Kur burrat shqiptarë dyshojnë në atësinë e fëmijës !

ida angel

:)
V.I.P
ati.jpg




INTERVISTE - Nuk është dhe aq e këndshme, por ja që e bëjnë.. ! Dhe analiza e testit të ADN-ës ua ka zgjidhur dilemën e madhe. Të vërtetosh atësinë e fëmijës nuk është më një e pamundur në Shqipëri. Megjithatë kjo analizë ka bërë mrekullira duke zbuluar e zgjidhur shumë enigma jo vetëm në një familje por edhe në krime e vrasje të ndryshme. Mjafton një fije floku dhe personi brenda pak orësh është i identifikuar.

Gjithsesi, gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi pasi rastet më të shumta që shqiptarët i janë drejtuar këtyre loboratorëve janë për vërtetimin e atësisë. Askush nuk do të donte që të jetonte gjithë jetën duke dyshuar nëse fëmija që ai ka rritur është gjaku i tij apo jo.
Për të na shpjeguar dhe mësuar diçka më shumë rreth kësaj teme ne kemi biseduar me mjeken gjenetiste Ernesta Redi. Rastet janë nga më normalet dhe nga më të çuditshmet njëkohësisht. Historia më interesante? Ernesta, kujton një familje me katër fëmijë, kur pas analizave vetëm njeri kishte rezultuar i prindit aktual të tjerët...nuk ishin të tij.

اmimi? ثshtë ca i kripur, por askush nuk do mendohej dy herë kur bëhet fjalë për raste të tilla. Sipas kategorisë variojnë nga 200 euro deri në 1000, varet nga rasti dhe lloji i analizës.


Në çfarë rastesh zgjidhen të bëhen analizat e ADN-ës?

Testimi gjenetik është tip i testimeve mjekësore që identifikon ndryshimet në kromozome, gjenet apo proteinat. Ka shumë arsye pse bëhen analizat e ADN-ës. Si: 1. Të vendoset me saktësi historia mjekësore e një fëmije. 2. Të kontrollohet në qoftë se një grua shtatzënë mund të ketë një fëmijë me sindromën Daën apo Fibrozë Cystike etj. 3. Për atësinë e fëmijës. 4. Për të parë në qoftë se fëmija është i nënës apo jo.
Për investigimin e një skene ku ka ndodhur një krim.


Si ndodh këto dy të fundit?


Në këto raste ADN-ja merret nga gjaku që mund të gjendet nga flokët, qeliza të tjera trupore etj. Kurse preimplantation ADN test, bëhet kur një embrion i bërë me Invitro (farëzim artificial), kontrollohet në qoftë se ka parregullsi gjenetike. Në këtë mënyrë zgjidhen problemet gjenetike të fëmijës. Në testimin për parregullsi gjenetike (ose genetic disorder testing), shkencëtaret kërkojnë për ndryshime në një gjen specifik. Testimi i ADN-ës mund të bëhet edhe për të identifikuar anëtarë të familjes të cilët janë në risk për të zhvilluar parregullsi gjenetike. Testimi për mbartësin bëhet për të identifikuar anëtar të familjes për gjene të cilat ndikojnë e që janë në risk për të kaluar një parregullsi gjenetike tek fëmijët; po këta individ nuk i kane simptomat e sëmundjes gjenetike vetë.


Sa e rëndësishme është për një njeri që ti bëjë këto analiza?

Në qoftë se flasim për analizat e ADN-ës për arsye mjekësore siç kuptohet është shumë e rëndësishme. Sikurse dhe testi i atësisë është siguria për një prind që të bindet që fëmija është i tij apo jo. Akoma për testet e ADN-ës për skenat e krimeve është shumë e rëndësishme ngaqë është një mënyrë tepër efikase për të kapur autorin e një krimi.


Në Shqipëri kjo procedure ka ardhur vonë.

A janë njerëzit këtu të interesuar për t'i bërë këto analiza?

Po janë shumë të interesuar. Njerëzit kanë më shumë mundësi për t'u informuar për këto lloj analizash nga mjekët e tyre apo dhe nga interneti. Gjithsesi duhet të konsultohen me një gjenetist përpara se të ndërmarrin çdo hap për analizat e ADN-ës pasi ka një numër shumë i madh i analizash ADN-je dhe ata duhen të jenë të sigurt që po kryejnë analizën e caktuar.


