Kresha
A pretty face can never trick me
Gjatë viteve të fundit, unë kam debatuar shpesh me ateistë nëpër dhoma diskutimesh, në forumet e diskutimeve dhe në programin radiofonik Besimi dhe Arsyeja. 1 nuk e di si është problemi me ta, por kam zbuluar se shumicës së tyre nuk u pëlqen të bëjnë detyrat e shtëpisë. Ata e sulmojnë krishterimin, shpesh edhe e keqinterpretojnë dhe nuk arrijnë të mësojnë kur i korrigjon. Dua të them, kjo gjë është vërtetë e habitshme. Duket sikur atyre nuk u intereson saktësia për sa kohë që mund të mohojnë Perëndinë. Nën dritën e kësaj, unë kam ormuluar listën e sugjerimeve të mëposhtme për ateistët me shpresën se ata do ta përmirësojnë përqasjene tyre.
Shumë atesitë do të tallen me këtë listë, do ta përqeshin atë, do të thonë se edhe unë jam ajtor për të njëjtën gje, etj. Këtë e pres, pasi ata mohojnë Perëndinë e vërtetë e të gjallë dhe duket sikur duhet të debatojnë e të vënë në dyshim pothuajse çdo gjë. Për shkak të ngacmimit të tyre të vazhdueshëm dhe qëndrimit kundërshtues që duket se dominon në çdo gjë që thonë, unë jam bërë gjithnjë e më ngurrues për të debatuar me ta pasi duket sikur ata thjesht nuk duan ta studiojnë atë që kritikojnë dhe nuk duan t’i paraqesin argumentat e tyre në një mënyrë bindëse dhe jo të paqëndrueshme. Ata përdorin shumë shpesh terma përbuzës, fraza poshtëruese dhe refuzojnë të mësojnë. Megjithatë, po e lë këtë temë. Në vijim jepet lista e sugjerimeve që kam për ateistët.
1. Kuptojeni atë që sulmoni- Kjo është një gjë e stërmadhe për ateistët. Ata e sulmojnë krishterimin dhe, sipas opinionit tim, vazhdimisht nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë po kritikojnë.
2. Mësoni teologjinë biblike- Shumë përgjigje ndaj kundërshtimeve mund të gjenden në teologjinë bazë të krishterë. Për shembull, Trinia nuk do të thotë tre perëndi. Jezusi ka dy natyra: hyjnore dhe njerëzore. Shfajësimi është një akt ligjor dhe mëkati është një problem ligjor.
3. Mësoni nga korrigjimi- Kur u korrigjohet një kuptim i gabuar i krishterimit ata shumë shpesh e mohojnë korrigjimin dhe mbrojnë gabimin e tyre.
4. Mos jini budallenj- E fortë kjo për ta. Por mund ta bëni nëse mundoheni pak.
5. Mos përdorni deklarata zjarrvënëse- Si ajo që përdora unë te pika 4. Ajo ishte një shembull se çfarë të mos bëni pasi kjo gjë ngre blloqe emocionale që pengojnë diskutimin racional. (Më duhet ta pranoj se kjo është diçka së cilës mezi i rezistoj kur merrem me ateistët. Ndoshta ju mund të thoni se jam lodhur së tepërmi pas gjithë dialogjeve që kam pasur me ta, por kjo është diçka me të cilën dueht të punoj.)
6. Mos përdorni terminologji me ngarkesa emocionale- Kjo vetëm sa ju shpërqendron nga argumenti. Për shembull, ateistët përdorin terma si magjia, perëndia magjik i qiellit, fantazia e krishterë, mitologjia e krishterë, etj, kur sulmojnë krishterimin. Terma të tillë vetëm ju mbyllin dyert e komunikimit.
7. Tregoni respekt për çfarë ne besojmë- Nuk është nevoja të bini dakrod me krishterimin. Por duhet të kuptoni se nëse ju, për shembull, fyeni Jezusin që ëshët Shpëtimtari ynë, gjithçka që bëni është se nxirrni keq veten tuaj, i vini njerëzit në pozitë mbrojtëse dhe i bëni ateistët, në përgjithësi, të duken si tallës të potershëm.
8. Përdorni logjikën dhe provën- kur përpiqeni të refuzoni krishterimin.
9. Lexojini pasazhet biblike sipas kontekstit- Duket sikur ateistët nuk pranojnë ta bëjnë këtë dhe thjesht hidhen në një seri “kundërshtishë” standarte pa hetuar kontekstin.
10. Mos bëni copy paste prej faqeve anti të krishtera në internet- Shumë shpesh ateistët lejojnë që të tjerët të mendojnë në vend të tyre dhe të bëjnë kërkime në vend të tyre, kështu që bëjnë një copy paste shumë të keq duke dhënë materiale të kërkuara keqas nga faqe të tjera.
Jam i sigurt se do ta modifikoj këtë listë me kalimin e kohës dhe jam i sigurt se ateistët do të më sulmojnë për këtë listë, do të thonë se jam hipokrit, i paarsyeshëm, etj. Siç thashë edhe më parë, ata debatojnë për gjithçka.
1. Në debatet formale publike që kam pasur me Eddie Tabash, Edward Kagin dhe Dan Barker kam parë se ata janë shumë më të sjellshëm se ata që konsiderohen “ateistë interneti” tipikë, por edhe ata kanë nevojë ta studiojnë më në imtësi atë që kritikojnë.
2. Fjala i potershëm i referohet nja personi që nuk ka vetëkontroll, që është i pashtruar, i zhurmshëm dhe i vështirë.
Burimi: Jezusi/org