Kuptimi i jetës, sipas psikologut Carl Jung

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Kuptimi i jetës, sipas psikologut Carl Jung​

1698341327619.png

Sipas psikologut Carl Jung, aspekti themelor i ekzistencës sonë është transcendenca. Me fjalë të tjera, sipas filozofit, individi duhet të ndiejë se jeta e tij ka një kuptim përtej momentit të tanishëm, se veprimet e tij mund të jehojnë në botë, se ato kanë ndikim në realitet.

Para ardhjes së modernitetit, ishin fetë ato që i jepnin kuptim jetës. Ekzistenca e njerëzve nuk mbaronte me vdekjen, por shkonte më tej me një formë të jetës shpirtërore, në të cilën gjithçka që ishte bërë në jetën tokësore do të gjykohej, pra do të shpërblehej ose do të ndëshkohej.

Pyetja ekzistenciale që duhet bërë sipas Carl Jungut është: a ka lidhje ekzistenca e një personi të caktuar me pafundësinë? Edhe pse pa e kuptuar, shumica prej nesh janë duke kërkuar për një lidhje me pafundësinë gjatë rrjedhës së ekzistencës sonë. E kërkojmë nëpërmjet besimit fetar, punës, bindjeve tona.

Që nga fillimi i historisë, njeriu gjithmonë ka dashur të vendosë këtë kontakt me të pafundmen. Nga frika, pamundësia për të pranuar idenë e vdekjes ose për të konsoliduar një autoritet të cilit, të gjithë njerëzit duhet t’i binden.

Jeta e njeriut përfundon me vdekje, por të gjithë e dimë se ka realitete që e tejkalojnë veten tonë. Ata ishin aty përpara se ne të lindnim dhe do të jenë akoma atje pasi të jemi larguar. E pafundmja, mbi të gjitha, kërkohet te pasardhësit tanë: fëmijët zgjasin jetën. / bota.al
 
Te gjithe do shkruajne...do te te mesojne se si dhe cila eshte menyra me e mire per ta jetuar jeten...por nuk ka asnje recet fikse...sepse me e mira eshte ajo qe ti ndihesh mire...dhe je vetvetja ne gjithcka bene...
Jeta e njeriut nuk perfundon me vdekjen jo....vdekja eshte nje cikel i ri...
Jeta e njeriut perfundon kur nuk eshte i lire...i lire te jetoj jeten sipas menyre se tij...te gaboj...te mesoj...te rritet...
Ka njerez qe ndalojne se jetuari ne te 30-tat...dhe varrosen ne te 90-tat...
 
Kuptimin e vertet te jetes e gjejme vetem te Krijuesi i cili permes dergimit te profeteve na shpalosi mesazhet per qellimin dhe kuptimin e sakte te jetes.
Sa e sa njerez te diture ne fusha te ndryshme te dijes jane perpjekur per ta arritur kuptimin e jetes dhe nuk kane arritur. Kurse ne pa u munduar shume e kemi arritur kete qellim, vallahin eshte nje privilegj i madhe i dhuruar nga ana e Zotit i theme cdo muslimani ne kete format forumi qe me lexon.
Por, ai qe e ka arrit kutpimin e jetes duhet te mundohet te pakten tere jeten ta sistemoj per kete te vertet absolute e cila do ta percjell ne cdo stad te jetes se tij si ne kete jete, ashtu edhe pas vdekjes se tij.
Sa i qete eshte njeriu kur eshte i informuar qe per cdo veprim te mire te tij qe do te shperblehet, qe per cfardo qe i ndodhe ka nje kuptim te caktuar. Dhe qe cdo gje qe i ndodhe atij eshte ne te miren e tij, dhe qe pas cdo veshtersie vie lehtesimi, dhe qe pas kesaj jete vijojne jeta tjeter e pa fundeshme ne miresi nese ai tere jeten ia ka dediku Zotit- Krijuesit te vetem te Tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top