Cilat janë arsyet më të shumta që njerëzit bëjnë analizat e ADN-ës?
Janë arsye mjekësore. Kemi shumë paciente që testojnë fëmijët për shembull për Fibrozën Cystike, Sindromin Patau, Edëards dhe Doën (chromosomat 13, 18 dhe 21). Për vonesën mendore, Wilson Disease, sindromin Di George. Femrat për kancerin e gjirit për BRCA1 dhe BRCA2. Meshkujt për fragmentimin e ADN-ës së spermës dhe aneuploidit për atësinë.


Rasti më ekstrem? Një grua nga Tirana: nga 4 fëmijë vetëm 1 rezultonte i martesës

Dr.Ernesta, sa përqind e personave që vijnë për të bërë analizat kanë si objektivë, vërtetimin e atësisë së fëmijës? Ka shumë klientë të tillë në kliniken tuaj?

Do të thoja 10 - 15 përqind e klientëve tanë kanë si objektive, vërtetimin e atësisë së fëmijës.


Sa mosbesues janë burrat shqiptar ndaj grave të tyre për fëmijët, çfarë reflektohet?

Nuk besoj ka ndonjë ndryshim ndërmjet burrave shqiptar dhe burrave të tjerë. Kjo varet nga përvojat personale dhe nga marrëdhëniet që çdo individ ka. Njerëzit janë të gjithë të njëjtë. Ka shumë raste që analizat e ADN-ës kërkohen dhe nga vetë nënat e fëmijëve për dy arsye:
1. Mos ka ndodhur ndonjë gabim në spital dhe janë ndërruar foshnjat. 2. Sepse nuk durojnë dot me mosbesimin e burrave të tyre. Në rastin e dytë të gjitha analizat e ADN-ës që ne kemi kryer nënat kanë pasur të drejtë. Në Shqipëri analizat e ADN-ës për vërtetimin e atësisë së fëmijës bëhen më shumë për arsye "nderi" apo "xhelozie" dhe disa herë sepse prindërit i kërkojnë për arsye ligjore. Kurse për shembull në Angli ka shumë raste që bëhen për arsye fame apo arsye ekonomike. Jo pak herë kemi lexuar në media për fëmijën e ndonjë aktori të famshëm. Për shembull rasti i fundit është ai i Jude Laë i cili rezultoi babai i një vajze. Dhe nëna e foshnjës u bë e njohur brenda natës dhe pati fitime ekonomike të mëdha nga intervistat në një kohë shumë të shkurtër.


Cili është rasti më i çuditshëm që ju ka ardhur juve?

Në laboratorin tonë konfidencialiteti i pacientit është diçka me të cilin nuk lozet. اdo pacient tek ne është i sigurt që asnjë informacion nuk mësohet nga njerëz të tjerë. Unë nuk mundem t'ju jap informacione mbi detajet apo analizat. Por raste të çuditshme kemi plot. Atë që mbaj mend tani është një familje me 4 fëmijë dhe vetëm një fëmije rezultoi të ishte i babait aktual. Tek 3 të tjerët analizat e ADN-së nuk përputheshim me të atin aktual.

Shqiptarët në përgjithësi karakterizohen nga një temperament gjaknxehtë dhe xhelozë, kjo reflektohet edhe nga fakti se ata i drejtohen ADN-ës për të verifikuar atësinë e fëmijës së tyre, ndërkohë sipas një studimi mjekësor shanset që një femër të mbesë shtatzënë gjatë një marrëdhënie seksuale janë vetëm 40%. Pra, femrat edhe mund të tradhtojnë dhe kjo tradhti të mbetet e paprovuar. A keni një përgjigje për këta burra?

Unë nuk besoj që shqiptarët janë më shumë gjaknxehtë dhe xhelozë nga meshkujt e vendeve të tjera. Në çdo vend të botës ka shumë raste për testimin e atësisë. Kjo varet nga arsyet personale të çdo individi. Unë mund të përgjigjem vetëm për analizat e ADN-ës, cilësinë dhe përpikshmërinë pastaj për të tjerat këto janë tema shumë të ndjeshme dhe personale.



اFARث ثSHTث AND-JA?
Acidi Desoksiribonukleik, shkurt ADN është një acid Nukleik (bërthamor) zakonisht në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë që përmban udhëzime gjenetike përcaktuese për zhvillimin biologjik të të gjitha formave qelizore të jetës, dhe të shumë vireve. ADN është një polimer i gjatë i nukleotidës dhe kodon renditjen e acidit aminoik i gjendur ndër proteina duke përdorur kodin gjenetik, një kod trinjak i nukleotideve. ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë e trashëgimisë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë riprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomi Y mashkullor rrjedh nga babai. ADN-ja e çdo njeriu, pra gjenet e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit.

