Kupa e Shqipërisë, kualifikohen “të mëdhatë”

cent

...Lontano
U luajtën ndeshjet e tyre të raundit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë, ku Tirana fitoi sërish në ndeshjen e kthimit në derbin me Partizanin.
k3k9zq.jpg
Bardheblutë fituan minimalisht 1-0 ndaj “të kuqve” duke u kualifikuar për më tej me rezultatin e përgjithshëm në të dyja takimet, 3-1. Ndërkohë, Skënderbeu mposhti me rezultatin tenistik 7-2 Olimpikun e Tiranës duke siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 9-4.

Edhe Flamurtari u kualifikua për më tej. Vlonjatët mundën 4-1 Naftëtarin e Kuçovës duke e çuar në 5-1 rezultatin në të dyja ndeshjet. Po kështu edhe Vllaznia, që pas fitores një javë më parë me rezultatin 0-2 ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës, fitoi edhe në Shkodër me rezukltatin 2-1.

Teuta fitoi 3-0 në Durrës dhe siguroi kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 7-0 ndaj Gramozit të Ersekës.

Skuadrat e tjera të kualifikuara janë: Apolonia, Besa, Lushnja, Kastrioti, Kukësi, Kamza, Luftëtari, Laçi, Tomorri dhe Bylis./tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top