Kur bagazhi të rrëfen karakterin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të përgatisësh valixhen e udhëtimit, sigurisht që nuk është gjëja më e vështirë. Sidomos valixhen e pushimeve. ثshtë një kënaqësi më vete.
Por edhe me anë të këtij veprimi mund të zbulosh aspekte interesante të personalitetit. Tani, kur të bësh gati valixhen, kije mendjen

Momenti më kritik i pushimeve? Të përgatisësh bagazhet dhe të planifikosh çfarë të marrësh e çfarë të lësh në shtëpi. Prandaj valixhja tregon shumë për personalitetin dhe për raportin që kemi me gjërat tona. Të përgatisësh valixhen është para së gjithash një çështje ekuilibri. Mes asaj që na shërben dhe asaj që na jep siguri. Ja disa raste, që me siguri i njihni shumë mirë.

Nëse brenda fut brenda gjithçka që mundesh
ثshtë një nga gabimet e përhershme të grave. Fusin në valixhe veshje të të gjitha ngjyrave dhe kanë nevojë për trefishin e hapësirës së valixhes që të nxërë brenda të gjitha rripat dhe këpucët, që kombinohen me secilën nga veshjet. Më mirë përpiqu të gjesh një rrugë të mesme. Që do të thotë një ngjyrë bazë, me të cilën të lidhet pjesa tjetër e veshjeve.

Interpretimi: Frikë nga e papritura
Të nisesh do të thotë që të lësh në shtëpi të përditshmen tënde. Kjo është arsyeja që çështja bëhet e komplikuar. Përgatitja e valixhes shërben për gjetjen e një kompromisi mes asaj që duhet të marrësh dhe asaj që duhet të lësh në shtëpi, duke ndjekur logjikën. Sipas, psikologëve, kush merr gjithçka me vete dhe ka frikë nga e papritura, është e paaftë të bëjë zgjedhje dhe të planifikojë. Të fusësh gjithë gardërobën në valixhe, është e pamundur. Prandaj është mirë që t’i bësh apel shpirtit kritik. Në fund të fundit, udhëtimi është gjithmonë i panjohur.

Nëse përdor qese, etiketa
Veshje intime, triko, pizhame, pantallona, funde, fustane... gjithçka është e mbyllur dhe e etiketuar. Valixhja duket thuajse si një arkiv. Ka nga ato që valixhen e rregullojnë kështu. Por kjo u ndodh edhe burrave. Edhe në këtë rast na vjen në ndihmë një shpjegim psikologjik. Një burrë me një valixhe ku gjërat janë paketuar për së mbari, ka nevojë të mbajë gjithçka nën kontroll. Por është, sigurisht, një shoqërues udhëtimi më interesant sesa ai që niset me një valixhe të boshatisur dhe pastaj merr hua gjithçka.

Interpretimi: Kontrollon ankthin
Personat me një personalitet superkontrollues janë ata që duan ta kenë situatën nën vëzhgim, sepse kështu mbajnë nën kontroll jo valixhen, po ankthin. Janë të njëjtët persona, që vendosin në qendër të valixhes një thes me shampo e kremra duke thënë: “Ku i dihet!”. Në realitet janë persona pesimistë, që presin gjithmonë të ndodhë diçka e keqe.

Nëse merr objekte të kota
E keni parasysh Ben Stiller-in në “Meet the parents”? Tamam shembulli i atij që përgatitet për një udhëtim duke menduar për gjithçka që mund të ndodhë, duke u përpjekur të parandalojnë çdo të papritur, pa e shijuar udhëtimin. ثshtë sindromi i atyre që për pushime marrin gjithçka: që nga ekspresi i kafesë, tek mushamaja e shiut a tek ombrella. edhe pse po shkojnë për pushime në det. Por këtë nuk e bëjnë vetëm burrat. Ndonjëherë edhe gratë e ekzagjerojnë.

Interpretimi: E vështirë në ndahesh nga e përditshmja
Një person i pasigurt, që e ka të vështirë të stakojë spinën dhe që duhet të ndihet gati për çdo gjë. Ky është identikiti i atij që e mbush valixhen me gjithçka, duke menduar se diçka e papritur mund të ndodhë. Të marrësh me vete për shembull edhe aparatin e kafesë apo jastëkun, është simptoma e atyre që nuk duan të ndërrojnë zakonet as kur bëhet fjalë për 15 ditë pushime.

pushimetgusht2.gif
Kur valixhja është e mbushur me konfuzion
Ku ta kem vënë furçën e dhëmbëve? Nëse, sapo hap valixhen, kjo është pyetja e parë që i bën vetes, atëherë ka diçka që nuk shkon në organizimin e valixhes tënde. Megjithatë, ka edhe nga ata që marrin ca bluza që i zë dora, hedhin brenda një palë xhinse, por pastaj harrojnë rripin e – më keq – akoma s’kujtohen për veshjet intime. Nxitim? Edhe kjo mund të jetë. Sepse disa kujtohen në momentin e fundit për të përgatitur valixhen.

Interpretimi: Të pavëmendshëm. Nuk shkëputen dot nga puna
Kush e përgatit valixhen kështu, tregon çorganizim dhe mungesë kujdesi. Askush nuk mendon se të përgatisësh valixhen është argëtuese, por për ata që fusin brenda ato që ju kap dora për momentin, mund të kthehet edhe në një ankth. Nëse harrojnë në shtëpi gjërat e rëndësishme, do të thotë se vëmendja nuk ka qenë e përqendruar aty, por ka qenë ende e fokusuar tek puna. Të paaftë për t’u ndalur, vazhdojnë të varen ende nga ajo që nuk është e rëndësishme për momentin dhe përfundojnë duke mbushur valixhen me vrap.Rjeta
 
Back
Top