Shekulli online
 
hemmmmm IDA sipas mendimit tim njer4zi te bein anilaza pe r te vertetuar femijen e tyre ja jerzit qe skan siguri te plot te gruaja e vet,,,,, ose mashkulli ka mendien e ngulur qe ka shkar asnjeher ne mardhenje seksuale dhe lin pyetja cne femij,,,,,,, per mua te gjith kta njerz qe coi per analiza jan familje jo te rregulltaaaaa

dhe jeta ska asnje kuptim me pas nese ti con gruan per DNA

humbet komlet besim dhe pse femija mund te jeti i yti.Ndersa ajo famije qe nga 4 femijet vetem njeri ihte e i ati mavris,,,
ai ka qn cop cop ,,,, esht e vertet qe gruaja te genjen por kio do ndodhi vetem njeher se me pas ajo kuiton se eht e zgjuar dhe vazhdon te bei te njejten gje per se dyti her


un si person nese do te dyshoja tek gruaj,,,, da kisha me mir te merja divorc,, dhe jo ta coja per DNA,,
 
Ka plote familje ku ne cift burri eshte ai qe gjithmone dyshon pavarsisht besimit qe mund te kete krijuar ....por une them se keta burra nuk dyshojne kot !..Dicka ka qe i nxit ata te bejne testin e ADN !
Me sa lexova nga kjo interviste kuptova qe disa burra kane vepruar mire qe kane kerkuar testin e ADN ..shumica e femijeve s'dalin te tyre ...turp per grate :(
 
Ka plote familje ku ne cift burri eshte ai qe gjithmone dyshon pavarsisht besimit qe mund te kete krijuar ....por une them se keta burra nuk dyshojne kot !..Dicka ka qe i nxit ata te bejne testin e ADN !
Me sa lexova nga kjo interviste kuptova qe disa burra kane vepruar mire qe kane kerkuar testin e ADN ..shumica e femijeve s'dalin te tyre ...turp per grate :(

jam shum dakort me ty ida , po nje familje po arriti der ne ate pik ne ate familje ska me besim,,,dhe esht komplet e shkateruar si familje...
 
nqs ai ska besim tek gruaja e vet,atehere pse duhet te qendroj akoma me ate persone,perderisa ai dyshone per dicka nuk ka vlere qe te jetoje akoma me te,do te ishte diskriminim nqs ai do ti kerkonte analizat e adn...eshte nje veprim qe jo cdo kush mund ti mendoj shume thelle gjerat,
 
puna eshte se shqiptari po dyshoi se zgjat shume po direkt ndarjen sepse do ishte turp i madh te rriste femijen e tjetrit...po u zhduk besimi mes burrit e gruas familjen e ka marre lumi...
 
na i bete mendjen pordhe me keto tema
a ka ndonjeri iden se sa kushton ADN ne privat/
 
Edhe njoni nihere kater fmi i kish pas me t'shoqen, po kur u kontrollu te mjeku, e ka kuptu qe ishte steril!
 
Edhe njoni nihere kater fmi i kish pas me t'shoqen, po kur u kontrollu te mjeku, e ka kuptu qe ishte steril!

:ohh: :D kjo eshte per te qeshur por e dhimbshme sepse duhet ti kete kushtuara shume atij njeriu.

Besoj se nuk eshte asgje gabim me kete. Ne fakt keto analiza do te eleminon raste flagrante te dhunes ne familje dhe qartesimin e situatave te nderlikuara ne to. Po ashtu ndersa degjohet per Ernesten shoqeria sensibilizohet dhe mundesi per zvogelim te numrit te femijeve te jashteligjeshem (jashte marteses) rritet. Per mendimin tim ato qe ndjekin kete rruge per te vertetuar me ane te analizave jane ne nje fare menyre njerez me nje fare niveli me te larte se shume te tjere qe zgjedhin rruge te tyre. Se pari pasi kjo rruge eshte 100% eficente dhe e sigurte. Se dyti se kjo i jep fund cdo lloj dyshimi dhe bisedeje te teper. Analizat e ADN-se jane koncize dhe te pagabueshme. Se treti sepse po zgjedhin rrugen me te mire te ligjeshme dhe te pranueshme moralisht.

Kjo nuk eshte dicka qe duhet te habise askend dhe nuk mund te lidhet me asnje efekt negativ. Nuk eshte as imorale dhe as e paligjshme.
 
Besoj eshte e drejte ta beje kushdo. Beso e kontrollo ka thene Xhaxhi. Ka dy menyra, ose e ben pa dijen e bashkeshortes/partneres, ose besoj po e bere me dijen e saj gjithcka ka mbaruar ne ate lidhje.
 
