Kur bukuria e femres…vjedh

elbruna

Anëtar i Respektuar
Disa banka ne veri te Frances e kane paguar shtrenjte bukurine femerore.

Policia e qytezes Rouen ka arritur te zbuloje nje bande hajdutesh, te cilet perdornin bukurine e disa vajzave te rekrutuara ne diskot e Parisit. Ne me pak se dy vjet, ato kishin arritur te vidhnin rreth 1 milione euro nepermjet hapjes se llogarive te rreme, me te cilat arrinin te merrnin shuma te medha borxhesh.

Duke u hequr si stiliste, ato e justifikonin huane me hapjen e nje dyqani te ri mode ne qytet. Per te qene sa me serioze, ato depozitonin 10 mije euro ne llogarine e re, por pak muaj me vone grumbullonin borxhe te medha.

Ne kuader te hetimeve, policia ka zbuluar dhe arrestuar 6 anetare te bandes, mes te cileve edhe kryetari, i cili banonte ne nje apartament luksoz ne Paris.

TCH
 

Attachments

  • missi.jpg
    missi.jpg
    11.3 KB · Shikime: 11
Back
Top