullat e gjata e të bukura, as të holla e as të trasha. Flokët i kishte të gjatë gjer te pulpat e veshëve gjysmë kaçurrelë e të zeza, mjekrën e dendur dhe të zezë. Më parë flokët i mbante të lëshuar, nga dëshira që t’i imitonte Pejgamberët e mëhershëm, e pastaj i mblidhte në kokë. Kur gëzohej, fytyra i shndriste sikur të ishte një copë hëne. Kishte gojë të bukur, kur heshte, shquhej qëndrimi i tij dinjitoz dhe i matur, ndërsa kur fliste, e frymëzonte shkëlqimi dhe eleganca. Njeriu më i bukur dhe më elegant prej së largu, e edhe më i bukur dhe më tërheqës prej së afërmi. As ambri as misku nuk kishte erë më të këndshme se sa lëkura e Muhammedit, salallahu alejhi ue selam.

Fytyra e tij ishte e sinqertë dhe fisnike

Mjaftonte vetëm një shikim në fytyrën e tij fisnike që njeriu të bindet në sinqeritetin dhe fisnikërinë e tij. Kjo ndodhi me Abdullah ibën Selamin kur I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, bëri hixhret për në Medine, e shikoi në fytyrën e tij dhe i tha: "Unë dëshmoj se fytyra jote nuk është fytyrë gënjeshtari".
 
Pe: Titulli: Kur Charlie “vret”!

As të krishterët nuk kanë një vizion për Jezusin, që daton edhe më herët
se Muhamedi, por e besojnë atë. Apo nuk e din çka është Jezusi për të
krishterët?

Ti nuk e beson Jezusin?
 
Titulli: Pe: Titulli: Kur Charlie “vret”!

As të krishterët nuk kanë një vizion për Jezusin, që daton edhe më herët
se Muhamedi, por e besojnë atë. Apo nuk e din çka është Jezusi për të
krishterët?

Ti nuk e beson Jezusin?

Ricky di per fen e Krishter aq sa me novoijtet mua qe te jem ne dije dhe bashkveprim me fen qe une besoj dhe i e perkas si religjion.(aq sa besoj)
Ndaj nuk shof vend per sqarime apo diskutim ketu ne kete qe me keni cituar.
Kalofsh mire.

PS : Princesha shume falemnderit,je vertet shume e mire,dhe une qe skisha asnje ide mbi kete Ikon te shejte te fes tuaj,tashme vertet kam nje imazh fale shpjegimit tend.. :)
 
Titulli: Kur Charlie “vret”!

Neve Pejgamberi eshte nje personalitet shembullor per muslimanet, dhe eshte pershkruajtur pamja e tij nga shoket, sahabet, mirepo asnjehere nuk eshte paraqit ne leter, d.m.th. vizatim....por eshte pershkruajtur fytyra, pamja e tij fizike......
Nese nuk perton, do te sygjeroja ta lexoje kete tekstin e shkurter....
Bashkëshortet e tij, nënat e besimdrejtëve dhe sahabët e tij e kanë vërejtur këtë, prandaj prej tyre transmetohen hadithe, ku ata i përshkruajnë shprehjet e fytyrës së tij në gjendje të ndryshme, disa prej të cilave ne do t’i përmendim.

Kishte fytyrë të bukur dhe tërheqëse

Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, nuk ka qenë i trashë. Shtati i tij ishte mesatar, shpatullgjerë. Fytyra e tij ishte e bukur dhe tërheqëse. Sytë i kishte të mëdhenj dhe të zi, shikimin e thellë të rrethuar me qepalla të dendura dhe të gjata, ndërsa vetullat e gjata e të bukura, as të holla e as të trasha. Flokët i kishte të gjatë gjer te pulpat e veshëve gjysmë kaçurrelë e të zeza, mjekrën e dendur dhe të zezë. Më parë flokët i mbante të lëshuar, nga dëshira që t’i imitonte Pejgamberët e mëhershëm, e pastaj i mblidhte në kokë. Kur gëzohej, fytyra i shndriste sikur të ishte një copë hëne. Kishte gojë të bukur, kur heshte, shquhej qëndrimi i tij dinjitoz dhe i matur, ndërsa kur fliste, e frymëzonte shkëlqimi dhe eleganca. Njeriu më i bukur dhe më elegant prej së largu, e edhe më i bukur dhe më tërheqës prej së afërmi. As ambri as misku nuk kishte erë më të këndshme se sa lëkura e Muhammedit, salallahu alejhi ue selam.