Besoj eshte e drejte ta beje kushdo. Beso e kontrollo ka thene Xhaxhi. Ka dy menyra, ose e ben pa dijen e bashkeshortes/partneres, ose besoj po e bere me dijen e saj gjithcka ka mbaruar ne ate lidhje.
Se di pse më duket e shëmtuar si gjë..
Kam një rast...dikë që njohë..është ndarë me ish gruan dhe i kërkon ti beje vajzës testin e atësisë..
Vajza është duke kaluar në nje stres të pa parë..

Po për ata që birësojnë një fëmijë cfarë duhet të themi?

Fëmijët janë ata që i vuajnë pa pjekurinë e prindërve..dhe për këtë më vjen keq
 
Se di pse më duket e shëmtuar si gjë..
Kam një rast...dikë që njohë..është ndarë me ish gruan dhe i kërkon ti beje vajzës testin e atësisë..
Vajza është duke kaluar në nje stres të pa parë..

Po për ata që birësojnë një fëmijë cfarë duhet të themi?

Fëmijët janë ata që i vuajnë pa pjekurinë e prindërve..dhe për këtë më vjen keq
Seshte i shemtuar fare.
Sic thash, nese ke dyshime e ben pa dijenin e gruas/burrit, por nese raporti ka cekur fundit, besoj se eshte mese normale ta besh ate test dhe te mos jesh gjithe jeten dileme. Te adoptuarit skane lidhje fare me temen.
 
Seshte i shemtuar fare.
Sic thash, nese ke dyshime e ben pa dijenin e gruas/burrit, por nese raporti ka cekur fundit, besoj se eshte mese normale ta besh ate test dhe te mos jesh gjithe jeten dileme. Te adoptuarit skane lidhje fare me temen.
Po arriti situata deri tek testi atësisë ajo mardhënie ka marrë fund..edhe nese e bene ne heshtje pa dijenin e partnerit...

Në rastet kur e kerkon...dhe partneri tjetër është i sinqertë...atëhere lendimi është i thellë..
 
Po arriti situata deri tek testi atësisë ajo mardhënie ka marrë fund..edhe nese e bene ne heshtje pa dijenin e partnerit...

Në rastet kur e kerkon...dhe partneri tjetër është i sinqertë...atëhere lendimi është i thellë..
Sa do ja shkruaja unë këtë gjë 😂
 
Po arriti situata deri tek testi atësisë ajo mardhënie ka marrë fund..edhe nese e bene ne heshtje pa dijenin e partnerit...

Në rastet kur e kerkon...dhe partneri tjetër është i sinqertë...atëhere lendimi është i thellë..
Po kur ai partneri* tjeter nuk eshte aq i kulluar sa uji? Ja vleu apo jo?
Dmth nje genjeshter te bukur apo nje te vertete te hidhur i bie...
 
Po kur ai partneri* tjeter nuk eshte aq i kulluar sa uji? Ja vleu apo jo?
Dmth nje genjeshter te bukur apo nje te vertete te hidhur i bie...
Kot e zgjat ti more çun se t'a ka thënë që ska qen asnjëherë mardhënie,pra nuk ka ekzistuar nëse ka këto turbullime në mes
 
Po kur ai partneri* tjeter nuk eshte aq i kulluar sa uji? Ja vleu apo jo?
Dmth nje genjeshter te bukur apo nje te vertete te hidhur i bie...
E supozojme se fëmija është 13 vjecë si rasti që mora unë shëmbull më siper...
E rriti ai baba per 13 vite...qeshi..qau..pa dhe ndjeu c'do hap të saj...

Supozojmë sërisht se j bënë testin dhe marrim anën negative pra del që nuk është vajza e tij...

Cfarë ndodhë? Do ta urresh atë fëmijë? Do ta fshish nga memoria? Apo do zhdukesh në fund të botës?

Sepse cfarë do që të besh...në cilën do situatë...do vuash e do besh te vuaj dike qe se meriton...një fëmije...qe nuk kishte pse ta perjetonte gjithe kete traum...
 
Kur fillon sherri e shamata gjithçka vihet ne "diskutim" mes çiftit. Vihet ne diskutim marredhenia, vihet ne diskutim pasuria, e per fat te keq nganjehere vihen ne diskutim edhe femijet e lindur nga kjo martese/bashkejetese. Por ka patur raste qe femija ka qene me nje partner tjeter. Keto duan zgjidhje me kompromis. Nena nqs eshte 100% e bindur mund t'ja beje kete test pa i bere gjerat dramatike.
 
Kshu sic jane bere sot … jo nje test por dy - tre per siguri dhe vetem c’fare i mban frika … se per moral nuk e kane as prb .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top