Kur arixhinjte jane njerez akademish e politikanet arixhinj!

Nga Umberto Eco


Shpesh, mbrëmjeve na rastis që në televizionet tona të shohim debate mes politikanësh, të cilat na bëjnë nervozë, jo vetëm sepse e pengojnë njëri-tjetrin gjatë diskutimit, por edhe për faktin se, në një moment të caktuar, fillojnë të flasin të gjithë përnjëherësh, si të ishin bandë e pandreqshme e qenve hidrofobë.

Më 1972 e shkrova një artikull për revistën “L’Espresso”, në të cilin e përshkrova mënyrën në të cilën amerikanët i realizonin “talk show”-ët e tyre dhe i kritikova ashpër mediet italiane, të cilat nuk qenë të zonjat që ta gjenin një udhëheqës të aftë, i cili do të bisedonte shtruar dhe pa lejuar që të ngritet toni me bashkëbiseduesit e vet të sjellshëm e spirituozë.


Me kalimin e kohës “talk show”-ët arritën edhe në Itali, në fillim si kopje e atyre amerikane, e më vonë, mbase, duke u bërë edhe më të mirë se ato. Por, pastaj filluan të shpërfytyroheshin, njerëzit filluan ta poshtëronin dhe ta shanin njëri-tjetrin. Shkallëshkallshëm”talk show”-ët u përhapën edhe në vende tjera dhe, sipas modelit amerikan të diskutimeve, kam vërejtur një ribashkim të energjive, të marra nga karriget amerikane.

Kur arixhinjtë janë njerëz akademish e politikanët arixhinj


Nuk është çështja nëse jemi ose jo esterofilë. Në televizionin francez njeriu mund të shohë spektakle të ndryshme të kuizeve në të cilët edhe arixhinjtë duken sikur të ishin njerëz të lartë, të ardhur enkas nga Akademia e Shkencave.

Por, kur në vend të tyre na rastis të gjenden personazhe politike, ne presim që të shohim dhe ndëgjojmë një diskurs mes njerëzve që dinë të resektojnë radhën. Fundja, kjo radhë respektohet edhe në emisionet e transmetuara në “Pivot”, i cili është bërë i suksesshëm pikërisht për faktin se ka ftuar dhe ka prezentuar gjithmonë vetëm njerëz të tillë që dinë të respektojnë radhën dhe të shprehin mospëlqimin e tyre pa e ngritur lart zërin.

Kam patur gjithmonë bindjen se radha e të shprehurit, tek ne respektohet vetëm në universitet, në ligjëratat mbi kundërshtitë diskursive. Kjo bindje nuk i përket ” leksikut të rrjedhës” sepse bëhët fjalë për një praktikë që ne e kemi injoruar vazhdimisht. Tash, vërej që njerëzit e vënë gishtin në hundë gjatë transmetimeve televizive, që është një praktikë tejet e dëmshme, ashtu siç është e dëmshme praktika e të pirit duhan gjatë transmetimeve televizve, për çka është dhënë një këshillë e përgjithshme që të ndalohet pirja e duhanit gjatë transmetimeve televizive, sepse ky veprim u jep një shembull të keq spektatorëve.

Por, përse të intervistuarit nuk guxojnë të pinë duhan, nëse guxojnë që ta ndërpresin njëri-tjetrin gjatë bashkëbisedimit?

Nëse flasin dy përnjëherë, shkyçe audion. Ose, ndali dritat

Një herë i pata dhënë një këshillë një mikut tim, i cili duhej të udhëhiqte një debat mbi detyrën morale dhe civile për të mos ndërhyrë gjatë diskutimit të tjetrit dhe të mosmarrjes së dhunshme të së drejtës për të diskutuar. Iu luta që të vënte në skenë një tregues decibël, një lloj të veçantë të aplauzometrit, i cili, sa herë që në të njëjtin moment flet më tepër se një person dhe zërat fillojnë të pështillen mes tyre, tregon një lloj grafikoni të lakuar në videoaparate dhe e çkyç audion. Pjesëmarrësit do të vazhdojnë të flasin por ata nuk do të jenë tjetër veç se një lloj i veçantë i marionetave të shurdhëra…

” Do të shohësh– i thashë, se pas një ose dy herësh pjesëmarrësit do të jenë shumë më të vëmendshëm dhe nuk do ta pengojnë më njëri-tjetrin, ose do të pajtohen që të krijojnë figurën e idiotit prej vetes së tyre”.

Natyrisht, këshilla ime nuk u pranua. Dikush i kishte thënë mikut tim se me të urtuar bashkëbiseduesit humbet dëgjueshmëria, e kjo na qenkësh tejet e rëndësishme! Mëkat. Unë mendoj se për të urtuar bashkëbiseduesit duhet ndjekur një rrugë tjetër, mjaft të thjeshtë. Përveç këshillës që i dhash mikut tim, ja edhe dy të tjera: kur t’i jepet fjala Tizit, p.sh., të aktivizohet vetëm mikrofoni i tij. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se duhet privuar të tjerët nga e drejta që të shprehin edhe ata reaksionet e tyre, qeshjet ironike, shenjat e konsensusit ose shikimet befasuese drejt qiellit.

Por, në këtë mënyrë ata që konfrontohen do të vërehen nga lëvizjet e buzëve se janë duke u konfrontuar, e megjithatë zëri i tyre nuk do të dëgjohet. Ndoshta një zgjidhje tjetër do të ishte që të ndricohet vetëm ai që është duke diskutuar, derisa të tjerët do të lihen si në hije. Nëse këta ( të dytët) do të ndërhyjnë gjatë diskutimit të atij që është më i ndriçuar, do të dëgjohen zërat e tyre por nuk do të dihet se kush intervenoi. Kur t’i vijë radha tjetrit dritat do të bien mbi bashkëbiseduesin tjetër të autorizuar.

A dinë të urtohen politikanët?

E kuptoj se e gjithë kjo nënkupton mënyrën (e shkaktuar prej ndjenjës së përbashkët) e të ushtruarit, zbutjes së kafshëve, që i detyron të përjetojnë një lloj tundjeje me rrymë elektrike sa herë që bëjnë atë që nuk do të duhej ta bënin, por në raste të skajshme kërkohet veprim i skajshëm. Kam parashikuar se ai që përfaqëson një person të edukuar nuk do të lejonte me asnjë kusht që t’i nënshtrohej përdorimit të tillë të rrymës…

Realizuesit e ndryshëm të emisioneve të tilla do të duhej që, mbi bazën e propozimeve të mia, të provojnë të hedhin dritë mbi këtë përvojë, sepse sot për sot duket që spektaklet televizive nuk janë gjë tjetër veç se një kacafytje e mnershme mes gjelash a pitbullësh.
Por, a do të mjaftojë kjo që poitikanët të përmirësohen?

Më duhët të them se kush ndërhyn në debate të tilla, duke e parë se të tjerët janë duke u sjellë keq, fillon e i përshtatet mënyrës së tillë të sjelljes, për të mos u margjinalizuar edhe vetë. Nëse është kështu, nuk dilet prej spirales. Porse, mjafton që një udhëheqës i zoti të iniconte një mënyrë tjetër sjëlljeje (tashmë të njohur) që emisionet e tij ta përfitonin (mbase) shumë shpejt masën.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top