Fytyra e tij ishte e sinqertë dhe fisnike

Mjaftonte vetëm një shikim në fytyrën e tij fisnike që njeriu të bindet në sinqeritetin dhe fisnikërinë e tij. Kjo ndodhi me Abdullah ibën Selamin kur I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, bëri hixhret për në Medine, e shikoi në fytyrën e tij dhe i tha: "Unë dëshmoj se fytyra jote nuk është fytyrë gënjeshtari".

Princeshe po te referohem ty sepse e di qe do marr nje shpjegim te qarte ,pa ofesa e turli gjerash ku sa hallakaten kot sepse skane idene per cfare flasin.

Nese Muhamedi eshte ky si karakteristika mund te me thuash perse ju (besimtaret) keni pranuar nje portret me tipare arabe? Muhamedi ishte arab?
Perse mund te ofedohesh apo akoma me keq te kalosh ne nje krim te tille , te dalesh mbi ate qe na krijoi sepse u neperkemb nje imazh ku ti si besimtare ke bindjen se nuk eshte ai.
Perse keto krime nuk behen kur vihet ne diskutim ekzistenca e tij (i referohem zotit) ?
Perse behen vetem kur perdoren imazhet e profetit ?
perse nuk perdoret ky standart kur neperkembet edhe imazhi i profetit Jezus?
Islami me sa di une predikon se te tere profetet jane dhe duhen pare me respekt .
dua te di sipas konceptit tend , ekziston nje zot? apo sipas besimeve fetare po aq kemi edhe zota?
Mendon se te keto krime ne emer te profetit sjellin nje impakt pozitiv ne mase ? apo "kryqezojne" fene islame duke e percaktuar si fe e te keqes?

faleminderit
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Kur Charlie “vret”!

Ricky di per fen e Krishter aq sa me novoijtet mua qe te jem ne dije dhe bashkveprim me fen qe une besoj dhe i e perkas si religjion.(aq sa besoj)
Ndaj nuk shof vend per sqarime apo diskutim ketu ne kete qe me keni cituar.
Kalofsh mire.

PS : Princesha shume falemnderit,je vertet shume e mire,dhe une qe skisha asnje ide mbi kete Ikon te shejte te fes tuaj,tashme vertet kam nje imazh fale shpjegimit tend.. :)

Zonjë,

nejse, si zakonisht e kap nga prapa,
e jo ku duhet.
Nuk deshta as të vë në pyetje dijeninë
tënde e as të diskutoj për krishterizmin,
por për mënyrën se si është bartur informata
për profetët e më parshëm deri më sot.
Asnjë nga ata nuk i kemi parë. Ose është
treguarë me gojë, ose është shkruajtur.
Tjetër mënyrë nuk ka pasur. Andaj, thash
edhe për atë se askush se ka parë, kurse pas
tij fshihet një fe e tërë. Si mundet që Ai të
mos jetë shembëlltyrë për krishterët, natyrisht
edhe për ne që jemi musliman.
Përndryshe, nëse nuk do të ishte ashtu,
asnjëri nga ata nuk do të ishte i zgjedhuni
i Zotit.

Edhe ty pushime të këndshme...
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Kur Charlie “vret”!

Princeshe po te referohem ty sepse e di qe do marr nje shpjegim te qarte ,pa ofesa e turli gjerash ku sa hallakaten kot sepse skane idene per cfare flasin.

Nese Muhamedi eshte ky si karakteristika mund te me thuash perse ju (besimtaret) keni pranuar nje portret me tipare arabe? Muhamedi ishte arab?
Perse mund te ofedohesh apo akoma me keq te kalosh ne nje krim te tille , te dalesh mbi ate qe na krijoi sepse u neperkemb nje imazh ku ti si besimtare ke bindjen se nuk eshte ai.
Perse keto krime nuk behen kur vihet ne diskutim ekzistenca e tij (i referohem zotit) ?
Perse behen vetem kur perdoren imazhet e profetit ?
perse nuk perdoret ky standart kur neperkembet edhe imazhi i profetit Jezus?
Islami me sa di une predikon se te tere profetet jane dhe duhen pare me respekt .
dua te di sipas konceptit tend , ekziston nje zot? apo sipas besimeve fetare po aq kemi edhe zota?
Mendon se te keto krime ne emer te profetit sjellin nje impakt pozitiv ne mase ? apo "kryqezojne" fene islame duke e percaktuar si fe e te keqes?

faleminderit

Jam munduar tet pergjigjem.... tek pyetje per besimtaret musliman, pasi kishte karakter Islam, dhe mu duke me e pershtatshme...
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top